|
Goditje ndaj nacionalizmit shqiptar ! |
|
21 Janar 2012 |
|
Viti 2012, viti e 100-vjetorit të Pavarësise, ka nisur vrullshëm. Në Tiranë klasa e vjetër politike përpiqet të shkarkojë nga detyra dhe të neutralizojë nën Kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiun. Në Prishtinë qeveria arreston protestuesit që nuk duan që Serbia të kalojë dhe të bëjë ç'të dojë në Kosovë. Shoqëruar kjo me një propagandë të egër kundër Kreshnik Spahiut dhe Aleancës Kuq e Zi në Tiranë dhe Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në Prishtinë. Këto dy lëvizje janë sot përfaqësueset më të reja të nacionalizmit të ri shqiptar. Aktiviteti i tyre është fokusuar tek probleme kombëtare : respektimi i sovranitetit të Kosovës, ndalimi i manevrave greke për të greqizuar Shqipërinë e jugut, respektimi i identitetit dhe kombit shqiptar si dhe bashkimi kombëtar.
Por ky aktivitet nuk iu pëlqen qeveritarëve në Tiranë dhe në Prishtinë. Klasa politike e Tiranës e ka treguar në shumë raste se nuk i intereson çështja kombëtare dhe nuk ka as ndërgjegjen më minimale kombëtare. Kurse klasa e re politike e Prishtinës, megjithëse ka një ndërgjegje kombëtare më të lartë, ka hyrë në rrugën butë të pushtetit dhe betohet për planin e Ahtisarit, plan të cilin as vetë autori rrezik nuk e beson më pas situatës së krijuar në veriun e Kosovës.
Shkruani një koment (0 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
Albin Kurti: Vullneti i popullit shqiptar, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë |
|
21 Janar 2012 |
|
A priten zgjedhje të parakohshme parlamentare? Nëse po, si mund të rrëzohet qeveria aktuale e Kosovës?
Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk po i kursen kapacitetet e saj për t’i dhënë fund një orë e më parë kësaj qeverie. Ne po organizojmë tubime mobilizuese me qytetarë, po bëjmë aksione protestuese, po ndërmarrim nisma edhe në Kuvend, siç është edhe nisma për mocion mosbesimi ndaj qeverisë. E kemi kërkuar tash sa kohë rrëzimin e kësaj qeverie dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Si mund të realizohet bashkimi mes Tiranës dhe Prishtinës, mes Shqipërisë dhe Kosovës?
Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë duhet bërë sepse ky është vullneti i popullit këndej dhe andej kufirit. Mirëpo, vullneti i popullit nuk përputhet me interesat e elitave politike. Konzervimi i pushtetit dhe ruajtja e dominimit të tyre është më i lehtë duke e mbajtur popullin të ndarë. Bashkimi midis Kosovës dhe Shqipërisë duhet të vijë si rezultat i shprehjes së lirshme të vullnetit të shqiptarëve përmes referendumit.
Shkruani një koment (0 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
Mal i Zi: sllavizmi i trojeve shqiptare vazhdon |
|
21 Janar 2012 |
|
Ndertimi i Kolonise Boshnjake ne Karabushkopolje,eshte sllavizim i trojeve shqiptare.
Mali i Zi eshte po aq shovinist sa edhe knjazet e Cetinjes.
Sic dihet,Shteti i sotem Malazez eshte pasardhes i drejtperdrejte i ishe Mbreterise se Cetinjes e krijuar gjate shekujve prej dyndjeve e pushtimeve te medha sllave ,qe u vendose mbi kete pjese te trupit te Ilirise tone te Lashte. Edhe kjo monarki e vogel sllave,ashtu si dhe ato te tjerat eshte ngritur shekuj me par ne brigjet veriperndimore te Adritikut nga Caret e Rusise dhe Krajlet e Serbise per qellime te caktuara hegjemoniste me ndihmen e aletave te tyre perndimor dhe fuqive te medha te koheve.Si e till ajo mbeti gjithmone nje fuqi teper agresive dhe me synime te perhershme grabitqare ne Gadishullin tone Ilirik. Me suportimin dhe mbeshtetjen e gjithanshme politike,ekonomike dhe ushtarake te Moskes,Beogradit,Stambollit,Athines e tj,knjazet cerrnogoras arriten shume shpejt qe ti zgjerojne vazhdimisht kufijt e tyre.Me forcen e armeve dhe nepermjete dhunes e terrorit,ata pushtuan dhe gllaberuan hapsira te tera te medha teritoresh shqiptare,nje pjese te te cilave i kane spastruar etnikisht,asimiluar dhe sllavizuar plotesisht,ku cdo gjurme,shenje dhe vlere e kultures, tradites,pronesise dhe autoktonise tone tashme eshte zhdukur perfundimisht dhe gjithcka flete vetem ne alfabetin cirilik sllav.
Shkruani një koment (0 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>
|