Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
GËZUAR DHE PËR SHUMË VJETË 28 NËNTORI
28 Nentor 2014

Bota që kur është zenë, Shqipëria gjallë ka qënë, ka thënë Naim Frashëri. Dhe gjithnjë gjallë do të jetë!  102 vjetë Shqipëri! Më në fund në liri!  Shpallja e Pavarësisë është festa më e madhe e çdo kombi, e sidomos për Shqipërinë dhe për shqiptarët, ndonëse ajo erdhi pas disa shekuj nën Perandorinë osmane, pushtimesh të huaja dhe vuajtjesh të mbrendshme.  Gjatë gjithë historisë, kombi shqiptar i qëndroi besnik trashëgimisë së vet kombëtare duke kundështuar dhe duke luftuar armiqët dhe pushtuesit që donin t’a zhduknin nga faqja e dheut.

 

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Midhat Frashëri - me rastin e 65-vjetorit të vdekjes
10 Tetor 2014

Nga Frank Shkreli

Më 3 tetor 1949, 65 vjetë më pare, në hotelin Lexington në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara,  ndërroi jetë i mërguar dhe larg Atdheut, Midhat Frashëri,  i biri i Abdyl Frashërit dhe nip i rilindasve Naim Frashëri dhe Sami Frashëri.  Unë deshta ta kujtoj këtë përvjetor, natyrisht për vet meritat e këtij burri të madh, trashëgimtar i familjes së madhe rilindase të Frashënlijve, mendimtarit, shkrimtarit, politikanit, dhe mbi të gjitha Shërbestarit të Shqipërisë, siç e quanin bashkohasit dhe bashkluftarët e tij. Unë nuk e ndjejë veten as të denjë dhe as të informuar mirë që në këtë përvjetor të vdekjes së Midhat Frashërit të shkruaj mbi jetën dhe aktivitetin e tij politik dhe atdhetar.   Por, po e shënoj këtë përvjetor me një kujtim modest, në emër të disa bashkombas të mi, bashkpuntorë të ngushtë të Midhat Frashërit -- të cilët nuk janë më -- por të cilët i kam njohur dhe me disa prej tyre kam patur fatin e mirë që në rininë time të punoja me ta tek Zëri i Amerikës, gjatë 1970-ave dhe në fillim të '80-ave dhe të cilët, besoj se po të ishin gjallë nuk   do t’a lenin këtë përvjetor të kalonte pa thënë diçka për mësuesin dhe udhëheqsin e tyre të dashur.
 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri u nderua edhe në mërgatën shqiptare!
10 Tetor 2014

Nga Asllan Dibrani

Në Shqipëri ka bërë jehonë vizita e Papa Françeskut në mediat ndërkombëtare. Thuajse secila gazetë  prestigjiozeve botërore e kanë raportuar  dhe  komentuar në mënyra të ndryshme.
Reportazhe, artikuj dhe komente  mediale e përshkruan itinerarin e ceremonisë të kreut të Vatikanit dhe shton se kjo vizitë shihet si një mbështetje për përpjekjet e Shqipërisë për t’u rreshtuar  dhe afruar me Perëndimin, dhe integrimin e saj  si pjesë e Bashkimit Evropian.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Shqipëria nderon martirët e kombit dhe të fesë
10 Tetor 2014

Nga Frank Shkreli

Tre ditë para se të shkelë në tokën arbërore për vizitën e tij  në Tiranë, Papa Francesku ka përshëndetur gjatë një meshe në Vatikan, shqiptarët dhe ka falenderuar popullin shqiptar për përgatitjet që ka ndërmarrë për ta pritur atë sa më mirë me rastin e vizitës së tij në kryeqytetin e shqiptarëve, ndërsa ka theksuar edhe njëherë shembullin e tolerancës fetare ndër shqiptarët, si një prej arsyeve kryesore të vizitës së tij në Shqipëri, duke thënë tekstualisht këto:  “Të dielën, me ndihmën e Zotit do të shkoj në Shqipëri. Kam vendosur ta vizitoj këtë vend, sepse ka vuajtur shumë për shkak të një regjimi të tmerrshëm ateist dhe tani po mundësojnë një bashkëjetesë paqësore midis besimeve të ndryshme fetare.  Përshëndes popullin shqiptar dhe i falënderoj ata për përgatitjet për vizitën time.  U kërkoj të gjithëve që të më shoqërojnë me lutje”, ka thënë Papa disa ditë para udhtimit të tij drejtë Tiranës. 

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Familja e Xhemë Gostivarit në shënjestër të autoriteteve maqedone
16 Maj 2014

Ka kohë që autoritetet e Maqedonisë kanë ndërmarrë një fushatë kundër shprehjes së identitetit shqiptar në këtë vend, duke përdorur disa metoda njëra nga të cilat është është dhuna ndaj shqiptarëve. Qëllimi është që t'i trembin dhe t'i detryojnë shqiptarët që t'i nënshtrohen identitetit maqedonas dhe të mos guxojnê të shprehin identittetin e tyre. E gjithë kjo bëhet me akuzën se shqiptarët kërkojnë të prishin shtetin  maqedonas. Raste të kësaj dhune të organizuar shtetërore, të cilat janë pasqyruar gjerësisht nga mediat shqiptare, marrin formën e sulmeve nga grupe gjoja "huliganësh".
Kohët e fundit këto sulme po kalojnë në një fazë të re ku vihen në shënjestër familje shqiptare patriote që e mbrojnë hapur kombësinë e tyre shqiptare. Një nga këto familje është edhe familja Hasa e cila është pasardhëse e Xhem Gostivarit, luftëtarit të lirisë i cili në vitet 1942-1945, në krye të forcave të Ballit Kombëtar të asaj zone u bë mburojë e shqiptarëve të Maqedonisë ndaj sulmeve të forcave sllavo-maqedonase.

Familja Hasa sot është vendosur në shënjestrën e autoriteteve maqedone.  Antarë të saj  sot janë në rrezik jete dhe ndiqen nga shërbimet e fshehta maqedonase. Për më tepër përballen me një izolim total ekonomik.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Results 11 - 20 of 948
International
English
Faqe interaktive