Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Lufta e drejtë e UCK-së dhe padrejtësia ndaj tyre
06 Maj 2011

Ne një thënie te një filozofi ku shkruante për shakën dhe te pavetëdijshme thonte “një i varfër mori hua nga një i pasure 25 florinj,duke siguruar për varfërinë e vet. Te njëjtën dite mire bërsi e gjeti atë ne një restorant para një pjate prej salmoni me majoneze. Ai e qorton. “Si,ju merrni para hua tek unë dhe pastaj porosisni salmon me majoneze? Për ketë ju deshën paratë e mija??  “Unë ju kuptoj- përgjigjet i akuzuari,-kur kam para,nuk guxoj te ha salmon me majoneze. As me thoni kur do ha Salmon me majoneze??? Kështu do te pyes edhe populli kur do te ha salmon me majoneze
Kush mund te doje vendin tone me shume  sesa shqiptaret? Tash kur vendi po shkon drejt një katastrofe ekonomike politike dhe humanitare. Cka ke te pyesësh me shume sesa atë qe për çdo  muaj kemi inflacion ekonomik deri ne 10 për qind e populli i shkret as qe mund te kuptoj se cka po ndodhe ne oborrin e tyre. Apo ndodhe një lëkundje e shtetësisë se vendit tone qe u fitua me gjakun e derdhur neper shekuj për çlirim .

 

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Ende lëvdata për Lugatin
21 Prill 2011

Nga Frank Shkreli

Disa media ne Kosove njoftojne se i ashtuquajturi “Fronti popullor i Kosoves per mbrojtjen dhe kultivimin e veprimtarise revolucionare te shokut Enver Hoxha” ka mbajtur nje tubim perkujtimor ne qytetin Ferizaj me rastin e 26 vjetorit te vdekjes se diktatorit shqiptar.   Gjate atij tubimi, organizatoret lavderuan diktatorin shqiptar, si nje shpetimtar te kombit dhe premtuan se organizata e tyre do te zgjeroje aktivitetin dhe influencen e saj edhe ne qytete e zona te tjera te Kosoves.
Cuditerisht,edhe ne nje tubim tjeter ne Zvicer, ne perkujtim te pervjetorit te demonstratave te vitit 1981 ne Kosove, ku sipas njoftimeve te shtypit ishin te ftuar edhe ish-kryeministri i Kosoves Bajram Kosumi dhe ish-presidenti i Shqiperise Rexhep Mejdani –u brohorit “ Enver Hoxha – Enver Hoxha
Ne tubim, Enver Hoxha u levdua dhe u perkujtua si “mbrojtes” i  Kosoves, si nje “figure shume dimensionale”, e cila “goditi rende agjenturat dhe qendrat e spiunimit nderkombetar” dhe si njeri qe “shpetoi ri-copetimin e vendit tone.”   Ka mundesi qe edhe gjetiu ne trojet shqiptare te jete perkujtuar pervjetori i vdejkes se lugatit.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Politika antishqiptare e partive boshnjake në Mal të Zi
21 Prill 2011

Partite  Boshnjake  ne trojet tona ne Mal te Zi, ndjekin nje politike antishqiptare si dhe ato serbe e malazeze.

            Koha tashme ka treguar dhe vertetuar plotesisht me dokumenta dhe fakte te shumta,se te gjitha klanet,forcat, partite politike sllave,malazeze,serbe e maqedonase ,si dhe lideret e tyre ne ishe Jugosllavi,kane ndjekur dhe ndjekin  vazhdimisht nje politike  kriminale dhe armiqsore kunder nesh.Po keshtu te njejten qendrim antishqiptar kane mbajtur edhe qarqet,partite dhe lideret politik boshnjak.
            Ne shqiptaret,qe u detyruam nga te tjeret me forcen e armeve per te jetuar te pushtuar dhe te diskriminuar ne kete federate mikse te eger,vuajtem torturat me  c’njerezore dhe persekutimin me te rend, te ketij shteti sllav brutal,i cili ishte kthyer ne nje burg masiv per popujt e vet.
             Ndersa populli yne qe i mbijetoi me sakrifica te medha e privacione te shumta diktatures komuniste dhe regjimit kriminal titist, flete fjalet me te mira per kombin kroat e  slloven,partite e drejtuesit e tyre politik,si zoti i nderuar Stipe Mesic e tj, qe jane treguar mjaft te drejt,parimor dhe dashamires ne marrdhenie me ne,nje gje e till nuk mund te thuhet kurr per shume kuadro e lider boshnjak,te cilet gjithmone kane mbajtur nje qendrim te ashper,ekstremist dhe te dhunshem kunder nesh. Aktualisht ekzistojne prova dhe deshmi te ndryshme  e te pakundershtueshme ,te cilat vertetojne  qart se ne mjaft raste ushtar,polic, udebash, kuadro,parti,lider dhe politikan te lart boshnjak kane qene shume here me agresiv e me te dhunshem me popullin shqiptar se sa ata serb,maqedonas e cerrnogoras qe njihen si antishqiptar patologjik e te terbuar.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Vetëvendosja nuk guxon te gaboj
21 Prill 2011

Shkrimtari frëng Jules Romains shkruante diku, që Neroni ka mbetur si një tiran i zi në histori sepse iu pat rënë në qafë vetëm të krishterëve dhe ca pak patricianëve (aristokratëve) të Romës.. së kush mundë të jetë i keq, e kush i mirë në ketë Kosovë martire... varët para kujt mund të jesh i keq, apo i mirë. "Elitat" tona politike sot janë të mirë para të të huajve, e kurrsesi nuk janë të mirë ndaj Kombit të cilin e përfaqësojnë. Ata janë servil dhe të dëgjueshëm ndaj ndërkombëtarve dhe jo transparent dhe jo në shërbim të interesave kombëtare: së çka është politika në përgjithësi dhe çka është politika shqiptare, në veçanti?
Sipas politikologut të famshëm, Groucho Marx - "Politika është art i gjetjes së problemeve, diagnostifikimit të tyre, dhe aplikimit të zgjidhjeve të gabuara për problemet në fjalë".Sipas modelit Kosovar, apo më mirë me thënë sipas modelit shqiptar, politika është art i arteve e shkencë e shkencave. Të shqiptarët politika të mashtron dhe të ngatërron. Në punë, politika shqiptare të lartëson dhe në jetë të pasuron.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Përse duhet votuar për Partinë Balli Kombëtar
21 Prill 2011

Balli Kombëtar u krijua në vitin 1939 nga Mit'hat Frashëri i cili ishte i biri i Abdyl Frashërit, njërit prej apostujve të kombësisë shqiptare dhe ideator i Lidhjes së Prizrenit (1878) , e cila synonte pavarësimin e trojeve shqiptare që ndodheshin në atë kohë të shpërndarë  në katër vilajete të perandorisë otomane, dhe më pas bashkimin e tyre në një njësi të vetme politike.

Vetë Mit'hat Frashëri ka bërë një punë kolosale për kombin shqiptar. Ai ka qenë kryetar i Kongresit të Manastirit (1908) që përcaktoi alfabetin e gjuhës shqipe, ministër i qeverisë së Vlorës përkrah Ismail Qemalit më 1912, ambasador i Shqipërisë dhe i çështjes shqiptare në Konferencën e Paqes  në Paris më 1920.

Në vitet '40 Balli Kombëtar ishte një organizatë politiko-ushtarake me një spektër mjaft të gjerë. Programi i tij ishte Dekalogu në qendër të të cilit qëndron ideja e Shqipërisë Etnike, ose e thënë ndryshe, bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare nê një shtet të vetëm shqiptar. Duket qartë që Dekalogu nuk është veçse vazhdim i ideve të Lidhjes së Prizrenit, e cila është shprehja më e pastër e idesë së kombësisë shqiptare.

 

Shkruani një koment (6 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Next > End >>

Results 121 - 130 of 948
International
English
Faqe interaktive