Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
66-Vjetori i Lindjes se Presidentit legjendar te Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova
07 Dhjetor 2010
Nga Frank Shkreli

Dy Dhjetori shenoi 66-vjetorin e lindjes se udheqhesit te madh te shqiptareve dhe Presidentit te pare te Kosoves dardane, por edhe themeluesit te diplomacise se re shqiptare,  Dr. Ibrahim Rugoves.  Mbasi vitet po kalojne, eshte nje rast i mire per mua -- qe me dy tre fjale te kujtoj takimin e pare me -- ne ate kohe -- Prof. Dr. Ibrahim Rugova. Ishte tetori i vitit 1989.  Dr. Ibrahim Rugova ishte ftuar se bashku me Prof. Dr. Engjell Sedaj nga Kisha Katolike "Zoja e Keshillit te Mire", ne Bronx, New York, per te marre pjese ne seminarin kushtuar 300-vjetorit te vdekjes se Imzot Pjeter Bogdanit, qe u mbajte ne Universitetin katolik Fordham. (Zoti Tonin Mirakaj, ish-kryetari i Keshillit te Kishes ka botuar kohet e fundit te gjitha punimet studimore te seminarit ne nje liber shume te pelqyeshem, per ata qe mund te jene te interesuar te mesojne me shume ne lidhje me ate senminar historik). 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
E Bukura e Dheut kreh flokët me vargjet e poetit tepelenas
25 Nentor 2010

Nga Keze Kozeta Zylo

    Duke lexuar poezinë “Meridianët i mjekon bukuria” në librin e fundit  të poetit Novruz Xh. Shehu “Të vdekurit na përgjojnë”, natyrshëm të duket se je takuar me të Bukurën e Dheut, dhe se poetët vetëm aty mund të gjejnë prehjen e tyre shpirtërore, edhe pse në momente të caktuara Hëna nga xhelozia mund të skërmitet si protezë e thyer...!
Nëpërmjet poezive të tij aq të ndjera na shfaqet kudo e Bukura e Dheut, në gjokset e saposythura, apo në odat e gjetheve të virgjëra të nusërisë, që lajnë dhe fshijnë sytë, duke e veshur ajrin me një cipë të mëndafshtë laureshash.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
"Lidhja Kosovare" - një vepër e munguar në historiografinë shqiptare
25 Nentor 2010

Nga Tomë Mrijaj, New York


Për brezat e rinj shqiptarë, e në veçanti të atyre kosovarë, kjo vepër e Prof. Dr. Riza Sadikut do të mbetet si një zbulim i pa njohur në historiografinë shqiptare i një aktiviteti 50-vjeçar, të zhvilluar në mërgim nga organizata patriotike Lidhja Kosovare, e cila ishte krijuar me amanetin dhe porosinë e gjeniut të kombit Mit’hat Frashërit (Lumo Skendo), si një degë e organizatës politike kundërkomuniste gjithëkombëtare, me emrin kuptimplotë: “Balli Kombëtar”.
Mendoj, se pikërisht këtu qëndron merita e autorit dhe vlera e madhe e veprës studimore voluminoze, e punuar me një kujdes dhe përkushtim shumëvjeçar dhe e pershkuar nga fillimi e deri në fund nga një ndjenjë përgjegjësie serioze të lartë morale dhe patriotike, për të thënë gjithçka të vërtetë dhe vetëm të vërtetën të bazuara në fakte dhe dokumente autentike historike.

Libri "Lidhja Kosovare" me autor Prof. Dr. Riza Sadiku
Kësisoj mjafton t’i referohemi burimeve dhe literatures së pasur të shfrytëzuar me imtësi nga autori, ku dëshmohet sasia e madhe e materialeve të vjelura, që janë ofruar në veprën e mirëfilltë historike, si: dokumente, raporte, proklamata, kujtime, thirrje etj., për të ndërkombëtarizuar çeshtjen shqiptare në përgjithësi dhe ate kosovare në veçanti.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Kafeja si pretekst për identitetin shqiptar
25 Nentor 2010

Nga Fatmir Terziu

“Kafe, kafe me bollëk… Oohhhh!” Kështu shkruan Pierre-Pandeli Simsia në brendësi të tregimit të tij “Kafeja”, nga i cili ka marrë emrin edhe vëllimi më i ri i tij me të njëjtin titull. I vë theksin këtyre fjalëve për të shpënë lexuesin më larg dhe për të afruar një risk ndjenjash e emocionesh kohore në hapësirë tjetër: “Sa i pasur po i dukej ai dyqan ku nuk mungonte asnjë mall.” Dhe më pas në lidhjen me kafen, Pierre-Pandeli Simsia shton: “Kafe, fruta dhe fara të thata, pije të ndryshme alkoolike dhe freskuese të panjohura…”
Por gjersa të gjitha këto ekzistonin karakterit të shkrimtarit Pierre-Pandeli Simsia “Mendja i rrinte tani vetëm tek i ati. Po i dhimbsej më shumë se kurrë. Donte të blinte kafe e t’ia dërgonte që atë çast. Po ku do ta mbante? Si do t’ia dërgonte? As vetë nuk e dinte se ku do shkonte atë ditë të parë të mbërritjes së tij në atë shtet të huaj…”
E gjitha që transmetohet apriori, aq sa është shkëputur në këtë fragment, përkitazi pikëtakon dhimbjen në forma të ndryshme, por afron edhe një lidhje të ngushtë më identitetin, me atë pjesë të tij ‘ndikimi transformues’ që erdhi në vatrën shqiptare, mes lidhjeve historiko-kulturore, për të dhënë qartë se kafeja ishte pjesa më integrale, e vetmja që na dallonte si një mishërim me të shkuarën.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Takimi i NATO-s në Lisbonë
25 Nentor 2010

Nga Frank Shkreli

Udheheqesit e shteteve anetare te Organizates se Atlantikut Verior, NATO do te takohen kete  fund jave ne Lisbone te Portugalise per te diskutuar te ardhmen e strategjise ushtarake dhe politike te alenaces, si edhe perparimin e deritanishem te luftes ne Afganistan. Pervec, ceshtjeve te aleances se NATO-s, udheheqesit e vendeve anetare do te bisedojne gjithashtu edhe per sfidat ekonomike me te cilat perballet tani bota, si edhe marredhenjet e aleances me Rusine. 

Sekretari i Pergjitheshem i NATO-s, Zoti Anders Fogh Rasmussen tha se mbledhja ne Lisbone do te jete njera nder mbledhjet me te rendesishme te nivelit te larte ne historine e kesaj organizate. Sipas tij, vendimet qe aleatet pritet te marrin ne mbledhjen  e Lisbones do te sigurojne qe NATO, ne te ardhmen, te jete me efektive, me e angazhuar dhe me e afte se cdo here tjeter ne te kaluaren.  Sekretari i Pergjitheshem Rasmussen tha gjithashtu se mbledhja e nivelit te larte, kete fund jave, do te shenoje gjithashtu edhe fillimin e nje faze krejtesisht te re te operacioneve te NATO-s ne Afganistan, ne baze te cilit qeveria e Afganistanit do te kete pergjegjesine kryesore per sigurine ane e mbane vendit.  Perfaqsuesi i posacem amerikan per Afganistanin dhe Pakistanin, Ambasadori Richard Holbrooke tha, me heret kete jave, se strategjia e re do te jete nje strategji tranzicioni e jo nje strategji per tu terhequr nga Afganistani.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Next > End >>

Results 171 - 180 of 948
International
English
Faqe interaktive