Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Kujto, për të mos harruar kurrë !
06 Korrik 2012
Nga Frank Shkreli

Java që kaloi në Shqipëri dhe në Amerikë  ishte ''Java e Çamërisë'', gjatë së cilës me veprimtari të ndryshme u kujtua gjenocidi dhe dëbimi me forcë nga shtëpitë e tyre i mijëra shqiptarëve të Çamërisë në vitin 1944.  Ishte një javë për të përkujtuar vikimat çame, të vrarë e të shpërngulur me forcë, por ishte gjithashtu edhe një rast për të informuar publikun dhe ishte sadopak një përpjekje për të zbardhur të vërteten  mbi fatin e mijëra viktimave si edhe një rast për të venë në dukje vendosmërinë për të mbrojtur të drejtat e njeriut për shqiptarët në Ballkan.
Organizuesit e ''Javës së Çamërisë'' duhet të përshëndeten, dhe këjo nismë e të tjera si këjo duhet të mbështeten dhe të inkurajohen nga të gjithë shqiptarët kudo dhe sidomos në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë duhet të nxitet zhvillimi i kujtimeve të tilla.  Historia e kombit shqiptar është e ngarkuar rëndë me gjenocide, masakra, shpërngulje të detyrueshme -- mbrenda dhe jashtë trojeve shqiptare -- kampe përqendrimi e punë të detyrueshme, shkaktuar nga të huajt kundër shqiptarëve në përpjekje për të zhdukur kombin shqiptar nga faqëja e dheut, por fatkeqsisht edhe nga shqiptari kundër shqiptarit, siç ishte politika zyrtare e regjimit komunist të Enver Hoxhës për të eliminuar ''armiqtë e brendshëm'' të regjimit të tij.  Si e tillë,  ''Java e Çamërisë'' për të përkujtuar viktimat shqiptare të fashizmit grek kundër një popullësie të pambrojtur dhe të pafajshëme, paraqet një sfidë morale ndaj një politike, që në themelin e saj ishte e ligshtë dhe ç'njerëzore.  Megjithëse  fatbardhësisht kanë vdekur nga të njëjtat dështime dhe si rrjedhim i politikave të tyre anti-njerëzore     komunizmi dhe fashizmi edhe sot duhet  të shkaktojnë trishtim, sidomos në radhët e atyre që kanë jetuar nën ato regjime.  Sisteme këto për të cilat jeta e njeriut, sidomos e kundërshtarit, nuk kishte asnjë vlerë.  Lenini thuhet të ketë  thënë se “vdekja e një përsoni është tragjedi, por vdekja e një million vetave është (vetëm) një statistikë’’.
Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Nevoja për një politikë të qytetëruar
05 Qershor 2012

Nga Frank Shkreli



Ndërkohë që këtu në Shtetet e Bashkuara po zhvillohet një fushatë e nxehtë elektorale për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor midis dy kundërshtarëve kryesorë politikë, kandidatit të Partisë Demokrate, Presidentit Barak Obama dhe kandidatit të Partisë Republikane ish-governatorit Mit Ramni -- kanë filluar të trashen fjalët, dhe të ashpërsohen akuzat dhe kundër akuzat, jo vetem midis dy kandidatëve  por edhe midis bashkpuntorëve dhe përkrahësve të tyre politikë si dhe grupeve të interesave të posaçme, që përkrahin njërin ose tjetrin kandidat.

 Në të njëjtën kohë edhe në Shqipëri po zhvillohet një proces për zgjedhjen e presidentit të ardhëshëm të vendit.  Megjithëse procesi për zgjedhjen e presidentit në Shqipëri eshtë krejt ndryshe, kryesisht për nga kërkesat kushtetetutore-- në krahasim me fushatën e gjatë elektorale për zgjedhjen e presidentit që po zhvillohet në Amerikë -- duket sikurë i gjithë vendi është kaplluar nga ato që media shqiptare karakterizon si "ethe presidenciale".   Ndërkohë që këtu në Amerikë, megjithë akuzat dhe kundër akuzat e ashpëra ndaj njëri tjetrit dhe midis përkrahësve të dy kandidatëve,  përgjithësisht debatohet në lidhje me çështje që i interesojnë votuesit, ose të pakën segmente të ndryshme votuesish.  Mbi të gjitha për çështje siç është ekonomia, papunësia, dhe deficitet buxhetore në nivel kombëtar, shtetërorë dhe vendorë. 

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Ndërrojnë jetë tre antarë të Ballit Kombëtar
05 Qershor 2012

 Me keqardhje ju njoftojmë se në qytetin Melbourne kanë ndërruar jetë dy  antarë të Ballit, Nazar Ismaili nga Pogradeci dhe Myftar Myftaraj nga Vlora. Po kështu, jemi lajmëruar se të premten e kaluar është varrosur me nderime te mëdhaja në qytetin Boddington të Australisë Perëndimore  Mehmet Kollcinaku nga Bozhigradi i Devollit. Që të tre për më tepër se 60 vjet si emigrantë në Australi kanë qenë të vendosur dhe solidarë me  Komitetin  Qendror të Ballit Kombëtar dhe të Komitetit Demokrat Shqipëria e Lirë.

"Balli i Kombit" i përcjell ngushullimet më të sinqerta familjarëve të të ndjerëve.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre !

Nga Australia, Petrit Kello.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Senator Charles H. Percy - një mik dhe përkrahës i çështjes Shqiptare
05 Qershor 2012
Kur vjen puna per te perkujtuar  me nderim, ne menyre te thjeshte, por plote me pervuajteri, nuk eshte kurre vone dhe koha , ky fenomen i tmerrshem i cdo ndjenje te shoqerise njerezore, nuk mund te shlyeje aspak nderimin, qe mund t’ i behet nje njeriu, i cili i ka kuptuar fare mire vuajtjet  edhe mjerimin e popullit tend.
Ky eshte rasti me Senatorin amerikan, nga shteti Illinois, CHARLES  H. PERCY, i cili s’ka shume kohe, qe u-nda prej nesh.
Megjithese vdekja e shkeputi pergjithenje nga gjiri familjar edhe nga miqt’e tije Shqiptaro-Amerikane, vepren e tije, kujdesin e tije, fjalen e tije te mire e te bukur, sinqeritetin e tije kurr nuk do t’a harrojme dhe perhere do te kujtojme me nderim punen, qe ai ka bere ne mbrojtje te mbare ceshtjes shqiptare, qofte per Shqiperine nen regjimin komunist te Enver Hoxhes, qofte dhe sidomos per Kosoven shqiptare nen shtypjen sllavo-komuniste, qofte edhe per vellezerit e motrat te shkaperderdhur nder troje te huaja, ne Maqedoni, ne Mal te zi, mbrenda ne Serbi edhe ne Cameri…

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Memorandum mbi gjendjen kritike të Shqiptarëve në Maqedoni
27 Prill 2012
Shkelqesise Hillary Rodham Clinton
Sekretare e Shtetit
Ministria e Jashtme e Shtetevet te Bashkuar te Amerikes
Washington, D. C.
Shtetet e Bashkuar te Amerikes

Shkelqesi,
Na lejoni te Ju drejtohemi ne emer te Bashkesise Shqiptaro – Amerikane qe te shprehim  shqetesimin tone me te madh ne lidhje me gjendjen shume serioze te Shqiptarevet ne Ish Republiken Jugosllave te Maqedonise.
Kjo gjendje po behet e pa-durueshme dhe kercenon te zgjerohet nga dita ne dite.
Me leje tuaj po sjellim disa fakte:
Me 28 te Shkurtit te ketij viti, ne qytetin e Gostivarit, dy te rinje shqiptare jane vrare nga policia e Maqedonise. Megjithese zyretarisht Ministria e Mbrendeshme e Maqedonise ka thene se ngjarja eshte shkaktuar per aresye te “parkimit te gabuar”, eshte hapur hetimi, qe me sa dijme ne çeshtja nuk eshte ndjekur me tutje.
Me 6 te Marsit po te ketij viti, tek po ktheheshin ne shtepi nga nje udhetim  me rastin e kremtimit te Dites se Nenavet  (8 te Marsit), duke udhetuar me nje autobus te linjes Shkup-Seta Petke, 15 studente shkolle shqiptare jane sulmuar dhe jane rrahur ne menyre shume te keqe prej  nje grupi 20-vetesh maqedonas te maskuar. Studentet shqiptare jane çuar ne spital per mjekim. Kjo veper shtazarake eshte denoncuar mbrenda dhe jashte vendit. Porse, prap masat qe jane marre nuk kane qene tjeter veçse te qetesojne opinionin publik.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Results 61 - 70 of 948
International
English
Faqe interaktive