Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Ribashkimi i Shqiperisë Etnike nuk është mit as utopi, por realitet i pamohueshëm historiko-politik
01 Dhjetor 2006

Prof. Dr. Mehdi HYSENI

Ribashkimi i Shqiperisë Etnike nuk është mit as utopi, por realitet i pamohueshëm historiko-politik dhe kombëtar, që meriton të përfillet supas së drejtës historike dhe të drejtës ndërkombëtare

 Per t'i evituar medyshjet dhe dilemat e politikes se sotme shqiptare dhe, me theks te posacem per t'i hudhur poshte si te pabaza tezat e gabuara dhe te falsfikuara te historiografise kuazishkencore dhe te politikes pushtuese serbomadhe antishqiptare, si dhe rezervat dhe prirjen e diplomacise evro-nderkombetare se ribashkimi i Shqiperise Etnike nuk eshte mit, as utopi, por realitet i pamohueshem historiko-politik dhe kombetar, eshte e domosdoshme qe pikesepari te pasqyrojme kete konkluzion aksiomatik shkencor te Akademise se Shkencave te Shqiperise: "Nder popujt e Evropes, copetimin territorial me te madh e kane pesuar shqiptaret. Sot trojet e tyre ndodhen te pjesetuara midis pese shteteve te Gadishullit Ballkanik, nga te cilat vetem gjysma ben pjese ne shtetin e tyre kombetar. Jashte kufijve te Shqiperise, pjesa me e madhe e trojeve etnike shqiptare vuan nen zgjedhen serbe. Midis tyre ben pjese edhe Krahina e Kosoves, ku shqiptaret perfaqesojne rreth 90% te popullsise prej me teper se dy milione banore. Viset e tjera shqiptare ndodhen ne shtetet e Maqedonise, te Malit te Zi dhe te Greqise"(Platforme per zgjidhjen e ceshtjes kombetare shqiptare, Akademia e Shkencave e Shqiperise, Tirane, 1998, f.3).

Shkruani një koment (12 komente)
Lexoni më tej...
28 Nëntori në Luginë
01 Dhjetor 2006

Shkruan: Blerim N. Krasniqi

 Për arsye të rrethanave politike, 28 nëntori si festë kombëtare, nuk festohet njëjtë në të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarët etnik. Që nga shpërbërja e RFSJ-së, në Serbi janë ndërruar shumë shpesh kushtetutat, por në asnjërën nga ato e as në këtë më të rejën  flamuri dhe festat kombëtare shqiptare nuk figurojnë si festa të lejuara, të një pakice që jeton në hapësirën administrative të Serbisë.
Në Preshevë dhe Bujanoc, pas konfliktit të armatosur të UÇPMB-së, ka filluar të kremtohet edhe jashtë shtëpive dhe lokaleve dita e flamurit, pa ndonjë leje nga organet e rendit publik. Kjo situatë, e cila është duke u përsëritur qe pesë vite, mund të definohet si një pat politik, pa fitues dhe pa humbës. Arsyeja për këtë “mirëkuptim” të pushtetit serb, është situata e pazgjidhur e Kosovës. Në qoftë se do të intervenonte dhunshëm ndaj këtyre kremtimeve publike të palejuara, do të hapte problem brenda territorit të saj dhe do të krijoheshin komplikime politiken në dëm të saj.

Shkruani një koment (3 komente)
Lexoni më tej...
Ne Brisbane te Australise u festua Dita e Flamurit nga Komuniteti shqiptaro-australian
01 Dhjetor 2006

Shoqata Shqiptare e Queenslandit qysh nga themelimi i saj me 1942 e ka festuar Diten e Indepedences per çdo Nendor. Edhe kete vit, Shoqata,  me letra  te regullta ftoj dhe priti ne  sallen e bukur te EAST LEAGUES CLUB, Main Ave. COORPAROO, te gjithe shqiptaret dhe miqt  pa asnje  perjashtim.

Lokalin per vec parulles te shkrojtur me shkronja te medha "Rofte 28 Nendori" e zbukuronin dhe dy Flamujt simbolike, i vendit ku jetojme dhe ay i Shqiperise. KUQ e ZIUN e stolisur dhe me kuroren e arte  rreth tij, e kishte sjelle nga Shqiperia posacerisht dhe ja dhuroi Shoqates  shqiptare bashkatdhetari i mire njohur, Zoti Rudi Kapshtica.

Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
GEZUAR NENTORI I DYTE!
28 Nentor 2006
URIME  GJYSMËPAVARËSIA DHE POSHTË ANTIPAVARËSIA NJËSHEKULLORE!
Është e vërtetë e pamohueshme  se 28 Nëntori i Vitit 1912 është Dita e Pavarësisë së  Shqipërisë dhe e të gjithë shqiptarëve.
Është e vërtetë se këtë ditë të madhe historike në zemër, në mendje e kanë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në botë dhe në atdhe.
Është e vërtetë se kjo Ditë ka qenë, është dhe do të jetë e pashlyer ndër të gjithë brezat shqiptarë.
Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Thellimi i tragjedisë së popullit të Çamërisë në vitet 1920 -1923
20 Nentor 2006

Shkruan Eugen SHEHU

Në prag të vitit 1920, dukej se në trevat shqiptare, të ndëshkuara të ishin brenda shtetit grek, pat rënë një lloj qetësie, por kjo „paqë“ helene do të ishte tejet e gënjeshtërt.Dihet se në verën e vitit 1919, ushtritë greke, të fryra prej një propagande të rrejshme, iu vërsulën Turqisë, duke ëndërruar të shtrihen deri në brigjet aziatike. Luftimet midis turqve dhe grekërve, që në fillim u karakterizuan nga rivaliteti i madh dhe kjo ishte arësyeja që trevat e çamërisë, kishin mbetur disi larg vëmendjes së Athinës.Ndonëse Athina pat bërë disi demarshe, për të rekrutuar shqiptarë ortodoks të çamërisë dhe për t’i çuar në frontin e luftës kundër Turqisë, këto nuk dhanë ndonjë rrezulltat kushedi se çfarë.

Shkruani një koment (5 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 91 92 93 94 95 Next > End >>

Results 911 - 920 of 948
International
English
Faqe interaktive