Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Ata që më dhunë duan pushtetin, nga dhuna do dënohen
30 Janar 2011
Nga Bekim Rexhepi

(Reagimi: shih anën tjetër të artikullit të Rexhep Qosjes)
 
Opozita viktimizon qytetarët e vet; dhe vazhdon t’i viktimizoj me protesta dhe me dhunë agresive ndaj shtetit. Nëse përvojat historiken kanë dëshmuar diçka kanë dëshmuar edhe këtë se opozitave të dhunshme me armë, pothuajse gjithmonë u paravijnë dënimet, si dhunë e merituar. Në Kosovë, gjithmonë para se të këmbëngulnim me armë për vete shteti serb dhe shteti jugosllav, na vrisnin më shumë nga fjalët e xhuxhëve dhe të mashtruesve shqiptar. Është i gjatë ky trillë, shumë i gjatë, mashtrimi i xhuxhëve me fjalë të trillta, në jetën e shqiptarëve: i gjatë sa i gjatë është shpjegimi për Kosovën shqiptare; madje e gjatë sa janë të gjata edhe pushtimet e pushtuesve në historinë e Kosovës.
Të gjata janë fjalët trillet politike të  xhuxhëve dhe të mashtrueseve të shqiptarëve edhe në disa shtete të tjera evropiane. Viteve të fundit është shtuar shumë sasia e xhuxhomanisë dhe njëkohësisht e mashtrueseve të shqiptarëve, duke mos përjashtuar edhe gojën e disa akademikëve dhe servilëve shqiptarë, e pastaj edhe me dhunuesit e shtetit dhe të aventuristëve shqiptarë që flasin dhe bëjnë ne emër të tij. Kujtojeni dhunën masive të aventuristëve, e dhunuesve me armë nga socialistët me 1997!

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Shteti shqiptar dhe 21 janari
29 Janar 2011

Në 21 janarin e këtij viti, shteti shqiptar u vu në një sprovë të rëndë. "Demostrata" e organizuar nga PS degjeneroi kur një turmë prej disa qindra vetësh sulmoi kryeministrinë  duke arritur të hapin edhe një portë të saj dhe duke e detyruar Gardën e Republikës të qëllojë në ajër me të shtëna paralajmëruese. Në këtë demostratë pati tre viktima fatkeqe për të cilat PS thotë se u vranë nga gardistët, kurse qeveria thotë se janë vrarë nga civilë brenda manifestuesve me qëllimin për të krijuar rrethanat e realizimit të një grushti shteti. Këtë qëndrim e mbështesin edhe disa video turbulluese që tregojnë momentin e vrasjes së njërit prej viktimave   dhe sjelljen mjaft të çuditshme të një personi që rri ngjitur me të. Po le t'ia lëmë ekspertëve të kriminalistikës që ta hetojnë këtë çështje dhe le të përqëndrohemi tek problemi që na intereson : aftësia e shteti shqiptar për të përballuar situata të tilla.  

Në rastin e 21 janarit shteti shqiptar tregoi një brishtësi të madhe. Pamë një opozitë të papërgjegjshme që nuk hezitoi të sulmonte   as kryeministrinë.  Pamë policinë   dhe gardën që u përpoqën të mbronin institucionet, ashtu siç është detyra e tyre. Pamë një kryetare Parlamenti që përkrahu policinë e shtetit në punën e saj. Por pamë edhe një Kryeprokurore jashtë mase të nxituar në nxjerrjen e fletë-arresteve  ndaj komandës së gardës. Ajo që është shqetësuese këtu nuk janë akuzat, sepse një hetim i imtë i asaj që ndodhi do të duhet patjetër, por është shqetësues nxitimi dhe mos-koordinimi me institucionet e tjera të shtetit, duke patur parasysh se Kryeprokurori bën pjesë në Këshillin Kombëtar të sigurisë.  Kjo do të thotë se ky këshill nuk funksionon duke e dobësuar së tepërmi shtetin shqiptar.

 

Shkruani një koment (3 komente)
Lexoni më tej...
Grushtshteti i Edi Rames
23 Janar 2011
Kjo që ndodhi sot në Shqipërin LONDINEZE ishte njëra ndër ngjarejt me të shëmtuara për Kombin Shqiptar, ,të organizuara nga qarqet Greke-Serbe te sajuara nga mbeturinat komuniste ne zyrat e Edi Rames..
Shteti ligjor duhet ti dënoj këta maskarenjë sepse hapat e tij do të destabilizojne jo vetëm Shqipërin por edhe   Kosovën dhe Shqiptaret do mbesin mollë  sherri nga flliqësirat komuniste
Kafshët kryesisht jetojn duke u drejtuar nga instiktet natyrore ,një numër i vogël nder to drejtohen sipas shprehive,ndersa njeriu jeton duke u drejtuar edhe nga arsyeja sepse vetem ai ka arsye. Meqë njeriu dallon për nga vetit dhe arsyet  shtrohet pyetja a duhet cdo bashkësi shterore që përbëhet nga njerëzit të shnëdrrohen në ato që ceka më lart që të jetojmë  me instikte natyrore apo me shprehi, ketu duhet zgjedhur se jemi një shoqëri që sot synojmë të matemi me cilesi si në shkencë, si ne teknolgji me botë perendimore apo po kthehemi tek vitet e 90-  kjo me bënë  frigen më të madhe kur kemi te bëjmë  me njerëzit të cilet u rriten dhe u  shkolluan nën diktatin e PPSH-së dhe ata kanë vetem një qellim ardhjen në pushtet me të gjitha format e mundshme..

Shkruani një koment (4 komente)
Lexoni më tej...
5 vjet pa Presidentin legjendar të Kosovës
23 Janar 2011

Nga Frank Shkreli

Si e Njoha Dr. Ibrahim Rugovën


Këte javë përkujtojmë pesë vjetorin e ndarjes nga këjo jetë të ikonës  së pavaresise dhe udhëheqësin e Dardanisë antike, Presidentin Ibrahim Rugova, prijësin e madh te kombit shqiptar dhe udhëhëqsin e parë anti-komunist në Evropën jug-lindore.
 Deri ne vdekje,  Dr. Rugova mbeti mik i Amerikës dhe i udheqesëve te sajë.  Prandaj nuk është e cuditshme që në letrën  dërguar familjes Rugova dhe popullit te Kosovës, me rastin e vdekjes së të ndjerit, Presidenti I athëhershëm, George Bush tha se “Shtetet e Bashkuara, me vdekjen e Presidentit Rugova,  humbën një mik me të vërtetë të madh, i cili siguroi gjithashtu edhe respektin e  të gjithë botës për qendrimet e tija parimore kundër dhunës”.

 

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
I kujtojme me respekt dhe dhimbje martirët shqiptare
23 Janar 2011

‘‘Të varrnin para syve të tij edhe djalin e tij të vetëm, Robertin..."
Duke dëgjuar këto fjalë të tmerrshme të dala nga goja gjakatarrësh të pamëshirshëm për të "ngrënë" koka njerëzish të pafajshëm vetëm e vetëm për t'i shërbyer dhe për t'u shpërblyer nga një sistem gjakatar komunist, siç ishte komunizmi 50-të vjeçar shqiptar në Shqipëri, nuk ndjen vetëm neveri; urrejtja shkon edhe më tej nga ajo çmendëri komuniste, që shqiptarët e patën fatin e keq për ta jetuar.
Nëse gjithë shqiptarët patën fatin e hidhur ta jetojnë atë çmenduri komuniste, më fatkeqë ishin ata njerëz, ata familje që u përballën direkt, duke pasur fund tragjik: internime, persekutime, dënim me vdekje.
Një ndër ata fatkeqë ndër mijëra e mijëra viktima të pafajshëm që patën të njëjtin fat, ishte edhe i ndjeri Dino Martiko.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Next > End >>

Results 151 - 160 of 948
International
English
Faqe interaktive