Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Humbje e madhe për diplomacinë amerikane dhe botërore
21 Dhjetor 2010
Nga Valon Kurtishi

In Memoriam
Richard C.Hoolbruke


Media të shumta ndërkombëtare njoftuan para ca ditësh për vdekjen e diplomatit të njohur amerikan Riçard Holbruk. Ishte një lajm sa i befasishëm aq edhe i dhimbshëm për gjithë ne. Në fakt, ambasadori i ndjerë gjendej në mision të përcaktuar diplomatik nga Stejt Departamenti (Ministria e jashtme) amerikan për paqësimin e zonave të nxehta të Azisë jugperëndimore, kur edhe ndodhën komplikimet shëndetësore dhe tragjedia e jetës së tij.

Riçard Holbruk na pati mbetur në mendje neve shqiptarëve, por edhe kroatëve, boshnjakëve dhe sërbëve për mënyrën shumë origjinale dhe efikase të negocimit me lidershipin nacional-shovinist në Beograd, gjatë agresioneve sërbe të viteve 90 në Ballkan. Sidomos mbetet e pashlyeshme për kujtesën tonë historike, fjalia e tij drejtuar Millosheviqit në Beograd disa ditë para fillimit të bombardimeve, “We will bomb you mister President”.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Zgjedhjet e jashtëzakonshme
21 Dhjetor 2010
Nga Bekim REXHEPI
 
Zgjedhjet janë provat më të mira për demokracinë dhe për legjitimitetin politik, pa këto prova nuk mund të kuptojmë konditat e lirisë sonë dhe njëherasë nuk mund të krijojmë modestin politike, pra pa marrë legjitimitet nga qytetaret.
As një shtet dhe as një qeveri nuk do të mund të fitoi përkushtimin e qytetarëve, nëse nuk i vejnë prioritetet e tyre. Qytetari e do qeverinë ti shërbej, por mund të thuhet se edhe qeveria pa qytetarin se bën dot qeverisjen e saj. Ata janë aq të afërt; qytetari e qeveria si burri me gruan.
Marrëdhëniet e qytetarit me qeverinë janë të afërta, janë aq të moralshme dhe janë aq të ngrohta dhe vetëm si të tilla ato kanë kuptim jetësorë në demokraci. E kundërta e marrëdhënieve të tyre është e turpshme ose vrastare në anarki.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Daut Zenuni-Kabashi mbeti përjetësisht shembull si duhet mbrojtur atdheun
21 Dhjetor 2010

Daut Zenuni u lind në vitin 1942 në Kabash. Shkollën fillore e kreu në vendlidje, kurse Shkollën e Mesme Bujqësore në Viti. Ndërkohë e kryen Shkollën Normale në Prizren. Pa shkëputje nga puna e kryen edhe SHLP për mësues klasor në Gjilan. Punoi si mësues në katundet Lubishtë, Beguncë e Binçë.... Gjatë shërbimit ushtarak kreu kursin e oficerëve rezervë. Pas kthimit nga ushtria një kohë ka mbajtur lëndën Siguria dhe Mbrojtja në Shkollën e Mesme “Kuvendi i Lezhës” në Viti. Në vitet e 70-ta punësohet në Sekretarijatin e Mbrojtës në Viti. Ketë profesion e ushtroi deri sa e larguan nga puna serbosllavët. Dauti më 14 prill 1992 nga Hajzer Hajzeri përgjegjës i Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës ngarkohet me detyrën për formimin e Shtabit të Mbrojtjes në komunën e Vitisë, kurse “më 12 maj 1998 në takimin e Këshillit incues me strukturat politike emërohet komandant lufte për Komunën e Vitisë.” (Xhemal Meçi, “Kabashi që në lashtësi” , Tiranë, 2008, faqe 482). Përshkak aktivitetit të tij serbet e mbanin nën vëzhgim të rreptë Dautin, prandaj pas kthimit të tij nga Drenusha (12 prill 1999) ku para dy ditëve kish formuar njësitin ushtarak prej 26 vetave, kthehet në Kabash dhe në mbrëmje të asaj dite serbet i bëjnë pritë te vendi i quajtur “Përroi i Kabashit” dhe e vrasin mizorisht bashkë me Zylfi Agushin nga Smira. Ushtria gjakatare serbe të vrarët i groposin jo më thellë se një tehe beli (lopate) në vendin ku u ekzekutuan.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
(Pa)përgjegjësia e BQK-së me IBAN-in dhe SWIFT kodin
21 Dhjetor 2010

Isa Mulaj
 
Dhjetë vite pas themelimit dhe konsolidimit të Bankë Qendrore të Kosovës (BQK), e cila fillimisht u themelua dhe funksiononte si Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës me një shkurtesë si BPK që nuk i përgjigjej emërtimit as në shqip, e as në anglisht (Banking and Payment Authority of Kosova), në Kosovë ende shfrytëzohet IBAN-i (International Bank Account Number – Numri Ndërkombëtar i Llogarisë Bankare) dhe SWIFT (Society for Worldwide Interbank Financial Telecommunication – Shoqata për Telekomunikim Financiar Ndërbankar Mbarëbotëror) kodi i Serbisë. Zyrtarë të BQK-së, si për shembull zëdhënësi i saj, Besnik Kada, e identifikojnë problemin ose mungesën e SWIFT kodit dhe IBAN-it të veçantë me Kombet e Bashkuara rreth statusit politik të Kosovës, dhe një ekspert bankar, Flamur Keqa, disponimin e tyre e sheh si njohje ndërkombëtare të shtetit të Kosovës edhe në aspektin e transaksioneve dhe shërbimeve financiare. Këto deklarime ndoshta janë forma për t’i bishtnuar papërgjegjësisë së institucioneve të Kosovës, më konkretisht BQK-së, që vazhdon të përdor SWIFT kodin e Serbisë. Po të ktheheni prapa, hiç më larg se para shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, shumica e raporteve dhe analizave e identifikonin çështjen e statusit politik si një ndër pengesat kryesore për ekonominë e Kosovës, pra duket se disa ende po lozin me kartën e statusit politik edhe për çështjet që duken më shumë teknike dhe do të zgjidheshin me një përkushtim të vendosur. Nëse ka qenë e pamundur të fitohet kodi i veçantë për Kosovën, atëherë Besnik Kada dhe Flamur Keqa kanë mundur të rekomandojnë shfrytëzimin e SWIFT kodit të Shqipërisë apo të ndonjë shteti tjetër me përjashtim të Serbisë.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
“Do pema të rrijë e qetë, por nuk e lë era”.
21 Dhjetor 2010

Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)

Epilogu: Të gjithëve na kujtohet momenti i trishtueshëm në datën 12 tetor, kur zonja Hillari Klinton, shefe e Politikës së Jashtëme në Departamentin e Shtetit vizitoi Kosovën, në mjedisin shqiptar po hiqeshin Flamujt Kombëtarë, element zbukurimi për Prishtinën, por në radhë të parë, simboli i identitetit tonë kombëtar. Askush nuk doli të pranonte përgjegjësinë për urdhërin e dhënë. Ky veprim u vesh me një vello mistërioze, duke ja atribuar ndërhyrjen Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Duke mos e besuar që kjo është e vërtetë, ky fakt i trishtueshëm dhe provokativ për shqiptarët, vërtetoi edhe një herë se ekzekutivi vendimarrës pothuajse është inekzistent përballë faktorit ndërkombëtar.
Prologu: Politika e klasës drejtuese në Kosovë, nuk mundet kurrësesi të identifikohet me ndërgjegjen kombëtare të popullsisë shqiptare, veçanërisht të veteranëve të luftës çlirimtare dhe të rinjve shqiptarë, si përfaqësues të atdhetarizmit të flakët.

 

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Next > End >>

Results 161 - 170 of 948
International
English
Faqe interaktive