Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Fatos Lubonja dhe internacionalizmi komunist
21 Korrik 2013

Para disa ditësh Fatos Lubonja ka shkruar një artikull  te titulluar "Nen qiejt e Europes" ne te cilin midis të tjerash thotë se "shqetësimi kryesor i artikullit është që si është e mundur që politikanët shqiptarë, intelektualët shqiptarë, bota gazetareske shqiptare pret në mënyrë triumfale një njëri që gjithsesi ka qenë i akuzuar për krime lufte dhe e pret në mënyrë triumfale ndërkohë që ka bajagi të dhëna, nëse jo për të qenë i bindur, për të pas dyshime se mjaft nga ato akuza qëndrojnë."

Bëhet këtu fjalë për lirimin e Ramush Haradinajt dhe kthimin e tij në Kosovë. Sigurisht që ky shkrim ka ngjallur një debat në opinionin shqiptar.  Sepse Ramush Haradinaj është një figurat kryesore të UÇK-së dhe gjyqi ndaj tij kishte një simbolikë të fortë.

Lubonja merr si të mirëqena akuzat për krime lufte ndaj Haradinajt. Por z. Lubonja duhet ta dijë se Ramush Haradinaj ështe shpallur i pafajshëm nga gjyqi i Hagës për ish-Jugosllavinë në nëntorin e vitit 2012. Të akuzohesh për një krim nuk do të thotë se je fajtor. Edhe nëse një ish-prokurore si Karla Del Ponte mendon se je fajtor, dhe është e bindur për këtë.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Skënderbeu - hero kombëtar i shqiptarëve !
18 Qershor 2013
Para disa ditësh një deputet kosovar ka bërë një deklaratë të papërgjegjshme  dhe  krejt të pavërtetë duke e cilësuar Skënderbeun si "hero të krishterë". Ky përcaktim vjen nga një njohje e cektë dhe e përciptë e historisë, e bazuar në disa aspekte të historisë të nxjerra nga konteksti i tyre. Por nëse e shikojmë historinë në tërësinë e saj do të shikojmë se Skënderbeu ishte me të vertetë heroi kombëtar i shqiptarëve. Ishte epopeja e lavdishme e Skënderbeut në luftën për mbrojtjen e vendit  të vet që e bëri të mundur mbijetesën e shqiptarëve deri më sot, duke shmangur shkrirjen e tyre në kombe të tjerë.

Shkruani një koment (3 komente)
Lexoni më tej...
Balli Kombëtar prezanton kandidatët e tij për zgjedhjet e 23 qershorit
06 Qershor 2013
Kandidatë të bashkimit në Vlorë dhe në Fier

Në datën 19 maj Balli Kombëtar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar prezantoi në Tiranë kandidatët që kryesojnë listat  e 12 zonave zgjedhore. Ky aktivitet hap edhe fushatën elektorale të Partisë Ballit Kombëtar e cila ashtu si në zgjedhjet e kaluara do të ketë moton: "Koha na dha të drejtë".

Kryetari i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi në fjalën e tij theksoi se objektivi kryesor i Ballit Kombëtar është bashkimi kombëtar, bashkim i trojeve shqiptare në një Shqipëri Etnike , siç është përcaktuar në Dekalog. Objektiva të tjerë janë kthimi i pronave tek pronarët e vërtetë dhe përkrahja Kishës Autoqefale shqiptare.

Në kuadrin e fushatës së tij Balli Kombëtar ka zhvilluar takime në Vlorë dhe Fier.

Kryetari i Ballit Kombëtar Vlorë z. Ridvan Mersini pasi prezantoi kandidatin e bashkimit z. Përparim Shametaj, u shpreh optimist për rezultatin në qarkun e Vlorës dhe rikthimin në  rezultatin e viteve 1994-1996 ku PBK kishte fituar 13 mijë vota. Z. Mersini u bëri thirrje të gjithë ballistëve dhe dashamirësve të Ballit Kombëtar që në këtë moment kritik të votojnë vetëm për Ballin Kombëtar dhe për asnjë parti tjetër.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Balli Kombëtar të shqetësuar për gjendjen në veriun e vendit
06 Qershor 2013

Kryesia e Ballit Kombëtar Shqiptar, pas vizitës që i bëri Kullës së Isa Boletinit në fshatin Boletin, në veri të Mitrovicës, mbajti Mbledhjen e Rradhës me datë 02 06. 2013, nën drejtimin e kryetarit të saj, zotëri Selmon Berisha, dhe për opinionin e gjërë dha këtë Komunikatë:
-Balli Kombëtar i Kosovës pas vizitës që bëri në Shalë të Bajgorës dhe në Kullën e Isa Boletinit në Boletin, erdhi në konkludim se qytetarëve të paktë të fshatit Boletin, edhe pas 14 viteve në liri, vazhdojnë të iu mohohen të drejtat elementare për një jetë normale. Sipas deklaratave të disa fshatarëve të fshatit dhe të asaj ane, kanë shumë probleme të rënda dhe jeta e tyre është tejet e rëndë. Nuk ka asnjë ndihmë nga Qeveria, dhe nga askush, dhe duke qenë në rrethim të egër armiqësor të popullatës serbe, dhe grupeve militante nga vendorët serbë, dhe nga Serbia. Më tepër se një muaj iu është ndërprerë rryma elekttrike. Çka ishte edhe më e keqe, nuk kishte korrent për një periudhë të gjatë edhe në Kullën e Isa boletinit.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Peticion kryetarëve të PBK dhe PBKD
05 Prill 2013
Gazeta "Balli i Kombit"  me mbështetjen e një grupi të antarëve të vendosur të Ballit Kombëtar, ka filluar një peticion drejtar kryetarit të PBK z. Adriatik Alimadhi dhe kryetarit të PBKD z. Artur Roshi me titillin "Koha për bashkimin e Ballit Kombëtar". Qëllimi i këtij peticioni është bashkimi dhe dalja së bashku në zgjedhje e këtyre dy subjekteve për të shtuar mundësitë e përfaqësimit të Ballit Kombëtar në Parlamentin e ardhshëm që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.
Nëse jeni dakord me këtë peticion, ju lutemi ta nënshkruani sa më parë.
Peticioni mund të nënshkruhet online duke vendosur emrin tuaj si dhe adresën email.
Peticion gjendet në këtë adresë:
 
 
 
Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Results 31 - 40 of 948
International
English
Faqe interaktive