"Pavaresia e Kosoves . Shtet sovran dhe i lire". |
20 Nentor 2006 |
Me daten 18 Nentor 2006 Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane organizoi ne Institutine Bromson Art Colege Brooklyn, Nju Jork, nje tubim te vecante ne mbeshtetje te "Pavaresise dhe Sovranitetit te Kosoves."
Ne fund te takimit kjo Akademi e Shkencave Shqiptaro-Amerikane miratoi ne ate tubim rezoluten "Pavaresia e Kosoves . Shtet sovran dhe i lire".
Me poshte eshte fjala e mbajtur nga Sekretari Shkencor i Akademise, Dr. Namik Shehu.
Shkruani një koment (2 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Kapitullimi i "Grupit të Kontaktit" të Prishtinës para Martti Ahtisari dhe para Serbisë kolonialiste |
14 Nentor 2006 |
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr. Mehdi HYSENI
Për t’i hyrë në thelb kësaj çështjeje tejet serioze dhe të rëndësishme për fatin e sotshëm dhe të nesërm të Kosovës, para së gjithash shtrohen dhe, njëherit kërkojnë përgjigje objektive dhe intensive këto pyetje: (I) Cilat janë shkaqet dhe faktorët kryersorë që kanë ndikuar në dështimin e “teatrit shëtitës” së shuttle diplomacisë së emisarit special ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisari me bashkëbiseduesit e grupit serbo-shqiptar në Vjenë? (II) Ku qëndron gabimi dhe faji i prolongimit të afatit të zgjidhjes së statusit të Kosovës për vitin e ardhshëm 2007, e ndoshta, edhe për vitin 2008, nëse Serbia prapë nuk do të pajtohet me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare? (III) Çfarë hapash dhe masash konkrete, duhet të marrë bashkësia ndërkombëtare, nëse Serbia (në bazë të kushtetutës aktuale, sipas së cilës “Kosova është pjesë territoriale e Serbisë”) do të tentojë që ushtarakisht ta rikthejë Kosovën nën sundimin e saj të egër kolonial, sikurse këtu e 100 vjet më pare? (IV) Çfarë duhet të bëjmë ne tani, pas dështimit dhe vetëdështimit në ekskursionet boshe njëvjeçare të “grupit të kontaktit” shqiptar nga Prishtina në Vjenë? (V) Cila duhet të jetë përgjigjja opcionale e fundit e politikës dhe e diplomacisë shqiptare të Kosovës në rast se Serbia (Boris Tadiqi dhe Vojislav Koshtunica) incognito janë marrë vesh që Kosovës të mos I njihet cilësia e pavarësisë si subjekt juridik ndërkombëtar?
Shkruani një koment (1 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
10 Nentor 2006 |
Balli Kombëtar mësoi me shqetësim se Qeveria Shqiptare ka nënshkruar me Qeverinë Greke një marrëveshje sipas së cilës pjestarët e pakicës greke lejohen të marrin kolektivisht nënshtetësinë greke.
- Duke patur parasysh se Greqia historikisht ka patur dhe ka aktualisht plane shoviniste ndaj Shqipërisë së jugut
- Duke patur parasysh se Greqia tashmë e ka aneksuar një kahinë shqiptare, Çamërinë dhe i ka përzëne çamët nga vatrat e tyre
- Duke patur parasysh se Greqia aktualisht përpiqet me të gjitha mjetet të greqizojë Shqipërinë e jugut
- Duke patur parasysh se Greqia kërkon të abuzojë me këtë marrëveshje dhe të nxisë shqiptarët emigrantë të Shqipërisë së jugut të kërkojnë nënshtetësinë greke
- Duke patur parasysh se ndërsa pakica greke e regjistruar në vitin 1989 nga shteti shqiptar kapte shifrën 30 000 veta dhe sipas vlerësimeve më optimiste ajo nuk e kalon sot shifrën 60 000
- Duke patur parasysh se qeveria greke ka avancuar shifrën prej 120 000 kurse shtypi grek shifrën 200 000 të cilat nuk i përgjigjen realitetit
- Duke patur parasysh se efekti i kësaj marrëveshje do të jetë shumë negativ për Shqipërinë dhe mund të krijojë një situatë ku do të vihet në pikëpyetje tërësia territoriale e Shqipërisë
- Duke patur parasysh se kjo marrëveshje nuk mbështetet në interesat e Shqipërisë por vetëm mbi interesat shovene të Greqisë
Balli Kombëtar i kërkon Qeverisë Shqiptare që ta anullojë sa më parë këtë marrëveshje anti-shqiptare nëse kjo qeveri nuk dëshiron të damkoset me vulën dhe përgjegjësinë e tradhëtisë dhe të turpit të përjetshëm.
Paris 10 nëntor 2006
Dega e Partisë Balli Kombëtar Francë
Shkruani një koment (8 komente) |
|
Tortura malazeze mbi Shqiptarët dhe Malësinë Shqiptare është vepër penale juridiko-ndërkombëtare |
06 Nentor 2006 |
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
If a response is not made by Albania and international community, the Montenegrin aggressor never stops to oppress and tyrannize Albanians in Montenegro. However, Montenegro’s authorities must be aware that their crimes and torture against Albanian minority, according to the international law, it is never too late to punish them.
Krahas vlerësimit pozitiv se shekulli XX ishte shekull i progresit të njerëzimit në të gjitha poret e tij, megjithatë ai karakterizohej edhe nga aspektet e errëta të tij që, para së gjithash kanë të bëjnë me shkeljen dhe kufizimin e lirive dhe të drejtave të njeriut në përmasa botërore. Në këtë kontekst, ndër të tjera ishte pa dyshim edhe ushtrimi sistematik i formave dhe i metodave të ndryshme të torturës, që ndikoi në dehumanizimin e marrëdhënieve politiko-shoqërore dhe të marrëdhënieve të tjera sociale dhe ekonomike të ekzistencës dhe të zhvillimit të njerëzimit.
Shkruani një koment (1 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Hysen Prishtina simbol i patriotit pa njolla |
06 Nentor 2006 |
Shkruan Eugen Shehu
Hysen Prishtina nuk jeton më. Vjet më parë,kur mbyllte sytë,në fundqershorin e vitit 1991, dukej se merrte me vete jo vetëm betejat e tij ndër vite,por një pjesë të historisë së vetë kombit tonë. Anipse,nuk e kemi ne pranë,ky djalë e burrë trim i prishtinës do të jetë kurdoherë në ballë të punëve të mëdha të Kosovës.Ngase zemra e tij e madhe,fjala e ngrohtë dhe mendimi i thellë,janë kurdoherë të pranishme në ditët e sotme,tonat.
Shkruani një koment (3 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 91 92 93 94 95 Next > End >>
|
Results 921 - 930 of 948 |