12-Vjetori i çlirimit të Kosovës |
25 Qershor 2011 |
Këte javë, Kosova shënoi 12-Vjetorin e çlirimit me hyrjen e trupave të NATO-s në territorin e saj me 12 Qershor 1999, duke i dhënë kështu fund luftës dhe sulmeve të aleancës së NATO-s kundër objektivave serbe anë e mbanë Serbisë, përfshirë edhe kryeqytetin e saj, Beogradin.
(Për të shënuar këte përvjetor, në mjediset e Muzeut Historik Kombetar në Tiranë është hapur ekspozita “Amerika për Kosovën” e organizuar nga Republika e Kosovës, si një shprehje e mirënjohjes së shqiptarëve për rolin që luajtën Shtetet e Bashkuara në çlirimin dhe më në fund në pavarësinë e Kosovës).
Si rrjedhim i përkeqësimit të krizës në Kosovë, më 12 Qershor, 1998, në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes të Këshillit të Atlantikut Verior, u kërkua shqyrtimi i masave që mund të merrte NATO-ja në lidhje me situatën e krijuar duke çuar në konsiderimin e një numëri opsionesh ushtarake kunder Serbisë.
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Diaspora Shqiptare në Gjermani e shqetësuar për gjendjen aktuale gjithëkombëtare! |
05 Qershor 2011 |
Asllan Dibrani
Kombi shqiptar sikur ka dal nga binaret e një procesi drejt një zhvillimi dhe integrimi me vendet e zhvilluara! Në kohët e fundit kjo paqartësi sikur po merr dimensione dramatike si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri. Këto fenomene negative të kombit janë në një situate të pa lakmueshme pikërisht me gjendjen aktuale në Kosovë,për pa sigurinë e vendit , gjendja ekonomike e rrënuar nga varfëria e tepërt e popullit , indikacionet e përkeqësimit të situatës pikërisht me synimet e ndarjes se Kosovës nga ish okupator i serb! Zhvillimet e bisedimeve serbo-shqiptare në dëmin e popullit, keq menaxhimin e politikes se Qeverisë së Kosovës në raport me "Diasporën Shqiptare" që kjo e fundit e ndien vetën te anash kaluar dhe të përbuzur ne te gjitha sferat po edhe me harresën e saj në regjistrimin e popullatës . Si rezultat i pakënaqësisë se "Diasporës Shqiptare" të kësaj gjendje aktuale në rrafshin kombëtar me iniciativën e disa klubeve ,qendrave kulturore dhe shoqatave në Baden Wurtember u mbajt një takim i përbashkët i këtyre shoqatave dhe klubeve në Singen të Gjermanisë afër Zvicrës me qellim të bashkimit të forcave të Diasporës Shqiptare në Gjermani , ku filloj të zgjohet nga amullia e udhëkryqit te gjendjes aktuale kombëtare të krijuar nga grupe të pa përgjegjshme karshi interesit kombëtar për momentin!...
Shkruani një koment (1 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Arrestimi i "Kasapit të Bosnjës" |
05 Qershor 2011 |
Nga Frank Shkreli
Presidenti i Serbise, Boris Tadiq vertetoi arrestimin e kriminelit te luftes Ratko Mladiq duke thene: “Ne emer te Republikes se Serbise, njoftoi se Ratko Mladiq eshte arrestuar.” Ish-gjenerali Mladiq akuzohet se ka qene arkitekti i masakres se Srebrenices, ku mbeten te vrare mbi 8,000 vete, si edhe orkestrues i shume krimeve te tjera te lufterave ne Ballkan. Ai ishte udheheqsi ushtarak i serbeve te Bosnjes i cili u perpoq te spastronte etnikisht pjese te Bosnjes e Hercegovines dhe ne kete menyre te krijonte “Serbine e Madhe.“ I akuzuar per gjenocid, krime lufte dhe krime kunder njerezimit nga viti 1992 deri me 1995, ai kerkohej nga Gjykata Nderkombetare e Hages per krime ne ish-Jugosllavi. Krimet ne Srebrenice, konsiderohen si masakra me madhe ne Evropen e pas Luftes se Dyte Boterore. Gjate 15 vjeteeve te fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, jane ankuar dhe vazhdimisht kane kritikuar Serbine se nuk ka bere mjaft per te arrestuar Mladiqin. Me ne fund ky u arrestua brenda kufijve te Serbise, ku edhe ishte gjate gjithe kesaj kohe. Presidenti Tadiq, duke njoftuar arrestimin e Mladiqit, tha se “Ne i dhame fund nje periudhe te veshtire te historise sone dhe shlyeme nje njolle te zeze nga fetyra e cdo anetari te kombit tone kudo qofshin ata.”
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Përkujtohet në Clifton NJ Revolta e Spaçit dhe Qaf Barit |
05 Qershor 2011 |
Nga Eduard M. Dilo
Eshte bere tradite qe ne mjedisin dinjitoz tejet Shqiptar te Restorantit me pronar Zotni Qemal Lepenica te perkujtohen ngjarje me rendesi nga historia e popullit tone. Qysh kur afrohesh prane lokalit, pershendetjen e pare ta bejne flamujte kombetare te USA dhe Shqiperise, ata duke u valvitur lehte urojne mirseardhjen. Hyn brenda dhe do te ndihesh tamam ne nje vater te ngrohte dhe bujare shqiptare....
Z. Lepenica duke te uruar plot bujari mikpritjen me miresjellje dhe respekt pershendet :"Bujrum, Mirseardhet"! Nje ambjent i ngrohte Shqiptar, ne zemer te qytetit Clifton NJ. Ne mure, si nje muze i vogel, plot thjeshtesi, por qarte e bukur do te gjeshe Gjergjin tone te madh, I.Qemalin e M.Frasherin, ....., fotografi nga shoket e idealit te tij, te cilet duke shperfillur vdekjen u nisen nga Malta per te vene ne jete porosine e "Babait te Shqiptarizmes" Mit-hat Frasherit te pavdekshem per lirine tone kombetare .
Shkruani një koment (2 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
“Maqedonasit” në Shqipëri, ndarja e Kosovës dhe xhamia e madhe “turke” në Mitrovicë |
05 Qershor 2011 |
Nga Valon Kurtishi
Televizioni privat maqedonas “Kanal 5” në emisionin shumë të ndjekur të titulluar “Në qendër, (ediconi i 20 majit 2011), ka shqyrtuar çështjen në lidhje me të a.q “minoritet maqedonas” në Shqipëri si dhe mundësinë e ndarjes së pjesës veriore të Kosovës dhe bashkimin e saj me Sërbinë. Emisioni është karakterizuar nga spekulimet e shumta tipike për nacionalizmat sllavo-grekë në lidhje me përkatësitë etnike dhe me shifrat e komuniteteve të caktuara në Shqipëri, si dhe me gjeopolitikat rajonale, pavarësinë e Kosovës dhe ndikimet e diplomacisë botërore në Ballkan. E gjithë kjo u pasua edhe me një lajm në dukje jashtë teme dhe jo fort të rëndësishëm për ndërtimin e xhamisë më të madhe të Kosovës në Mitrovicë.
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Next > End >>
|
Results 111 - 120 of 948 |