Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Diçka nuk është në rregull me Rusinë
12 Nentor 2010

Nga Frank Shkreli

Ane e mbane Rusise, por sidomos ne Moske, mbreteron nje pasiguri mbi te ardhmen politike si edhe ne lidhje me hamendjet se cili nga dy udheheqsit e tanishem kryesore do te kandidoje per president te vendit, Presidenti Dimitry Medvedev apo kryeministri Vladimir Putin.
Kohet e fundit eksperte dhe vezhgues te ceshtjeve ruse, si brenda ashtu dhe jashte Rusise, kane shprehur shqetsim se tensionet qe vihen re midis dy udheheqesve kryesore ruse dhe perkrahesve te tyre mund te fusin vendin ne nje periudhe krize politike, me pasoja te pa-parashikueshme. Te dy klanet politike duket se po pergatiten per nje ballafaqim ne nje te ardheme jo te larget.  E gjithe kejo pasiguri e nervozitet politik lind nga frika se kryeminstri Putin deshiron te kethehet perseri ne zyren e Presidentit me 2012, detyre kejo ne te cilen ai ka sherbyer me pare.  Megjithse vet Zoti Putin refuzon te thote gje mbi planet e tija poltitike, emerimi i koheve te fundit i Zotit Sergei Sobyanin si kryetar i Bashkise se Moskes,  shikohet nga verejtesit e ceshtjeve ruse si nje tregues se Zoti Putin ka ne mende te behet rishtas president i Rusise. Zoti Sergei Sobyanin, ishte kryetar personeli i kryeministrit Putin. Kryetari i bashkise se Moskes konsiderohet si zyra e trete me e fuqishme ne Rusi, pas presidentit e kryeministrit dhe Zoti Sobyanin eshte  qind per qind njeriu i besueshem i Zotit Putin. Menyra se si ai u vendos ne ate detyre,  si dhe rivendosja ne pergjithesi, e nje strukture qeveritare te centralizuar nga ana e Zotit Putin,  dhe shenjat ne rritje e siper se ai deshiron te kethehet prap tek detyra e presidentit, jane subjekt kritikash te ashpera e bile edhe thirrjesh per doreheqjen e Zotit Putin, qe eshte dicka shume e rralle dhe e jashtzakonshme.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Kontributi i organizatave politike në SHBA për afirmimin e Shqipërisë Etnike
19 Tetor 2010

Shpërnguljet e para të shqiptarëve, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  datojnë nga pjesa e dytë e shekullit  XIX. Mërgimtarët e parë shqiptarë,  janë vendosur në Boston dhe rrethinë, të cilët kanë ardhur nga Jugu i Shqipërisë, respektivisht nga Korça.  

Për shqiptarët, gjatë të gjitha periudhave historike të krizave, gjithmonë më tërheqës ka qenë emigrimi i tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Emigrantët  shqiptarë në Amerikë, edhe pse vinin nga vende të ndryshme të  Ballkanit, të ndjekur dhe të denigruar nga qëllimet kolonizuese të regjimeve të  shteteve fqinje, në krye me Serbinë, ata jo vetëm që nuk i harruan familjet e tyre në vendlindje, por nuk e harruan as kulturën, as traditat dhe as çështjen e pa- zgjedhur kombëtare.

     Shoqëria e parë shqiptare në mërgim, respektivisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është themeluar në vitin 1905, me iniciativën  e Petro Nini Luarasit, e cila është quajtur “Malli i Mëmëdheut”, kurse gazetën e parë në Amerikë me emrin “Kombi” e botoi Sortir Peci, më 6 qershor të vitit 1906, në Boston.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Smajl Martini Ivezaj i Grudës - Princi i Maleve Kreshnike të Malësisë
19 Tetor 2010

Nga Gjon Frani Ivezaj, historian

Shqiptarët me stoicizëm i kanë rezistuar stuhive të përbindshme të hordhive pushtuese, që kanë synuar nënshtrimin e maleve dhe banorëve kreshnikë autoktonë ilir-arbërorë.
Nga burimet historike, mësojmë se luftrat ose kryengritjet më të njohura të Grudës janë ato që janë zhvilluar gjatë  periudhës së viteve 1565-1575, 1883 etj. Por nga ana e tjetër, nuk duhet harruar edhe Kryengritja liridashëse të shekujve të mëvonshëm, në të cilën kulmon ajo e vitit 1911, ku malësorët nënshkruan historinë e lavdishme të popullit shqiptar. Vendosmëria e shqiptarëve malësorë për të qëndruar deri në fund alarmuan si Fuqitë e Mëdha të kohës ashtu edhe Perandorisë Otomane, që ishte në fazën e kalbërizmit dhe tjetërsimit të plotë në brëndësi të saj.

 

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Urbanistika e Tiranës dhe Prishtinës
19 Tetor 2010
Isha në një vizitë të shkurtër në Tiranë dhe në pjesën e bregdetit Shqiptar në Durrës,Shkëmbin e Kavajas,Golem dhe Malin e Robit. Fillimisht nuk do të kritikoi për atë se çka ka ngjarë me ndërtimet e çoroditura të pa shpjegueshme, në 20 vitet e fundit në atë “parajsë” që na ka fal natyra. Ajo çka ma së shumti më çuditi dhe më bëri përshtypje dëshpëruese ishte ngjashmëria me atë se çka është duke ndodhur në Prishtinën e pas luftës në fushën e urbanizmit,pas njëmbëdhjetë vite çlirim nga ideologjia komuniste serbo-sllave. Si duket këtu është gjeneza e qasjes primitive të zgjidhjes së problemeve të shumta hapësinore dhe urbane të cilat shqiptarët as që kanë dëshirë dhe vullnet për ti zgjidhur,ashtu si veprojnë të gjitha popujt tjera në botë.   
Komunikacioni rrugor i asaj pjese të bregdetit Shqiptar ishte i njëjtë me atë që së fundit është ndërtuar në rrugët magjistrale të Prishtinës në drejtim të Shkupit dhe Fushë Kosovës. Kjo ngjashmëri është brengosëse për të dy shtetet,se si janë duke funksionuar këto zona jemi dëshmitar okular vetë.                                                    
 
 
Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Greqia të njohë ekzistencën e minoritetit çam në Greqi
28 Shtator 2010

 Harta e Çamërisë

Kohët e fundit Athina zyrtare i ka shtuar përpjekjet e saj për të zgjeruar në mënyrë artificiale minoritetin grek ne Shqipëri , pas shumë vitesh aktiviteti për greqizimin e Shqipërisë së Jugut. Kurse Tirana zyrtare, e cila ka ndjekur një politikë nënshtrimi dhe servilizmi, nuk ka reaguar, madje shpesh herë është bërë bashkëpuntore e ekspansionizmit grek.   Ky qëndrim i Tiranës zyrtare është edhe më i pakuptueshëm, aq më tepër kur qeveritë shqiptare që kanë ardhur në fuqi në Tiranë nuk kanë bërë thuajse asgjë për minoritetin shqiptar në Greqi.
Kur flasim për këtë minoritet, nuk bëhet fjalë për emigrantët shqiptarë, por për minoritetin çam autokton që jeton ende në Camëri si dhe për komunitete të tjera shqiptare. Për fat të keq opinioni shqiptar ka pak njohuri për minoritetin shqiptar në Greqi, por me sa duket edhe qeveritë shqiptare nuk janë më të informuara.

Shkruani një koment (4 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Next > End >>

Results 181 - 190 of 948
International
English
Faqe interaktive