Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Përpara bukurisë, magjia e fjalës është më tunduese
04 Qershor 2010
(Rreth librave me poezi, me autore Kozeta Zylon)

Mihal Gjergji


Para disa kohësh kam lexuar një cikël me poezi që më bënë shumë përshtypje.  Mes punëve të shumta (gënjejmë veten duke pretenduar të bëjmë gjëra të shumta dhe s’realizojmë dot asgjë !) gjeta kohën dhe mora në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, tre libra për të shuar plotësisht kurreshtjen dhe për të shijuar mrekullinë që të fal poezia e vërtetë.  Librat titulloheshin: “Monumenti i Lotit, Pranverë pa Mimoza dhe Mjellmat po të vijnë, me autore zonjën Këze Kozeta Zylo.  
Së pari më duhet t’ju them se s’më befasoi vetëm  “Monumenti i Lotit”, por edhe fotua në kopertinë.  Kërkoja të gjeja vendin e saj të  merituar mes Sofia Loren, Merlin Monro dhe aktoreve të tjera magjike të skenës.  Qënka fatlume e nderuara Kozeta.  Zoti qënka treguar tepër bujar me të.  Mbasi ka ndërtuar shtatoren sipas qejfit të vet, është marrë edhe me botën e saj shpirtërore.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Regjistrimi 2011, shqiptarët, maqedonasit, pseudo-turqit, Gruevski …
04 Qershor 2010

Nga Valon Kurtishi


1. Në vitin 2011 Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë do të bëjë regjistrimin e zakonshëm të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Kjo është një praktikë e njohur ndërkombëtare e të regjistruarit të këtyre përbërësve njëherë në çdo 10 vjet sipas standardeve ndërkombëtare të vendosura nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Regjistrimi i popullsisë në rajone me përbërje të përziera etnike apo shtete multikulturorë si që është edhe ky vend, gjithmonë ka tendencë të përcillet me zhvillime dhe keqkuptime nga më të ndryshmit që vijnë si rezultat i veprimeve të aktorëve të veçantë pjesëmarës në proces. Përvoja e hidhur nga regjistrimet e së kaluarës i ka bërë veçanërisht shqiptarët e këtushëm të jenë shumë skeptikë në lidhje me vërtetësinë e shifrave zyrtare të prezantuara anga Komisionet shtetërore në të kaluarën. Edhe regjistrimi i vitit 2002 i bërë me asistencë dhe prezencë ndërkombëtare ka dhënë arsye të shumta për të besuar se manipulimet me përkatësitë etnike në këtë vend janë shumë të mundshme dhe të realizueshme. Institucioni përgjegjës për regjistrimin e popullsisë sipas raportimit të mediave nuk ka në përbërjen e tij gati asnjë shqiptar të vetëm. Enti shtetëror i statistikave si dhe zyrat e tij regjionale kontrollohen në tërësi nga sllavë etnikë. Nga kjo shihet qartë se përpunimi i të dhënave nga regjistrimi i ardhshëm do të jetë ekskluzivitet i maqedonasve të punësuar aty. Nga këtu rjedh dyshimi i bazuar se elita politike maqedonase është në gjendje apo ka mundësitë teknike dhe njerëzore të realizojë manipulimin e rradhës me numrin e popullsisë shqiptare këtu. Elita shqiptare këtu nuk duhet të pranojë kursesi as fillimin e këtij procesi pa punësimin e së paku 26 % shqiptarëve në këtë Ent edhe atë duke filluar nga pozitat udhëheqëse e deri në bazë. Përndryshe rezultatet e regjistrimit do të jenë krejtësisht të manipuluara dhe do të pasqyrojnë dëshirat e nacionalizmit sllavomadh për numrat e “duhur dhe të pranueshëm” të shqiptarëve këtu.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Gjaku s'bëhet ujë
04 Qershor 2010
Leka i Madh : Pellazg, Ilir, Shqiptar

Aristidh Kola:
''Askush nuk na ka faj,
se vetë i kemi verbuar sytë tanë,
me duart tona''!


    Leka i Madh ka folë Shqip dhe duhet të kuptohet si Shqiptar, edhepse në atë kohë nuk kishte etni shqiptare, por kishte etni ilire,  makedhone, dardane, mollose, epirote etj., pra kishte etni Pellazge, e cila është paraardhësja e etnisë së sotme Shqiptare.
    Në çdo luftë, në lashtësi, kanë marrë pjesë historianët (sikurse sot gazetarët), dhe në një luftë ku Leka i Madh luftonte me ushtrinë e tij, një historian iu ofrua shumë afër, sepse Leka fliste tmerrshëm. Historiani u interesua ta dëgjojë nga afër (aq sa ka guxuar të afrohet), se në çfarë gjuhe fliste Leka. ''Zjarm ore”, - ishin fjalët bubullimë të Lekës komandant, kur i urdhëronte ushtarët e tij që të hidhen në sulm gjatë betejës.

Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
Mbledhje komemorative në Auckland të Zelandës së Re
04 Qershor 2010
Me rastin e vdekjes së Fadil Katselit, në qytetin e Auckland-it u mbajt mbledhja komemorative në cilën u bënë homazhe në nderim të të ndjerit Fadil Kastelit.  Kasteli, i lindur në Tiranë, në vitin 1926, i takon grupit të refugjatëve të parë shqipatarë të ardhur në vitin 1951 në Zelandë të Re. Në ceromonin mortore morën pjesë familjarë, miq dhe bashkëkombës të Fadilit. Mes tyre po përmend Bajram Muratin që kishte ardhur nga Australia, Lul Pogonin, Shpresa Van Assema  etj. Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Të pandarë në jetë, në luftë e përjetësi
26 Maj 2010

Në përvjetorin e rënies së dëshmorëve Arben e Luan Qerimaj nga Gllogjani

Deshmori i Kombit Arben QerimajDeshmori i Kombit Luan Qerimaj

Dymbëdhjetë vjet, përkatësisht njëmbëdhjetë vjet më parë, ranë për liri luftëtarët e denjë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët e kombit Arben Qerimaj, luftëtar i dalluar i Shtabit të Gllogjanit dhe Luan Qerimaj, zëvendëskomandant i Batalionit të Dytë të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” dhe komandant i Njësisë “Komando” të kësaj Brigade. Bashkë u rritën, bashkë ushqyen ëndrrat për liri, bashkë luftuan dhe çuditërisht të dy ranë heroikisht në të njëjtën ditë, më 26 maj, të viteve 1998 dhe 1999, duke hyrë bashkë në përjetësi.

 

Shkruani një koment (6 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 Next > End >>

Results 211 - 220 of 948
International
English
Faqe interaktive