Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Vrasja shpirtërore e Lidhjes së Prizrenit
30 Mars 2010

Me keqardhje shumë të madhe morem lajmin e zymtë për vendimin antishqiptar, antidemokratik dhe antihistorik të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me të cilin vendosi që të hiqet stema e qytetit historik të Prizrenit, sepse ajo emblemë, si duket, po ua vret syrin atyre që para 11 vitesh e dogjen deri në themel tempullin e shqiparizmes së vërtetë. Sepse, ata menduan se, e tërë Kosova do të serbizohet. Nuk do të kanë vend askund simbolet e atyre që nuk ju përulen as Nemaniçëve, as Karagjorgjeviçëve, as Drazhistëve dhe as titistëve, por që ballëlartë ngriten Flamurin e lirisë për pavarësi e vetëvendosje. Jo për zhdukjen e identitetit të 89% të banorëve të Kosovës, që as me Kushtetutë mos me pasë të drejtë me u quajt shqiptar, dhe, se REPUBLIKA E KOSOVËS me u quajt shtet i SHQIPTARËVE dhe i disa pakicave minoren, që gjithsejtë nuk përbejnë as 11% të totalit të banorëve të kësaj treve DARDANE, jo kurrsesi “Kosovë e Metohi” – por KOSOVË DARDANE!

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Dhuna e Podgoricës kundër shqiptarëve, po i detyron ata të shpallin Autonominë
30 Mars 2010

Dhuna,diskriminimi dhe gjenocidi  i vazhdueshem  shteteror i Podgorices kunder shqiptareve, po i detyrone ata, qe te kerkojne  dhe  shpallin  sa me shpejt Autonomine  e trojeve te tyre brenda shtetit malazez.           

  Autonomine e  shqiptareve ne Mal te Zi e kerkone koha dhe  ate nuk mund ta ndali dot  me askush
             Populli shqiptar,qe jetone ne trojet e tij  autoktone shekullore nen Mal te Zi,si ne Ulqin,Tivar,Podgorice,Tuz(Malesi),Plave,Guci,Rozhaje e tj, eshte vazhdimesi e panderprere natyrore dhe homogjene e pjeseve te tjera te kombit tone te famshem iliro- arberor(shqiptar), qe historia boterore e njehe  dhe e nderone ate  si me  te vjetrin ne keto treva europiane,duke e quajtur kete  hapsire edhe  Gadishulli Ilirik,i cili u ndryshua para nje shekulli ne Ballkan nga pushtuesit e huaj sllav,grek dhe turq.

 

Shkruani një koment (3 komente)
Lexoni më tej...
Komunikatë e shoqatës për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar
30 Mars 2010

Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar
ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë
http://www.illyricumlibertas.org
 
Komunikatë për media

Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas – Tetovë, e pranoi me shqetësim të thellë agjendën e aktiviteteve të Ministrit të punëve të jashtme të Republikës së Turqisë, z.Ahmed Dautogllu gjatë vizitës së tij në IRJM. Agjenda u realizua në tërësi pa as më të voglin reagim të strukturave shqiptare të cilat e kanë për obligim kombëtar, qytetar, moral, ligjor dhe kushtetues që ta mbrojnë interesin kombëtar shqiptar në Fyrom.
Duke parë mungesën e reagimit të atyre që duhet të reagojnë në kësi situata absurde, ne si shoqatë për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar shqiptar detyrohemi ti drejtohemi ministrit në fjalë si dhe opinionit të gjerë me këto kërkesa:

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Nexhat Peshkëpia, i shquar dhe i panjohur
21 Mars 2010

   Njërin nga shkrimet e mia me rastin e 30 vjetorit të vdekjes së Nexhat Peshkëpisë e pata titulluar “Prof. Nexhat Peshkëpia, penë e shquar e Diasporës”, kjo për dy arsye; e para se aktiviteti  tij letrar e kulturor u zhvillua kryesisht në diasporë dhe e dyta se atje është deri diku i njohur, ndërsa në Shqipëri lexuesi e njeh fare pak. Me këtë botim nuk kam marrë përsipër të paraqes figurën e tij poliedrike, por ta quaj si hap të parë drejt botimit të plotë të veprës së Nexhat Peshkëpisë. Ajo është e gjërë dhe përfshin krijimtarinë e tij letrare të cilën e konsiderojmë të zgjedhur e të përmbledhur tek libri i tij “Një zemër në mërgim”, quajtur dhe si xhevahir i letërsisë shqiptare, shtojmë këtu dhe librin “Fan Noli si poet dhe si poet përkthyes” si vepër me përmasa të plota për tu konsideruar vepër e mirfilltë kritike, si edhe veprën e tij voluminoze publicistike.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Deklaratë e shoqatave shqiptare ne Detroit
21 Mars 2010
DEKLARATË
 
Nga: Përfaqesues të Institucioneve dhe Shoqatave të Komunitetit Shqiptar të Michiganit
 
Drejtuar: Opinionit Publik Mbarëshqiptar
 
Të mbledhur në Kishën e “Shën Palit” në Detroit, në një takim të jashtëzakonshëm, sot me datën 16 Mars, 2010, në prezenë të Konsullit të Nderit të Republikës së Shqiperisë, Z. Ekrem Bardha, përfaqësues të shtate shoqatave shqiptare të Michiganit dhe tre institucioneve fetare, aktiviste dhe bashkatdhetare nga të gjitha trevat Shqiptare, me keqardhje dhe me shqetësim të madh konstatuam se:
 
1. Video montazhi (viti - 2007), në lidhje me një nga fjalimet e drejtuesit të Kishës Katolike të “Shën Palit” në Michigan, Dom Anton Kçira, i publikuar në YouTube disa kohë më parë, ka shkaktuar një situatë të panevojshme, por në të njëjtën kohë është bërë edhe precedent i rrezikshëm, për unitetin tonë nderfetar në veçanti si dhe atë kombetar ne pergjithesi.
 
2. Eshtë bërë një goditje e organizuar dhe me prapavijë të rrezikshme në dem të interesave tona kombëtare, duke denigruar një prej drejtuesve kryesorë të Komunitetit Shqiptar të Michiganit, një prej klerikeve më të përkushtuar të këtij komuniteti si dhe një prej figurave më patriotike të diasporës Shqiptaro-Amerikane për më shume se 20 vjet.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 Next > End >>

Results 241 - 250 of 948
International
English
Faqe interaktive