Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Letër e hapur kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha
07 Tetor 2009
I nderuar Zoti Kryeministёr

Hezitonim, t’ju drejtohemi juve, apo Kryetares sё Kuvendit, zonjёs Topalli. Dalja juaj me  tezёn “Borgjezia e re”, ishte arsya tё vendosim.
Zoti Kryeministёr, tani, pasi krijuat “Borgjezinё e re”, flisni haptas, vec nuk pёrmendni edhe krijimin e “Proletarёve tё rinj”.

1.  I kujtohen popullit tё Tiranёs, dhe tё gjithё Shqipёrisё, leksionet e shokut Ramiz Alia nё prag tё formimit tё Partisё “Demokratike”. Nuk ishin sekret. Ish-diktatori ynё transmetonte kёshillat e Mihail Gorbacovit nё Katovicё drejtuar qeveritarёve komunistё tё Lindjes me porosinё si tё krijonin Borgjezinё e re:  - “Partitё e reja tё udhёhiqen nga komunistёt”, “Pronarё tё ardhshёm tё bёhen njerёzit tanё”, “Ta shndёrrojmё klasёn komuniste nё klasё kapitaliste”. Ish-diktatori ynё transmetonte edhe leksionet e veta origjinale: “Prona ёshtё jona”, “Tё shpronёsuarve tu njohim pronёn me njё letёr nё dorё, por kurrё mos t’ua kthejmё”, “Ata tё enden nё gjykata, nga e para te e dyta, e pёrsёri nga e para”. Nё Shqipёri kёto leksione u realizuan nё jetё ekzaktёsisht.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
TRIMI QË U BË PJESË E PANDARË E LIRISË
07 Tetor 2009
Fetnete Ramosaj

Në gjashtë-vjetorin e vrasjes së eprorit të UÇK-së, AVDI MUJAJ


Njëri ndër atdhetarët më të kompletuar e më të devotshëm, i shquar për burrëri e trimëri, për nder, sakrifica e dinjitet njerëzor e kombëtar, padyshim ishte veprimtari shumëvjeçar i ilegales dhe eprori i UÇK-së, Avdi Mujaj. Që në ditët e rinisë së hershme për gati dy dekada, me tërë qenien veproi e luftoi për çlirimin e Kosovës, pa u ndalur për asnjë çast, derisa kriminelët ia shuan jetën padrejtësisht para shtëpisë së tij, më 1 tetor 2003.
Avdi Mujaj, ishte i bindur se liria është gjëja më e shtrenjtë që i mungon njeriut  shqiptar dhe për të duhet luftuar me çdo çmim. Ishte shembull tipik i veprimtarit të panjolla në veprimtarinë kombëtare. Nuk zmbrapsej para asnjë rreziku a pengese. Që të gjitha i tejkalonte me një siguri dhe qetësi të jashtëzakonshme shpirtërore.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Libri "Tri këngë zie për Kosovën" del në shitje në Finlandë
07 Tetor 2009
Në panairin e librit në qytetin Turku, në Finlandë, ka dalë nga shtypi libri "Tri këngë zie për Kosovën" të shkrimtarit Ismail Kadare. Libri, në gjuhën finlandeze, titullohet "Kolme surulaulua Kosovolle", dhe botuesi i tij është shtëpia botuese finlandeze "Faros-kustannus".

Libri i sapo dalë është libri i katërt i Ismail Kadaresë në gjuhën finlandeze. Njëkohësisht, ai është libri i parë i përkthyer drejtpërdrejt nga gjuha shqipe në gjuhën finlandeze. Librat e mëparshëm të Ismail Kadaresë, të vetmit shkrimtar shqiptar të njohur në Finlandë deri tani, janë përkthyer nëpërmjet gjuhës franceze. Këta janë "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", "Kronika në gur" dhe "Prilli i thyer".

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Intervistë me zv.ministrin e Transporteve dhe Telekomunikacionit të Kosovës z. Adem Grabovci
25 Shtator 2009

Me një bugjet  aktual çfar mbretron sot ne Kosovë  dhe pas një ekonomie të rrenuar pas luftës,  Qeveria e Kosovë  është duke bërë veprime gjigante në  hapjen e rrugeve të reja ku brenda vitit i  shtroj dhe osfalltoj rreth  618  km  rruge me një ifrastrukturë    shumë  moderrne . riparoj dhe ndertoj qindra shkolla , bëri një histori  epokale   për një kohë të shkurtër. Sot Qeveria e Kosovës ka me qindra intelektual që  kanë  krijuiar nje imazh politik siq është zoti Fatmir Limaj si ministër i Transporteve  dhe Telekomunikacioneve të Kosovës,  sipas dinamikës  së punëve ne teren  rrjedh mendimi se zoti Fatmir Limaj  ,Adem Grabovci zëvndësministër i  Transportit  dhe  Telekomunikacionit  me stafin e tyre janë  duke bërë hapa gjigant drejt zhvillimit të  Kosovës  ku sipas  kësaj,  po del se tani për tani po kryhen kryevepra për brezin e ardhshëm dhe janë   ma te sukseshmit  deri me tani.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Testim i lehtë i nonshalencës politike
25 Shtator 2009
Bekim Rexhepi

Reagim lidhur me “Enciklopedinë Maqedonase”


Këtë radhë Akademia Maqedone u morr me opinione dhe jo me të vërtetën. A ishte qëllimi i saj ky, që të nxjerrë një opinion kundër shqiptarëve të cilët përkundër preferencave politike, po bëhen faktor në Ballkan. Le ti lëmi pak vend këti opinioni për ta analizuar dhe më pas, sepse e gjitha sikur i drejtohet precedentit historik e jo parimeve në politikën ndërmjet kombeve. Më sa duket se ky ka qenë më shqetësuese për Akademinë Maqedone, dhe tani kjo akademi ne emër te politikës ditore e futi vetën apo më mirë kjo akademi u zëvendësua me një këshillë koordinues. Këshilli Koordinues maqedono-serb, me sa duket u aktivizua, përmes nxjerrjes se një enciklopedie kundrejt shqiptarëve.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 Next > End >>

Results 301 - 310 of 948
International
English
Faqe interaktive