Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
20-vjetori i rivendosjes së marrëdhenieve midis SHBA dhe Shqipërisë
08 Mars 2011

Nga Frank Shkreli*

Me 15 Mars, 1991 u nenshkrua dokumenti per rivendosjen e marredhenjeve diplomatike amerikano-shqiptare, pas nje nderprerjeje prej pothuaj nje gjysem shekulli.   Me poshte mund te lexoni deklaratat pershendetse te ish- Ndihmes Sekretarit te Shtetit Amerikan , Zotit Raymond G. H. Seitz dhe ish-Ministrit te Jashtem te Shqiperise, Zotit Muhamet Kapllani.me ate rast historik per te dy vendet.
Ndihmes Sekretari Amerikan i Shtetit Seitz beri kete deklarate:   Minister Kapallani, mirese erdhet ne Washington dhe ne Deartmentin e Shtetit per kete rast historik. . Sot pas nje nderprerjeje prej 52 vjetesh, Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia po rivendosin marredhenjet diplomatike me shpresen per marredhenje miqesore e te frutshem midis dy popujve tane.
Marredhenjet midis dy vendeve tona e kane fillimin ne agimin e ketij shekulli kur Presidenti Uodrou Vilson i dha shtetit te ri shqiptar perkrahjen e Amerikes.   Kejo lidhje nuk u harrua kurre nga mijera Amerikane me origjine shqiotare, disa prej te cileve jane sot ne kete dhome, e te cilet ishin ne kontakt me atdheun gjate gjithe ketyre viteve.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Vlerat e një libri
08 Mars 2011

Ne kushtet neper te cilat jemi duke kaluar, sidomos duke patur para sysh sjelljet arrogante, meskine dhe, ne menyre absolute, aspak te bukura, te pinjojvet te komunizmit, libri qe eshte botuar  ne kohet e fundit nga Z. Nihat Bakalli,  Nga nje vit ne tjetrin (Copeza te nje jete) eshte nje dritare, kah e cila duhet te drejtohen syte tone, ne qofte se duam te marrim vesht edhe te kuptojme se sa jane perpjekur Shqiptaret ne mergim per t’ i shkuar ne ndihme ceshtjes shqiptare, ne te dyja anet e kufirit te pa-drejte. 
Ne nje fare soj menyre, Z. Bakalli e merr per dore lexuesin edhe e fut thelle ne jeten e mergimit dhe pikerisht n’ato qarqe, te cilat i perkasin Balli Kombetar ne pergjithesi dhe sidomos drejtuesvet “historike” (mund t’a themi me plote gojen, tani) te kesaj partije, ne supe te se ciles mbahet nje sprovim i gjate n’Atdhe e ne mergim, ne lufte kunder te huajvet pushtuese dhe kunder diktaturavet komuniste e fashiste.
Ne kete drejtim pra dhe ne kete fryme duhet te kuptohet edhe libri ne fjale.
Duke lene ne nje ane  shenimet auto-biografike te autorit, te cilavet nuk u-shpeton asnjeri, qe  pershkohet neper ‘to, ne cdo kohe e ne cdo vend, ne pjesen me te madhe te librit, ai merret me ngjarje dhe njerez, qe kane lidhje te drejte-per-drejte me Ballin Kombetar.  Sic e sheh autori, ngjarjet sillen perhere ne lidhje me Partine Komuniste ne Shqiperi e ne Kosove, ne lidhje me mbeturinat fashiste ose pro-fashiste, ne lidhje me Levizjen e Legalitetit, duke u-mbeshtetur cdohere ne cka kane thene e bere, udheheqesit “historike” te Ballit Kombetar.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Reciprociteti - politika më e mirë me Greqinë
28 Shkurt 2011

 Regjistrimi etnik i minoritetit grek në Shqipëri të bëhet pas regjistrimit të minoritetit çam në Greqi

 Ministri i "inovacionit të kombësisë" Pollo deklaroi dje se regjistrimi i popullsisë do të shtyhet për në muajin tetor ose nëntor të këtij viti, pa sqaruar nëse deklarimi etnik dhe fetar do të hiqen apo jo. Kjo shtyrje vjen pas shumë zërave të ngritur në Shqipëri kundër regjistrimit etnik dhe alarmit të dhënë nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), z. Kreshnik Spahiu se ky regjistrim përbën një rrezik kombëtar dhe është anti-kushtetues.

  Në të vërtetë regjistrimi i popullsisë që parashikohej të zhvillohej gjatë muajit prill, është devijuar nga objektivi i tij për të mbledhur të dhëna statistikore për popullatën dhe po tentohet të përdoret nga fqinji ynë jugor, Greqia, për realizimin e qëllimeve shoviniste ndaj Shqipërisë së  Jugut. Greqia tashmë punon fare hapur dhe as nuk i fsheh më qëllimet e saja. Vetëm para pak ditësh, konsulli grek në Korçë i bënte thirrje popullatës që të deklarohen si grekë. Pa harruar përpjekjet për greqizimin e Himarës dhe zonave të tjera me anë të pensioneve të dhëna me zemërgjerësi nga qeveritë greke deri edhe pleqve që nuk kanë shkelur kurrë në Greqi.

Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
Bac, “NUK” u Kry!
28 Shkurt 2011

          Tre vjet pas Pavarësisë së Kosovës, lajtmotivi që na ka lotuar të gjithë shqiptarëve anëkënd Botës ka qenë “Bac, u Kry”! Menduam dhe disa mediokër vazhdojnë të mendojnë, por ka edhe të gjorë që nuk kuptojnë dhe verbërisht besojnë, se ajo ç’ka donte Baca i lavdishëm, Baca madhështor është përfunduar, arritur. A thue? A thue amanetin e Bacës, e kemi dërguar në vendin e vet?! A thue Baca dergjet nëndhe, por krenar për të “mbidhetë”, të cilët porosinë ia kryen?!
          Së pari, isha prezent në trevjetorin e Pavarësisë së Kosovës, e në tre ditë qëndrimi kam diskutuar gjerësisht me shumë kosovarë. Lotët e tyre vazhdonin të binin rrëke, gjurmët e tyre të lodhura, trupi i rraskapitur, mendja e tropitur dhe një shok psikologjik prezantonin karakterin e secilit prej tyre. Disa vëllezër nga Podujeva, edhe kur diskutonin për politikën aktuale, sytë e tyre ishin të anuar. Ky anim shkonte nga veriu. Për momentin nuk më jepte ndonjë kuptim diçka e tillë, por kur u ktheva në Shqipëri dhe po lexoja Kodin e Da Vinçit të shkrimtarit Dan Brown dhe personazhet interesante të Robert Langdonit e Sofi Nëvës, fillova edhe unë të futem në botën e dëshifrimit të kodeve. Kodi ishte i saktë, “Zhak Sonierët” bashkëkombas donin të tregonin se “rreziku” ndodhet në Veri. Ndërsa, unë pretendoja se kjo çështje ishte mbyllur me “vulën” e ndërkombëtarëve, të cilët e shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Jakup Krasniqi shembull “Kombëtar”
28 Shkurt 2011

Gazmend Islami – Analist

          Demokracia ka mbijetuar e më në fund erdhi edhe në ditët tona, edhe pse gjatë gjithë dekadës së kaluar e urryer, fyer dhe vrarë, mbijetoi me të gjitha mënyrat. Ajo erdhi ndritshëm me humanizëm, me shpirtin e pavdekshëm shqiptar, pra kjo lëvizje duhet të vijë si nevojë e brendshme e një shpirti të trazuar, të lodhur  dhe të turbulluar, i cili kërkon dritë, shpresë…

          Zhvillimet e ngjarjeve të kohëve të fundit dhe lëvizjeve që po bëhen në brendësi të partive politike po shkaktojnë situata të çuditshme, të cilat nuk janë parë më herët, por sa duhen marrë seriozisht të gjitha këto lëvizje mbetet të shihen brenda periudhave më të gjata kohore. Shtysa e brendshme, nga e cila mora spunto që të fillojë këtë temë është se, si sot në shekullin e XXI në Kosovë nuk kemi ende parti të cilat janë të profilizuara dhe të rreshtuara ashtu si janë në të gjithë botën e lirë dhe demokratike.Të gjitha thirren në të djathtën dhe asnjë nga ato nuk thirret në të majtë, apo edhe të qendrës.  Krejtësisht kjo amulli e shkaktuar që nga zgjedhjet e fundit ka krijuar një pasiguri totale tek qytetarët se për ke dhe si duhet të votojnë.

 

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Next > End >>

Results 141 - 150 of 948
International
English
Faqe interaktive