Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Politika greke në Ballkan
28 Shkurt 2014
Nga Frank Shkreli
 
Këtë javë, zëvendës Kryeministri dhe Ministri i jashtëm i Greqisë,  Zoti Evangelos Venizelos po bën një turne në kryeqytetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kapacitetin e tij si President i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian.  Zoti Venizelos, sipas Ministrisë së jashtme greke, vizitoi të hënën Beogradin ku u takua me udhëheqsit më të lartë të Serbisë, dhe një ditë më vonë ai qëndroi në Podgoricë për takime me udhëheqsit malazezë.  Ai gjithashtu vajti në Sarajevë dhe u ndalua edhe në Prishtinë për një vizitë të shkurtër ku u takua me Kryeministrin, Zotin  Hashim Thaçi dhe me Ministrin e Jashtëm, Zotin Enver Hoxhaj. Nga Prishtina, zyrtari i lartë grek shkoi në Shkup ku zhvilloi takime me udhëheqsit e atij vendi, përfshirë edhe kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Zotin Ali Ahmeti.   Nga Shkupi ai udhëtoi për në Tiranë ku, sipas Ministrisë së Jashtme greke,  ai do të takohet të premten me udhëheqsit më të lartë të shtetit dhe të qeverisë shqiptare, përfshirë Kryeminstrin Edi Rama, "vetëm për vetëm", ose "kokë më kokë", sipas njoftimit të Ministrisë së jashtme greke, e që do të pasohet me takime të tjera përfshirë Ministren për Integrimin Europian, Klajda Gjosha, presidentin, Zotin Bujar Nishani,  kryeparlamentarin, Zotin Ilir Meta dhe Kryetarin e Partisë Demorkatike në opozitë, Zotin Lulëzim Basha.    Në njoftimin e Ministrisë greke të Punëve të Jashtme theksohet gjithashtu  fakti se në agjendën e  zyrtarit të lartë grek në Kryeqytetin shqiptar është edhe darka ku "do të  marrë pjesë Kryepeshkopi  Anastasios i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë", thekson njoftimi i Ministrisë greke.
 
Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Ish luftëtarja e UÇK-s dhe deputetja e Kosovës midis nxënësve të shkollës Shqipe "Alba Life"
03 Shkurt 2014
Nxënësit e shkollës Shqipe "Alba Life" në Brooklyn dhe Staten Island filluan plot gëzim semestrin e dytë të pranverës për vitin 2014.   Ishte një fillim i mbarë, klasat në mjediset e shkollës publike amerikane gumëzhinin nga cicërimat shqip.  Pas disa ditësh nga pushimet dimërore në sytë e tyrë gjatë takimit me shokët dhe shoqet e klasës ndihej mall, dashuri fëminore, gëzim ngase ishin midis shqiptarësh.  
Edhe pse gjithë Amerika u përfshi nga i ftohti i akullt polar, në këto dy ditë në New York të premten dhe të shtunën, i ftohti kryeneç ra dhe solli nje klimë të butëz, që dukej sikur merrte pjesë në gëzimin e nxënësve që duan të mësojnë SHQIP.
 
Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
15 vjet pas krimit makabër në kafenenë “Panda”
03 Shkurt 2014
Fetnete Ramosaj

Pesëmbëdhjetë vjet pas kryerjes së krimit makabër në kafenenë “Panda” në Pejë, ku më 14 dhjetor 1998, u ekzekutuan gjashtë të rinj serbë, tre prej tyre të mitur, zyrtarët e lartë të Serbisë filluan ta pranojnë publikisht autorësinë e këtij krimi, ndonëse atëbotë me automatizëm ia mveshën Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse kjo e fundit gjatë gjithë kohës kategorikisht e mohoi përfshirjen në një akt të tillë terrorist. 
Dihet se këso kohe qyteti i Pejës kontrollohej dhe terrorizohej nga forca të shumta pushtuese serbe si: nga policia, ushtria dhe njësitet speciale: JSO (Njësitet për Operacione Speciale), OPG (Operativna Grupa / Grupet Operative), PJP (Posebne Jedinice Policije/Njësitë Speciale të Policisë), etj. 
 
Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Humbin Shqiptarët në Ulqin
03 Shkurt 2014
Nga Frank Shkreli

Thonë se bashkimi bën fuqinë, ndërsa përçarjet gjithmonë përfundojnë në disfatë.  Kjo fjalë e urtë merr një domethënje të veçantë kur flitet për mungesën e bashkpunimit midis faktorëve politikë anë e mbanë trojeve shqiptare, por sidomos i përshtatet faktorëve politikë të shqiptarëve nën Ma të Zi, ku një grusht shqiptarësh janë të ndarë në një dyzinë partishë dhe faktorësh të tjerë politikë.   Të djelën që kaloi, në Komunën e Ulqinit u mbajtën zgjedhjet për qeverinë e ardhëshme komunale.  Sipas informacioneve nga media e Ulqinit, shumicën e vendeve në Kuvendin e Komunës së Ulqinit i fitoi, për herë të parë, në këto 20-e sa vitet e demokracisë faktori politik malazez, Partia Demokratike e Socialistëve, PDS. 
 
Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Manifestimi i studentëve shqiptarë në Paris kundër armëve kimike
15 Nentor 2013

 

Manifestim i studentëve shqiptarë  në Paris kundër armëve kimike

 

Manifestim i studentëve shqiptarë në Paris përballë ambasadës shqiptare kundër shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri.

E enjte 14 Nëntor 2013.

 

Shkruani një koment (0 komente)
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Results 21 - 30 of 948
International
English
Faqe interaktive