Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Balli Kombëtar në 100 vjetorin e Pavarësisë
28 Nentor 2012
Balli Kombëtar u krijua në vitin 1939 nga Mit'hat Frashëri si një organizatë politiko-ushtarake e mbështetur në ndjenjat më të pastra të nacionalizmit shqiptar në rrjedhën e krijuar  nga Lidhja e Prizrenit (1878). Dhe jo rastësisht. Mit'hat Frashëri vinte nga familja e Frashërllinjve, apostujve të shqiptarizmit. Ai ishte i biri i Abdyl Frashërit, njërit prej drejtuesve kryesorë të Lidhjes së Prizrenit. Mit'hati vetë pati zhvilluar një aktivitet të madh dhe të pareshtur për kombin shqiptar. Në vitin  1908  Mit'hat Frashëri ishte  Kryetar i Kongresit të Manastirit i cili  përcaktoi alfabetin e gjuhës shqipe,  kurse në 28 Nëntor të vitit  1912  ishte firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë.

Qëllimi  kryesor i Ballit Kombëtar ishte çlirimi i të gjitha trojeve shqiptare dhe ribashkimi i tyre në një shtet të vetëm, në Shqipërinë Etnike. Rreth tij u mblodhën patriotë nacionalistë të cilët i bashkonte ndjenja kombëtare.  Balli Kombëtar u përpoq të tërhiqte edhe partinë komuniste në luftën për Shqipërinë Etnike në mbledhjen e Mukjes, por pa sukses.
Balli Kombëtar në përmbushje të misionit të tij për çlirimin e trojeve shqiptare zhvilloi një mori betejash të rrepta të armatosura kundër pushtuesve italianë në Vlorë, Mallakastër, Berat, Gjirokastër  etj. Megjithë hapjen e Luftës Civile nga partia komuniste,  Balli Kombëtar kreu disa beteja kundër pushtuesve gjermanë në zonën e Korçës, të Prezës, në aksin Tiranë-Shkodër etj. Batalioni "Besnik Çano" i Ballit Kombëtar zhvilloi luftime në zonën e Pejës  kundër çetave çetnike.  Forca lokale të Balli Kombëtar kanë vepruar gjithashtu në Kosovë dhe në trojet shqiptare në Maqedoni kundër pushtuesve sllavë.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Liribërësit nuk kanë nevojë për falje, as për mëshirë, kanë nevojë për drejtësi
27 Nentor 2012
Fetnete Ramosaj
 
Sivjet kur po shënojmë 100-vjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar jemi të vetëdijshëm se gjenocidi serb, krimet dhe terrori i ushtruar mbi popullin shqiptar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare ka përmasa shumë më të mëdha sesa që e tregojnë të dhënat dhe hulumtimet e deritanishme. Vetëm në periudhën tetor 1912 – mars 1913, kur filloi pushtimi serb i Kosovës, sipas dëshmive autentike të Leo Friendrich te “Golgota Shqiptare”, në Kosovë u ekzekutuan dhe u masakruan mbi 25 mijë shqiptarë. Ndërkaq, sipas një raporti të fshehtë të përfaqësisë austriake në Shkup, dalin të dhëna edhe më tronditëse: vetëm gjatë vjeshtës së vitit 1912, nga ushtria serbe janë vrarë 47 mijë shqiptarë. “Masakrat që i bënë serbët në Kosovë, kapërcejnë çdo instinkt gjakpirës”, do të shkruante gazetari i “New York Times”-it, Pickthal, dëshmitar okular i këtyre ngjarjeve të llahtarshme. Tërësisht identike janë krimet dhe gjenocidi serb që e kryen gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Ardhmeria Kombetare Shqipetare - AKSH kërkon Qeveri Mbarëkombetare
25 Nentor 2012

Ardhmëria kombetare shqipetare  AKSH është e angazhuar dhe  synon që në këtë përvjetor të 100-të të Shpalljes së Pavarsisë së Shqiperisë dhe ditës së Flamurit Kombetar të jetë prezente në këtë festim madhështor që do të organizohet me këtë rast të dates 28 Nandor të vjetit 2012 .
Subjekti ynë do të jetë prezent në Morinë kufirin Kosovë – Shqiperi , aty ku kombi ynë i përvuajtur u nda padrejtësisht nga trungu i vet , aty ku Shqipetaret do të bashkohen me Shqipetaret   . Ne populli shqipetar për 100 vjet Pra, në Kosovë veqanërisht po rritet bindja se nuk është e larget dita kur të gjithë shqiparet do te mund ta gjejne bashkimin nën krahet e fuqishëm të shqiponjes dykrenare.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Dr. Ramazan Turdiu, pas shtatë dekadash miqësie më la lamtumirën e fundit
25 Nentor 2012

Nga: Dr. Selahedin Velaj
Greenwich, Connecticut
U.S.A.

 
Një miqësi e jashtëzakonshme ekzistonte midis ne të dyve.

Lajmi i dhimbshëm këto kohët e fundit për ndarjen nga jeta të mikut tim të vjetër Ramazan Turdiu më ka tronditur shumë.
Dr. Ramazan Turdiu, atë individ të mrekullueshëm e takova për herë të parë në vitin 1942 në Tiranë. Të dy ne, ishim anëtarë të rinisë të organizatës së Ballit Kombëtar.
Detyra jonë e përditshme ishte që të shpërndanim trakte (afishe) kundër fashizmit.
Ato trakte i shkruanin profesorët Nexhat Peshkëpia dhe Vasil Andoni; që të dy ata ishin anëtarë të Kryesisë së Ballit Kombëtar.
Pothuajse, çdo ditë, unë dhe Ramazan Turdiu paraqiteshin në librarinë e Lumo Skëndos për të marrë materiale të tjera. Të dy ndjeheshim të lumtur që edhe ne bënim diçka në shërbim të atdheut tonë për ta shpëtuar nga thundra e yakomonit dhe xhelatëve të tij.
Unë, për ta bërë bashkpunimin dhe miqësinë më të ngushtë, e ftova të vizitojë Vlorën dhe shtëpinë time që ndodhet në Ujin e Ftohtë.
Atëkohë, ishte mesi i muajit shtator. Ramazani u habit dhe ndjeu kënaqësi kur pa bahçen e shtëpisë sime me pemë frutorë. Fiku ishte mbushur plot me kokra të reshkura. Ishte një lloj fiku që degët e tij bënin fiq të bardhë, të kuq dhe të zinj.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Ndërroi jetë Ramazan Turdiu
25 Nentor 2012

Nga Frank Shkreli
 
Javën që kaloi në shtetin Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara ndërroi jetë  në moshën  87-vjeçare Ramazan Turdiu, njëri nga nacionalistët dhe intelektualët më të dalluar të emigracionit të pas Luftës së Dytë Botërore, si dhe njëri prej aktivistëve dhe eksponentëve kryesorë të Ballit Kombëtar.   Të ndjerin Ramazan e kam njohur gjatë 70-ave dhe 80-ave, pasi për një kohë të shkurtër ishte në marrëdhënje pune me seksionin shqip të Zërit të Amerikës, ku së bashku me të tjerët përpiqej që me shkrimet e tija të jepte sado pak dritë në errësirën komuniste  që kishte pllakosur Atdheun.   Ai nuk fliste shumë për veten dhe as për vuajtjet e familjes së tij.   Ishte një intelektual dhe atdhedashës i flakët, i cili gjithë jetën e tij, me zotësi dhe dedikim punoi për lirinë e kombit shqiptar.  Ishte shumë i paqët dhe shkonte mirë me të gjithë.   Në të vërtetë, me sjelljet e tija intelektuale dhe humane, të lente përshtypjen  se ishte një pjesëtar i një shoqërie fisnike shqiptare,  një aristocrat  në kuptimin e mirë të fjalës.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Results 41 - 50 of 948
International
English
Faqe interaktive