Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Abas Ermenji - një jetë për Shqipërinë
10 Mars 2016

 

Në kujtim të Prof. Abas Ermenjit (12 dhjetor 1913 - 10 mars 2003)


Abas Ermenji lindi më 12 dhjetor 1913 në Ermenj të Skraparit ku kalon edhe vitet e para të fëmijërisë. Shkëputja e Kosovës dhe Camërisë nga trungu shqiptar ishin të freskëta dhe kishin shkaktuar një tronditje të madhe tek shqiptarët. Mësuesi i fshatit do t'i përcillte këto ngjarje edhe tek Abas Ermenji i ri, të cilit kjo padrejtësi i bën aq shumë përshtypje saqë me një zemërim fëmijënor thotë: "një ditë unë do ta ribashkoj Kosovën dhe Camërinë me Shqipërinë!". Këtë pikësynim tejet të vështirë nuk arriti dot ta realizonte, por që nga ajo ditë e deri në frymën e fundit jeta e tij u kushtëzua prej atij qëllimi.

Familja e Abas Ermenjit ishte e njohur në krahinë  për drejtësi dhe ushtronte funksionin jo-zyrtar të zgjidhjes së çështjeve dhe konflikteve të ndryshme. I ati, Fejziu, ishte i rreptë por gjithmonë e dinte se cila ishte e drejta. Dhe banorët e krahinës i bënin besim dhe e pranonin gjykimin e tij pa mëdyshje. Nga i ati Abazi i ri trashëgoi ndjenjën dhe pasionin për të drejtën. "E drejta është instinktive", - do të thoshte vite më vonë, "njeriu instiktivisht e ndien se çfarë është e drejtë dhe çfarë jo". Dhe do të shtonte se "njeriu e adhuron të drejtën prandaj ndikimi i saj është tepër i madh". 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
I kërkoj ballafaqim publik akuzuesit Dick Marty
08 Shkurt 2016
Intervistën e Agjencisë së Lajmeve “Presheva Jonë” me senatorin zviceran Dick Marty dhe sidomos titulli bombastik që tregon se kush janë “peshqit e mëdhenj” të krimit në Kosovë dhe kush do të jenë “mysafirët e parë në Hagë” ndikuan që ky lajm të shpërndahet nga disa portale në gjuhën shqipe. Sikur intervista të ishte kufizuar në spekulimet e lartpërmendura nuk do të reagoja për të vetmen arsye se “Loja e kapuçave” me logjikën “Teste-Bosh” ka kohë që ka filluar. Madje, disa që pretendojnë se posedojnë informata nga ata që fshehin emrat “Nën kapuç” vazhdimisht spekulojnë me emra të përveçëm. Edhe pse janë të vetëdijshëm se këtu nuk bëhet fjalë për lojë kapuçash por, për një situatë të rrezikshme ku mund të “përzihen kapuçat shumë keq”. Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Mashtrimi i madh
08 Shkurt 2016

Botimi i librit autobiografik të Carla Del Ponte-s, të titulluar «Përndjekja: Unë dhe kriminelët e luftës» tri javë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës pati efektin e një bombe mediatike.
Nga libri i saj mediat veçuan thënien se gjoja Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një “ndërmarrje kriminale që kishte rrëmbyer më shumë se 300 serbë, romë, shqiptarë dhe pjesëtarë të grupeve tjera etnike, të cilëve u kishin hequr organet vitale për t’i shitur në klinika jashtë shtetit”!
Publikimi i kësaj teme në librin e Prokurores së Përgjithshme të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish–Jugosllavinë mobilizoi të gjitha qarqet që kishin qenë të përfshira në denoncimin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s kundër Serbisë.
Në librin tim do të përqendrohem në ndriçimin e kontekstit historik kur u sajua çështja e tregtisë me organe njerëzish, nga kush dhe për cilat qëllime u krijua kjo gënjeshtër.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Abas Ermenji - apostull i bashkimit kombëtar
20 Mars 2015

Abas Ermenji Sot , në datën 10 mars 2015, bëhen 12 vjet që nga dita kur u nda prej nesh një atdhetar që ia kushtoi të gjithë jetën e tij çështjes kombetare: Profesor Abas Ermenji. Ai lindi në Ermenj të Skraparit më 12 dhjetor 1913, në kohën kur Shqipëria sapo ishte copëtuar dhe Kosova e Camëria iu ishin bërë dhuratë fqinjëve tanë serbë dhe grekë  nga Konferenca e Londrës. Në fëmijërinë  e tij ai ndjeu revoltën e të rriturve ndaj kësaj padrejtësie historike dhe që në atë kohë pati dëshirën për ta korrigjuar atë padrejtësi duke ia ribashkuar krahinat e ndara trungut mëmë. Kjo dëshirë fëmijnore do të merrte një formë konkrete më vonë në angazhimin në Ballin Kombëtar.

Studimet fillore Abas Ermenji i kreu në Berat, kurse ato tê mesme në Gjimnazin e Shkodrës. Në vitin 1934 shkon me studime në Francë ku regjistrohet në Sorbonë në Fakultetin e Letërsisë  me specializim Historinë. Pasi përfundon me sukses studimet, kthehet në Shqipëri dhe emërohet Profesor në liceun francez të Korçës.
Këtu do të fillonte konkretisht aktiviteti i tij atdhetar. Në momentin e pushtimit fashist të Shqipërisë më 7 prill 1939 merr pjesë në organizimin e trupave vullnetare në përgatitje të rezistencës. Në 28 nëntor 1939 është një nga organizatorët kryesorë të manifestimit të rinisë korçare kundër pushtimit italian.
Për këtë arësye italianët e arrestojnë dhe së bashku me patriotë të tjerë e internojnë në ishullin e Ventotenes, nga ku lirohet pas dy vjetësh.
 

 

Shkruani një koment (3 komente)
Lexoni më tej...
Mbrëmje festive në Fellbach-Shtutgart për 102-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
30 Dhjetor 2014

Fotoreportazh nga Asllan Dibrani
-

Festa madhështore e 102 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë po festohet anembanë botës shqiptare në forma dhe mënyra të ndryshme. -Ajo është duke u shënuar dhe përkujtuara në tërë hapësirën e territoreve tona në Shqipëri, Kosovë ,Maqedoni, Mal të Zi Çamëri në Luginën e Preshevës ,tek Arbëreshët e Italisë, po edhe në mërgatën shqiptare në të gjitha shtetet e Evropës, Amerikë e Australi etj,  ku gravitojnë dhe jetojnë shqiptarët.  Organizatorët e këtij takimi  ishin  Shoqata  Kulturore  shqiptare e   Fellbachit dhe shkolla shqipe  po ashtu në Fellbach.
Festa e Flamurit në Fellbach/Shtutgart - Gjermani

 

Foto-reportazhi i plotë:

http://fotogaleria.ballikombit.org/index.php?/category/6

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Results 1 - 10 of 948
International
English
Faqe interaktive