|
Duhet te krijohet me urgjence Komiteti i Mbrojtjes se Trojeve Shqiptare (KMTSH) ne Mal te Zi |
|
04 Maj 2010 |
Te shpetojme tokat tona nga sllavizimi malazez
Tragjedia e dhimeshme e sllavizimit te Trojeve Shqiptare nen pushtimin e eger malazez,eshte duke ndodhur ne prezencen tone, perpara syve tane dhe per c’do dite. Ajo po zhvillohet ritmikisht e pa u ndalur edhe tani ne kohen e demokracise, sipas planeve te vjetra strategjike te Cetinjes, te hartuar qysh nga shekujt e kaluar e ne vijim. Shteti shovinist cernogoras,me te gjithe arsenalin e makines se vet ushtarake dhe levat e tij,duke bere gjithmone presion te madhe, denime, vrasje dhe diskriminim te gjithanshem ndaj shqiptareve,i ka larguar ata gradualisht “step by step’nga teritoret e veta dhe ka realizuar spastrimin etnik te tyre.Koloni te shumta sllave, malazeze, serbe, boshnjake e tjer,(si ajo e fundit ne Karabushkopolje), te mbeshtetura e suportuara nga pushteti,policia dhe ushtria e tyre,tashme jane vendosur me kohe ne hapsirat tona,duke i grabitur ato ne menyrat me te dhuneshme. Aktualisht ne to eshte shkaterruar me urrejtje te pameshirshme dhe zhdukur perfundimisht c’do shenje, gjurme dhe vlere kulturore e lashte,mesjetare dhe e sotme e kombit tone me te vjeter europian,iliro-shqiptar.
Shkruani një koment (0 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
Shqipëria të largojë urgjentisht Anastasios Janullatos dhe bandën greke nga KOASH |
|
21 Prill 2010 |
Nga Valon Kurtishi
Në mesnatën e shtunë/dielë të krishterët ortodoksët në gjthë botën festuan pashkët apo festën hebraike të flijimit, për nder të ringjalljes së Jezu Krishtit, pas të premtes së zezë kur ai u kruqëzua nga romakët, që “nuk dinin se çbënin”. Emërtimi dhe praktika rjedhin nga fjala hebraike “Paska” apo flijim, për nder të ditës kur sipas mitologjive hebraike populli izraelit u çlirua nga robëria egjiptiane duke kaluar detin e kuq (1513) p.e.s.
Me këtë rast në katedralen ortodokse të Ungjillizimit në Tiranë, klika uzurpuese greke organizoi maskaradën e ngjashme e të pështirë antikombëtare që e realizon çdo vit në të njëjtën kohë. Në fillim doli në TVSH d.m.th televizionin publik shqiptar, vetë kreu i uzurpatorëve grekë, Anastasios Janullatos, dhe me një shqipe mizerabël që të ndjell kupën, filozofoi për “lirinë nga çdo formë frike”. (Paramendoni ç’farë hipokrizie e paparë - greku shovinist dhe okupator flet për lirinë nga çdo formë frike !!!).
Më vonë gjatë natës, tragjikomedia mori forma tipike fundamentaliste kur personi në fjalë u paraqit me një zjarr të madh në duar dhe i rrethuar nga një numër i bodigardëve trupmëdhenj (nga çe ruajnë vallë) si mesia apo si i dërguari i zotit në tokë. Një numër i spiunëve të blerë me para greke shtyheshih me njëri-tjetrin rotull tij (gjoja kush do ta ndezë qirinë i pari), në një show tipik fundmentalist greko-bizantin. Edhe në Shkup, Podgoricë, Beograd dhe Bukuresht u festuan pashkët ortodokse po nuk pamë kryepeshkopë përkatës që ti ruanin truproja e ti shtynin masa njerëzish, që aq shumë i dashkan ato dhe zjarret e tyre, saqë paska rezik edhe ti shtypnin nga dashuria e madhe. Duket se grekët po përpiqen të injektojnë në Shqipëri fondamentalizmin e sëmurë fetar, atë bizantinizmin e çoroditur mistik ortodoks karakteristik për aziatikët primitivë dhe aq larg karakterit kombëtar të shqiptarëve, që janë shumë të matur, dinjitozë dhe europianë në raste festash të ndryshme fetare.
Shkruani një koment (2 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
700 milion për rrugën apo fabrikat! |
|
21 Prill 2010 |
Nga Bekim REXHEPI
Mbase këtë lloj pyetje nuk e bëmë publike, dosido nuk e justifikon verbërinë e elementëve institucionale që të tregoheshin kaq të papërgjegjshme, duke vendosur një shumë të lartë të hollash, qe padyshim se do të varfërojnë të ardhmen e të gjithë qytetarëve të Kosovë. Rrugët janë të nevojshme, për këtë nuk ka mëdyshje, por se gjithashtu nuk ka kenë rruga prioritet për Kosovën se sa mund të ketë kenë një numër i madh fabrikash që do të mund të ndërtoheshin apo mund të rikonstruktoheshin tani për tani.
Shkruani një koment (0 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
Rreth diskutimeve për shqipen standarde |
|
21 Prill 2010 |
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës
KUMTESË E KRYESISË
Rreth diskutimeve për shqipen standarde
Kohëve të fundit është zhvilluar një valë diskutimesh rreth shqipes standarde. Bartës të këtyre diskutimeve, autorë, kryesisht larg dijes shkencore në fushë të gjuhësisë, i kanë bërë objekt sulmi dy prej vlerave më të rëndësishme të kombit: gjuhën shqipe dhe Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972), i cili ligjësoi standardin e saj.
Si duket, diskutuesve të standardit duhet t’ua kujtojmë se në historinë e popullit shqiptar Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipes (1972) dhe Konsulta e Prishtinës (1968), krahas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (1912) dhe çlirimit të Kosovës (1999), janë ngjarjet më të rëndësishme kombëtare të shekullit XX, që shënojnë jetën kombëtare dhe sendërtojnë unitetin e identitetit të popullit shqiptar. Por, e dimë se përpjekja për përmbysjen e këtyre dy institucioneve historike dhe riorganizimin e shqipes standarde mbi baza të tjera, duke përfshirë këtu edhe ngritjen e një standardi të ri për nënshtetasit e Republikës së Kosovës, do të kishte pasoja largvajtëse në çintegrimin e të gjithë përbërësve kulturorë, mendorë, ekonomikë dhe madje shpirtërorë të popullit shqiptar, për të cilët është punuar shekuj me radhë.
Shkruani një koment (0 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
UT-ja po pëson të njëjtin fat si dhe UÇK-ja |
|
21 Prill 2010 |
Universiteti i politizuar nuk mund ta ndryshojë vetveten e jo më të bëjë ndryshime në shoqëri.
Shoqëria shqiptare në Maqedoni si asnjëherë më parë sot ka nevojë për ndryshime rrënjësore të gjendjes së saj të mjerueshme në të gjitha fushat e jetës.
Nuk mjafton vetëm të konstatojmë se jemi keq, të zbulojmë shkaktarët e kësaj të keqeje dhe të flasim e të ankohemi vazhdimisht kundër tyre, por edhe të veprojmë vendosmërisht dhe bashkërisht kundër atyre që asaj ia kanë sjellë këtë fatkeqësi, qoftë ai shteti, Qeveria dhe partitë e saj politike.
Që nga koha e dështimit të luftës, përkatësisht konfliktit të armatosur e të fabrikuar të vitit 2001, çdo gjë shqiptare ra nën kontrollin dhe mëshirën e shtetit maqedonas. Edhe Universiteti i Tetovës ra në duart e politikës ditore maqedonase. Të gjithë shqiptarët në Maqedoni filluan të trajtoheshin pothuajse si robër lufte. Shoqëria shqiptare ndryshoi negativisht në dëm të zhvillimit të saj nacional. Hakmarrja dhe urrejtja kundër atyre që rrokën armët për t’ua prishur shtetin u bë shumë e madhe, patologjike.
Shkruani një koment (0 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|