Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Këngëtarja shqiptaro-amerikane Adriana Mrijaj, shembull i mirë për breznitë e reja
04 Tetor 2012

Klajd Kapinova
 
Këngëtarja e njohur e komunitetit shqiptaro-amerikanë Ardiana Mrijaj, prej shumë vitesh ka kënduar me cifteli këngë patriotike, me të cilat është mirëpritur shumë mirë nga publiku metropolitan.
Ajo ka lindur në New York, në një familje atdhetare, ku gjithnjë në shtëpinë e tyre është folur dhe flitet gjuha amtare shqipe, edhe pse të gjithë pjesëtarët jetojnë dhe punojnë prej shumë dekadash në metropolin e madh të New York-ut.
Ardiana, ka mësuar të flas gjuhën shqipe qysh fëmijë sëbashku me 2 motrat e veta dhe vëllain e saj.
Falë interesimit dhe dashurisë së përhershme për Atdheun e prindërve të saj, Ardiana, ka qenë e interesuar të mësojë më shumë nga historia, kultura dhe arti shqiptar i vendlindjes së prindërve të tyre.
Nuk është rastësi, që Ardiana këndon këngë shqipe dhe të tregon me pasion historinë e përmbajtjes së tyre, të mësuar nga prindërit dhe më shumë nga babai i saj, që është historiani Tomë Mrijaj.
Babai i saj, është aktivisti i shquar i komunitetit tonë, publicisti Tomë Mrijaj Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Prizrenit, autor i njohur i disa librave me profil historik dhe një vatrist i palodhur i Federatës Panshqiptare “VATRA” (1912), duke qenë i pari i ri kosovar në Bordin e Vatrës dhe gazetës “DIELLI”, ku, ka aderuar (të cilat vërtetohen nga dokumentet historike) dhe më pas ka arritur të zgjidhet dhe drejtoj si kryetar degën e Vatrës Queens  New York.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
TRIMI QË U BË PJESË E PANDARË E LIRISË
04 Tetor 2012

Në nëntë-vjetorin e vrasjes së eprorit të UÇK-së, AVDI MUJAJ

Njëri ndër atdhetarët më të kompletuar e më të devotshëm, i shquar për burrëri e trimëri, për nder, sakrifica e dinjitet njerëzor e kombëtar, padyshim ishte veprimtari shumëvjeçar i ilegales dhe eprori i UÇK-së, Avdi Mujaj. Që në ditët e rinisë së hershme për gati dy dekada, me tërë qenien veproi e luftoi për çlirimin e Kosovës, pa u ndalur për asnjë çast, derisa kriminelët ia shuan jetën padrejtësisht para shtëpisë së tij, më 1 tetor 2003.
Avdi Mujaj, ishte i bindur se liria është gjëja më e shtrenjtë që i mungon njeriut  shqiptar dhe se për të duhet luftuar me çdo çmim. Ishte shembull tipik i veprimtarit të panjolla në veprimtarinë kombëtare. Nuk zmbrapsej para asnjë rreziku a pengese. Që të gjitha i tejkalonte me një siguri dhe qetësi të jashtëzakonshme shpirtërore.
Avdi Selim Mujaj, u lind më 10 gusht 1966, në Strellc të Epërm të Deçanit, në një familje të ndershme, bujare e atdhetare. Qysh herët i vdiq babai Selimi. Avdiu me të vëllanë Hakiun dhe tri motrat Timen, Taben e Tushën, edhe pse në kushte të vështira ekonomike, nën përkujdesjen e axhës Halil, u rritën dhe u edukuan në frymë të shëndoshë kombëtare.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Regjistrimi i popullsisë dhe Planifikimi Hapësinor i Kosovës
04 Tetor 2012
Këto ditë u benë publike rezultatet përfundimtare për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë,nga ana e Entit të Statistikave të Kosovës,si bartës i projektit tepët të rëndësishëm për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Natyrisht ka,do të ketë edhe në të ardhmen reagime euforike,deri diku të arsyeshme,e ka të tilla të pa arsyeshme,çka tregon me mos njohjen në esencë të tërë procesit të Regjistrimit i cili është përkrahur nga institucionet ndërkombëtare,si Zyra e Statistikave të Komuniteteve Evropiane (EUROSTAT) .
Është ky regjistrim i bërë pas 31 vite,i bazuar në të dhënat e marra në teren,jo në tërë territorin e Kosovës,çka është e meta ma e madhe e procesit. Ky regjistrim nuk duhet të jetë shkas për politizim ekstrem të procesit,por duhet me punë profesionale të argumentohen ato “lëshime” të bëra gjatë procesit,nëse ka !. Ka dilema të ndryshme si vendi i regjistrimit,mundësia e duplifikimit të dhënave,rrezikshmëria e procesit,por nuk ofrohen zgjidhje,argumente,fakte reale të qëndrueshme për të kundërtën.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Vallja e monopolit demokratik...
04 Tetor 2012
Nga Bekim Rexhepi

Faktori i faktorit të askujt...

Faktori ndërkombëtar dikur ishte dhe ndihej i shqetësuar me zhvillimet e shpejtuara në procesin e “vetëvendosjes” në Kosovë nga ana e vet vendorëve sa i përket shpalljes së pavarësisë. Ata më shumë i frikësoheshin reagimit të Serbisë, se sa shpalljes së pavarësisë para kohe, dhe kërkonin qe akti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës të ndodhte brenda afateve të parashikuara dhe më çdo kusht të koordinohet edhe politika, e cila do të synonte që së pari të përgatiste disa masa të mundshme parandaluese në teren, si të mos ndodhi destabiliteti i gjendjes dhe çkoordinimi politik në Kosovë. Megjithëse masa të tilla faktori ndërkombëtar, shikuar realisht në teren kishte mjaftë dhe mbase forcat e KFOR-it ishin kudo dhe nga do mund të kishte përforcime në raste të ndryshme a trazira. Të saktësojmë se ardhja e presidentit amerikan George Walker Bush, në Shqipëri dhe fjalimi i tij që hapi mundësi dhe vetvetiu krijojë siguri se pavarësia e Kosovës mund të shpallej menjëherë.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Vendi ku ra dëshmor Përparimi është simbol që i bashkon shqiptarët e këndej e andej kufirit
11 Shtator 2012

Dëshmori Përparim Krasniqi

 Në katërmbëdhjetë vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit PËRPARIM (XHAFER) KRASNIQI (8.10.1976 – 10.9.1998)

 Dëshmori i kombit Përparim Krasniqi, u lind më 8 tetor të vitit 1976, në familjen e Sylërexhëve, në fshatin Vranoc të Pejës, e njohur brez pas brezi për tradita liridashëse. Edhe në luftën e fundit që zhvilloi populli ynë në krye me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, djemtë e kësaj familje pa asnjë hezitim iu përgjigjën zërit të atdheut, iu përgjigjën kushtrimit të luftës për liri, duke vënë në shërbim të luftës gjithë potencialin familjar, njerëzor e material, duke dhënë edhe tre dëshmorë të kombit dhe një martir.   
Prandaj, nuk është rastësi që njëri ndër luftëtarët e radhëve të para të UÇK-së, njëri ndër ata që patën fatin të luftojnë e të bien të parët për atdhe nën emblemën e UÇK-së, të jetë heroi Adrian Krasniqi, rrugën e të cilit e trasuan me besnikëri edhe të gjithë anëtarët e tjerë të familjes. Në Altarin e Atdheut do t’i bashkohen edhe dëshmorët Përparim e Haki Krasniqi.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Results 51 - 60 of 948
International
English
Faqe interaktive