Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Ndërgjegjeja kombëtare në gjumë
21 Shkurt 2010
Nga Frank Shkreli

Ku eshte zemerimi?

Kohet e fundit ne Shqiperi u “zbulua” nje varreze ne malin e Dajtit ku gjendeshin trupat e te pakten 19 personave, te cilet mendohet se jane te kundershtareve te regjimit diktatorial te Enver Hoxhes.  “Zbulimi” i kesaje varreze te madhe u be nga nje person qe kerkonte eshtrat e babait te tij. Ne shtypin shqiptar u njoftua “zbulimi” i eshtrave si nje lajm  i rendomte. Thuhet se policia dhe prokuroria “reaguan zyrtarisht”.  Qeveria formoi nje grup te posacem qe do te merret me kerkimin dhe identifikimin e te ekzekutuarve nga regjimi komunist.  Njoftohet gjithashtu se Avokati i Popullit, shoqata te perndjekurve dhe antare te familjeve te “prekura” thone se, per cudi, kejo nuk na qenka e vetmja varreze viktimash te pafajsheme te komunizmit.  Merret me mend gjithashtu se numeri konservativ i atyre viktimave te komunizmit qe nuk u dihet varri mund te jete rreth pes mije veta, ndoshta me shume.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Poezia e Kozeta Zylos nderim për shpirtrat njerëzorë
11 Shkurt 2010

Nga Laureta Petoshati


Ishte mjellma e liqenit që rrekej të shihte fytyrën e saj të pasqyruar në tërë atë kthjelltësi drithëruese. Është mjellma apo zemra e një gruaje që me dendësi shprehjesh në dy vëllime poetikë njëri pas tjetrit, njërin të quajtur “Mjellmat po të vijnë” dhe tjetrin “Monumenti i lotit”, bën lidhjen e ëndrrës dhe zhgjëndrrës për të ardhur tek lexuesi me një thellësi aristokratike që i përket një shpirti njerëzor që ëndërron, një zemre fisnike e një gruaje që gëzon me një gazmend të sinqertë e qan me “lot pëllumbash.”  

Forma, domethënia, ritmi, muzika, shija, parfumi, ndjenja, emocioni, arsyeja dhe ndërgjegjja vijnë në mënyrë të natyrshme dhe ndajnë në mënyrë të vetëdijshme gjysmën e saj ekzistenciale dhe gjysmën tjetër ëndërrimtare, të zhytur në hirin e zjarrit të saj të brendshëm.  Aty, siç e thotë edhe ajo në poezinë me titull “Në hojëza mjalti”, është universi i mbizotëruar nga një grua që thotë: “E duke ardhur pranë ëndrrës sime / Si simfoni dhimbjesh në dashuri / Në prelud tingujsh rrokulliset loti/ Në hojëza mjalti, nuk je më ti!”

Fjalët  që thotë poetja të duken si ëndrra fluide, të rrjedhshme, të një realiteti konkret, të jetuar në fantazi romantike. Këto ëndrra sa joshëse, aq dhe mendimtare na shfaqin përpara nesh poeten Këze (Kozeta) Zylo, si një grua pa kohë, por jashtëzakonisht moderne.   


 

Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
Jani Dilo: Koha për ndryshim
11 Shkurt 2010

Nga Etien Dilo

"Ka ardhur koha Per ndryshime", lexojmë ne shtypin amerikan ç'thotë Jani Dilo këtu e gjysmëshekullit me pare: "Ka ardhur koha që bota e lire, te inagurojë një politikë tjetër". Vetëm kjo "politikë tjetër", faktori i jashtëm, do të detyronte komunistët ne pushtet t'i hapnin rrugë pluralizmit; përmbysej sistemi socialist; Shqipëria e vogël nuk mund te rronte si një ishull i mënjanuar. Dhe koha që po jetojmë, i vërtetoi këto që thotë Jani Dilo:

Liberation' Offers Best Peace Hope, Easton Man Says
("Clirimi" jep me tepër shpresa per Paqe", thotë burri nga Estoni)


Clirimi i vendeve te robëruara përben te vetmen mbrojtje ndaj një fitoreje botërore nga Bashkimi Sovjetik, sipas Jani Dilo, banues ne 639 W.Lafayette St.
Duke folur në Asamblenë e Shteteve Europiane te robëruara te Merkurën ne New York, Dilo tha se politika e vendeve te lira doli se ishte e gabuar. Një vetëkënaqje, tregoi historia dhe eksperienca. Clirim, tha Dilo, nuk do të thotë luftë, por një zvogëlim të potencialit ushtarak të Bashkimit Sovjetik.
 

 

 

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Ribotohet e plotesuar me dokumente te reja "Dosja e Diktatures"
11 Shkurt 2010

Nga Klajd Kapinova New York

Refleksione rreth librit të Dr. Pjetër Pepës: “DOSJA E DIKTATURËS” (“The Criminal File Of Albania’s Comunist Dictator”), Ribotim i plotësuar me dokumente të reja, Tiranë, 2009

  “Kur një shkrimtar e qortuan, se kishte marrë një skenë nga tragjedia e dikujt, ai u përgjigj:  Ishte një vajzë, që e largova nga shoqëria e keqe, për t’a dërguar tek një më e mirë. Mora dhe unë dëshmi e fakte, deklarata e këshilla, mendime e thënie proverbiale, nga dijetarë e profetë, filozofë e martirë e si lule të bukura i grumbullova dhe i thura në kete “kurore”, që si këngë e mjelmës, vepër e parë dhe e fundit, ia kushtova dhëmbjes shqiptare.”

Dr. Pjetër Pepa
Ish Ambasador i Shqipërisë së Selinë e Shenjtë në Vatikan



Me këtë hyrje, autori në vitin 1995,  plot 15 vjet më parë, boton librin: “Dosja e Diktaturës”, një ndër veprat më të bukura dhe të sukseshme për lexuesit shqiptarë në vendlindje dhe diasporë. Në mënyrë sintetike dhe dokumente origjinale arkivore, studiuesi i palodhur dhe skrupoloz Dr. Pjetër Pepa, na jep me fakte tronditëse historinë e martirizimit të bijëve më të mirë të të popullit shqiptar dhe përmes dosjeve të pafund të fakteve autentike peshën e madhe të pasqyrimit të diktaturës së egër komuniste në Shqipëri, prej vitëve 1944-1990.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
100 vjetori i Nene Terezes
11 Shkurt 2010

Gjon Frani Ivezaj, historian

E Lumja Nënë Tereza, simbol i mirësisë njerëzore

 Janë shkruar deri më sot shumë libra, shkrime, repertazhe, monografi, studime. Gjithashtu janë botuar me dhjetra e qindra fotografi origjinale të jetës dhe punës bamirëse të Të Lumes Nënë Tereza mes të varfërve midis më të varfërve. Këto libra janë shkruar nga autor të ndryshëm më sëshumti të huaj dhe gjatë dy dekadave të fundit nga vendi i origjinës së saj trojet etnike shqiptare, Maqedonia (Shkup), Kosova dhe Shqipëria.
Në vitet në vijim Ajo do të shpallet e Shenjtë nga Selia e Shenjtë në Vatikan, përmes përshpejtimit të proçedurave të verifikimit të mrekullive të Saj, që përcaktohen nga një komision miks asnjanës, ku bëjnë pjesë doktorë dhe shkenctarë të tjerë, përmes të cilave dëshmohet, se kjo bamirëse e përkushtuar, gjatë tërë jetës e punës me misionet bamirëve, shpëtuese dhe shpresëdhënse në vendet e ndryshme të botës, ka pasur raste, që provohen mrekullisht e shkencërisht, se u ka shëruar plagët njerëzve konkretë.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Results 71 - 80 of 760
Faqe interaktive