Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Shqipëria përballë dy Turqive
23 Gusht 2011
Ideja që shqiptarët kanë sot për Turqinë është e dyfishtë dhe në pamje të parë kontradiktore. Të gjithë e dimë nga historia se perandoria osmane ose Turqia e vjetër i ka pushtuar trojet shqiptare pas 25 vjet rezistence nga ana e Skënderbeut dhe i ka mbajtur të pushtuar rreth 400 vjet, deri në Shpalljen e Pavarësisë në Vlorë në vitin 1912. Pasojat e këtij pushtimi kanë qenë të rënda sepse ndërprenë zhvillimin natyror të vendit, shtuan një fe të tretë duke shtuar ndasitë fetare dhe më e keqja, kur erdhi koha e shteteve-kombe në fund të shekullit të XIX-të  shqiptarët nuk arritën të kenë një shtet të vetëm dhe tokat shqiptare u ndanë midis fqinjve, në një masë të madhe për shkak të pazareve gjeo-politike të Turqisë e cila i përdorte tokat shqiptare si monedhë shkëmbimi me fuqitë e mëdha të asaj kohe Angli-Francë-Rusi.
Nga ana tjetër të gjithë e dimë se Turqia e sotme është një shtet i cili ka mbajtur një qëndrim pozitiv ndaj Shqipërisë dhe ka përkrahur Pavarësinë e Kosovës. Madje në lidhje me problemet që kemi me fqinjët tanë të jugut, Greqinë, Turqia mund të shihet edhe si një vend aleat brenda NATOS-s.
Duke patur paraysh të gjitha këto, lind pyetja se çfarë marrëdhëniesh duhet të kenë Shqipëria dhe Kosova me Turqinë. A është Turqia një vend mik apo armik? Kjo pyetje meriton një përgjigje, duke u nisur dhe nga kërkesa e Ministrit të Arësimit të Turqisë z. Dincer drejtuar para disa ditësh qeverisë së Kosovës për heqjen nga tekstet mësimore të historisë të disa pjesëve që ai i konsideron "fyese" për Turqinë.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Peticion: Jo regjistrimit etnik dhe fetar !
30 Korrik 2011
PETICION

Drejtuar:

1. Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

2. Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë



Për dijeni:

1. Presidentit te Republikës së Shqipërisë

2. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë





Kuvendi i Shqipërisë  miratoi në datën 7 korrik 2011 projektligjin  “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë dhe të Banesave", ligj i cili  mundëson deklarimin e përkatësisë etnike dhe fetare gjatë regjistrimit të popullsisë. Qeveria shqiptare  ka marrë vendim ta zhvillojë në vjeshtën që vjen këtë proces dhe ka filluar përgatitjet për të.

Emigrantët shqiptarë janë mjaft të shqetësuar për mënyrën dhe momentin e zhvillimit të këtij procesi, i cili përjashton nga regjistrimi rreth 1 milionë emigrantë shqiptarë të cilët në periudhën e parashikuar për regjistrimin punojnë jashtë vendit dhe nuk mund të kthehen për të marrë pjesë në të. Përderisa në këtë regjistrim kërkohet deklarimi i përkatësisë etnike, emigrantët shqiptarë duhet të merrnin pjesë në të për të arritur në një rezultat të saktë.
 
 
Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Deficiti i demokracise
30 Korrik 2011
                                                     
Nga Frank Shkreli

Ndërkohë që kriza financiare dhe deficitet buxhetore kanë marrë përmasa botërore, qeveritë e ndryshme anë e mbanë botës po përpiqen të stimulojnë ekonomitë e tyre duke financuar programe masive publike -- me para që nuk i kanë -- duke u futur në borxh deri në fyt.  Megjithëse ka përjashtime dhe ndryshime politike e filozofike mbi mënyrat se cila është rruga më e mirë për të luftuar ngadalësimin e veprimtarive ekonomike, shumë ekonomistë, politikanë si dhe qendrimi i përgjithëshëm konvencional është se për të stimuluar ekonominë duhet shpenzuar sa më shumë, bile edhe duke u zhytur në borxh të thellë, tani për tani, dhe që sipas tyre të shqetsohemi më vonë për borxhet dhe deficitet e mëdha buxhetore me të cilat do të përballen brezat e ardhëshëm. 
 
 
Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Regjistrimi fetaro-etnik i popullsisë - papërgjegjshmëri e rëndë kombëtare
21 Korrik 2011
Kryeministri i Shqipërisë z. Berisha doli më së fundi hapur në përkrahje të regjistrimit fetaro-etnik të popullsisë që ishte parashikuar të kryhej në pranverë, por që qeveria  e ka shtyrë për në vjeshtë.  Z. Berisha me këtë rast ka shprehur disa qëndrime mjaft shqetësuese dhe kontradiktore dhe ka ngritur disa çështje të cilat tashmë kërkojnë përgjigje.

1. Z. Berisha e ka mbrojtur regjistrimin e popullsisë si një nevojë të qeverisjes për të përcaktuar strategji të ndryshme të zhvillimit.  Sigurisht që ky është një argument legjitim, por nëse regjistrimi bëhet me këtë qëllim, përse duhet  futur këtu deklarimi fetaro-etnik? Cfarë ndikimi mund të ketë besimi fetar në politikat e zhvillimit të një shteti laik siç është Shqipëria? Normalisht asnjë ndikim, sepse të gjithë qytetarët shikohen dhe trajtohen njësoj nga shteti. Ka këtu një kontradiktë që kërkon përgjigje.

2. Z. Berisha ka thënë se regjistrimi nuk ka asnjë lidhje me gjendjen civile. Por atëherë përse bëhet regjistrimi etnik kur nuk paska asnjë vlerë? Si do të veprojë pas regjistrimit qeveria shqiptare nëse do të ketë ndryshime të mëdha midis këtij regjistrimi etnik dhe regjistrit të gjendjes civile? Aq më tepër nëse do të ketë presione të jashtme për t'i sinkronizuar?

Shkruani një koment (5 komente)
Lexoni më tej...
Politika rumune si "alter-ego" e politikës anti-shqiptare serbe
21 Korrik 2011

Nga Frank Shkreli
  
 Ministria e Jashtëme e Rumanisë kritikoi ashpër Ministrinë e Jashtëme të Shqipërisë, pasi Tirana zyrtare, duke reaguar ndaj disa komenteve anti-shqiptare në internet -- tani të përgnjeshtruara -- të cilat i atriboheshin Presidentit rumun Traian Basesku, u përpoq të merrte ndonjë informatë nga përfaqsuesi diplomatik i Bukureshtit në Tiranë mbi vërtetësinë ose jo të atyre komenteve të përhapura në internet. Sipas mediave,  Ministria Rumune e quajti veprimin e Ministrisë së Jashtëme të Shqipërisë si të ''pazakontë'', dhe të ''papranueshëm'', megjithjëse,   ky është, pikërisht roli i cdo ambasadori në një vend të huaj, që ndër të tjera, të adresojë cdo keqinformim, keqkuptim ose mosmarrveshje midis të dy vendeve.  Ndërsa përgnjeshtron si të pa vërteta fjalët në adresë të presidentit rumun kundër shqiptarëve në përgjithësi e shqiptarëve të Kosovës në veçanti, kumtesa e Ministrisë së Jashtëme rumune nuk ngurron aspak që rishtas të ritheksojë qëndrimin e saj ''parimor'' e të ''bazuar në parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare'' ndaj Kosovës dhe në të njëjtën kohë shton se akuzat që i atribohen presidentit rumun ''kanë për qëllim dëmtimin e marrëdhënjeve tradicionale midis Rumanisë dhe Shqipërisë''.  Është një thënje në anglisht që thotë ''with friends like these, who needs enemies'', që në shqip mund të përkthehet, ''me miqë si këta, kush ka nevojë për armiq''. 

 

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Next > End >>

Results 101 - 110 of 948
International
English
Faqe interaktive