Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Kur të bashkohet Kosova me Shqipërinë
30 Qershor 2010
Edhe sot e kësaj dite e kam në vesh atë zërin e  qetë të   Jovan Trebickës   .Gjithnjë  i   ëmbël,  i   butë  në   komunikim .  I   matur   në   këshilla    Të kristalta mendimet:
  ” Të mirin ,të drejtin ,duaje!  Tek ai buron mirësia nga shpirti.  Rastis që dhe i ligu edhe gënjeshtari bën mirë ,  por atij i del  ligësia nga  shpirti..bole… shpesh   e ka”patericë”që ligësia t’ja rritë frymëmarrjen.   Asgjë nuk e bën më të bukur një njeri se sa një zëmër e ndriçuar si e Xha Jovanit që dinte të përcillte të vërtetën e pëlqyeshme tek të tjerët.. Librin nuk e ndante nga dora.
 Ç’farë mëndje e pangopur!
    Ç’sy  të gjallë !

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
66 vjet nga gjenocidi grek ndaj shqiptarëve në Çamëri
30 Qershor 2010

Nga Valon Kurtishi

Me largimin e ushtrive të fuqive të boshtit nga Ballkani në vitin 1944, krijohen rrethana tjera politike si dhe vendosen raporte të reja të forcës mes shteteve ballkanike. Pikërisht në këtë periudhë kohore shovinizmi grek realizoi një ndër qëllimet e veta kombëtare, pastrimin e krahinës shqiptare të Çamërisë nga banorët autoktonë shqiptarë të saj. 
Gjenocidi i tmershëm i filluar më 27 qershor 1944 ka rezultuar me mëse 10,000 mijë të vrarë (8000 mijë të masakruar në vend dhe reth 3000 të vdekur maleve e luginave nga vështirësitë e rrugës për në shtetin shqiptar) si dhe reth 50,000 mijë të dëbuar të cilët u larguan nga vatrat e veta për të mos u kthyer kurrë më atje. Përfundimi i operacioneve të ushtrisë greke ndaj elementit etnik shqiptar në Çamëri e spastroi përfundimisht zonën veriperëndimore të Greqisë nga shqiptarët autoktonë. Kështu u çuan në vend porositë e etërve themelues të shtetit grek për të siguruar kufinjtë e veriut me Shqipërinë dhe për të pasur dorë të lirë për të depërtuar më lehtë në vetë Shqipërinë e vogël të 1912, në një fazë të re të marrëdhënieve kuptohet. 


 

Shkruani një koment (5 komente)
Lexoni më tej...
Prezentim i dinjitetshëm i Shqiptarëve në Sindelfingen të Gjermanisë
30 Qershor 2010

 -  Me 18, 19 dhe 20 qershor në qytetin Sindelfingen afër Shtutgardit është organizuar manifestimi i 34 me radhë “Internationales Strassenfest” (Festa ndërkombëtare e rrugës).
Qyteti ishte zbukuruar me reklama, pankarta dhe mbishkrime që paralajmëronin se gjithçka ishte përgaditur mirë për fillimin e kësaj feste. Rreth 170 shoqata, grupe dhe shoqëri të ndryshme muzikore gjermane dhe të popujve të ndryshëm ishin regjistruar për të marrur pjesë në këtë manifestim. Edhe komuniteti shqiptarë që jeton dhe vepron në Sindelfingen dhe Böblingen kishte paralajmëruar pjesëmarrjën e tij në këtë organizim.
            Të gjitha përgaditjet e nevojshme dhe të domosdoshme rreth këtij organizimi i kishte marrur përsipër Shoqata Kulturore Shqiptare “Isa Boletini” me seli në Sindelfingen, e cila vepron në këtë rajon që nga viti 1983. Për këtë organizim kryesia e shoqatës kishte krijuar paraprakisht edhe parakushtet për formimin e një grupi të vallëtarëve, kishte siguruar veshjet tradicionale kombëtare si dhe lokalin ku do të mbaheshin provat e vallëzimeve etj.                  Edhe përkundër motit jo të mirë sidomos të premtën dhe pjesërisht të shtunën, pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë manifestim ishte shumë masovike dhe për çdo lavdatë.

 

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Çamëria, plagë që rrjedh gjak…
30 Qershor 2010

Nga Këze Kozeta Zylo

Shqipëria nuk mund të jetë e çliruar pa Çamërinë…
 
            Shoqata “Çamëria” në Staten Island New York me kryetar z.Sali Bollati organizoi një ceremoni përkujtimore në nder të viktimave të popullsisë shqiptare Çame, që 66 vjet më parë u masakruan, u therrën, përdhunuan dhe u dëbuan nga tokat dhe shtëpitë e tyre, nga gjenerali famëkeq Zerva në bashkëpunim me shtetin grek.
Ceremoninë përkujtimore e hapi z.Cenko Brahimaj, një aktivist i çështjes çame, i cili po lufton me përkushtim për të drejtat e Çamërisë.  Z.Brahimaj ftoi të pranishmit të mbanin një minutë heshtje në përkujtim të viktimave të Çamërisë.
Më vonë z.Brahimaj ia dha fjalën kryetarit të shoqatës “Çamëria” , z.Sali Bollati, një nga personalitetet e shquara të Diasporës, i cili së bashku me shoqatën dhe me familjen e tij fisnike, po bën përpjekjet maksimale për të fituar të drejtat e Çamërisë, dhe për të dënuar genocidin grek.

 

Shkruani një koment (3 komente)
Lexoni më tej...
Qasja Sistemore, bashkimi kombëtar dhe bezdija e tmershme politike
18 Qershor 2010
Te nderuar lexues te nderuara motra e vëllezer shqipëtar te nderuar ˝JU˝, që per fat të
keq edhe na perfaqësoni ne sistemin e ringritur Makosllav, falë angazhimit tuaj
utopik reth te qenurit vazale te politikes GRUJO MU E MAJKATA, respektivisht ju që për hirë të një intergrimi me
makosllavët e klonizuar nga mbeturina e vertikales serbe, haruat bijtë më të mirë të kombit qe derdhën
gjakun e tyre të pastër per nje intergrim mbarëkombëtar shqipëtar e jo per
rilindjen e Grujo Vojvodes dhe Makosllavinë në fushën virtuale te UE-së.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 Next > End >>

Results 201 - 210 of 948
International
English
Faqe interaktive