Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow JO, NDARJE, AS COPĖTIM, POR PAVARĖSI TĖ PLOTĖ KOSOVĖS!
JO, NDARJE, AS COPĖTIM, POR PAVARĖSI TĖ PLOTĖ KOSOVĖS! PDF Print E-mail
23 Shkurt 2007

BAROMETRI  DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 
PLANI I AHTISARIT ËSHTË NË NIVELIN E AUTONOMISË  SË KRAHINËS SË   KOSOVËS SIPAS KUSHTETUTËS SË VITIT 1974(!)

“Peace, commerce and honest friendship with all nations – entangling alliances with none.”
(Thomas Jefferson)

 
 Këtë maksimë  aksiomatike  të filozofisë politike  dhe diplomatike të ish-Presidentit të Amerikës, Thomas Jefferson, duhet ta ketë marrë në konsideratë çdo pushtet shtetëror, që do të inaugurohet në Kosovë, e sidomos qeveritarët dhe parlamentarët e tanishëm të Kosovës me në krye Fatmir Sejdiun, të cilët si duket ende nuk e kanë të qartë sa dhe, si duhet se “pavarësia e kushtëzuar” është në shpërputhje të plotë me të drejtën historike dhe me të drejtën  ndërkombëtare, të drejta këto që përbëjnë fundamentin kryesor të shtetit sovran dhe të pavarur të Kosovës. Për më tepër hostoriku juridik i derisotëm i së drejtës ndërkombëtare, si dhe dispozitat e Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuar nuk e njohin nocionin “pavarësi e kushtëzuar” ngase në tërësinë lëndore të tyre nuk është sanksionuar një “standard” i tillë, i cili në thelb nuk është institucion, as parim, as normë e as rregull  juridike ndërkombëtare, por thjesht është një kategori  e sajuar politike, natyrisht për qëllime dhe për interesa të ndyrshme politike të fuqive të  dikurshme evropiane dhe të Serbisë kolonialiste gjenocidale.

*             *               *
 
Para se t’i pasqyrojmë  difektet lëndore të “pavarësisë së kushtëzuar”, të diktuar nga OKB-ja, BE-ja dhe Grupi i Kontaktit për Kosovën, është  e moralshme, e drjetë dhe, mbi të gjitha  e oblugueshme, që “aminaxhinjtë”-mbështetësit e saj të “kupolës politike” zyrtare të Kosovës (qeveritarët, parlamentarët, kryetarin e Kosovës, Fehmi Sejdiun, si dhe anëtarët e grupit kapitullues të kontaktit) t’i rikujtojmë se Kosova nuk është kurrfarë servisi, as kurrfarë prone private e “elites sunduese në pushtet”, as  e “biznismenëve” të Prishtinës  dhe të Beogradit (të pasuruar materialisht dhe të avancuar politikisht në relacione zonale, rajonale dhe evro-ndërkombëtare në kurriz të shqiptarëve dhe të Kosovës së Shqipërisë Etnike), por është pronë e patjetërsueshme dhe e ligjshme  e  popullit shqiptar të Kosovës. Prandaj, “lojërat e pakufijshme”  të cinizmit politik, diplomatik dhe propagandistik me bazë të  superstrukturës dhe të infrastruktures së  sovranitetit kolonial shekullor të Serbisë mbi Kosovën, tanimë, ka ardhur çasti vendimtar historik, që të marrin fund përgjithmonë, sepse Kosova (historikisht, juridikisht dhe politikisht) i plotëson të të gjitha kushtet, që të jetë shtet sovran dhe i pavarur, sikurse të gjitha shtetet e tjera të pavarura në Ballkan.
 
Me gjithë vlerësimin pozitiv politik të qarqeve të larta zyrtare të Prishtinës se “Drafti  i propozuar nga Marti Ahtisari është i pranueshëm për qeverinë dhe për parlamentin e Kosovës”, për shkak se, sipas tyre “qenka bazë e qëndrueshme  për krijimin e shtetit të  ri të Kosovës”, juridikisht ky konstatim politiko-propagandistik, është i gabueshëm ngase është e kundërta, me gjithë pasqyrimin e “elementeve shtetërore”, të parashikuara në përmbajtjen e draftit të theksuar. Kundërargumenti (i) : - Elementet shtetërore: Flamuri, Qeveria dhe Parlamenti nuk  përbëjnë tërësinë e bazës juridiko-kushtetuese të një shteti të pavarur dhe  sovran, përderisa ai shtet të mos njihet ndërkombëtarisht nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Në favor të këtij konstatimi flet edhe kjo paradigmë ilustruese konkrete : - Sipas Kushtetutës së vitit 1974 të KSAK dhe të Kushtetutës  së RSFJ-së po të të njëjtit vit, Kosova kishte elemente të shtetësisë, sepse kishte: Qeverinë, Kuvendin dhe Flamurin, por nuk ishte  shtet në kuptimin e  mirërfilltë sipas së drejtës  së brendshme dhe asaj  ndërkombëtare mbase nuk kishte të gjitha  kompetencat dhe atributet përkatëse  juridike dhe shtetërore, sikurse republikat e tjera të RSFJ-së: Kroacia, Sllovenia, Bonja e Herecegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia, domethënë nuk kishte as sovranitetin e jashtëm as të brendshëm mbi popullin dhe territorin e saj,  por  ishte vetëm një  krahinë e varur  me  elemente autonome nën  sovranitetin e plotë  shtetëror dhe territorial të ish-RSFJ-së, përkatësisht të Republikës së Serbisë.  Në këtë vështrim, sikurse Krahina Socialiste Autonome e Kosovës(1974) të kishte qenë shtet më vete sikurse republikat e tjera të theksuara, atëherë, mirëfilli ajo do ta ruante dhe, ndërkohë, do ta avanconte një status të tillë  të pushtetit  shtetëror sipran ( sovreignty), ashtu sikurse  republikat e tjera të ish-RSFJ-së. Mirëpo, meqë ajo ishte një krahinë me autonomi të kushtëzuar (pa ushtri dhe pa siguri kombëtare shqiptare  etj.), ajo  u pushtua me forcë dhe me gjenocid nga regjimi policor-ushtarak i Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989), regjim ai, i cili edhe e zhveshi atë tërësisht nga “elementet autonome”, që i gëzonte me Kushtetutën e theksuar të vitit 1974.
 
Përkufizimi i shtetit
 
Sipas së drejtës ndërkombëtare tre janë atributet thelbësore që përbëjnë nocionin e shtetit: (1) Populli, (2) Territori dhe (3) Sovraniteti. Megjithëse Kosova i plotëson këto tri kushte parësore që përbëjnë bazën juridko-kushtetuese dhe politike të shtetit, Plani i OKB-së për zgjidhjen e statusit të Kosovës, që identifikohet me emrin e “auotrit” Marti Ahtisari ( emisar special i OKB-së) është në kolizion me këtë përkufizim juridik ndërkombëtar, sepse në mënyrë arbitrare dhe pa të drejtë ka përjashtuar  njohjen e institutit të sovranitetit të Kosovës nga dispozitat juridike të përmbajtjes së draftit të tij. Ky është difekti dhe hendikepi kryesor i Planit të Ahtisarit, i cili u bë publik për opinion më 2 shkurt të vitit 2007.
 
Pse autorët dhe strategët specialistë ndërkombëtarë, të cilët kanë marrë pjesë në hartimin e Planit të Ahtisarit, e kanë përjashtuar institutin e sovranitet? – Përgjigja është shumë e thjeshtë: (1) Që Kosova edhe më tej (domethënë në mënyrë të pafatizuar) të jetë  “plaçkë” lukrative nën protektoratin ndërkombëtar (sipas dispozitave të draftit punues të Marti Ahtisarit, parashikohet që Kosova të jetë nën protektoratin e Bashkimit Evropian/BE/, si dhe  të forcave ushtarake të Aleancës së Atlantikut Verior (NATO); (2) Sepse me njohjen e  sovranitetit, Kosova de facto dhe de jure do shkëputej përgjithmonë nga varësia e sistemit kolonial shtetëror të Serbisë; (3) Sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së, Kosova do të fitonte ligjërisht subjektivitetin e saj juridik ndërkombëtar. Pra, me njohjen e sovranitet -it si pushtet sipran i shtetit të Kosovës, në territorin e Kosovës do të përjashtohej çdo ushtrim  dhe mbikëqyrje e pushtetit shtetëror  të ndonjë shtetit të huaj. Kjo do të thotë se  me njohjen e sovranitetit, Kosova do të fitonte pavarësinë e saj të plotë, jo “pavarësinë e kushtëzuar”, ashtu siç figuron në dispozitat e Planit të Marti Ahtisarit. Andaj, shikuar gjithanshmërisht dhe thellësisht  konkluzionet “juridiko-kushtetuese” të Planit të Ahtisarit  për Kosovën del se : “ Është e patolerueshme që një shtet ta lërë fatin e tij në dorën e  vendimeve dhe të veprimeve të një shteti tjetër, sado mik qoftë ai...”(Henry Kisinger, Diplomacy,1999, f.604).
 
Pra, “pavarësia e kushtëzuar” e Planit të Marti Ahtisarit nuk përbën  bazën reale juridike dhe shtetërore të Kosovës së pavarur me subjektivitet juridik ndërkombëtar, por është vetëm një kompromis politik midis Kosovës dhe Serbisë Kolonialiste nën tutelën e përkohshme ndërkombëtare të Bashkimit Evropian (BE).
 
Pra, në rastin konkret, kryetari Fehmi Sejdiu, Parlamenti, Qeveria dhe “Grupi negociues” i Kosovës ( edhe pse  me “arsyetimet” e tyre  e kanë mbështetur Planin e Ahtisarit, si version të  pranueshem ngase sipas  shpejgimit të tyre “juridik-kushtetues” ai përbën “bazën e mirë” për krijimin e shtetit të ardhshëm të Kosovës), populli shqiptar nuk duhet ta pranojë atë “draft pune” po qe se ai nuk do të ndryshohet dhe  plotësohet me sanksionimin e njohjes së vetëvendosjes së jashtme, e drejtë dhe parim juridik ndërkombëtar ky, që nënkupton legalzimin e plotë të  pavarësisë dhe të sovranitetit shtetëror të Kosovës.
 
 Tanimë, për çdo  jurist, politikan dhe diplomat normal shqiptar,  është bërë krejtësisht  e qartë  dhe më se e kuptueshme se faktorët relevantë evro-ndërkombëtarë, të involvuar në zgjidhjen e statusit të Kosovës (SHBA, OKB, BE dhe NATO) me “arsye” fuqimisht dhe pa rezervë e kanë mbështetur Planin e Marti Ahtisarit për Kosovën, sepse  në thelb përmbajtja e tij politiko-juridiko kushtetuese është në favor të arritjes së kompromisit politik, e jo të zgjidhjes së drejtë dhe përfundimtare të konfliktit kolonial shekullor serbo – shqiptar në Ballkan.
 
Me  gjithë  reagimet kundërshtuese dhe kontradiktore fillestare të  propagandës së Beogradit zyrtar  dhe të Kishës Ortodokse Serbe, s’ka dilemë se këtë lloj kompromisi politik, pala serbe dhe mbështetësit e saj tradicionalë (në radhë të parë Rusia cariste hegjemoniste), së fundi, do ta përqafojnë  pa asnjë kundërshtim ngase realisht, edhe nuk mund të ketë kompromis tjetër më oportun për Serbinë gjenocidale veç  tij, sepse  shqiptarëve (90%) sërish po iu mohohet e drejta historike dhe juridike ndërkombëtare mbi territorin e Kosovës, si pjesë e pandashme e tërësisë territoriale të Shqipërisë Etnike.
Se “pavarësia e kushtëzuar” e Kosovës, e parashikuar në Planin e Marti Ahtisarit e Kosovës fuqizon kontinuitetin e padrejtësisë njëshekullore ndaj shqiptarëve, në radhë të parë provojnë faktet dhe argumentet historike, se Kosova kurrnjëherë nuk ka qenë territor legjitim, as legal i Serbisë, por i Shqipërisë Etnike. Këtë  konkluzion tonin, ndër të tjera, e provon edhe ky konstatim i ri, objektiv dhe  shkencor  i historianes serbe Prof.Dr. Dubravka Stojanoviq, mësimdhënëse në Fakultetin Filozofik të Beogradit, e cila  shkruan se “  Në  Luftën e Parë Ballkanike më 1912, Serbia  ushtarakisht shumë shpejt hyri në Kosovë, në Sanxhak dhe në një pjesë të Maqedonisë, ku  1 milion joserbë dhe territoret e tyre ia aneksoi shtetit serb.” (THB1NL, 3 Februar, 2007). Sipas kësaj historianeje  serbe me prirje dhe me përcaktim socialdemokrat të ideve të programit  Partisë Socialdemokrate të Dimitrije Tucoviqit, “Lufta e Parë Ballkanike për popullin serbt ishte një nga çastet më të rëndësishme të historisë së tij , kurse për shqiptarët e njëjta luftë ishte trauma më madhe e historisë së tyre, sepse me vendimin  dhe me  mbështetjen e Fuqive të Mëdha të Evropës populli shqiptar u copëtua në dy pjesë, kështu që Kosova padrejtësisht iu aneksua  Serbisë”. (RSE,22.11.2002).
Historikisht, ky është një nga shkaqet dhe arsyet kryesore pse  populli shqiptar i Kosovës nuk duhet t’i bëjë asnjë koncesion Serbisë, kur është fjala për zgjidhjen përfundimtare të statusit kolonial të Kosovës nga se kjo është tokë dhe pronë legjitime dhe legale e shqiptarëve dhe e Shqipërisë Etnike e jo, kursesi pjesë e territorit integral të Serbisë, ashtu siç ka gënjyerë dhe, sot ende po gënjen në  mënyrën më të paturshme dhe të rafinuar historiografia  dhe politika falsifikatore e regjimeve të deritashme  shtetërore të Serbisë dhe e Kishës gjenocidale serbomadhe.
Argumentet historike, juridike dhe poltiike ndërkombëtare të derisotme (1912-1999) dëshmojnë qartazi se Kosova pothuajse 100 vjet ka pasur statusin kolonial nën sundimin e egër të Serbisë gjenocidale hegjemoniste. Prandaj, as qeveria e as parlamenti i Kosovës e as mediatorët e bashkësisë ndërkombëtare nuk kanë asnjë të drejtë morale, as ligjore, që  në emër të ndonjë “pavarësie të kushtëzuar” të  nënshkruajnë asnjë kompromis me Serbinë në dëm të së drejtës së jashtme të vetëvendosjes së shqiptarëve, sepse Kosova është shqiptare, jo serbe.
Problemi është  sesi të zgjidhet statusi kolonial i Kosovës shqiptare, jo “problemi minoritar”  serb (8%). Pra, s’ka dyshim se e meta kryesore e planit të Marti Ahtisarit për Kosovën, është pikësëpari injorimi i së drejtës historike të shqiptarëve mbi Kosovën ngase në asnjë rresht të paragrafëve dhe të dispozitave të tij nuk figuron trajtimi i shkurtër  i komponentit historik i  Kosovës si çështje koloniale (1912-1999), por vetëm si problem politik me “background” të ri, të vendosur në hapësirë dhe kohë që nga shthurja e Jugosllavisë  komuniste të Josip Broz Titos(1945-1990), përkatësisht e “Jugosllavisë” (Serbia+Mali i Zi)  nacionalsocilaiste fashiste dhe gjenocidale të Slobodan Milosheviqit dhe pasaradhësve aktualë të tij “properendimorë” siç janë Vojislav Koshtunica (premier i Serbisë), Boris Tadiq(kryetar i Serbisë) etj. Një çasje e këtillë fragmentare, domethënë pa pasqyrimin e integrales historike dhe të komponentit të së drejtës ndërkombëtare të Kosovës shqiptare, e mjegullon  dhe e vë në pikëpyetje identitetin e mirëfilltë indigjen të Kosovës dhe të shqiptarëve, gjë që kjo në kuptimin formal  juridiko-historik, direkt dhe indirekt, haptazi dhe fshehurazi  favorizon dhe  fuqizon  ndërrimin e tezave politiko-propagandistike dhe pseudoshekncore serbomëdha, se “Kosova ka qenë serbe, jo shqiptare”(!)
Këtë konkluzionin tonin e provojnë edhe  këta kapituj të Planit të  Marti Ahtisarit: (1)“decentralizimi”;(2) njohja e “autonomisë ekstraterritoriale  e më se 40  zonave lokale  të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Kosovë “dhe (3) “krijimi i komunave  etnikisht të pastra serbe”, që gëzojnë të drejtën  e lidhjeve speciale të  bashkëpunimit, të financimit, të ndihmës teknike, arsimore, kulturore, ekonomike, financiare, shëndetësore etj. me Serbinë, ku të gjitha këto institucione përbëjnë bazën e qëndrueshme juridiko-kushtetuese të njohjes së entitetit të veçantë serb 8% dhe të autonomisë së tij politike, kulturore dhe territoriale sikurse në rastin e krijimit dhe të njohjes së entitetit serb në Bosnjë e Hercegovinë.
S’ka dilemë se ky farë “sistemi juridik” i Marti Ahtisarit pikësëpari është në kundërshtim me  standerdet e multietnikes,të multipluralizmit dhe demokratizimit të  Kosovës ngase nga aeroplani shihet se është në favor të “Planit B”, që teorikisht dhe praktikisht do të thotë ndarjen-copëtimin e  territorit etnik shqiptar të Kosovës në llogari të “bashkësisë së re” serbe 8% , të Kishës Ortodokse Serbe dhe të Serbisë.
Sipas  dispozitave të përgjithshme dhe të veçanta të Planit të Ahtisarit, parashikimi i njohjes së entitetit serb 8% me atributet e autonomisë politike dhe territoriale kantonizuese të tij në kuadrin e  tërësisë territoriale të Kosovës, është në kundërshtim flagrant me të drejtën e vetëvendosjes, sepse një ndarje e tillë me kufijë kantonalë mbi baza të pastra etnike të  “dy bashkësive”  shqiptare dhe serbe ka karakter segregues dhe izolues e jo karakter multietnik, as pluralist, as demokratik e as paqësor, ashtu siç sajuar në përkuifizimin e  Marti Ahtisarit satusi i ardhsëm i Kosovës se “Kosova do të një shoqëri multietnike, ku do të sundojë ligji, demokracia, si dhe respektimi i të derjtave  themelore të njeriut sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, që të gjitha këto  atribute do të promovojnë ekzistencën paqësore dhe prosperitetin e të gjithë banorëve të saj.” (Rezyme përmbledhëse, Hyrja).
Së fundi,(pa  elaborimin taksativ të dobësive dhe të metave të tjera) Projektplani i prezentuar i  Marti Ahtisarit (po qe se  do të miratohej si tillë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara)  do të ketë gjasë të “mbijetojë” në praktikë, vetëm nëse Kosova të jetë përgjithmonë nën mandatin e protektoratit ndërkombëtar të  Bashkimit Evropian (BE). Ndryshe ai nuk do ketë asnjë gjasë reale, që të funksionojë e  as të provohet  në teori, as në praktikë si i tillë, sepse shqiptarët (mbi 90%) nuk do të pajtohen kurrë me “standadet”  evro-ndërkombëtare të copëtimit të integritetit territorial dhe gjeopolitik të Kosovës  që historikisht dhe ligjërisht i përket vetëm shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike.
Këtë fakt dhe realitet të pashmangshëm, duhet ta kenë mbajtur parasysh si  pala negociuese shqiptare e Kosovës, ashtu edhe  i dërguari special i KS të KB-së, Marti Ahtisari së bashku me  të gjithë aktorët e tjerë të bashkësisë ndërkombëtare, të involvuar në zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës.

Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-02-23 16:21:14
Me vemendje e lexova prof.dr.Mehdi Hyseni, dhe plotsish pajtohem me shkrimn etije mbi propozimin e Zt. Atisarit , icili na afron shum ma pak se kushtetuta e vitit 74. Zt. Ahtisar po e copton kosoven dhe po ja jep serbise pjeset ma te mira qe ika kosova,edhe ate gjer ne vitin 2013 si po e parashe definitishte te shkeputen keto enklava nga kosova dhe te ju bashkangjiten serbis- ashtu te gjitura jane dhe sod.Refuzimi i serbis mbi planin e Zt. Ahtisarit eshte vetem kamufllaz,per me ishti grupin negocus te pranojne pakon e ahtisari.Serbija e ka lexua se sa vler ka ne'' GRUPIN E UNITETIT '' i kosoves dhe per ate po luane me ta si (mose te thom si maca-mini ).Per ate neve shqiptarve osod okr na duhet te jemi tebashkuar,e te vendost per PAMVARSI . te perkrahim tegjithe ata qe jane per VETVENDOSJE. M.Demiri nga GJILANI.

Koment nga GUEST më 2007-02-25 15:39:36
Profesor Mehdiu, qe eshte nga te paktet, ne mos i vetmi, qe po merret me problemin e Kosoves, verteton katerciperisht ate cka nderkombetaret e fatkeqesisht, Grupi Negociues Kosovar nuk e kuptojne ose bejne sikur nuk e kuptojne. Plani "Ahtisari" eshte, jo me pak e jo me shume, nje plan qe kenaq e con uje ne mullirin serb. Me kete plan, Kosoves i mohohet edhe njehere e perfundimisht tipari me dallues i krijimit te shtetit qe eshte populli kosovar shqiptar. Fatkeqesisht, ky plan favorizon pikerisht minoritetin serb qe edhe me tej u ngulen aty me dhune pikerisht per kete dite kur Serbia dhe Kisha e saj famekeqe te "qajne e ulurijne" se po i behet nje padrejtesi e madhe e te perfitojne cka mund te perfitojne. E VETMJA ZGJIDHJE E PROBLEMIT eshte KOSOVA E PAVARUR "pa bishta". Me shume bota po flet per serbet e Kosoves qe jane te paperfillshem ne krahasim me popullin kosovar qe perben mbi 90% te popullsise se Kosoves. Kjo eshte nje arsye me shume qe politikanet e grupi negocius duhet te jene sycelet. Serbia e aleatja e saj, Rusia perfshi ketu edhe disa vende te tjera e kane me ngecur. 
Profesor, edhe nje here te lumte mendja e dora per artikullin! Kush eshte shqiptar, sidomos ata qe po "negociojne" per statusin e Kosoves ( sepse une mendoj se nuk ka asnje gje per negociata ne kete mes pasi Kosova eshte shqiptare ) duhet ta lexojne e studiojne kete artikull e te reflektojne. Cdo leshim apo shkarje ne bisedime ashte fatale per Kosoven.

Koment nga GUEST më 2007-02-27 13:35:54
 
Ka nji kohe te gjate qe percjelli qdo gje qe shkruhet nga BALLI I KOMBIT e posaqerisht nga Profesor Doktor Mehdi Hyseni 
Me knaqesi shume te madhe mund te them se jeni me te vertet BALLI I KOMBIT. 
Plotesisht pajtohem me mendimet e Prof.Dr.Mehdiut . 
Profesor vizioni i Juaj eshte Kosova e lire ,vizioni juaj eshte shqiptaret ku do qe jane te jene te lire e qellimi i Juaj eshte SHQIPERIA ETNIKE .Po Profesor shume me vend .Po si te arrihet deri tek VULLNETI GJITHE SHQIPETAR me udheheqesine qe ka SHqiperia ,Kosova,Maqedonia. 
Ju fort mire po e thoni se qka eshte ne gjendje serbia te beje me intriga me kisha me krejt paftyrsine e felliqesirat e kesaj bote per te binde boten se Kosova eshte Serbe edhe pse kurrefare te drejte nuk ka .Eqka eshte duke bere SHqiperia ,qka ashte duke bere Akademia e SHkencave e SHqiperise ,Qka eshte duke bere lidershipi i Kosoves Ku eshte Akademija e SHkencave e Kosoves .Pse asnji here nuk ndexhohet zeri ityre kur fort mire e dijne se e drejta eshte ne anen e Shqipetareve .Pse keto Akademi nuk bashkepunojne qe me gjuhen e argumentit tua mbyllin gojen hijenave srerbe e ti tregojn edhe njihere tere Botes per krejt padrejtesite qe ju bane Shqiptareve  
Edhe sa kohe ,edhe sa vjet i nevoitet lidershipit te Shqiperise , lidershipit te Kosoves te jene i nje FJALE me popullin. 
Profesor jam fort i bindur se shkrimet,analizat, vizioni dhe qellimi i JUAJ dhe i BASHKPUNETOREVE TUAJ jep rezulltat ne arritjen e VULLNETIT GJITHE SHQIPETARE 
 
JU LUMTE Besniku Washington DC 
 
 
 
 
 
 


International
English
Faqe interaktive