Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Politika arrow Rezultate inkurajuese t Ballit Kombtar n zgjedhjet vendore
Rezultate inkurajuese t Ballit Kombtar n zgjedhjet vendore PDF Print E-mail
23 Shkurt 2007

PBK fiton 6 komuna dhe PBDK 2 komuna


Në zgjedhjet lokale të 18 shkurtit Balli Kombëtar paraqiti kandidatë në 14 komuna në kuadrin e aleancës së djathtë dhe arriti të fitojë në 6 nga këto komuna.
Është ky një rezultat tepër inkurajues në krahasim me zgjedhjet e kaluara vendore të vitit 2003 ku PBK kishte arritur të fitonte vetëm 1 komunë.
Rezultati i PBK ka qenë tek rreth 40% edhe tek pjesa më e madhe e 8 komunave të humbura.
Këta rezultate, megjithëse ende të pamjaftueshme, janë mjaft inkurajuese dhe janë një sinjal i qartë i rifutjes së Ballit Kombëtar në skenën e politikës shqiptare.

Komunat e fituara nga Balli Kombëtar janë:

PBK:
Komuna Voskop (Korçë) - Kujtim Sulo me 52% ( 1266 vota)
Komuna Qukës (Librazhd) - Ymer Blloshmi me 50.25% (1996 vota)
Komuna Ruzhdie (Fier) - Pajtim Gllave me 77% (1089 vota)
Komuna Miras (Devoll) - Arben Muçka me 50.27% (2140 vota)
Komuna Velipojë (Shkodër) - Nikollë Marku me 59% (1723 vota)

PBDK:
Komuna Sevaster (Vlorë) - Përparim Shametaj me 52% (682 vota)

Komuna Deshnicë (Përmet) - Bujar Fezga me 67% (610 vota)

 


Balli Kombëtar ka fituar edhe një numër të madh këshilltarësh në këto zgjedhje (shifrat e plota do t'i botojmë së shpejti).

Korresp. i Balli i Kombit


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-02-25 15:40:00
Urime Ballit Kombetar, si duket ngadale por siguret Balli po e deshmon qe eshete nje frymezim Kombetar qe naj la amanet Mit'hat Frasheri, te riet shqipetar qe jan e aredhemja e Kombit tone, duhet ti shon gjanat me paster se sa qe ua ka thene dikush me ane te propogandes ideologjike, i uroj sukeses ne te aredhemen kesaj partije nacionaliste shqipetare. 
M. Jashari

Koment nga GUEST më 2007-02-25 15:40:33
Me vjen shum mire qe Balli Kombetar (PBK dhe PBKD) ia doli te hyje me kembe te mbare ne sqenen politike shqiptare! 
Ky eshte nje ogur shum i mire! Ceshtja do te shkonte edhe me mire sikur te ishin paraqitur te bashkuar!! Urimet e mija personale dhe te shokevet te mije rreth Ballit Kombetar - Komitetit per Diasporen 
(Kryesia).. 
Nihat Bakalli 
New York, Shkurt 2007

Koment nga GUEST më 2007-02-25 15:40:48
no bad no bad ,, suksese,,.

Koment nga GUEST më 2007-02-25 15:42:20
Pyetjes se nese dy patite e Ballit Kombetar duhet te bashkoheshin apo jo une i jam pergjigjur me "PO" per te vetmen arsye se nje bashkim do te sillte rezultate me te kenaqshme ne votime.Edhe pse kjo ska ndodhur ede rezultati ne votimet per pushtetin lokal eshte inkurajues.Une e ndjek vazhdimisht gazeten tuaj,qysh nga dalja e pare e saj,edhe pse rrjedh nga nje familje komunistesh.A ka valle gje qe nuk shkon ketu,ku si une dhe shume te tjere do te ishin te interesuar qe ne te ardhmen te behej me shume per te nxjerre me ne pah vlerat e verteta intelektuale qe ka patur dhe ka Balli Kombetar.Une e kam deshiruar edhe ne zgjedhjet e kaluara per parlamentin shqiptar qe kjo parti te kishte te pakten disa deputete qe te perfaqesonin kete parti.Kjo parti tradicionale duhet te ishte nder dy-tre partite kryesore ne Shqiperi,se bashku me partine e Legalitetit por kjo mund te duhet te arrihet vetem duke lene menjane grindjet e merite e vjetra dhe duke eleminuar tendencen percarese qe vjen nga partite e tjera politike,kur drejtuesit e Ballit Kombetar ta ndjejne dhe te jene percues te denje te idealit te kesaj partie,me pune kembengulese tu injektohen keto ideale brezit me te ri(mendoj se ketu eshte defekti kryesor)dhe me siguri votuesit per kete parti do te shtohen vazhdimisht.Duhet te beje objekt te nje analize te holle fakti qe perse Partia Demokratike vendos kadidatura te saj bijte e ballisteve qe kane gezuar dhe gezojne respekt ne te gjitha shtresat e popullsise.E si perfundim do te thosha:Kur brumi i mire egziston perse te mos gatuhet "Buka" me firmen e "Ballit Kombetar"por ndodh e kunderta?Uroj qe zgjedhjet e ardheshme parlamentare te gjejne nje Ball Kombetar te bashkuar dhe te realizohet deshira ime dhe e shume te tjereve qe partia e "Ballit Kombetar" te perfaqesohet ne parlament me sa me shume deputete.Suksese. Elio Gora New York

Koment nga GUEST më 2009-06-05 13:59:17
qe balli kombtar te behet forc serjoze politike duet te bashkohet.duke i len menjan inatet personale

Koment nga GUEST më 2009-06-15 09:22:05
JAM FAMILJE BALLISTE .FLAMURIN E BALLIT KOMBETAR E KAM LAR ME GJAK ME TE PUSHKATUAR E TE BURGOSUR E TE INTERNUAR .POR NUK ME VJEN MIR KUR BALLI KOMBETAR ESHT I NDAR NE DY PJES. KUR ME NGACMON NDONJE KOMUNIST PER BALLIN .I THEM PO EDHE NJERIU KA DY VESHKA TE DYJA JAN TE NEVOJSHME .POR NUK E DI AKA ME IDEALISTA .QE PARTIN E BALLIT MOS TA PARCELIZOJN TI HAPIN RUG KONKURENCES SE LIR.QE EDHE BALLI KOMBETAR TE RIORGANIZOHET DHE TE NGRIHET NE ATO NIVELE KU TE THON .BALLI KOMBIT .AJKA E KOMBIT ME RESPEKT FATOSI

Koment nga GUEST më 2010-05-24 01:42:24
Suksese i urojme Ballit Kombetar solid. 
Perçarja shpie uje nè mullirin komunist. 
Balli Kombetar, kjo KRIJESE KOMBETARE,qe ka leftuar per Demokraci te vertete perendimore ,per nje shqiptar te lire ne nje SHQIPERI te lire qysh heret, e aq shpresa ka vendosur mbi Te populli yne, i takon te thote fjalen e vet Dinjitoze.


International
English
Faqe interaktive