Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Politika arrow Berisha tė mos luajė me emrin e Ballit Kombėtar!
Berisha tė mos luajė me emrin e Ballit Kombėtar! PDF Print E-mail
25 Shkurt 2007

Prokuroria shqiptare të mos instrumentalizohet në procese politike

Ende pa përfunduar procesi zgjedhor, u njoftua në shtyp se është arrestuar sekretari i përgjithshëm i PBDK dhe redaktori i gazetës Tema z. Celo Hoxha me një urdhër të kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Kryetari i PBDK z. Artur Roshi paralajmëron se janë gati edhe fletë-arrestimet për atë vetë dhe për antarë të tjerë të kryesisë së PBDK. Ndërkohë shtypi i afërt me z. Sali Berisha si "Gazeta 55" ose gazeta "Tema" kanë ndërmarrë një fushatë ku tentojnë të implikojnë emrin e Ballit Kombëtar në skenarë të z. Sali Berisha.

Pa dashur të komentojmë arësyet ose justifikimet e këtyre arrestimeve, iu bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të implikuar në këtë maskaradë ku tentohet të luhet me emrin e Ballit Kombëtar që ta ndalojnë sa më parë këtë skenar! I bëjmë thirrje kryeprokurorit Sollaku të tërhiqet urgjentisht nga këto arrestime. I bëjmë thirrje z. Berisha të mos luajë me  emrin e partisë Balli Kombëtar për interesa të tija të ngushta.

Sigurisht që z. Berisha pasi humbi zgjedhjet e 18 shkurtit po tenton të gjejë rrugëdalje. Por nuk ka se përse të përdorë emrin e Ballit Kombëtar për të justifikuar veprimet e tija,  sepse Balli Kombëtar nuk është thjesht një parti politike dosido, por është partia politike që mbron programin e Shqipërisë Etnike, që mund të jetë zgjidhja e vetme për kombin shqiptar.
Balli Kombëtar i bën me dije opinionit të gjerë publik se nuk ka fare të bëjë me skenarët e z. Sali Berisha dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për to.
Është interesant të vihet re nxitimi i Prokurorisë në këtë rast, në një kohë që nuk është nxituar kaq shumë edhe për ngjarje shumë më të rënda. Mund të nxirret përfundimi se prokuroria,  ose segmente të të caktuara saj, përpiqen të bëjnë me urgjencë një proces tejet të politizuar ende pa përfunduar procesi zgjedhor.
I bëjmë thirrje Prokurorisë që të qetësohet, të presë më parë përfundimin e procesit zgjedhor, dhe pastaj të shqyrtojë rastin e z. Celo Hoxha etj. së bashku me rastet e komisionerëve  të djathtë apo të majtë të cilët kanë manipuluar jo vetëm firma, por edhe vota! Nuk duheshin harruar këtu as funksionarët partiakë të djathtë apo të majtë (madje më shumë të majtë) që kanë ndërhyrë për influencimin e procesit zgjedhor.
I kërkojmë Prokurorisë që me urgjencë të lirojë z. Celo Hoxha dhe të tërheqë fletë-arrestimet për z. Artur Roshi dhe antarët e tjerë të kryesisë së PBDK! Përndryshe ajo do të bëhet bashkëpunëtore  në skenarë politikë me pasoja të rënda për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

Xhemil Meco

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-02-27 13:39:45
I nderuari z. xhemil Meqo, 
une nuk di shume politike nuk marre veshte nga drejqenit e kuqalosheve, po a nuk ashete me mire qe balli ti lej ferkimet ne mes veti e te behet bashek, rrethe idealit te madhit Mithat Frasheri dhe pr. Abas Ermenit. 
Per na Shqypetaret jashete kufirit ame, Balli ka nje domethanje shume te qemuesheme , me pa durim presim qe ju vellezerit tane te gjakut se paku Ballistat qe cdo gje personale ta lejen anash per hire Kosoves e cameris e trojeve tjera shqypetare, edhe sa kohe ju duhen Ballistave te shqyepnis per ta marre veten nga lengata gjyse shekullore, te dalin me nji ze te vetem nen embelemen Balliste? 
Kualacionet qashtu e kan ma shkove ta shkova, komunistat cdohere e kan pas me berryla, e na Ballisteve kush na ndalon per ta ndjeke rrugen e strategeve atedhetar te Mithat Frasherit e Hysni Lepenices, Skender Muqos e shum burra tjere atedhetar ? 
Ju pershdes vellezen shqypetar ku do qe jeni dhe te gjithe ata qe ja duan te miren kombit dhe shqypenis, te grumebullohen rrethe Ballit Kombetar per ta shpetua shqypenin nga lajkataret kuqalosh. 
 
M. Jashari

Koment nga GUEST më 2007-02-27 13:35:12
BALLI KOMBETAR ka qene me shume se gjysma e SHQIPERISE, sot... . kjo ska nevoje per koment

Koment nga GUEST më 2007-02-27 13:36:41
E lusim z.Sali Berishen tė mos humbas kohė dhe tė mos malltrtojė z.Artur Roshi,z.Ēelo Hoxha dhe z.Tomorr Gostivari dhe njėkosėsisht tė mos pėrbuzė Partinė e Ballit Kombėtar. 
Xhaxhai Sala me humbjen e zgjedhjeve tė 18 shkurtit nuk mund ti hakmiret nė asnjė mėnyrė PBKsė dhe PBDKsė, me qė fitorja e jonė aktuale bindshėm ėshtė e merituar, me vullnet apo pa vullnetin e z.Sali Berishės. 
E ardhmja e afėrme do ta argumentojė dhe do ta vė nė pah tė vėrtetėn historike poashtu edhe politike tė Ballit Kombėtarė se nuk ėshtė vetėm njė parti qė merret me ēėshtje tė izolimit dhe korunptimit tė kombit shqiptarė.Atė qė e bėjnė tash pėr tash partitė tė tjera tė djathtės edhe tė majtės. 
Apeloj qė Partija Demokratike aktuele qevrisėse e Shqipėrisė si dhe kryesia e saj nė krye me z.Sali Berishėn tė mos e pėrdorin nė asnjė mėnyrė emrin e Ballit Kombėtar pėr ēėshtjet e tyre personale apo partiake se PBKja nuk ėshtė vetėm njė parti politike por ėshtė njė lėvizje,ideollogji dhe AMANET QĖ BARTET PREJ BREZI NĖ BREZ. 
 
Eroll Hasa Gostivari

Koment nga GUEST më 2007-03-04 02:21:34
I nderuari Z XHemil shkrimi juaj me duket i varfer dhe aspak realist._Se pari:nga sa jam informuar nga komentet e gazetes TEMA per ket problem nuk me del qe PD dhe Z Berisha te kene dore ne keto arrestime.Se dyti:Gzetarin Z CELO HOXHA e kam njohur ketu ne ANGLI per me shume se 5 vjet(jo si gazetar por si njeri). mund te them se:eshte nje njeri me se korrekt,qe studion dhe punon ne menyre sistematike per ngritjen tij profesionale.Me shume edukate dhe sjllje shembullore.Kam vene ne dijeni personelin e kollegjit ku ka studiuar ketu ne Angli,te gjithe kane mbetur te shokuar .Ata kane pregatitur nje peticion.Se treti:duke qene i djathte,deshiroj qe e djathta ne shqiperi te jete e bashkuar e ne vecanti BALLI KOMBETAR dhe LEGALITETI,si dy forcat politike me te vjetrat ne SHQIPERI._;Sa per shkrimin tuaj deshiroj qe te beni nje formulim tjeter te akuzave tuaja ne UNISON me ato te gazetes TEMA,pra aty ku duhet,dhe besoj se ju e kuptoni qe"gjarperi helmues"eshte prokuroria.Me respekt SKENDER DEDJA,Hastings,ENGLAND

Koment nga GUEST më 2007-03-06 21:40:43
Balli i kombit eshte fjale qe tregon se je i pari pra ne ball. Me veprimet qe bene kreret e ballit ne Tirane treguan qe vetem ne balle nuk jane.Po te ishte gjalle i Madhi dhe i pa harruari Abaz Ermenji me siguri do ti denonte sic denoj Berishen ne 1996 duke refuzuar madatin e deputetit, veprim qe e lartesoj me shume figren ndritur te Tij. Ky duhet te jete qendrimii i PBK per drejtusit adolishent te PBDK.,jo justifikimi i tyre se kompromenton vete partin qe krijoj udheheqesi i ndritur. Zyber Cela Philadephia PA USA..Do lartesoni partin po qe se e botoni.


International
English
Faqe interaktive