Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Vazhdon dialogu i dėshtuar diplomatik i kolonialistėve dhe i decentralistėve nė Vjenė pėr Kosovėn(!)
Vazhdon dialogu i dėshtuar diplomatik i kolonialistėve dhe i decentralistėve nė Vjenė pėr Kosovėn(!) PDF Print E-mail
28 Shkurt 2007

BAROMETRI DIPLOMAMTIK
Prof.Dr. Mehdi HYSENI


 “You must be the change you wish to see in  the World” (Mahatma Ghandi)
 
Si koncept teorik dhe pragmatik, politika e jashtme pikësëpari, duhet të bazohet në parimet e qëndrueshme morale, e jo në ato selektive dhe të dyfishta, për shkak se, si etika ndërkombëtare, ashtu edhe politika botërore nuk janë sfera të veçuara nga njëra-tjetra, por janë aspekte të ndryshme, që i përkasin të së njëjtës sferë.
 
Mirëpo, sa ia vlen t’i pasqyrojmë këto koncepte të rëndësishme dhe të domosdoshme për t’i kuptuar, interpretuar drejt, si dhe për t’i respektuar me konsekuencë dhe në mënyrë të detyrueshme  vlerat e çmueshme të sistemit të sotm pozitiv juridik ndërkombëtar, kur autoritetet qeveritare  “demokratike properendimore” të Serbisë (2000-2007) me në krye Boris Tadiqin (kryetar), me  Vojislav Koshtunicën (kryeministër) dhe me “kryediplomatin”- vladikën  e Kishës Ortodokse Serbe, Artemije Radosavleviq (ashtu sikurse veproi 10 vjet rresht regjimi policor, militarist dhe gjenocidal i Slobodan Milosheviqit), me papërgjegjësi dhe në format më absurde të obstruksionizmit janë duke i injoruar dhe shpërfillur rregullat, parimet dhe normat e detyrueshme etike dhe juridike  të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, me gjithë faktin se Serbia dhe Mali i Zi (pa asnjë të drejtë morale, as ligjore KS i KB, me në krye sekretarin e përgjithshëm të tij, Kofi Anan, e ka rikthyer Serbinë dhe Malin e Zi në kuadrin e OKB-së, edhe pse këto dy shtete nën “firmat” Republika Federale Jugoslave dhe mëpastaj  Unioni i Serbisë dhe i Malit të Zi) kanë kryer vepër penale ndërkombëtare ngase në intervalin kohor/1990-1999/ kanë kryerë tre gjenocide dhe agresione kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës.

Pikërisht, për shkak se OKB_ja me në krye Kofi Annanin  e ka rehabilituar “RFJ-në”(Serbinë dhe Malin e Zi) nga përgjegjësia penale-juridike ndërkombëtare për tre agresionet e saj gjenocidale ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, duke mos e sanksionuar ligjërisht Serbinë për gjenocidin e saj kolektiv shtetëror, “regjimi pasmilosheviqian” serbomadh  i Beogradit, i drejtuar nga eksponentët e tij ekstremistë dhe nacionalshovinistë siç janë Vojislav Koshtunica, Boris Tadiq, Vuk Drashkoviq, vladika Artemije etj., qe tetë vjet rresht (duke falënderuar  altruizimit të  konceptuar gabimisht të politikës inerte zyrtare të Prishtinës), është bërë faktor i pakalueshëm dhe diktues në zgjdhjen e problemit të Kosovës.  Ndër të tjera, këtë konstatim tonin e provojnë “sesionet” e derirashme serbo-shqiptare të dialogimit steril në Vjenë, të cilat duke u larguar nga tema bosht e tyre-shqyrtimi i statusit të Kosovës (me qëllim që Serbia të fitonte, duke blerë kohën, duke llogaritur se ajo do të ishte në dobi të “prolongimit  të përjetshëm” të problemit kolonial të Kosovës), erdhën në shprehje debatimi dhe dakordimi (i  decentralistëve  shqiptarë dhe i kolonialistëve serbomëdhenj) për “çështjet tekniko-teknologjike” të  zabtimit të “standardeve ndërkombëtare” për decentralzimin-copëtimin territorial të Kosovës në llogari të minoritetit kolon serb(8%) dhe të infltrimit dhe të  përzierjes së Serbisë në çështje të brendshme të Kosovës.
 
Një politikë e këtillë e gabuar nga pala shqiptare bëri të mundur që Serbisë t’i krijojë rrethana lehtësuese për kombinatorikën e manovrimit të politikës propagandistike dhe të diplomacisë së saj në relata të brendshme dhe evro-ndërkombëtare ngase ajo  nga statusi i saj izolues ndërkombëtar paraprak, ia arriti që të bëhet partner direkt, aktiv  dhe i barabartë në procesin e dialogimit ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Fatkeqësisht, për një rikthesë të këtillë të papritur të faktorizimit të politikës dhe të diplomacisë serbomadhe (e cila për shkak të tre gjenocideve të saj e kishte shpenzuar kredinë morale, juridike ndërkombëtare) kanë ndikuar këta dy faktorë kryesorë: (1) Moscilësimi dhe mosndëshkimi ligjor ndërkombëtar i tri veprave gjenocidale kolektive të Serbisë, të kryera ndaj kroatëve,  ndaj myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve (domethënë rehabilitimi dhe rikthimi i saj  “pa asnjë therrë në këmbë” në OKB, si dhe në organiztat e tjera të bashkësisë ndërkombëtare, gjë që një akt i këtillë është në kundërshtim flagrant me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara, me normat  e së drejtës ndërkombëtare dhe të sistemit pozitiv juridik ndërkombëtar) dhe (2) Koncesionet e gabuara, të  njëpasnjëshme të politikës zyrtare të Prishtinës, të bëra në llogari të Serbisë gjenocidale kolonialiste dhe të partnerëve të saj evro-ndërkombëtarë.
 
Ia vlen të theksojmë faktin se konstatimet e deritashme të  analistëve dhe të qarqeve diplomatike evro-ndërkombëtare dhe vendore ballkanike lidhur me zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, në aspektin profesional të tyre ishin boshe dhe  jorealiste ngase dy vjet radhazi(2005-2007) manipuluan opinionin e brendshëm dhe të jashtëm se vitet se vitet 2005 dhe 2006 do të jenë vite vendimtare në përmbylljen e krizës së Kosovës. Mirëpo,  praktika politike dhe diplomatike e faktorëve relevantë të bashkësisë ndërkombëtare dëshmoi të kundërtën, në vend të përshpejtimit dhe të përmbylljes së problemit  100-vjeçar kolonial të Kosovës, vazhdoi statu quo-ja  e  ankthit të pritjes dhe e prolongimit të afatit të  shqyrtimit përfundimtar të statusit politik të Kosovës. Fajin dhe përgjgegjësinë më të madhe për shtyrjen dyvejaçare (2005-2007) e mban politika zyrtare e Prishtinës dhe “shuttle diplomacy”  e të dërguarit special  të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari mbase si pala shqiptare, ashtu edhe  vetë Marti Ahtisari pa asnjë arsye të vlefshme u vetëviktimizuan nga propozimet dhe nga  sugjerimet  e taktikave dredhuese të politikës  propagandistike dhe diplomatike të qeverisë së Beogradit, të cilët së bashku me arrogancën dhe me shpifjet e politikës ditore “humanitare”  dhe religjioze të eksponentëve antishqiptarë dhe antiperënidmorë të Kishës Ortodokse Serbe, siç është vladika Artemije etj.,  qe dy vjet radhazi, në emër të krijimit të standardeve specilae ndërkombëtare për “mbrojtjen” e të drejtave të minoritetit kolonist serb/8%/  në Kosovë, përkatësisht të “decentralizimit”  politik dhe territorial të Kosovës në favor të Serbisë, si dhe të ndryshimeve  politike në Serbi siç ishin: zgjedhjet parlamentare, refrendumi, kushtetuta etj. , ku të gjitha këto instrumente juiridiko-kushtetuese dhe politike ishin në funksion të bllokimit të proesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe,  të gjitha këto kishin karakter të brendshëm, jo të jashtëm të Serbisë) në stilin e politikës dhe të propagandës së regjimit gjenocidal dhe fashistoid të Slobodan Milosheviqit (-ish kryetar i RFJ-së dhe i Serbisë. I vetëvrarë në burgun hetues të Tribunalit Ndërkombëtar për krimet e luftës në hapësirat e ish-Jugosllavisë socialiste të Titos).
 
Tanimë  kemi hyrë në vitin e dytë (2007) qëkur kanë filluar bisedimet dështuese  ndërmjet  kolonialistëve serbomëdhenj të Beogradit  dhe decentralistëve shqiptarë të Prishtinës nën patronatin e emsiarit special të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari. Mirëpo, rezulati i të gjitha  atyre “sesioneve” të tyre grupore, të deritashme ishte vetëm një zero e madhe për të dy palët, si dhe për mediatorin e tyre ndërkombëtar, Marti Ahtisarin (ish-president i Finlandës). Pse  e kemi thënë në vazhdimësinë dyvjeçare se dialogu i Vjenës është i  gjykuar të dështojë keq dhe për turpin e diplomacisë evro-ndërkombëtare, sepse në plan të parë “itinerari” përmbajtësor i tij  ka qenë i shtruar dhe i prezantuar gabimisht, është marrë me çështje periferike dhe të parëndësishme të problemit të Kosovës. Ç’ është e vërteta, organizimi i takimeve të  deritashme dyvjeçare të Vjenës, të iniciuara dhe të organizuara nga ana e Kombeve të Bashkuara,  në esencë edhe nuk kanë pasur në plan, që të hapej diskutimi për statusin politik të Kosovës, por qëllimi kryesor i tyre ka qenë që  t’ i ulnin “tete a tete” shqiptarët dhe serbët, në mënyrë që kryemediatori ndërkombëtar i tyre, Marti Ahtisari dhe asistenti i tij, Albert Rohan, të matnin “pulsin”  e tyre politik, sesa ata janë të gatshëm për të hyrë në “rrugën e pafund” të pajtimit dhe të  gjetjs së kompromisit  politik për zgjidhjen e problemit të Kosovës.
 
S’ka dyshim se, edhe ky raund i fundit i dialogut dështues të Vjenës ndërmjet kolonialistëve serbomëdhenj dhe decentralistëve shqiptarë, do të përfundojë pa asnjë rezultat konkret, sepse tanimë pozioent e dy grupeve negociuese janë krejtësisht të qarta: (1) Pala shqiptare (qeveria dhe parlamenti) e ka mbështetur Planin e Ahtisarit qysh më 2 shkurt 2007 në Prishtinë, kurse (2) pala serbe (qeveria dhe parlamenti) e kanë hudhur poshtë si të papranueshëm për Beogradin.
 
Me gjithë vërjetjet dhe pozicioinimin e palëve negociuese  serbo – shqiptare, përmbajtja e Planit të Marti Ahtisarit, nuk do të ndryshojë esencën e tij, por si tillë, pas 7 seseioneve debatuese të këtyre dy grupeve, më 2 mars 2007, do t’i  dërgohet për miratim Këshillit të Sigurimit të Kombeve të bashkuara, pavarësisht nga “alternativat sugjeruese” të grupit negociator serb në Vjenë, se “Parlamenti dhe Qeveria e Serbisë (në saje të miratimit të platformës së tyre  përkatëse kundër pavarësisë së Kosovës) kanë hudhur poshtë çdo gjë që e cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.”  Dëshirë e mirë kjo për politikën kolonialiste të regjimit aktual të Beogradit(!) Mirëpo, kësaj radhe, kjo  “dëshirë shekullore” do shnëdrrohet në zhgënjim dhe në traumën e përjteshme për historinë mitologjike dhe falsifikatore të Serbisë imperilaiste ngase për shkak të ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës, si rrjedhim i ushtrimit të kolonilaizmit të saj gjenocidal mbi Kosovën dhe shqiptarët (1912-1999), serbomëdhenjtë së bashku me mashtruesin dhe me sakrifikuesin e tyre shekullor, Kishën Ortodokse Serbe, e kanë hambur përgjithmonë koloninë e tyre të derisotme-Kosovën shqiptare. Dhe, jo vetëm kaq, ndërkohë, po qe se vazhdojnë politikën e tyre gjenocidale dhe kolonizuese të regjimit militarist pushtuese të Slobodan Milosheviqit, përkatësisht të Kishës Ortodokse Serbe, që të shkëpusin ndonjë pjesë të territorit të Kosovës, siç po synojnë dhe po ushqejnë shpresa të mëdha që, (në emër të  realizimit të  procesit të detyrueshëm të decentralizimit territorial (natyrisht,  ky “standard ligjor”, i obligueshëm vetëm për  shqiptarët dhe  Kosovën shqiptare në Ballkan, është iniciuar, projektuar dhe miratuar nga ana aktorëve të politikës së bashkësisë ndërkombëtare, si dhe nga ana  e politikës fataliste  zyrtare shqiptare e Prishtinës, e cila në asnjë mënyrë nuk ka guxuar ta bëjë një kompromis të këtillë antikombëtar në llogari të copëtimit territorial dhe administrativ të Kosovës) siç është rasti konkret i  Mitrovicës së Veriut të Kosovës, t’i aneksojnë Serbisë, atëherë, Serbia do të humbas edhe territoret e tjera shqiptare (Preshevën, Medvegjën, Bujanocin, si dhe sanxhakun e Novi Pazarit), të kolonizuara  dhe aneksuara nga ana e Serbisë që nga viti 1912.
 
Për fund, nëse plani i Marti Ahtisarit do të  miratohej nga KS i Kombeve të Bashkuara, i paplotësuar me klauzolën e njohjes së vetëvendosjes dhe të  sovranitetit të plotë të Kosovës, atëherë ky do të ishte kompromisi më i pranueshëm për Serbinë, sepse ajo me “lidhjet speciale” të saj me minoritetin serb dhe me  40 zonat autonome politike territoriale  të Kishës Ortodokse Serbe (ashtu siç parashikon plani i Ahtisarit), do të mund të llogaritë në ndikimin dhe në prezencën e saj politike në Kosovë, pavarësisht nga fakti se Kosova do të ishte nën  protektoratin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian(BE).
 
Ndërkaq, nëse Plani i theksuar i Marti Ahtisarit nuk do të merrte “vizën e gjelbër” nga ana e KS të Kombeve të Bashkuara, si rjedhim i vetos së Rusisë (e ndoshta edhe i Kinës), atëherë,  pa dyshim, do të vinte në shprehje automatzimi juridik ndërkombëtar i njohjes unilaterlae të pavarëssisë së Kosovës. Realisht, ky do të ishte opcioni  i vetëm dhe racional për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, e jo rivënia e saj nën protektoratin ndërkombëtar të BE-së, sepse askush nuk mund të parashikojë saktësisht sesa  do të zgjatë mandati i saj mbi Kosovën, dhe se çfarë mund të ndodhë gjatë atij intervali kohor, ashtu siç ndodhi deri tani(1999-2007) me mandatin ndërkombëtar të UNMIK-ut, i cili nuk solli kurrfarë pavarësie për Kosovën, përpos koncesioneve  antipavarësi dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-03-04 02:23:02
Mese te verteta ato qe shkruan profesori. Diplomacia nderkombetare, edhe njehere, po deshton ne "zgjidhjen" e problemit te Kosoves. Ne vend te merret me ujkun, ata po merren me gjurmet. Kosova, deri me tash, eshte nje deshtim total i nderkombetareve dhe i Grupit Negociues te Kosoves. Serbia del e fituar ngado ta shohesh planin e Ahtisarit. Popullit te kosoves dhe shqiptareve te vertete duhet te vendosin vete per fatet e tyre. Mjaft me perkeledhje ndaj politikes shoviniste te serbeve e kishes se tyre.


International
English
Faqe interaktive