Page 1 of 2
Gazmend Islami
Profesor nuk munda pa i shkruar dy rreshta për ty,po ndiej dhëmbje që nuk je në mesin tonë, nuk dimë ku je por me filozofin tënde dhe kontributin tënd për kombin je udhërrëfyes për shumë student, intelektual.Ndoshta dikuj i shkon për shtati dhe gëzohen kur në shtypin tonë nuk gjenë shumë hapsirë emri juaj ta kanë frikën intelektuale, xhelozin shpirtrore sepse kurr nuk munden të mundin intelektualisht kjo ishte ajo që i mundonte, largpamësia e juaj politike që ata për momentin nuk shihnin më shume se deri te hunda e tyre.
Duke lexuar librin e madhë të Tribunit tonë Ukshin Hotit ”Filozofia Politike e cështjes Shqiptare” më ngjallë disi ndjenjë e krenarisë asaj që ne kemi humbur në valët e të qenit të drejt karshi atyre që ndërruan historin, te flasësh për filozofin politike të Ukshin Hotit duhet një studim
i mirëfillt nga studiues të lamive të ndryshme duke pasur parasysh kapacitetin e tij politik, për të patur më të qartë rolin e madhë që ka luajtur Ukshin Hoti në lëvizjen patriotike politike të popullit tonë, është e nevojshme që të punohet me intesitet të madhë duke bërë elaborimin e cdo fjalie të thurur nga njëri ndër njerzit më të zotë të cështjes Kombëtare në fundshekullin e 20. Ukshini ishte Profesor I politikës ndërkombtare në qendrën e marëdhënjieve ndërkombtare gjithëashtu edhe në Qendrën për studime strategjike ndërkombtare në Universitetin e Harvardit në SHBA ishte i specializuar në temen e reflektimeve të politikave globale në regjione të ndryshme.Ishte autor i një libërthi të vogël mbi “Lufën e ftohtë dhe detantin”më vonë ishte minisër i jashtëm i ish krahinës së Kosovës,profesorë në Universitetin e Prishtinës.Kjo ishte vetëm një rezyme e shkurtur mbi kapacitetin e tij politik e intelektual.Me fillimin e demostratave të vitit 1981 Ukshini edhe pse mbante poste të larta në hiararkin politike të krahinës,vëhet haptas ne mbrojte te kërkesave të demostrusve për Kosovën Republikë,kështu që mbajti edhe një ligjerat që argumentoi me fakte duke njohur problemet globale se Kosovës de fakto dhe de juro i takon e drejta e republikës dhe e drejta për vetvendosje.Ukshin Hoti qysh të nesërmen burgoset mbas mbajtjes së ligjerates edhe denohet me burgim.Nuk po më trondit kjo që ka ndodhur në vitet e 80 kur kihet parasysh se ishim nën pushtimin e sërbisë dhe frika që kishin pushtetarët e asaj kohe nga një njëri gjenial që kishte kapacitet të jashtëzakonshme dhe trimëri që vriste edhe vdekjen, por për mua është tronditëse se pas lirimit të tij nga burgu ne vitet e 90 se si erdhe deri te burgosja e fundit e tij dhe si erdhi deri te eliminimi i tij politik nga klasa politike e asaj kohe kur dihej se ai me mish dhe shpirt punonte për një Kosovë të pavarur dhe Bashkim Kombëtar.
Duke mos dashur që të etiketojm ndokë por duke u munduar që një kolos të tillë ta mbajmë gjallë na duhet të flitet e vërteta ku pjesen më të madhe të fajët për të mbajn edhe disa njerzë që në at kohë ishin në krye të proceseve politike,dihet se Ukshini ishte edhe kryetar I degës së LDK-së për Rahovec dhe kishte dhën edhe një kontribut të cmushëm në këtë parti me shumë ish të burgosur politkë, mirpo disi ky njeri i madh shantazhohej nga vetë njerzit e vetë këtë e thotë vët ne librin e tij te fundit,pra shihet qartë se ai nuk shihej mirë dhe nuk ishte i mirëseardhurë as në politikën kosovare të asaj kohë,nuk ishte e rastësishmë që ky politikan ,vizionar të quhej edhe i cmendur të quhej njeri pa ndjenja duke bërë etiketime të ndryshme për veprimtarin e tij patriotike nga njerzë që sot për fat nuk mbajn pozita politike por që në at kohë kishin pozita të tilla një ndër ta është Milazim Krasniqi dhe Ali Aliu këta ishin ata të cilët ksihin për detyrë ta degradoj figuren e madhe të kombit me shkrimet e tyre nepër gazetat ditore të asaj kohe që ishin te lejuara nga pushteti i dhunëshëm i sërbisë,nuk është
rastësi që ky strateg kombëtar të izolohet nga vet shqiptarët nga propaganda famkeqe e udhëhequr nga njerzë që mbi kurrizin e tyre mbajn përgjegjësi morale dhe do të ishte e udhës ti këkojn falje publike edhe nëse ai nuk jeton më edhe nëse ai dikund gjindet i gjallë,nuk është turpë nëse ata edhe njëher e lexojn librin e tij dhe besoj sinqerishte se do të skuqen nëse mund të shohin fytyren në pasyren e tyre të thyer.Për veprimtarin e tij të
madhe kombëtare unë ndiej dhëmbje që asnjëher nga as një institucion i yni nuk flitet për të që po t ë shikosh ne prizmin polikë dhe po të analizosh veprimtarin e tij të para dhe pas daljes nga burgu janë ashtu të analizuara që ende janë aktuale thënjet e tij filozofike politike, prandaj krejt ato sqarime qe ai me diturin etij i elaboron ne vitet e 80 jan gjeniale,ndiej mëkat që nuk mbahet ndonjë simpozium shkencor që veprimtarin e tij politike-kombëtare ta vlerson drejt dhe ta merr vendin e merituar karshi figurave të mëdha të kombit që sollen dicka të re për Kombin.
Profesorë nuk të harrojmë kurr se ishe ai që na frymzove se si duhet atdheu na mësove filozofin politke se si duhet të mbesim shqiptarë ndoshta do të kaloj kohë që emri juaj të merr vendin e merituarë duke pasur parasysh pengest që ke pasur gjatë gjithë jetës është mëkat që të njëjtit janë edhe sot në pushtet por jamë bindur që gjeneratat e reja të mbajnë thellë në shpirtin e tyre.Luftove i paepur për një Shqipëri etnike me gjithë fuqin tënde për atdhe je më i madhi ndër më të mdhënjët e kombit tonë.
Gazmend Islami
Besiane
|
Koment nga GUEST më 2007-03-04 02:18:38 Per ukshinin duhet shkruar shume sepse po e harrojn birin e madhe te kombit ata qe dikur mburreshin me emrin e tij. Tirane | Koment nga GUEST më 2007-03-01 12:08:05 I nderuari zot.ISLAMI kam nderin dhe knaqesin qe tju jap nje koment gjith asaj qe lexova me lart dasht zoti prap te na fal shqipetar si ty GEGA
| Koment nga GUEST më 2007-03-01 12:05:39 shkrim imire.Por Ukshin Hoti,ka qene edhe me imire...... zeqir lushaj,usa | Koment nga GUEST më 2007-03-04 02:21:54 Eshte knaqesi qe shoh diqka te tille per te madhin Ukshin Hotin.Ky eshte vetem nje shkrim qe duhet te ndiqet nga te tjeret.Uroj zotin Gazmend qe te shkruaj me shume sepse me mallengjoj me shkrimin e tij. Tetovari | Koment nga GUEST më 2007-03-04 02:22:11 kjo faqe e intenetit eshte e mrekulluseshme sepse na sjell fryme te re kur te tjeret harrojn bijet e saj e ju i mbani gjalle. Vetem vazhdoni keshtu pershendes edhe zoteriun qe ka bere kete shkrim. | Koment nga GUEST më 2007-03-04 02:22:40 Shkrim me vlere te larte sociopolitik. Sabri Selmani | Koment nga GUEST më 2007-03-06 21:37:26 te lumte zoti islami eshte krenari te shkruash dhe lexosh per te madhin ukshin hoti | Koment nga GUEST më 2007-03-06 21:38:13 vlera e shkrit tuaj eshte e nivelit akademik,te lumte zoti islami. me respekt shkambi | Koment nga GUEST më 2007-03-06 21:38:31 ke bere mire per kete artikull per te madhin ukshin hotin | Koment nga GUEST më 2007-10-16 12:23:32 Mr.Ukshin Hoti e meriton te shkruajn shume intelektual por edhe politikajt qe dolen sikur kpurdhat pas shiut.Mr.Hoti ishte nje figur intelektuale dhe trim i trungut ILIR! Nga Sylevica! |
|