Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Dy fjalë për Ukshin Hotin
Dy fjalë për Ukshin Hotin PDF Print E-mail
28 Shkurt 2007
Article Index
Dy fjalë për Ukshin Hotin
Page 2

Gazmend Islami

Profesor nuk munda pa i shkruar dy rreshta për ty,po ndiej dhëmbje që nuk je në mesin tonë, nuk dimë ku je por me filozofin tënde dhe kontributin  tënd për kombin je udhërrëfyes për shumë student, intelektual.Ndoshta dikuj i shkon  për shtati dhe gëzohen kur në shtypin tonë nuk gjenë shumë  hapsirë emri juaj  ta kanë frikën intelektuale, xhelozin shpirtrore sepse kurr nuk  munden të  mundin intelektualisht kjo ishte ajo që i mundonte, largpamësia e juaj  politike që ata për momentin nuk shihnin më shume se deri te hunda e  tyre.

Duke lexuar librin e madhë të Tribunit tonë Ukshin Hotit ”Filozofia Politike e cështjes Shqiptare” më ngjallë disi ndjenjë e  krenarisë asaj që ne kemi humbur në valët e të qenit të drejt karshi atyre që  ndërruan historin, te flasësh për filozofin politike të  Ukshin Hotit duhet  një studim
i mirëfillt nga studiues të lamive të ndryshme duke pasur parasysh kapacitetin e tij politik, për të patur më të qartë rolin e madhë që ka luajtur Ukshin Hoti në lëvizjen patriotike politike të popullit  tonë, është e nevojshme që të punohet me intesitet të madhë duke bërë elaborimin e cdo fjalie të thurur nga njëri ndër njerzit më të zotë të cështjes Kombëtare në fundshekullin e 20. Ukshini ishte Profesor I politikës ndërkombtare në qendrën e marëdhënjieve ndërkombtare gjithëashtu edhe në Qendrën për studime  strategjike ndërkombtare në Universitetin e Harvardit në SHBA ishte i  specializuar në temen e reflektimeve të politikave globale në  regjione të ndryshme.Ishte autor i një libërthi të vogël mbi “Lufën e ftohtë dhe detantin”më vonë ishte minisër i jashtëm i ish krahinës së Kosovës,profesorë në Universitetin e Prishtinës.Kjo ishte vetëm një rezyme e shkurtur mbi kapacitetin e tij politik e intelektual.Me fillimin e demostratave të  vitit  1981 Ukshini edhe pse mbante poste të larta në hiararkin politike të  krahinës,vëhet haptas ne mbrojte te kërkesave të demostrusve për  Kosovën  Republikë,kështu që mbajti edhe një ligjerat që argumentoi me  fakte duke  njohur problemet globale se Kosovës de fakto dhe de juro i takon e drejta e republikës dhe e drejta për vetvendosje.Ukshin Hoti qysh të  nesërmen burgoset mbas mbajtjes së ligjerates edhe denohet me burgim.Nuk po më trondit  kjo që ka ndodhur në vitet e 80 kur kihet parasysh se ishim nën pushtimin e sërbisë  dhe frika që kishin pushtetarët e asaj kohe nga një njëri gjenial që kishte  kapacitet të jashtëzakonshme dhe trimëri që vriste edhe vdekjen,  por për mua  është tronditëse se pas lirimit të tij nga burgu ne vitet e 90 se si erdhe  deri te burgosja e fundit e tij dhe si erdhi deri te eliminimi i tij  politik nga klasa politike e asaj kohe kur dihej se ai me mish dhe shpirt  punonte  për një Kosovë të pavarur dhe Bashkim Kombëtar.

Duke mos dashur që të etiketojm ndokë por duke u munduar që një kolos të tillë ta mbajmë gjallë na duhet të flitet e vërteta ku pjesen më të madhe të  fajët për të mbajn edhe disa njerzë që në at kohë ishin në krye  të proceseve  politike,dihet se Ukshini ishte edhe kryetar I degës së  LDK-së për  Rahovec  dhe kishte dhën edhe një kontribut të cmushëm në këtë parti me  shumë ish të  burgosur politkë, mirpo disi ky njeri  i madh shantazhohej nga vetë  njerzit e  vetë këtë e thotë vët ne librin e tij te fundit,pra shihet qartë  se ai nuk  shihej mirë dhe nuk ishte i  mirëseardhurë as në politikën kosovare  të asaj  kohë,nuk ishte e rastësishmë që ky politikan ,vizionar të quhej  edhe i  cmendur të quhej njeri pa ndjenja duke bërë etiketime të ndryshme  për  veprimtarin e tij patriotike nga njerzë që sot për fat nuk mbajn  pozita  politike por që në at kohë kishin pozita të tilla një ndër ta  është Milazim  Krasniqi dhe Ali Aliu këta ishin ata të cilët ksihin për detyrë ta degradoj  figuren e madhe të kombit me shkrimet e tyre nepër gazetat ditore të  asaj  kohe që ishin te lejuara nga pushteti i dhunëshëm i sërbisë,nuk  është
rastësi që ky strateg kombëtar të izolohet nga vet shqiptarët nga  propaganda  famkeqe e udhëhequr nga njerzë që mbi kurrizin e tyre mbajn  përgjegjësi  morale dhe do të ishte e udhës ti këkojn falje publike edhe nëse ai  nuk  jeton më edhe nëse ai dikund gjindet i gjallë,nuk është turpë  nëse ata edhe  njëher e lexojn librin e tij dhe  besoj sinqerishte se do të skuqen  nëse  mund të shohin fytyren në pasyren e tyre të thyer.Për veprimtarin e  tij të
madhe kombëtare unë ndiej dhëmbje që asnjëher nga as një institucion i yni  nuk flitet për të që po t ë shikosh ne prizmin polikë dhe po të  analizosh  veprimtarin  e tij të para dhe  pas daljes nga burgu janë ashtu të  analizuara që ende janë aktuale thënjet e tij filozofike politike,  prandaj  krejt ato sqarime qe ai me diturin etij i elaboron ne vitet e 80 jan gjeniale,ndiej mëkat që nuk mbahet ndonjë simpozium shkencor që  veprimtarin  e tij politike-kombëtare ta vlerson  drejt dhe ta  merr vendin e  merituar  karshi figurave të mëdha të kombit që sollen dicka të re për  Kombin.
Profesorë nuk të harrojmë kurr se ishe ai që na frymzove se si  duhet atdheu  na mësove filozofin politke se si duhet të mbesim shqiptarë ndoshta  do të  kaloj kohë që emri juaj të merr vendin e merituarë duke pasur  parasysh  pengest që ke pasur gjatë gjithë jetës është mëkat që të  njëjtit janë edhe  sot në pushtet por jamë  bindur që gjeneratat e reja të mbajnë  thellë në shpirtin e tyre.Luftove i paepur për një Shqipëri etnike me gjithë  fuqin  tënde për atdhe je më i madhi ndër më të mdhënjët e kombit  tonë.

Gazmend Islami
Besiane


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-03-04 02:18:38
Per ukshinin duhet shkruar shume sepse po e harrojn birin e madhe te kombit ata qe dikur mburreshin me emrin e tij. 
 
Tirane

Koment nga GUEST më 2007-03-01 12:08:05
I nderuari zot.ISLAMI kam nderin dhe knaqesin qe tju jap nje koment gjith asaj qe lexova me lart dasht zoti prap te na fal shqipetar si ty  
GEGA 

Koment nga GUEST më 2007-03-01 12:05:39
shkrim imire.Por Ukshin Hoti,ka qene edhe me imire......  
zeqir lushaj,usa

Koment nga GUEST më 2007-03-04 02:21:54
Eshte knaqesi qe shoh diqka te tille per te madhin Ukshin Hotin.Ky eshte vetem nje shkrim qe duhet te ndiqet nga te tjeret.Uroj zotin Gazmend qe te shkruaj me shume sepse me mallengjoj me shkrimin e tij. 
Tetovari

Koment nga GUEST më 2007-03-04 02:22:11
kjo faqe e intenetit eshte e mrekulluseshme sepse na sjell fryme te re kur te tjeret harrojn bijet e saj e ju i mbani gjalle. 
Vetem vazhdoni keshtu pershendes edhe zoteriun qe ka bere kete shkrim.

Koment nga GUEST më 2007-03-04 02:22:40
Shkrim me vlere te larte sociopolitik. 
 
Sabri Selmani

Koment nga GUEST më 2007-03-06 21:37:26
te lumte zoti islami eshte krenari te shkruash dhe lexosh per te madhin ukshin hoti

Koment nga GUEST më 2007-03-06 21:38:13
vlera e shkrit tuaj eshte e nivelit akademik,te lumte zoti islami. me respekt shkambi

Koment nga GUEST më 2007-03-06 21:38:31
ke bere mire per kete artikull per te madhin ukshin hotin

Koment nga GUEST më 2007-10-16 12:23:32
Mr.Ukshin Hoti e meriton te shkruajn shume intelektual por edhe politikajt qe dolen sikur kpurdhat pas shiut.Mr.Hoti ishte nje figur intelektuale dhe trim i trungut ILIR! 
Nga Sylevica!



International
English
Faqe interaktive