Faqe kryesore arrow Politika arrow Komunizmi eshte kanceri,lum ai qe nuk e fut ne shpirt!
Komunizmi eshte kanceri,lum ai qe nuk e fut ne shpirt! PDF Print E-mail
02 Prill 2007

“Komunizmi eshte kanceri, lum ai qe nuk e fut ne shpirt”
Mithat Frasheri

Lufta e fundit e shenjët për çlirimin e atdheut dhe bashkimin Kombetar ngriti moralin, shpresen, dinjitetin e Shqiptarëve dhe u treguan të gjithë faktorëve ndërkombëtar se Shqiptarët dijnë se si të luftojne, se Shqiptarët kurrë nuk janë gjunjëzuar para pushtuesit, për pesqindvjetë të  pushtuarë nga turqit por çdo herë bënin luftë dhe tregonin se nuk pajtoheshin me pushtim, më vonë pushtim sërb, luftërat e zhvilluar gjatë pushtimit Italian, kundër nazizmit Gjermanë. Shqiptarët me një shpirt të madhë dhe të etëshëm për një shtetë të tyre të lirë luftonin të pa epurë për të realizuar ëndërrën e tyre të kahmotshme për një shtetë të lirë dhe demokratik.

Lëshurja rrënjë e komunizmit në trollin shqipëtar nuk përputhej me shqipëtarin sepse ajo ide e shëmtuar vinte nga vendet jo mike Shqipëtare, por vinte nga vende tradicionalisht armike të popullit Shqipëtar. Nacionalist të zotë të  popullit hetuan se kjo që po i pregaditej shqipëtarëve kishte vetëm një qëllim që mos të ngjalleshin kurrë ndjenjat Nacionaliste tek
shqiptarët sepse gjysma e Kombit ndodhej e pushtuar nga Sërbët, Malazezët, Grekët.

    Akademia sërbe i kishte parashikuar me kohë dhe për atë dërgoj në Shqipëri Miladin Popoviqin dhe Dusham Mugoshen për ta orientuar Shqipërin në bllokun e lindjes, që shërbimet sekrete sërbe vrapuan në Tiranë për të ngjallur komunizmin. Kjo edhe ndodhi shumë shpejtë ku u bë edhe themelimi i Partisë Komuniste të Shqipëris me ndihmen e komisarëve jugosllavë që ndikuan shumë me tezën e tyre të thatë se komunistat nuk kanë atdhe, ndikuan në orientimin e tyre pro Jugosllavë ku edhe merrnin udhëzimet se si duhet të veprohej më tutje. Nacionalistët duke parë këtë rrezikë permanent te  perhapjes se komunizmit me 1939 u detyruan të themelojnë organizatën Nacionaliste  për të luftuar për një Shqipëri të lirë dhe të bashkueme me kufinjët e saj natyror. Ndër të parët qe  mori këtë nismë qe Mithat Frashëri i biri i Abdylit të madhë një intelektual me një vizion të gjerë që formoi “Ballin Kombëtar” një organizat që në gjirin e vetë  ofronte njerzit me shpirtin të  pastërt pa pasur ndikim nga komunistët por thënë thjesht luftarë të denjë të Kombit.

Lufta e Udb dhe lufta e Sherbimit sekret shqiptar me shtyri per te shkruare nje shkrim qe per hir te opinjonit i cili pas shume kohesh duhet prap te manipulohet prej atyre qe per gjysme shekulli perdhunosen te gjitha ato qe ishin shqiptare per gjysme shekulli nguliten ne kokat e tyre se  vetem te ndare, dhe te ushqyer nga ndjenjat komuniste te cilat ua dergonte nena Rusi mundoheshin te mbanin gjalle shpirtin e kuq i cili ishte i vdekur.
     Si mund te ju pjell mendja se E. Hoxha te ishte nje “Nacionalist” ashtu siq e quajn disa te mjer ne shkrimet e tyre te fundit, Hoxha duke e ditur qe populli shqiptar ishte i pushtuar prej serbve i masakruar per vite te tera, do ti kisha kujtuar se vetem prej 1909 deri 1918 vetem ne krahinen e Llapit u pushkatuan 18.000 veta, nga e merre ai te drejten qe Kosoven ta fute nen kthetrat e Ushtrise Jugosllave, si nuk mendoj gjate asaj kohe se Shqiptaret duhet te kishin nje Komande e se duhet te ishin te zotet per te vendosur per fatin e tij, si nuk mbajti premtimin e dhene se nuk do te beje tradheti por do te mbaje fjalen e dhene ne Mukje, por jo te verbuarin nuk e lane Jugot te kane nje Shtab me Nacionalistet, jo kjo nuk i konvenonte serbeve sepse ata e dinin se Ballistet do te kerkon nje Shtete etnik, e i vetmi i cili do tu mbetej besnik atyre ishte Hoxha , i gjori ishte verbuar nga Komunizmi  qellimi i tij i vetem ishte ndjekja e Nacionalisteve vrasja e tyre internimi i familjeve te tera ,kjo ishte ajo qe donte Hoxha, pushteti
ishte ai qe ishte mbi te gjitha, duhet kujtuar te gjithe lexusve se periudha me e erret e Kombit Shqipetar eshte periudha e Hoxhes ajo e perdhunosjes se qenjes Shqiptare.
     Per mos te zgjatur, duhet kujtuar atyre qe edhe sot ndjekin rrugen e tij ne Kosove te heqin dore nga emitimi i rruges se Hoxhes nga ato Parti qe veq jane deklaruar te majta se vete ai ishte historia me e Tmerrshme e Kombit. Tash eshte koha qe Partit e djathta te lidhen ne mes veti se perndryshe Kombit Shqiptare po i Kanoset nje rrezik i  tmerrshme nga te majtat qe cdo here ne Historin e Kombit punua kunder interesave
Kombtare. Levizjet e fundit politke ne Kosove shihet qart disponim i fuqishem per te djathtet e sidomos kjo simpati shihet ne Krahinat e Kosoves qe ishin cdo here ne luftra te rrepta me pushtuesin. Llapi qe dihet si Bastion i te djathteve u pa me 03.02.2007 ne protesten e organizuar nga Balli Kombetar ku pas 63 viteve per here te pare Ballistet defilonin rrugeve te Podujeves me kerkesen per Bashkim, ku shihej numer i madhe  i demostrusve . Role te madhe ne edukimin e rinies Nacionaliste dhane edhe ballistet e devotshem qe kane je plejade te fuqishme zoti Ibrahim Stublla Nacionalist me name prandaj Ismajl Bunjaku qe rrjedh nga familja e madhe e Bunjakeve qe njihen per luften e madhe te Bunkerve te Lupqit ne Llap me 1947 me Komunistet ku  mbeten te vrare rreth 350 ushtar serb nga te dhanet e deshmitarit qe ishte vet ushtar i komunizmit zoti Halil Fekaj .

Pra kjo le te jete vetem nje  thirrje ne rishikimin e historise ja çka do te ju sjellin majtistet. Enveri pushkatoi me mijra te rinje dhe te reja sepse ishin Ballist ishin ata qe nuk u pujtuan me nje ripushtim te Kosoves ishin ata qe nuk e leshuan pushken prej
krahut  por ju kunderven forcave armike , bije te tyre jane ata qe filluan me celulat e para  per te ju kundervu prap pushtimit ne Kosove , femijet e tyre ishin ata te cilet i pushkatoi pa gjyq e sot krekosni se rrjeti juaj bente organizimin. Leht eshte te akuzosh per tradhti here Shehun e here Hazbiun se te tille ishi ju te gjithe qe shitet Kosoven per nje pushtet te flliqur.  Do tu kujtoj lexuseve se nje ish i Burgosur te cilin e takova  ne  Nyrnberg te Gjermanis pas disa takimeve qe patem filloj te me tregoj per periudhen qe kishte punuar ne ilegale i cili qe burgosur me 1979 ne  kufirin Jugosllav ne Sloveni.
Ai kurre nuk nguron te thot mllefin qe ka per te gjitha ato qe bente  Sigurimi shqiptar jo siq thot autori per bashkimin e tyre por ai bente te  kunderten , ai punonte per mos bashkim, ai nuk ngurron dhe me thot se Ambasada e Shqiperis ne Vjen e cila mbante kontakte me te gjitha grupet ilegale mbante emrate dhe te dhenat , burgosja ishte e planifikuar mire  dhe kishte te dhene te sakta per secilin, kush mund ti bente keto….
      R.J nuk ngurron te thot se te kota ishin perpjektet e tyre per te vepruar ne nje organizat, emisaret e derguar nga Shqiperia nuk lenin hapsire per nje veprim te sinqert.
     Shqiptaret ne krahinen e Kosoves te gjithe kishin nje qellim vetem bashkimin me Shqiprin nene me perjashtim te atyre “Klyshve “ siq ishte Ali Shukriu qe i sherbyen armikut.  Forcat Nacionaliste te prira nga bijet me te mire te atdheut siq ishin Rifat Berisha, Ukshin Kovacia Bislim Bajgora, Bahtir Dumnica, Shaban Poluzha, Hajriz  Perpellaci, Gjon Serreqi,e shume te tjere te cilet u pushkatuan pa gjyq, kete rruge te tyre e ndoqen te gjitha organizatat te cilat edhe pas luftes se dyte ndoqen me te vetmin qellim bashkimin e trojeve,te gjitha keto u arriten me ndihmen qe dha biri i  frashelinjeve,apostulli, mendimtari, Mithat Frasheri me shoke,Hasan Dostin,Vasil Andonin,Bahri Omarin,Kole tromaren,Rexhep Mitrovicen, Ali  Kelcyren te cilet  mbajten kontakte te rregullta me te gjithe nacionalistet  e trojeve shqiptare, athua i nderuar ishin te gjithe bashkepuntor te armikut ashtu siq i quajtet ju, si more nuk ju vrau gjaku i tyre i skuqur qe luftonte per bashkim si nuk ju mallkuan nenat e tyre te cilat qanin bijet
e vet qe ne Kosove vraheshin nga serbet ndersa ne Shqiperi vraheshin nga regjimi i E. Hoxhes por jo nenat e tyre nuk mallkonin bij “shqiptaresh”.
Mallkua qofte ai i cili mundohet te ngre ne qiell nje ide e cila  sjelle vetem vuajtje dhe tmerr. Dhe kjo loje politike qe po ndodhe tash si ne  Shqiperin Londineze dhe ne krahinen e saj Kosoven  me te majtet eshte alarmi  i fundit per te djathteve qe te bashkohen sepse prap rrezikohet Kombi.
Nje mendimtar , nje apostull thot “Komunizmi eshte Kanceri, lum ai qe nuk e fut ne shpirt..."

Gazmend Islami

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-04-18 16:03:27
BALLI KOMBETAR ESHTE E VERTETA E HISTORISE.

Koment nga GUEST më 2007-04-18 16:07:20
e te lumte ajo dore o Gazmend Islami 
 
 
Te rinjte shqiptare akoma se dine historine e tyre Rofte Kombi Shqiptar Rofte Shqiperia e tnike e bashkuar me kosoven

Koment nga GUEST më 2008-10-18 00:14:37
Duhen shume shkrime per keto tema jam nje ballist i vertet por dua te them se nuk jemi te organizuar  
 
RROFTE BALLI KOMBETAR

Koment nga GUEST më 2008-11-03 23:26:03
po ke plotesisht te drejt ju lumt

Koment nga GUEST më 2009-04-16 18:46:35
Kush e ka shkruar këtë i lumtë.

Koment nga GUEST më 2009-04-30 15:54:41
rroft balli kombetar fatkeqsisht si shkatrroij komunistet 1 RROFT BALLI KOBETAR

Koment nga GUEST më 2010-03-09 23:05:31
ME E BUKURA ATY SHPREHJA E MITHAT FRASHERIT 

Koment nga GUEST më 2010-04-07 01:00:09
a ka njohuri per riza veselin nga smrekonica i vrar me bislim bajgoren


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?