Faqe kryesore arrow Politika arrow Komunikat e komitetit të Ballit Kombëtar Gjermani
Komunikat e komitetit të Ballit Kombëtar Gjermani PDF Print E-mail
24 Prill 2007
Article Index
Komunikat e komitetit të Ballit Kombëtar Gjermani
Page 2

Në takimin e mbajtur të Kryesis së Ballit Kombëtar komiteti për Gjermani në Nyrnberg, u shqyrtuan problemet që kan kapluar këtë parti të vjetër kombëtare. Pas analizave të bëra rreth sukseve të fundit të arritur në Kosovë dhe të metave. Balli Kombëtar Komiteti për Gjermani sheh neglizhencën e disa njerzëve të cilët po keqpërdorin rolin e tyre në Parti për interesa të veta të ngushta. Duke uruar që mos të vjen deri te një ndarje kërkojm nga Kryesia e tashme në Kosovë që për mos punën e saj dhe pas shkeljeve flagrante të satutit tu hapin rrugë disa komiteteve dhe mos ti pengojn në punën e tyre kombëtare, siq është Komiteti i Llapit e disa të tjer që përfaqësohen në asamblet komunal. U morr vendim unanim që Balli Kombëtar për Gjermani kërkon që:

 

1. Balli Kombëtar si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë të ketë një qendër të përbashkët dhe një kryesi që kordinon punët për veprimet e mëtutjeshme pas situatës së krijuar në rrafshin Kombëtar.
2.Kërkojm Kongres të jashtëzakonshëm në Kosovë që të gjithë ata që janë parashutist në Parti të largohen dhe Balli të kryej rolin e vet historik në këto momente kaq vendimtare.
3.Komiteti i Ballit Kombëtar për Gjermani përkrah vetëm ato forca reale që shihen që me punen e tyre i kthyen dinjitetin Partisë dhe kërkojm që nëse një afat të caktuar nuk vjen deri te zhbllokimi i proceseve në Kosovë, ne do marrim hapa drejt thirrjes së një Kongresi të Jashtzakonshëm.
4.Kryetarit Adriatik Alimadhdit i kërkojm që me punën e tij të palodhshme të jetë çelsi i këtyre proceseve sepse ka përkrahjen tonë dhe të jetë ai i cili do ti prij këtyre proceseve që Balli të jetë me një qender ashtu siq ishte me të madhin Mithat se vetëm kështu mund të realizojm Dekalogun.

Komisioni për Informim i Ballit Kombëtar për Gjermani


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-04-27 10:15:19
Une jam shum dakord me mendimin tuaj. Por fatkeqsisht ju nuk njifni elementat e Ballit ne Shqiperi. Alimadhi nuk ka aftsi te organizoi ballistat e Shqiperis e jo te Kosoves. Brezi i ri ballist nuk mund ta perfaqsoi nje njeri qe eshte i pa-aft. Ai mund te jet dhe eshte nje Ballist shum i mir por fatkeqsisht nuk di te krioi strategi bashkpunuse me te gjith nivelet e antarsis se BK.

Koment nga GUEST më 2007-04-27 10:15:47
"Kryetari" i zgjedhur forcerisht nga rrugace dhe bandite,te edukoje veten e tij ne fillim.Pastaj mund te merret me politike....Askush nuk duhet te harroje nga vjen dhe si ka ardhur deri aty ku ndodhet.Nje roje apo truproje nuk mund te perfaqesoje Ballin Kombetar.

Koment nga GUEST më 2007-04-27 10:17:30
une genc vraga mula nga gjeneva zvicerr te behet thirrja sa ma shpejt per kongresine jashtezakonshem qe bashkimi mos te ket penges nga askush Atdheu Mbi Te Gjitha Respekt te Madhit Mithat Frasheri e shume te tjerve qe punuan per Bashkim pershendetje dhe respekt Kryetarit Adriatik Alimadhit p .t.k.

Koment nga GUEST më 2007-04-30 15:46:09
pershendes ballistet ne gjermani qe cdo here punuan pa nderprer per ceshtjen kombtare.Te thirret kongresi i jashtezkonshem sepse eshte i nevojshem, 
Gezim selimi  
Bern

Koment nga GUEST më 2007-04-30 15:47:00
Pershendetje Atdhetare ...e mire pres kete inisiative qe keni ndermarre qe nga koha e ajkes se ballisteve mirpo , spo me pelqen hiq bre nji strukture ne Kosove kan e kem , ne krye te partise e partive kshyrne mire se me gabu vet s'ia fal askush ...po me kujtohet idriz seferi qe kishte than se koka zor me ba ket Shypni bre edhe pse tane jeten jam munue , po besoj qe nji dite do ti qel e do te na i qel syte BALLI I VERETE KOMBETAR . pershendetje nga Kac .

Koment nga GUEST më 2007-05-08 16:33:20
Te nderuar basheke atedhetar , si cdo ballist i denj edhe une e mire pres bashkimin e struketurave te Ballit Kombetar te Mithat Frasherit. Te thirret kongres i jashtezakoneshem dhe te zgjidhet nje kryesi e perbasheket per te gjitha deget e Ballit Kombetar ne Kosove, Iliride, si qe tha ky vellau me nalet, tashe ka aredhe koha te nai qel syt BALLI I VERTETE KOMBETAR, mendimi jem ashete tu jepet perparesi brezit ri qe edukohet tashe ne frymen e demokracis, te inkuadrohe kuadra te reja e te shendosha kombetarishet, nje qe me ka lene pershtypeje eshete Rufi Osmani, ka shqypetarija djem te afet me shpiret te paster atedhetarizmi. 
Pershendes te gjithe Ballistet kudo qe jan,  
M. Jashari

Koment nga GUEST më 2007-05-08 16:33:35
Iniciativa eshte teper e qelluar por po me dhemb se si nuk po lajmrohen edhe te tjeret per kete ide te qelluar dhe te shkelqyer sepse vetem ne kete forme mund te sjellim bashkimin kombetar 
Rroft Balli Kombetar 
 
Tirane

Koment nga GUEST më 2007-05-08 16:35:23
Po Balli nuk eshte i asnje krahine, treve apo rajoni. Balli ishte celula e vazhdimsis se lidhjes se Lezhes se lidhjes se Prizerenit e deri ne gjuysmen e dyt te shekullit te kaluar. Problemi me Ballin qendron tek frymzimi patriotik i njerzeve. Shembull ne Kosove dhe ne Ilirid(Maqedoni) dhe Luginen e Presheves ka ringjallje shum te madhe te simpatis ndaj Ballit. 
Andaj keto ndjenja duhet te ringjallen edhe ne Shqiperi meqe paramendoni nje absurd te njerizimit shqiptar ne shqiperi Bollano u thot gjithqka edhe nuk reagojn por turpi tjeter eshte se Jenutallos nuk ka vend ne Kishen Ortodokse Shqiptare sepse ne duhet te vazhdojm traditen e Nolit. Ju lutem bashkatdhetar qe te ruajm diqka te shejt siq eshte Balli. Dhe te ruajm diqka qe eshte e shejt gjakon ton dhe identitetin ton. Jemi shqiptar nuk kemi nevoj per tjetersim jemi dhe ishim nder te paret ketu andaj te bejm disa hapa me tutje.

Koment nga GUEST më 2007-05-08 16:38:19
Pershendetje te gjithe ballistave ane e mbane ne diaspore.Me sa kam degjuar une partia e Ballit Kombetar ka filluar qysh pas kongresit te jashtzakonshem te funksionoj realisht. 
Nga sa jam informuar nepermjet medias dhe telefonit me te afermit e mi ne shqiperi kam degjuar qe kryesia aktuale ka krijuar struktura te nevojshme qe deri para kongresit te jashtzakonshem nuk njiheshin.Flas ketu per strukturen e Forumit Rinor te Ballit Kombetar qe ka nje kryesi te saj,te Forumit te Gruas etj. 
Nje pershendetje te perzemert per kryetarin e partise Z.Adriatik Alimadhi i cili edhe ne keto kushte te veshtira qe ndodhet partia e mban zyren e tij te hapur gjithe diten. 
Eshte kjo kryesi mesa kam lexuar gazeten e kesaj force e cila eshte kujtuar te respektoj dhe te ngrej perkujtimore ne : 
Mukje,Matjan,Gerhote etj........ 
Per kete mendoj qe meriten e te gjitha ketyre veprimeve e ka kryesia qe egziston qe pas kongresit te jashtzakonshem. 
Nuk kisha degjuar para kongresit te jashtezakonshem te ishin realizuar keto gjera.Pra mendoj qe edhe pse me kushte te veshtira ekonomike partia ka arritur nje sukses duke fituar disa komuna ne vend dhe vazhdon ne progres e siper. 
Perfundimisht mendoj se te gjitha keto merita i ka kryesia egzistuese dhe lidershipi i saj i ri 
 
Me respekt  
KLODI ANGLI

Koment nga GUEST më 2007-05-08 16:46:02
sefedin krasniqi nga praga pershendetje te gjithe shqiptareve e lus ballin kombetar te bej shtypje me shume ne menyre politike o tash o kurre se mjerim qfare parlamenti kemi lavdi deshmoreve 



International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?