Faqe kryesore arrow Bota arrow Rusia sot
Rusia sot PDF Print E-mail
21 Maj 2007
Shkruan: Arben Dervina

Qëndrimi i Rusisë, sa i përket zgjidhjes së statusit final të Kosovës, është përsëritur tashmë disa herë. Rusia nuk do të përkrahë pavarësinë e Kosovës, nëse me këtë nuk pajtohet Serbia dhe Kosova.
Duke pasur parasysh qëndrimet diametralisht të kundërta të Prishtinës dhe Beogradit, është iluzion të mendohet se do të arrijnë të pajtohen në tavolinë shqiptarët dhe serbët.
Ata kurrë nuk arritën ndonjë marrëveshje që është realizuar deri më sot. Më në fund plasi edhe lufta dhe u desh edhe ndërhyrja ndërkombëtare për ta çliruar Kosovën nga forcat serbe në vitin 1999.
Pra, as para lufte e as pas lufte nuk u arrit asgjë në tavolinën e bisedimeve, vetëm fjalë të kota që nuk qonin askund!

Pas vdekjes së Zoran Gjingjiqit erdhi në pushtet Vojislav Koshtunica i cili me të hypur ne karrigë, filloi refrenin e mitit të Kosovës dhe ngjalli prapë nacionalizmin serb qe ishte molisur disi me disfatën ushtarake të Serbisë në Kosovë, në vitin 1999.
Në ditët e sotme kur Kosova e ka përkrahjen e shumicës së shteteve të botës, del Rusia, e cila e kundërshton ashpër këtë, duke dalur hapur kundër SHBA-së, Unionit Europian dhe shumicës së shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara.
 
Shtrohet pyetja kush është Rusia sot në botë?


Shumë nga ne e njohim më mirë ish-Bashkimin Sovjetik se sa shtetin e sotëm rus dhe potencialin e tij.

Bashkimi Sovjetik sa i përket forcës ( armatimit ) dominonte shtetet perëndimore edhe pse SHBA kishte potencial mjaftë te madh, por nga ekspertët ndërkombetarë, forca e Bashkimit Sovjetik ishte më në numër në botë.

Kjo u vërtetua në luftën e Vietnamit, ku bolshevikët të përkrahur nga blloku komunist, të prirë nga Kina dhe Bashkimi Sovjetik, arriten të dalin fitimtar kundër forcave amerikane të cilat u detyruan të tërhiqen.

Sherbimi sekret - KGB i bënte ballë CIA-s dhe shërbimeve sekrete perëndimore duke vjedhur informata të vlefshme përmes infiltrimit të agjentëve të saj, dhe falë KGB-së Rusia mbizotëronte disa shtete. Me këtë mënyrë mbahej gjallë fuqia e Bashkimit Sovjetik për 50 vjet.

Kurse sa i përket ekonomisë, shtetet perëndimore e dominonin botën për shkak se fitoi teoria e ekonomisë së tregut.

Kur Mikhail Gorbachev erdhi në fuqi në vitin 1985, ekonomia e Bashkimit Sovjetik ishte në gjendje të vështirë, ndërsa gara për të prodhuar sa më shumë armë, solli së pari kolapsin ekonomik dhe pastaj edhe dezintegrimin e Bashkimit Sovjetik në vitin 1990.
Me ardhjen në pushtet të Boris Jeltcinit ai e gjeti ekonominë e shkatërruar dhe korrupcioni kishte kapluar shtetin rus.
Që nga ajo kohë e deri më sot, është bërë shumë pak përparim në mirëqenien e shtetasve rusë, shumica e tyre jetojnë në varfëri te skajshme, kurse në anën tjetër, në Moskë jeton një grup miliarderësh të cilët janë pasuruar pa kufi.
Çka është më kryesorja për Rusinë të mbizotërojë në botë , armaten ruse e ka kapluar varfëria, korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Sipas disa analistëve ndërkombetarë, Armata Ruse nuk është ajo që ka qenë gjatë luftës së ftohtë.
Shtetin rus më së miri e ka përshkruar Mikhail Delyagin, këshilltar i ish kryeministrit rus Jevgeny Primakov:

"Përfaqësues të grupeve në pushtet kanë llogari bankare në Perëndim. Së dyti, duhet kuptuar se ushtria ruse nuk ekziston dhe se ekonomia e Rusisë është jashtëzakonisht e dobët. Flota jonë e Detit të Zi nuk është as në nivelin e forcave të Bullgarisë dhe Rumanisë".

Pra, për të qenë faktor dominant në botë, shteti rus duhet ta ketë së pari ushtrinë e fortë, të cilen nuk e ka as të nivelit të shtetit turk.

Shtrohet pyetja tjetër, ku e merr atë guxim Vladimir Putin të dalë kundër Perëndimit?

Vladimir Putin erdhi në pushtet falë ndihmes së Boris Jeltcinit pas dorëheqjes së tij. Që nga ardhja e tij në pushtet është bërë një përparim i vogël në Rusi, por kritikët e akuzojnë atë për cënimin e drejtave të njeriut.
Evropa është e m'varur nga gazi rus, ndërsa Rusia e përdorë gazin si mjet ndikimi mbi Evropen. Prejardhja e gazit në të vërtetë nuk është ruse por burimin e ka në Azinë Qëndrore.

Të marrim si shembull Ukrainën. Pothuajse 100 përqind e gazit të eksportuar në këtë vend e ka burimin në Turkmenistan. Rusia e blen gazin turkmen me çmim të ulët dhe e shet duke nxjerrë një fitim marramendës. Pra në raport me shtetet e Azisë Qëndrore, Rusia po krijon një formë neokolonializmi që nuk duhet lejuar nga shtetet demokratike.
Kurse para disa muajve Vladimir Putin urdhëroi tërheqjen nga traktatet e kontrollit të armëve për Evropën Qëndrore për shkak të paralajmërimit amerikan të ngritjes së një sistemi për mbrojtje raketore.
Ky vendim konsiderohet si fillimi i ftohjes së marëdhënieve me perëndimin që për mendimin tim, Rusisë do t'i kushtojë shumë shtrenjtë.

Nga ana tjetër si temë e nxehtë politike në botë po konsiderohet edhe zgjidhja e statusit final të Kosovës, ku shumica dërmuese e shteteve në botë e përkrahin pavarësinë e mbikqyrur me përjashtim të Rusisë, e cila kërcënon perëndimin me vendosjen e vetos.
Paralajmërimi i vendosjes së vetos ruse në Këshillin e Sigurimit do të ftohë përfundimisht marëdhëniet Perëndim - Rusi.
Ashtu siç kanë deklaruar zyrtarët perëndimorë, fajtor kryesor në ndezjen e fitilit në Kosovë dhe më vonë në Ballkan, do të bëhej Rusia ku ajo me atë rast do të duhej të paguante çmim te lartë në të ardhmen.

Jugosllavia u shkatërrua falë ekzistencës së Kosovës që gjendej fatkeqësisht brenda shtetit jugosllav, ku nacionalizmi serb e morri hovin aty dhe e shkatërroi shtetin jugosllav me ideologji nacionaliste serbosllave.

A do të jetë Kosova burim i patriotizmit rus dhe shkaktar i shkatërrimit të Rusisë Neokolonialiste e cila kërcënon botën pa pasë forcë të intervenojë në rast konflikti brenda Federates Ruse apo me Perëndimin.

Koha do të tregojë të vërtetën , momentalisht koha ecën për shqiptarët dhe Aleancen Veriatlantike dhe jo për Rusinë e cila shpejtë do të futet në një situatë krize që vështirë do t'i dalë në krye.
 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-05-29 10:34:14
Mendoj qe ky artikull nuk e paraqet realitetin 100 % si duhet. Duhet pranuar qe Rusia eshte shtet shume me i forte se qe ishte me heret dhe do te tentoj te jete me dominuese ne bote.

Koment nga GUEST më 2008-03-06 00:03:33
rusia megjithese e forte ne numer por per teknologji nuk ia kalon as SHBA e as Japonise

Koment nga GUEST më 2009-02-12 11:24:49
rusia nje vnd plan prishes per kosoven dhe shqiptaret


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?