Faqe kryesore arrow Politika arrow Përse duhet të zgjidhet Jozefina Topalli Presidente ?
Përse duhet të zgjidhet Jozefina Topalli Presidente ? PDF Print E-mail
30 Maj 2007
Article Index
Përse duhet të zgjidhet Jozefina Topalli Presidente ?
Page 2

 
Xhemil Meço 

Më 24 korrik 2007 mbaron mandati i Presidentit aktual z. Alfred Moisiu dhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të zgjedhë Presidentin e ri. Presidenti është përfaqësuesi më i lartë i shtetit shqiptar dhe përfaqëson njëkohësisht kombin shqiptar.  Një nga detyrat kryesore të tij është ruajtja e identitetit kombëtar. Si i tillë Presidenti qëndron mbi partitë dhe politikën e ditës.
Ruajtja e identitetit kombëtar në kohën e sotme në Shqipëri do të thotë kryesisht dy gjëra: përballimi i shovinizmit grek dhe çështja e Kosovës. Është më se e qartë se Presidenti Moisiu, ndryshe nga shumë politikanë të tjerë, ka patur dëshirën e mirë dhe qëllimin që të punojë pozitivisht për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar. Dhe, duke patur parasysh vështirësitë e kësaj pune, mund të themi me njëfarë suksesi.
Sot shtrohet çështja e zgjedhjes së presidentit të ri. E gjithë politika shqiptare është vënë në lëvizje për të gjetur një  "emër". Sikur e gjithë puna qëndron tek emri!!!?? Jo vetëm kaq por thuhet, nën këshillat e vyera të BE-së, se presidenti duhet të jetë "konsensual", domethënë që të gjithë të jenë dakord.

Natyrisht që presidenti duhet të pranohet nga të gjithë, madje ky është një detyrim kushtetues: cilidoqoftë "emri" që zgjidhet president, dmth votohet nga 84 deputetë, të gjithë jemi të detyruar ta njohim për president. Pra funksioni i presidenti është natyrshëm "konsensual" dhe ky term nuk besoj se ka nevojë të përdoret shumë (ose i bie që shpreh dëshirën që presidenti të zgjidhet me 100% të votave?!! ).

Në fakt përdorimi i termit "konsensual" është demagogjik dhe ka vetëm një qëllim: t'u jap një shkak politikanëve shqiptarë që të refuzojnë këtë apo atë kandidaturë dhe kështu mund të përkrahin kandidaturën e tyre. Termi "konsensual" është jo vetem demagogjik por edhe nje tallje e hollë. Kur mendon se edhe z. Fatos Nano na paraqitet sot si "konsensual", në një kohë që kur ishte në pushtet ktheu kundër vehtes jo vetëm opozitën e atëhershme,  jo vetëm votuesit, jo vetëm komunitetin ndërkombëtar, por edhe partinë e tij.

Mendoj se duhet hequr dorë nga koncepti i "emrit konsensual", dhe duhet të kërkojmë ndihmën e cilësive dhe aftësive për të gjetur kandidatin që na duhet. Shtrohet pyetja: cilat janë cilësitë që duhet të ketë presidenti i ardhshëm?
Në radhë të parë presidenti i ardhshëm duhet të dojë dhe të respektojë kombin shqiptar, dhe mundësisht ta ketë treguar këtë me akte dhe jo vetëm me fjalë.  Presidenti i ardhshëm duhet të punojë në të mirë të kombit dhe jo për interesat e tij personale. Treguesit më të mirë për këtë janë dy : përkrahja e pa-kushtëzuar e Pavarësisë së Kosovës dhe qëndresa ndaj agresionit aktual të shovinizmit grek. Në radhë të dytë presidenti duhet të jetë një njeri i aftë, që është i zoti jo vetëm për fjalë, por edhe për veprime dhe akte për të realizuar misionin e tij kombëtar. Dhe e treta, presidenti duhet të jetë një person energjik, i aftë të dalë mbi partitë dhe politikën e ditës dhe të ketë guximin të veprojë në favor të çështjes kombëtare, të imponojë qëndrimin e tij. Është kjo një pikë me shumë rëndësi sepse në muajt që do vijnë ka shumë të ngjarë që presidentit të ardhshëm t'i duhet të përballojë situata shumë të vështira.

Mendimi im është që kandidatja e vetme nga e djathta, dhe ndoshta e vetmja e gjithë klasës politike shqiptare e aftë për një funksion të tillë, është zonja Jozefina Topalli.
Deri tani në funksionin e kreut të Kuvendit ajo ka përkrahur me forcë Pavarësinë e Kosovës dhe ka treguar aftësi, përgjegjësi dhe autoritetin e nevojshëm në drejtimin e pushtetit legjislativ.
Jam i sigurt se këtë mendim e ndaj me antarësinë dhe votuesit e Ballit Kombëtar.
Për këtë arësye i propozoj strukturave kompetente të Ballit Kombëtar që në kuadrin e diskutimeve të aleancës së djathtë në lidhje me kandidaturat për president,  të propozojnë zonjën Jozefina Topalli si kandidate të së djathtës për Presidente.
Zonja Topalli do të ketë mbështetjen e plotë të Ballit Kombëtar dhe të gjithë nacionalizmit shqiptar.
Dhe jam plotësisht i bindur se ajo do të jetë Presidentja e ardhëshme e Shqipërisë.
 


 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-06-05 10:15:00
Pershendes edhe une mendimin e Ballit kombtar ,jam kosovar ,32 vite ne dijaspora , 
per dryshe jam simpatizus i flakt i Ballit sepse Jam shqiptar dhe e kam pasun Babe Balist N D SH ist ne Kosov, Peshendetje Vllazrore Qemajli.Nga Gjilani 

Koment nga GUEST më 2007-06-05 10:15:20
I nderuari z. Xhemil, e perkerahi mendimin dhe propozimin tuaj per zonjes Topalli per Presidente te Shqypenis! 
Pse nuk zgjidhet nje si Uran Butka , qe ashete me atedhetar dhe nacionaliset se te gjthe ata qe figurojen te sondazhi , 
Shqiperis i duhet nje figure e ndritun si z.Uran Butka. 
M. Jashari

Koment nga GUEST më 2007-06-05 10:15:38
PO UNE GENC MULA JAM SHUME DAKORD PER ZJ.TOPALLI PER PRESDENTE TE SHQIPERIS KESHTU QE PER HERE TE PARE NJI FEMER ESHTE PRESIDENTE E REPUBLIKES SE SHQIPERIS SE BASHKUAR URIME MIUPAFSHIM NE PAVARSIN E DARDANIS ANTIKE.

Koment nga GUEST më 2007-06-05 10:23:41
ME NDERGJEGJE TE PLOTE DHE VERTETESI,ZGJEDHJA E PRESIDENTIT ESHTE CESHTJE MBARE KOMBETARE.VENDI DUHET TE KALOJE NE NJE DORE TE FORTE DREJTUESE SI PER ANET POLITIKE TE POSTIT DHE ATE EKONOMIKE .TE DYJA KETO CESHTJE NE DITET E SOTME SHQETESOJEN SHQIPTARET NE TE KATERTA ANET E GLOBIT KU JETOJNE,MENDJA E CDO KUJT ESHTE TEK VENDLINDJA .FLITET SHUME PER SHOKUN NANO QE KA PARAQITUR AMBICJET E TIJ PER KETE POST,KJO FIGURE KARIKATURE E SHPELARE DUHET TE LARGOHET NGA VENDI FARE ESHTE MENDIMI IM,KA SHUME FIGURE POLITIKE SHQIPERIA QE DUHET TI PERSHTASE ME POSTIN E ORESIDENTIT,ASKUSH NUK DUHET TE BLIHET NGA PARET QE DO TE HEDHI NANO PER TE MARE PRESIDENTIN BESOJ SE SHQIPTARET DHE VECANERISHT KLASA POLITIKE NUK DO TE GABOJNE ME DUKE VENDOSUR KARIKATUREN FATOS NANO PER PRESIDENT

Koment nga GUEST më 2007-06-05 10:24:42
Pikes i ke rene. Eshte e vetmja nder te gjithe qe do ti perkushtohej detyres ne dobi te kombit dhe vendit dhe vetem ne dobi te kombit dhe vendit.I ka dhene dhe po i jep provat çdo dite. Tek te gjithe te tjeret shoh njerez oportunist te cilet sapo te marrin karrigen i kap virusi i pushtetit.

Koment nga GUEST më 2007-06-12 12:12:24
jam nga Gostivari (shqiperia etnike) perkrah idene qe znj.Topalli te behet presidente e Shqiperise sepse ka afesi te madhe, eshte nje diplomate e shkelqyer pra brilante, nje politikene e pazevendesueshme, nje grrua me karakter te forte qe rralle gra e kane eshte nje moter shqiptare me patriotizem te thalle ne zemer andaj te ishe ne shqiper do kerkoj qe ajo te jete presidente e shtetit 
me respekt gazmendi nga gostivari

Koment nga GUEST më 2007-06-12 12:29:08
Arsyetim i ketij artikulli, per mendimi tim, ishte perfekt deri ne piken qe nuk fillonte te anonte nga nje kandidat i vetem, Zonja Topalli. Nje gje nuk me bind, nqs duhet te flasim per nje president konsensual ( siç thoni edhe ju ne artikull) pse nuk ka asnje figur qe ka dhene kontribut intelektual ne politiken shqiptare dhe majtas apo nga shoqeria civile? Per shembull, konfirmim i presidenti Moisiu ( per mendimin tim do jete nje president i paaritshem nga askush) pastaj figura majtas te pakten per xhentiles duhet te paraqiten apo jo. Si thoni Servet Pellumi, Dritero Agolli, nuk e di thone nje ju zoterinj, ndoshta jam une nga nje ana?? keni te drejt qe presidenti duhet te mbroj interesat kombetare por kjo duhet per me shume kujdes dhe diplomaci pa bere me shume deme sesa progrese per popullin shqiptar. une kritereve te presidentit do ju shtoja edhe ekuiliber ne karakter dhe aftesi per te degjuar te gjitha palet. dhe kete pike per mua Znj. Topalli nuk e permbush. SHume me shume Z. Godo

Koment nga GUEST më 2007-11-18 01:13:57
Programi i ballit Kombtar eshte ne xemrat e qdo shqiptari.Partit lypin rrug tjera per me mrri ne ate progrom. 
 
 
 
 
 
 
 
presedenti duhet ti betohet Ballit tani te bahet president 

Koment nga GUEST më 2007-12-09 22:52:55
une mendoj se znj.Josefina Topalli kishte me qene nje presidente shum e mire e shqiperise edhe zgjedhja e nje gruaje ne krye te vëndit kishte me qene nje mesazh shume i mire per BE edhe gjith boten e qe do ta paraqiste nje shqiperi moderne ne historine tone kemi pasur edhe mbretershe sdo te ishte asgje e jashtezakonshme nje grua ne krye te vendit perkundrazi do te ishte nje ndeer per vendin

Koment nga GUEST më 2008-09-20 23:50:00
Genci:Pershendetje ! 
 
hera pare qe lexoj diqka te mire e forume ,kjo ide per Z.Topalli eshte nje te themi ednder e imja per te qen kryetare e Shqiperis asnje nuk e meriton ma shume se Z.Topalli por para qe te na realizohet kjo deshire kisha pas qejf te hidherohet me Salen se kam friken se Sala ja mere mendjen dhe e ben per vete e Sala me ka ndal prej qejfit shume se shume e kam dasht por ne kohen e fundit e shof qe edhe ai vetem per mi mbush xhepat e vet edhe te familjes vet kishte luftu per pushtet e jo per Popullin qysh deklarohet ishalla don Zoti heren tjeter te zgjidhet Z,Topalli kryetare se eshte sikur sopat



International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?