Faqe kryesore arrow Diktatura Komuniste arrow Në përgjigje të shkrimit të Pirro Nuredinit
Në përgjigje të shkrimit të Pirro Nuredinit PDF Print E-mail
05 Qershor 2007

Mendime dhe verejtje rreth artikullit te ish -punetorit operativ te burgut te Burrelit,  Piro Nuredini, botuar ne tre numra te  gazetes Ndryshe  13, 15, 16 maj  2007.

Duke u shprehur qe ne fillim se tek ai artikull nuk shoh, apo  nuk arrij te tejshoh asnje qellim te keq ndaj meje, perkundrazi, lus qe  te jete nje precedent per tu  imituar nga kolege te tjere te tij, ne  mos per brejtje ndergjegje, te pakten per realizem, qofte edhe te vonuar  ndaj shtreses se te burgosurve politike, megjithate do te mundohe te  eliminoj pasaktesi te atyshme, qe nuk e prekin thelbin e problemit qe ngren dhe te tjera qe nuk jane thjeshte pasaktesi dhe qe  zbusin apo i japin lexuesit nje shije te hidhur, por jo te vertete, per ngjarjen.

     Artikullshkruesi ngaterron shume kronologjine e ngjarjeve dhe emrat. Sqarohem me radhe. Une jam arrestuar ne tentative arratisje me vellane tim Nuri Sollakun dhe kater shoke te tjere me 4-5 prill 1965 dhe jo sic shkruhet aty se kemi tentuar te arratisemi  pasi u arrestua vellai yne,  i ndjeri Xhavit ( ndodhur kjo me 1975). Ne gazeten Zeri i Popullit, nuk kam punuar une por vellai tjeter, i ndjeri Hamdi, qe u hoq prej andej pas arrestimit te vellait Xhavit dhe thuhet se nuk ka perfunduar si ne, vetem nga nderhyrja pozitive e nje funksionari te larte te partise. Nuriu nuk ka qene kryetar i grupit, por une, dhe se bashku me Astrit Mucen, jemi denuar me nga 18 vjet heqje lirie, ndersa Nuriu me 16 vjet dhe tre te tjeret me me pak. Nga afro 24 vjet denimi(sepse jam ridenuar ne janar 1980, ne burgun e Burrelit me 10 vjet te tjera per agjitacion e propagande, etj), afro 22 vjet, pa nderprerje i kam vuajtur ne burgun famekeq te Burrelit. Per ngjarjen e rekrutimit Ne vitin 1977, dy vjet pasi ishte arrestuar vellai Xhavit dhe thuhej se ishte denuar, kam kerkuar disa here me letra prokurorise, apo organeve me te larta, te me sqaronin per fatin e tij; disa here heshtje! Ne letren e fundit deklaroja se do te filloj greven e urise, po te mos merrja njoftim zyrtar per fatin e vellait tim, Xhavit. Jam thirrur ne komande dhe, ne prani te Komandantit  dhe komisarit, prokurori i Burrelit, Vangjel   (nuk me kujtohet mbiemri), me komunikoi denimin me vdekje dhe ekzekutimin e vellait Xhavit, nen akuzat qesharake, te rreme dhe te turpshme per gjoja sabotim dhe agjent  ne sherbim te sovjetikeve!

Kane qarkulluar qe atehere fjale se vellai Xhavit nuk eshte ekzekutuar por masakrauar; ne fakt edhe sot, krahas aktit te denimit me vdekje nuk ekziston akt-ekzekutimi i tij! Jo ne prag te lirimit tim, sic thuhet ne  artikull (une e perfundoja denimin e pare ne mars-prill 1983), por disa  muaj pas njoftimit te ekzekutini te vellait tim, fillon ngjarja qe pershkruan zoti P. Nuredini; pra u shfrytezua tronditja ime e thelle per vrasjen e vellait te pafajshem, perfytyrimi trondites per ate qe ndodhte ne shpirtin e nenes sime Mereme dhe dhimbja per kunaten dhe dy mbesat qe pasi u hoqen nga universiteti u derguan ne internim, ku kaluan rreth 13 vjet. Nga burgu i kam derguar leter dinjitoze ngushellimi ku i thoja se ato duhet te jene krenare per Xhavitn; por te shkruajtur nen  kercenimin e operativit te zones se atjeshme, pra jo per fajin dhe ndjenjat e  tyre te verteta, kam marre prej tyre nje pergjigje jo dinjitoze. Me morren per ne spital, por qe ne dalje, ne makine, me komunikuan arrestimin dhe me derguan ne burgun e Tiranes. Atje, pa shume cremoni, nenkryetari i deges, me tha se po nuk bashkepunove me ne, nuk del i gialle qe ketu, do te denohesh perseri dhe nuk do te takohesh me as edhe me shokun tend te ngushte, Pjeter Arbnori, dhe menjehere me kapi nga floket dhe me goditi koken ne tryeze. Kjo, ne fakt, pas hetuesise se pare, k mbi mua sikunder edhe te ndjerit, intelektualit trim, Fadil Kokomani, dhe disa te tjereve, ishte perdorur dhuna kimike duke futur ne gjelle barbiturate kapitese dhe depresive, si:kokaine dhe bromuri i potasit,etj( dhe keto gjera ia kam shkruar ne nje leter Enver Hoxhes, ku nder te tjera i thoja se po ju a shkruaj ju, qe ti  dini dhe mos te veproni si atehere kur pretenduat se nuk dinit asgje se cfar bente ministria e brendshme dhe cdo gje ia late Koci Xoxes; - ju, dhenesit e certifikatave morale kerkoni se do ta gjeni diku kete leter - ) kjo gje, pra, me dukej shume banale per te me trembur por, sidoqofte skiconte mundesine vertete te nje zhdukjeje time, sikunder ajo e vellait tim, Xhavit dhe nje tronditje dermuese per nenen shume plake. Ketu nje digresion. Ata qe me vetedije dhe vendosmeri kane luftuar kunder armes se eger te partise komuniste (punes) te Shqiperise, sigurimit te shtetit, ne pergatitje sidomos per tu arratisur, nuk kishin pse  dinakerise se tyre te mos i pergjigjeshin me nje taktike te detyruar mbrojtese, qe ndonjehere, domosdoshmerisht kerkonte edhe krijimin e pershtypjes fallco se jam me ju dhe se do te punoj per ju! Kjo u ka ndodhur te rinjve, qe u eshte falur jeta per firmen e bashkepunimit dhe qe ata nuk e kane realizuar dhe e kane denoncuar zyrtarisht,  u ka ndodhur te tjereve, qe u kane premtuar lrim me te shpejte, dhe ata me te dale nga burgu, shpesh jane arrestuar rishtas ne kufi, u ka ndodhur atyre qe ne pergatitje te etheshme per arratisje, jane kujtuar ose edhe lajmeruar, se jane te denoncuar dhe per te vazhduar ne realizimin e arratisjes, kane firmosur po ashtu formalisht, nderkohe qe vazhdonin punen per realizimin e planit te tyre te arratisjes dhe, pa demtuar askend, kane ndihmuar konkretisht edhe ne arratisjen me sukse te te tjereve! Duke dashur te dal njehere nga ajo situate, per te mos dale kurre me gjalle nga ketu, dhe per te lajmeruar, menjehere, dike ne Burgun e Burrelit per ate qe mund te ndodhte, mu mor firma, pra formalisht deklarata mbi bashkepunimin. Aty ishte edhe z. Nuredini, qe ne te vertete qendronte shume pasiv. Ata te gjithe ishin te sigurte se firma ime ishte sa per te hedhur lumin. Per kete po vazhdoj te tregoj  zhvillimin e vertete te ngjarjes. Ndryshe nga sa thote punetori operatv, Nuredini, une nuk u dergova ne spitalin e burgut ne Tirane, qe te maskohej everteta e sjelljes sime ne Tirane, por u dergova direkt, nga burgu i Tiranes ne ate te Burrelit, me dy vetura, ku nder te tjere ndodhe edhe kryetari i D.P. Brendshme te Burrelit, Sinorukaj dhe nen-kryetari, burrelas, i permendur me siper, Pirro Nuredini dhe te tjere. Qellimi ishte qe, te pakten te lindte dyshimi tek shoket dhe per kete as qe moren mundimin te me rruajne. Kjo nje; e dyta, edhe me e rendesishme dhe kuptimplote, qe tentativa e fundit per te me trembur, ne mos po edhe me keq, kur veturat ndaluan disa kilometra para hyrjes ne qytetin e Burrelit, ne nje zone te shkrete prane nje pylli te vogel dhe pasi dolen te gjithe, u ftova dhe une, tani me duar te zgjidhura(!) te zbres per ndonje nevoje personale. Ne sediljen ngjitur me timen, ishte harruar nje pistolete, tunduese por sigurisht e zbrazur; i rashe xhamit te makines dhe i tregova pistoleten te fundit qe zbriti nga vetura dhe qe ishte ne krahun tim,  ai e mori pa fjale dhe u largua. Une nuk zbrita nga makina. Arritem  ne te errur ne Burg; u shtriva po nuk fjeta gjithe naten dhe te nesermen, sapo dolem ne ajrim, kerkova te takoj shokun tim, te ndjerin  Pjeter Arbnori, por ai ishte ende i izoluar. Atehere kapa shokun tjeter, shume te ngushte ne ate kohe, Daut Gumenin dhe i thashe se kam nj ceshtje shume te rendesishme per te biseduar me Pjetrin, para se te merrem perseri qe ketu dhe ndoshta te mos shihemi kurre dhe iu luta qe, po qe se Pjetri nuk del deri neser, ate ceshtje do te ta bisedoj me  ty. Po veproja sipas planit te pergatitur qe ne momentin kur vendosa te firmos. Ai u tregua i gatshem, por te nesermen ose po ate dite mbas dite, Pjetri doli. U takuam dhe e biseduam me hollesi ngjarjen time dhe si mase paraprake, qe izolimi i tij mos te riniste menjehere dhe une mos t i nenshtrohesha nje trajtimi tjeter special dhe shume te rrzikshem, te prisja disa dite dhe te beja denoncimin. Kete e bera 10-12 dite me pas, me nje leter derguar ministrit te bremdshem te asaj kohe, Fecorr Shehut, ku pasi i paraqisja kercenimin dhe dhunen, dhe jo dhashe, por me moren firmen, perfundoja se: ajo leter nuk ka asnje vlere, une as nuk mundem dhe as nuk dua te punoj per ju. Pra as dega e brendshme, as ministria e brendshme dhe as punetori operativ nuk kishin pse prisnin aq shume, dhe nuk pritem sa shkruhet ne artikullin e z. Nuredini. Jo shume shpejt, por rreth dy vjet me vone, ne janar 1980 (domethene tre vjet para se te perfundoja denimin e pare), une u ridenova, ne rreshtin e gjate te ridenimeve te asaj kohe, ne mes: te ridenuarit te perhershem, Dom Simon Jubani, Sytki Hoxhes, Pjeter Arbnorit, te ndjerit Bardhyl Belishoves, te ndjerit Xhavit Qesja, etj,etj. Ketu edhe nje shembull tjeter per metodat qe perdorte sigurimi i Shtetit ne kercenimin e te burgosurve dhe ne  marrjen e firmave: Nder deshmitaret kunder meje, ne ridenim, krahas Sokol Martinit dhe nje minoritari (edhe ai i ridenuar ne levizjen e Spacit), me emrin Jorgo, ishte edhe nje burrelas, shume i urte dhe i sjellshem, Petrit Allamani i cili si ne ballafaqim ne hetuesi ashtu edhe ne deshmi ne gjyq, rrinte gjithmone me koke te ulur dhe i dermuar shpirterisht. Me vone me dergoi fjale ku pranonte cdo denim nga une, por edhe me njoftonte se e kishin kercenuar qe, po te mos deshmonte kunder meje, do ti arrestonin vellain e vetem qe jetonte me nenen e tij te verber! Edhe nje fakt tjeter, i mbetur teper enigmatik! Nga viti 1984, ne burgun e Burrelit, ne nje moment disa javesh, u krijua nje situate tensioni shume e rende; ne njerin krah te burgut, Pjeter Arbnori, Demir Pojani dhe une, u izoluam neper biruca, me gjithe rroba dhe te shoqeruar, po ne biruce, gjate gjithe kohes me nga nje njeri te deklaruar ne sherbim te komandes. Ne mos gabohem, ne krahun tjeter te burgut kjo i ndodhi edhe Spartak Ngjeles dhe Daut Gumenit. Nderkohe te burgosurit e tjere nuk nxirreshin per ajrim, ushqimi nuk u jepej ne mense, por me kazanin tek dera e dhomes dhe nje dalosh i ri (Xhelali) qe punonte asaj kohe ne biblioteken e burgut, e dilte deri ne paradhomen me te pare te burgut per te marre posten, kishte sjelle lajmin se ne tryeze atje shikonte shume zinxhire qe perdoreshin per prangosje te te burgosurve gjate ridenimit. Pra aludohej per nje arrestim masiv dhe ndoshta per nje gjyq te ri te llojit te Spacit, me viktima te paevitueshme! Personalisht nuk me kane thirrur asnjehere nga ky izolim dhe shpreh bindjen e plote ne pastertine e shokeve te tjere, por ky eshte nje tjeter shembull i shantazhit te perhershem dhe maksimal ku mbaheshin te burgosurit e Burrelit dhe kurdisjeve me fantastike qe trillonin kunder nesh. Eshte nje kapitull shume i rendesishem per tu detajuar nga regjimi i sotem qe i vesh vetes atributet e nje shteti demokratik Nje tjeter sqarim, jo teper i rendesishem, eshte edhe fakti qe une vetem nje here jam angazhuar ne perkthim literature per udheheqjen  (pranova kur me thane se do te punoja bashke me Pjetrin dhe Dautin) ishte fjala per literatura teknike policore ose per vepra antikomuniste, te cilat ia transmetonim edhe te burgosurve te tjere, por per te cilat ishin shume te etur dhe njerez te komandes.
     Shoket apo te afermit qe jane befasuar nga ky zbulim per personin tim dua ti kujtoj: Une kam ndenjur ne burg shume me teper se u denova, pothuajse gjithe burgun e kalova ne Burrel, nuk kam bere burg relativisht te qete ne ndonje zyre teknike, officine, etj. Dhe njihem per grevat e panumerta te urise, krahas Uran Kostrecit, Pjeter Arbnotit; Xhavit Qeses etj. Nuk kam marre asnje funksion ne periudhen qe quhet e demokracise shqiptare; nuk kam marre, ne asnje forme, ndihme per ish te burgosurit (sikunder as edhe vellai im, Nuri apo familja e te ndjerit vellait tim Xhavit, te cilit demokracia nuk i gjen dot as varrin si edhe shume te tjereve), dhe denuesit, aprovuesit e denimit te tij mbajne poste te larta ne instancat e sotme gjyqesore dhe masakruesit e tij dhe te shume te tjereve bejne gjume te qete; por zoti nuk me ka braktisur dhe ne moshe me dha mundesi te krijoj familjen dhe krahas vajzes te sjell ne jete dhe nje Xhavit te ri. Ai shperblim qe e paskan ne dore, sikur te jepnin deftesa te sigurta te moralit politik, njerez qe, me siguri jo vetem nuk kane qene te perndjekur por ndoshta bashkepuntore te krimit komunist dhe tani amortizues te ketij krimi, nuk mund as ti perqaset shperblimit qe edhe pas shume dekadave i jap vetvetes dhe qe mbetet pergjigja qe i kam dhene, ne gjyq pyetjes qe me beri prokurori; Munir Tirana se :a nuk te ka  hyre sado pak ne gjak dashuria per partine sepse i perket nje familje te lidhur ngushte me kete pushtet?, duke i thene se kjo dashuri nuk me ka gervishur as edhe lekuren, ndersa ne gjak me ka hyre urrejtja per komunizmin dhe kete pushtet!
    Me falni se u zgjata por do te shtoj edhe: Duke u nisur nga fjala e nje njohesi te puneve si z.Nuredini se sipas kritereve te ministrise se drejtesise mund te mos perfitojne 90%  e ish te burgosurve politike( gje qe llogjikisht nenkupton se aty jane shume qe firmosenpor nuk punuan konkretisht per sigurimin )  dhe se tek 10% qe perfiton jane edhe ata qe firmosen, punuan per sigurimin por qe kane marre premtimin per te mbetur sekret; ju njerez qe u shqete-suat per mua, cfar do te me rekomandonit: nje firme formale, pa asnje buke per sigurimin dhe qendrim dinjitoz e luftarak politik, por me rrezikun e humbjes se  demshperblimit, apo firmosjen dhe punen konkrete per sigurimin ne dem te shokeve, por qe te siguronte Sekretin dhe mundesine e perfshirjes ne listat  e atyre qe perfitojne demshperblimin, ku pa asnje disku-tim do te kete edhe njerez te ndershem, por vetem qe ta bejne te besueshme gjithe listen? E pra, Ne Shqiperine post-komuniste ku si presidenti ashtu edhe kandidatet e vetem per ti zene vendin, jane  ish-Komuniste, ku  ne tempullin e demokracise shqiptare, ne parlament, ka mbetur vetem nj deputet nga rradhet e ish te burgusurve dhe vetem nje njeri nga familje e mirefillte e persekutuar nga komunizmi, ne Shqiperine ku mediat e lira nuk i hapin pothuajse asnje spacio deputetit trim shkodran, z. Bakalli qe tha te verteten mbi klasen politike shqip-tare, e tera komuniste, ne Shqiperine ku leshohen akuzat per korrupsion dhe abuzime e vjedhje te papara, majtas e djathtas dhe nuk provohet asgje dhe  heshtet   sapo vijne kunder-goditje te njejta, te pakten ish te burgosurit ti hapin mire syte, mos te genjehen, mos te perqahen, mos te pranojne zgjidhje te pjeseshme perfitimesh personale dhe te mos meren me thash e theme dhe te arysyetojne- me mire larg b…. time. Prisni te dalin listat atehere, por ndoshta do tju vije pak hidhur kur prane emrave tuaj qe vertete meritojne demshperblimin) te shikoni edhe emra spiunesh te neveritshem dhe imorale! Do te vije koha kur e verteta e detajuar do te dale lakuriq. Evropa kerkon vazhdimisht hapjen ne rradhe te pare te dosjeve te zyrtareve te larte te sotem, qe kane sherbyer ne komunizem. Natyrisht nuk do te kete nje shperthim befasues te  Kutise se Pandores , sepse ustallaret e perlyer nuk kane pritur pranveren qe te bejne krasitjet dhe manipulimet, sic ishte i sigurt per kete edhe nje deputet i thekur i se majtes, por ish te burgosurit e ndershem duhet te mos e ndjejne veten fajtore, me heshtjen e tyre per faje te pa qena qe u vishen bashkevuajtesve te tyre. Ka kritere shume me te qarta dhe reale per te vleresuar veten dhe te tjeret. Kjo gje, qe tani, kerkon prononcime te hapura publike, brenda dhe jashte, pa frike, pa llogari dhe jo thashetheme prane zjarrit e kafese. Kete kane dashur, duan dhe do te duan gjithmone ish xhelatet tane dhe ata qe u sherbejne atyre per therrimet qe u hedhin, dhe ata qe i mbrojne sot me kembengulje, haptas ose fshehurazi.

Me nderime

Abdulla Sollaku
Gjermani


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-06-12 12:32:52
Ata që u kanë nxjerrë sytë të tjerëve, i akuzojnë ata për verbim. 
 
Xhon Milton 


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?