Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Shoqëria arrow Kush ka frikë nga kthimi i trurit?
Kush ka frikë nga kthimi i trurit? PDF Print E-mail
15 Korrik 2007

Astrit Lulushi, SHBA

Kur zhvillimet e  një vendi shoqërohen me kriza të shpeshta politike, zgjedhore e presidenciale duket se në radhë të  parë ai vuan nga mungesa e kapitalit njerezor, jo thjesht sipas konceptit që Marksi kishte për fuqinë punëtore në  kapitalizëm. Vendi vuan nga “tharrja e trurit”; ikja e individëve me arsim të lartë, të përgatitur, të specializuar, e të  talentuar dhe vendosja e tyre në vende ose juridiksione të tjera, për shkak të konflikteve, mungesës së mundësive,  mjedisit të pashëndetshëm, diskriminimit ose arsyeve të tjera. Në këtë ikje, “truri” shoqerohet nga kapitali, që do të  thotë se kapitali financiar i atyre që emigrojnë nuk investohet më në vendin që lihet pas. Qeraja, taksat, blerjet e   përditëshme në treg, shpenzmet që kërkon jetesa, me ikjen e tyre tashmë mungojnë. Të gjitha ato fillojnë të derdhen   në arkën e një vendi tjetër. Po ashtu, investimet apo subvencionet e shtetit për arsimimin e tyre humbasin kur individë të përgatitur ikin e nuk khtehen më. Por bashkë me ta ikën edhe kapitali shoqëror, pasi ata nuk janë më pjesë e  shoqërisë ku më parë kryenin veprimtari.

Për të theksuar “ikjen e trurit”, ekspertët shpesh marrin si shembull Shqipërinë, i debatueshëm si vendi më i varfër në Evropë, “i cili ka vite që përjeton një ikje truri me pasoja të mundshme shkatërruese”(Timoic). Sipas burmeve,  1/6 e popullsisë së vendit, përfshi 1/3 e inteligjencias, në vitin 2001 punonin jashtë vendit. Megjithëse të ardhurat  që ata u dërgojnë familjeve në atdhe shtohen nga viti në vit, mendimi i përgjithshëm është se mungesa e njerëzve  të vetëdijshëm e të përgjegjshëm për fuqinë e votës, paraqet një kërcënim serioz për demokracinë dhe procesin  zgjedhor. Sot Shqipëria është vendi me numrin më të madh të emigrantëve në Botë, në përpjestim me numrin e  popullsisë. Vetëm gjatë viteve 1990-2000, nga vendi ikën rreth 40% e intelektualëve perfshi shkencëtarë profesorë, laborantë e të tjerë.


Gjithashtu nga ata që ndodhen për studime universitareo se pasuniversitare jashtë vendit si në Itali, Greqi, Gjermani  e Kanada, përpllogaritet që vetëm 5% e tyre mendojnë të kthehen në Shqiperi.(V. Harvat, 2004) Sic duket, i vetmi “përfitim” që një vend ka nga ikja e trurit është shtimi i të ardhurave që këta të ikur u dërgojnë  familjeve të tyre, një me cmim thuajse falas për një mall me vlera të pafund.

Mund të thuhet se kalimi nga sistemi një partiak në atë shumëpartiak ishte më tepër rezultat i tronditjes sesa  permbysjes së sistemit. Kushtet kur grupi i udhëheqësve i ngjan rrethit të zodiakut, ku emrat vetëm qarkullojnë por  nuk ndryshojnë, ndoshta përbëjnë edhe arsyet e pranimit të idesë nga shumë sociologë se  kalimi për në demokraci “tranzicioni” është një proces i drejtuar nga elita, ide që tani nuk shikohet më me habi e nuk shqetëson njeri.

Nëse mendohet se intelektualët dhe personat me specializim të lartë janë pjesë e një elite qoftë kjo politike, diplomatike, shkencore, kulturore, administrative ose ushtarake, atëherë këta përbëjnë një forcë të vlefshme per drejtimin e ndryshimeve shoqerore në nje vend në tranzicion. (Bozoki)  Rrjedhimisht, sa më i madh numri i  emigranteve nga radhët e tyre, aq më i vështirë  bëhet edhe procesi i tranzicionit dhe duke parë gjendjen aktuale,  duket se është kjo pjesë e elitës që ka emigruar, ajo cka i mungon Shqipërisë në tranzicion.

Le të supozojmë se njerezit më të talentuar lenë vendin sepse ata i takojnë një elite intelektuale paralele por të padukeshme, te padëshirueshme. Mes tyre janë ata që pengohen e nuk gjejnë përkrahje a kushte për shprehjen e aftësive të tyre. Janë ata që besojnë në meritokraci. Nga ana tjetër, elita aktuale shoqerore e dalë nga procesi i  trubullt i tranzicionit, shpesh është njollosur nga korrupsioni, nepotizmi, kronyizmi që krijojnë kushtet  për një konkurencë të pa drejtë, për një kapitalizëm të eger, pa norma e rregulla, me demokraci mes oligarkësh.

Duket se kjo lloj elite parapelqen ikjen e kritikëve të mundshëm sesa t’i ketë ata si burim kritikash të brendëshme. dhe nëprmjet ndonjë ligji, madje ndalon edhe kthimin e kritikëve të vet. “Cdo vend ka nevojë për demokraci dhe nëse njerezit nuk e kuptojnë këtë nevojë, vendi ka probleme”. Me këto fjalë, ish disidenti sovjetik Vladimir Bukovski, shpalli këto ditë se mund të paraqesë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale ne Rusi. Vëzhguesit thonë se ka pak shpresa që komisioni rus i zgjedhjeve do të lejojë regjistrimin e tij si kandidat. Bukovski ka 30 vjet që jeton në Londër dhe sipas ligjit rus “një kandidat për president duhet të ketë jetuar brenda vendit 10 vjet rrjesht”.

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-08-01 16:25:27
Zoti te bekofte! 
Ju evidenconi nje realitet,pa treguar shkakun e kesaj tragjedie kombetare.Nuk keni ndonje opinion apo e anashkaloni?! GJithsesi besoj se eshte e qaret se ne shqiperi eshte istaluar regjimi post Ramizian:Klyshet e Ramiz Alise bejne drejtimin e ketij fars shteti...vetem sherbejne njeri tjetrit.Si pasoj bejne lojra politike se gjasma nuk mund te vendosin rend e drejtesi se njera apo tjetra duhet ma u'a kaluar fajin dhe drejtimin e shtetit.Nuk bejne dot zgjedhje dhe perzgjedhje se nuk eshte ne metodiken e programit te tyre.PRESIDENTI as ne parlament e as ne popull nuk mund te zgjidhet nese nuk vendosin PADRINOT.Nese dikushi (JU PSH.) ne rastin e nje votimi ne popull te hidhnit kondidaturen,,,nese nuk keni lejen e padrinove as voten tende nuk do e konfirmosh.Nese do dergosh ndonje vapor me miell nga north amerika,buke da e gatuajne fqinjet. 
PESHKU QELBET NGA KOKA. 
Kam shume per te thene ,por kokat jane renduar shume dhe nuk shkulen dot....... 
 
 

Koment nga GUEST më 2007-08-01 16:53:27
Kam dhen nje koment te shkurter mbrem por po e jap edhe nje sot ndoshta do te arri te ju . 
Jam 55vjeqar kryetar i shoqates humaniare Shqiptare Gjermane 
por jam i gatshem te bej qfar ju ju nevoitet, jam perkrhes i flakt i Ballit Kambtar. Vetem Ball kmbtar mund dhe d te lufoi per trojet e Shqipes. 
udheheqsia e kosoves eshte nje udheheqsi ecila nuk di te luftoi per atedhe por vetem per intereste veta personale 
 
Syle Rugova Gjermani


International
English
Faqe interaktive