Shoqata e tifozëve Ballistët i lajmëron të gjithë anëtarët me një lajm të shkëlqyeshëm se tanimë funksionojmë edhe zyrtarisht si Shoqatë.
Shoqata e tifozëve Ballistët me vendqëndrim në Tetovë në adresën: Stadiumi i Qytetit, Tetovë, tanimë funskionon edhe në mënyrë legale, të cilën e mbron ligji, me statut, me vulë, dhe me amblem.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë 25.07.2007, në presencë të një numri të konsiderushëm tifozësh u vendos që të bëjm regjistrimin e shoqatës. Së pari u zgjodhën 17 delegat me aklamacion pas kësaj u bë zgjedhja e kryesisë së Ballistëve ku bëjnë pjesë 5 anëtarë prej të cilëve u zgjodh Kryetari, 2-Nën Kryetar, dhe 1 Sekretarë. Kurse në mbledhjen që do të mbahet ditët në vijim, do të shpaloset edhe kryesia më e gjërë e Ballistëve qe do te emerohen nga kryesia e Ballistëve.
Per kryetar u rizgjodh Valdrin Asani me votat e të gjithë delegatëve, në prani të një numri të konsiderueshëm të tifozëve.
Kjo ishte një informim reth Shoqatës të sapo regjistruar, dhe zyrës së re të Ballistëve, e cila është hapur keto ditë.
Këtu më poshtë do të keni mundësi t'i shiqoni fotot e vendimit të marrë nga regjistri central i RM për regjistrimin e shoqatës që me datë 25.07.2007 u bë e plotë fuqishme dhe nuk do të ketë mundësi më emri Ballistët të keqpërdoret nga ziliqarët.
E gëzofshim të gjithë vllezër dhe na qoft për hajr.
Vendimi për Shoqatën:
http://img126.imageshack.us/my.php?image=shoqatavendimi1ad2.jpg
http://img254.imageshack.us/my.php?image=shoqatavendimi2aku8.jpg
Koment nga GUEST më 2007-08-03 12:28:21 edhe une genc mula ju uroj shoqates jete te gjate e te lumtur e te behet edhe me e madhe e me shume antare te rinj urime se shpejt bashkimi kombetare rrofte shoqata e ballistve
me shkruani ju lutem ne imailin tim per te gjitha ju lutem mirupafshim urime
Koment nga GUEST më 2007-09-14 11:24:26 Falenderime deri tek redaksia juaj dhe te gjithe dashamiresit, nga Shoqata e tifozëve Ballistët