Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Gjuhesi arrow Fjalori Pamor Trigjuhësh
Fjalori Pamor Trigjuhësh PDF Print E-mail
07 Shtator 2007

Fjalori Pamor Trigjuhësh është hartuar nga QA Internacional, Kanada. Ai tashmë është bërë një nga librat më të shitur në botë dhe janë shpërndarë mbi 6 milion kopje në 26 gjuhë.
Fjalori Pamor Trigjuhësh ka një përmbajtje të gjerë dhe shumë të larmishme. Ai trajton të gjitha aspektet e shoqërisë bashkëkohore, u jep lexuesve një shumësi fjalësh e konceptesh, që ndeshen në jetën e përditshme që nga zhvillimet më të fundit në mikrokompjuterët e deri te sportet më të reja.
Ky është një mjet mësimor i habitshëm, i cili ndihmon lexuesit jo vetëm ti shohin në pamje të gjalla gjendjet dhe konceptet, por edhe të kuptojnë kontekstin e tyre.

PËRMBAJTJA:
Astronomia, Toka, Bimët, Bota e Kafshëve, Njeriu, Ushqimi dhe Kuzhina, Shtëpia, Ti Bësh Gjërat Vetë dhe Kopshtaria, Veshjet, Artikuj dhe Stolisje Vetjake, Artet dhe Arkitektura, Komunikimi dhe Automatizimi i Punës së Zyrave, Transporti dhe Makineritë, Energjitika, Shkenca, Shoqëria, Sportet dhe lojërat.

 Fjalor pamor Shqip-Anglisht-Italisht

 

EKIPI I BOTIMIT SHQIP

Drejtor i botimit: Bardhyl Musai
Përkthyese: Majlinda Nishku
Redaktor: Xhevat Lloshi
Menaxhimi i të dhënave: Liri Hajdari
    

BASHKËPUNUAN  NË PËRGATITJEN E FJALORIT:
Mina Naqo, Alfred Frashëri, Aleko Miho, Dhurata Bozo, Sokol Shupo, Agron Lufi, Liri Hajdari, Asllan Hajdari, Genti Guxho, Aleksandër Xhuvani, Armand Babani,Gjergj Simaku, Halil Sykja, Shefqet Shyti, Arben Jorgani.
 
  

  Fjalori im i parë pamor

Fjalori im i parë pamor synon që të zbulojë para jush botën, tju argëtojë, të përvetësoni fjalorin e shqipes dhe të anglishtes, të ushtroni kujtesën pamore.

Ky është një fjalor që ju mundëson të lidhni me një vështrim përnjëherë fjalën me imazhin.
Është një libër i bërë enkas për të kënaqur shijet dhe interesat e të vegjëlve, dhe ia arrin që të plotësojë etjen e tyre për dije.

Fjalori im i parë pamor

EKIPI I BOTIMIT SHQIP

Drejtore e botimit: Frida Musai
Përkthyes: Shefqet Shyti, Majlinda Nishku
Redaktor: Bardhyl Musai
Menaxhimi i të dhënave: Liri Hajdari

            Info:

            Libraria: Bulevardi Dëshmorët e Kombit
            Kullat Binjake, kati i 2-të
            Tel: (04) 280349
            Magazina: Mob: 0692718151
            Shpërndarja: Mob: 0684035822


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive