Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Arti arrow Edicioni XI i Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė “Ditėt e Naimit”
Edicioni XI i Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė “Ditėt e Naimit” PDF Print E-mail
21 Shtator 2007
POETI DANEZ PETER POULSEN - LAUREAT I ÇMIMIT “NAIM FRASHËRI”

Laureat i Çmimit te madh "Naim Frashëri" të Edicionit IX të  Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit" është poeti danez Peter Poulsen. Ky është vendim i Jurisë së Festivalit i përbërë nga prof.dr. Isak Shema (Kosovë), Niels Hav (Suedi) dhe Ahmet Selmani (Maqedonia). Në kete edicion Drejtoria e Festivalit do ta shpalle laureatin e sivjetshëm edhe Anëtar Nderi t; Festivalit. Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit 2007” do të mbahet prej 18 – 21 tetor në qytetin e Tetovës.Këtë e bëri të njohur në një Konferencë shtypi të mbajtur më  16 shtator në Qendrën kulturore në Tetovë, drejtori i Festivalit  Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit" Shaip Emërllahu. Fitues të mëhershëm të këtij festivali janë emra të njohur si: Ismail  Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Ali Podrimja (Kosovë) etj.

Në edicionin e sivjetëm ardhjen e kanë konfirmuar 42 poetë nga 22  vende të botës: SHBA, Kanada, Uruguaj, Karaibe, Danimarkë, Lituani,  Gjermani, Suedi, Francë, Itali, Palestine, Turqi, Qipro, Hungari,  Kroaci, Islandë, Slloveni, Rumani, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe  poete shqiptare nga Mali i Zi, Shqiperia, Kosova dhe  Maqedonia. Drejtori Shaip Emërllahu, në vazhdim ka prezentuar pesë titujt që  janë botuar në kuadër të edicionit botues të Festivalit. Ato janë;  “Kënga e shigjetave” e poetes jugkoreane Moon Chung Hee,  “Kthimi i barbarogjenive” i kroatit Drazhen Katunariq, “Lumi që rrjedh  drejt burimit” i poetes gjermane Silke Liria  Blumbach, “Vetmia e  nëntëshes së madhe” i asaj turke Biba Ismail dhe “Torzo e  gjallë” i poetit shqiptar Osman Gashi. Sikurse në të shkuarën, edhe sivjet  Drejtoria do te botojë antologjinë me poezi të poetëve  pjesëmarrës.
Në vazhdim anëtari i Drejtorisë dhe i Jurisë së Festivalit Ahmet  Selmani lexoi një biografi të shkurtër të fituesit,  kurse kryetari i  Jurisë prof. dr. Isak Shema paraqiti arsyetimin për dhënien e  çimimit. Peter Poulsen është shkrimtar i shquar i letërsisë  bashkëkohore daneze. Krijimtaria letrare e tij është shumë e pasur dhe e  realizuar artistikisht. Ai është afirmuar si poet, prozator, publicist,  eseist dhe përkthyes letrar. Poulsen kultivon poezinë  moderne dhe bën  pjesë në grupin e shkrimtarëve danezë, të cilët kanë sjellë  risi në artin letrar. Në krijimet poetike trajton motive të  llojllojshme, në të cilat shfaqen ndjenjat subjektive dhe njëkohësisht  shprehen mendime dhe vlerësime lidhur me fenomenet e natyrës dhe të jetës  shoqërore. Ai është njeriu i ballafaquar me vështirësi jetësore,  sepse shpesh herë lumturia për të mbetet vetëm ëndërr. Ate e  quajnë profesor të dhembshurisë. Në fjalorin poetik përfshihen dendur  fjalët me të cilat në aspektin figurativ paraqitet aktual!  iteti i jetës së përjetuar me forcë emocionale. Ai nuk përfill  reifikimin në letërsi, pra çvendosjen e njeriut nga fokusi i  interesimit të tij dhe nuk e zëvendëson atë me gjësende. Poulsen është i  interesuar që të arrijë motivimin  artistik të brendisë së  poezisë dhe të komunikojë në mënyrë efektive me lexuesit. Mendimi  refleksiv, i pranishëm në poezi dhe i paraqitur në formë kontrasti,  është në harmoni me vizionin humanist të shkrimtarit. Ai  nuk është  indiferent ndaj fenomeneve, reagon në mënyrën e tij dhe me sinqeritet,  pa ia imponuar pikëpamjet e veta lexuesit. Edhe programi i këtij  edicioni do të jetë i larmishëm. Në kudër të tij, do të mbahet disa  orë letrare, do te hapet nje ekspozite pikturash, do te promovohen  libra, do te vizitohen lokalitete kulturore dhe  historike etj.
Skenen edhe për sivjet e ka ideuar piktori Savash Veliu, anetar i  Drejtorise se Festivalit. Festivalin do ta mbeshtes financiarisht Ministria e Kultures, firma  “Veze Sharri” etj. Per shkak se harxhimet e festivalit jane te  medha,  Drejtoria kerkon edhe donatore e sponzore te tjere pa ndihmen e te  cileve veshtire e ka ta realizoje programin e parapare per sivjet u tha në  konferencën e shtypit.

Artan Arsllani

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive