Faqe kryesore arrow Politika arrow Letra nga lexuesit: PBK te jete me aktive per Kosoven
Letra nga lexuesit: PBK te jete me aktive per Kosoven PDF Print E-mail
21 Shtator 2007

 

Pershendetje redaksia e "Balli i Kombit"
Nuk kisha nje email per PBK e po e dergoj tek redaksia .
Kosova eshte ne udhekryq dhe si pas medimeve tona qe po shohim politika Shqiptare si pozita ashtu edhe opozita por edhe mediumet ne Shqiperi jane shume shume  te dobta dhe shume pak i japin hapsire qeshtjes se Kosoves.
Por ne kemi prit qe se paku partia Balli Kombetar te jete sa me e rregullt neper mediumet ne Shqiperi, te jete sa me  radikale, te dihet se edhe ne Shqiperi ka parti qe e kane seriozisht qeshtjen Kombetare. PBK eshte duke  e be permes keti webi qe e ka por keto shkrime qe po dalin ne kete webfaqe te dergohen edhe ne mediumet e shkruara dhe elektronike ne Shqiperi e se bashku te ju dergoni edhe partive te tjera politike.
Ju jeni nje parti qe me pushtetin ne Shqiperi jeni nje te djathet e ti tregoni keti pushteti se duhet te hapin syt se Kosova eshte ne udhekryq e Shqiperia duhet me qene me aktive e jo keshtu siq eshte tani qe nuk ka dallim edhe me shtetet tjera mike te Shqiperis.  Shqiperia duhet te jet shum aktive te lihen njeher per njeher disa gjera mbenda per mbenda Shqiperis e te fillohet aktivizimi sa me serioz per Kosoven nga se pas pavarsimit te Kosoves Shqiperia do te ket nje zhvillim shum te madh ne te gjitha sferat

E edhe njeher po ju lus ju si PBK te jeni me aktiv per qeshtjen e Kosoves permes mediumeve ne Shqiperi.
FLM qe e lexuat kete email.

 

Një lexues i rregullt i juaji.

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-10-02 14:46:20
Ketë shkrim po e filloi me thënjen: " Historia shkruhet sot, për tu lexuar neser." Të nderuar vllëzer dhe motra Shqipëtarë, detyratTona sot janë shumë te rënda, por edhe shumë te drejta në këto momente vendimtare për kombin. E drejta e jonë ne këte kohë duhet të na bëjë shumë më te fortë, te guximshem, te disciplinuar, e sidomos te bashkuar. Pse e them ketë? Sepse te gjitha mjerimet popullit Shqiptar i kanë ardhur nga mosbashkimi, nga mosmarrëveshtjet, nga përqarjet, nga grindjet e brendshme, nga ambicjet për pushtet e jo për shtet etj. Te gjitha këto , se kanë lënë kurrë ketë popull te perbënte një Tërësi te fuqishme për te mbrojtur te drejtat e Tij si komb. Në këto përqarje përbrenda shqiptare, te huajtë gjithmonë kanë gjetur arësye nderhyrjesh vetë për ti ndarë e pastaj për ti robëruar më lehtë. Tani është momenti që Shqiptaret duhet te kuptojnë dhe te dijnë se cilat janë interesat e Tyre sublime dhe te më te larta kombëtare. Ata duhet te te vetëdijsohen per ta ditur së cila është ajo udhheqësi politike qe din ti mbroi interesat e popullit. Sepse vetëm në ketë mënyrë mund ta fitojmë lirinë, pavarësinë dhe nderin kombëtar, si një nder kombet më te vjetër në Ballkan, dhe në Europë. Një thënje filozofike thotë: " qdo popull ka aq te drejta sa është në gjendje , apo sa është i zoti ti fitoi dhe ti mbroi ". Vetëm te bashkuar pa ambicje karjeriste duhet ti bashkojmë forcat tona mendore, fizike dhe intelektuale për një qëllim të vetëm, sepse vetëm kështu te bashkuar mundë te thyhet zgjedha e robërisë dhe do te plotësohet aspirata shekullore e Shqiptarvepër krijimin e Shqipërisë Etnike.Dhe krejtë në fund dua te Ju kujtoi disa rreshta te një vjershëtori Qam: " Edhe flamuri kuq e zi; është duke valuar përseri;_ në Kosovë e qameri,_ plotë me gaz e me liri ". Ju pershëndet i JUAJI Agim Curri _ Gjermani

Koment nga GUEST më 2007-10-02 15:09:34
Kush e bënë Shqipërinë Etnike? Këto janë forcat Nacionaliste në të gjitha Trevat Tona Etnike.Bërja e Shqipërisë Etnike është aspirata jonë shekullore e cila nuk guxon të ketë alternativë tjeter në këto momente vendimtare për Kombin. Kësaj aspirate duhet ti prijnë të gjithë intelektualet shqipëtarë me ndjenja të pastra Nacionaliste_ Patriotike.Pse e them këtë? Sepse, po tregohet gjithnjë e më tepër se Elitat Tona politike, më mirë më thënë, politikbërse, në Tiranë, Prishtinë Tetovë në Luginën e Presheves, po tregohen të painteresuara apo më mirë me thënë deshtake dhe frigacake(per interasa te Tyre private, karieriste,partiake, pse jo edhe finansiare) per te dalë me projekte kombëtare për bashkimin tonë Kombëtar. Tani është mpmenti historik i të vepruarit unik si një komb i bashkuar, duke mos kursyer asgjë nga vetja për ti vënë në veprim te gjith metodat demokratike dhe institucionale në shërbim te qështjes sonë kpmbëtare.Në të kundërtën do të na mallkoi historia, do të na mallkoi gjaku i rënë i Dëshmorve të cilet luftuan për Idealin më të shtrenjët_për Lirinë dhe Pavarësinë gjithëshqipëtare; do të na mallkojnë brezat që neser do të vijnë. Të gjithë do të na akuzojnë për antikombëtarizem dhe trathëti kombëtare. Prandaj, të nderuar bashkëqytetarë të Shqipërisë Etnike është koha e fundit që të luftojmë për idealin e kahmotëshem te të gjithë Herojve kombëtar nëpër përiudha të ndryshme historike; për bërjen e një shteti modern dhe ekonomikisht të fortë, në të cilin do të jetojnë të gjithë Shqipëtaret. 
Të jetojmë të lirë e të bashkuar në një shtet,apo të vazhdojmë se jetuari në robëri,pa shpresë dhe gjithmonë i përbuzur.Prandaj, duhet bërë thirrje të gjitha qendrave nderkombëtare të vendosjes që tua mundësojnë edhe Shqipëtarëve deklarimin e lirë të vulnetit të Tyre për të ardhmën e vetë nacionale Ky vullnet i lirë më së miri mundë të shprehet me organizimin e një Referendumi Mbarëkombëtar, me anë te të cilit Shqipëtaret do të deklaroheshin për të ardhmën e Tyre. Vetëm në ketë mënyrë mund të parandaloheshin lëvizjet e rrezikëshme dhe do ti hapej rrugë një paqeje të qendrueshme në Ballkanin e trazuar dhe në Europë më gjërsisht. Në të kundertën, ruajtja e status quos rreth qështjes Shqipëtare të cilën Europa e njeh fortë mirë,dhe nga ana tjeter, përgëdhelja e politikes ekspansioniste të Serbisë, do ta qoi rajonin në situata shumë të rrezikshme dhe të paparashikuara.Së fundmi, roli dhe rëndësia e "BALLIT KOMBËTAR" ne këso situatash është relevante dhe në bashkëpunim me të gjitha forcat atëdhetare dhe patriotike dhe në përputhëshmeri me " DEKALOGUN "te heci ballhapur drejtë realizimit te aspiratave tona kombëtare_ BASHKIMIN KOMBËTAR." Në robëri ska demokraci, kur je i fyer ske ardhmëri ". Nga Agim Curri _ ish kryetar i Partisë së Ballit Kombëtar në Gjermani.

Koment nga GUEST më 2007-10-04 18:39:26
Ketë shkrim po e filloi me një aforizëm te antiglobalistit, Rikardo Petrella: " Lufta Qlirimtare duhet te ndodhë së pari në kokat tona ".E nderuara anëtarësi e Ballit Kombëtar nga të gjitha Trojet Tona Etnike, u bëjë apel që ti hapim sytë dhe ti ndriqojmë mendjet tona, së Kombit Shqipëtar po i lidhet laku në fyt, që ai të shuhet njëherë e përgjithmonë dhe të zhduket nga faqja e dheut. Ndodhemi para një rreziku serioz, si asnjëherë më parë, ndodhemi para jetes apo vdekjes. Sot nëpër kancellaritë europjane dhe ndërkombëtare po përgaditen skenarë shumë te rrezikëshem për Kosovën martire; sipas ideve ultra-nacionaliste te Beogradit dhe nën regjinë e Moskes, për ricoptimin e Trojeve tona stergjyshore. Po qarkullojnë dofarë federatash, konfederatash, Honkongesh, unionesh, njëfarë "Deklerate e Nju-Jorkut" së fundi, e qfarë jo tjeter.. Qka te bëjë tani Balli Kombëtar si forcë nacionaliste? Të rri duar kryq e te vezhgoi nga anash apo te marrë detyren e vetë sipas DEKALOGUT dhe te bëhet pishtare që së bashku me forcat tjera Nacionaliste-Patriotike te vehet në ball te luftes sonë, duke i përdor te gjitha format e lejuara demokratike për Liri dhe pavarësi mbarëkombëtare. Balli Kombëtar duhet te veproi shumë shpejtë, dhe sa më parë do te jetë aq më mirë. Te thërras popullin për ta marrë fatin në duartë e veta; që në mënyrë te qetë dhe në përputhëshmëri me Konventat ndërkombëtare, te cilat flasin për vetëvendosjen e popujve ,ti tregojmë Europes se mjaftë me mashtrime, mjaftë më me lajka ndaj Shqipëtarëve. Përballë këtyre rreziqeve nuk na mbetet gjë tjeter, pos te fillojmë menjëherë me te gjitha përgaditjet konkrete dhe në përputhëshmëri me standardet demokratike te organizojmë edhe mbajtjen e protestave paqësore popullore në te gjitha Trojet Tona Etnike. Këto protesta te jenë te pa kufizuara gjerë në arritjen e synimeve tona. Pra ,gjerë në largimin nga skena politike te umnikistanezve nga Kosova si dhe largimin nga politika dhe udhëheqja shtetërore te Qeverive tona te shantazhuara te cilat nuk deshirojnë apo nuk guxojnë te deklarohen se janë qeveri e popullit dhe ti prijnë atij drejtë Bashkimit Kombëtar. 
Me anen e këtyre protestave, te cilat duhet te jenë te qeta dhe në përputhëshmëri me standardet demokratike, duhet ti tregojmë Europes dhe të gjitha qendrave nderkombëtare te vendosjes se Shqipëtaret nuk dojnë as më pak as më shumë se popujt tjerë, por deshirojnë te jetojnë te lirë në shtetin e tyre si dhe në fqinjësi reciproke me kombet tjera që e rrethojnë. Po e përfundoi me një pikë te Dekalogut: "Mjer ai kolos që kërkon që Shqiptarizma ti shkoi pas, dhe i lumi ai që bëhet rob i saj " RROFTË SHQIPËRIA ETNIKE !" Ballhapur dhe pa frikë drejtë synimeve Tona. 
Përshendetje nga Agim Curri- Gjermani.


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?