Faqe kryesore arrow Kosova arrow Ariu rus nuk mund t rikthehet m n shtrofkn e influencs sllave n Ballkan
Ariu rus nuk mund t rikthehet m n shtrofkn e influencs sllave n Ballkan PDF Print E-mail
30 Shtator 2006

  BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Se pavarësia e Kosovës është e pashmangshme, fatbardhësisht këtë e ka kuptuar me kohë edhe Amerika( miku më i ngushtë dhe aleati më besnik dhe shpëtimtar i Kosovës dhe i shqiptarëve) së bashku me aleatët e saj të Evropës Perëndimore, BE-ja, si dhe disa vende-anëtare të Grupit të Kontaktit për Kosovën 

Pavarësisht nga dëshira e shkretë e politikës propagandistike zyrtare të Beogradit, se Vladimir Putini me veton e Rusisë në KS të Kombeve të Bashkuara, do ta bllokojë pavarësinë e Kosovës, kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se “ariu rus” do të mund të rikthehet në Ballkan për të mbrojtur “gjahun e ngordhur” të sojit të tij, sepse koha egërsirës së shekujve të sundimit të barbarisë bizantine-sllave ka perënduar së bashku me projektet antishqiptare të Serbisë së Madhe (1844-1999).

Tanimë si Rusia, ashtu edhe Serbia, duhet ta kenë të qartë se ndodhemi në shekullin XXI, që karakterizohet nga respektimi dhe mbrojtja e vlerave fundamentale të lirisë, të sigurisë të barazisë, të rendit, të drejtësisë dhe të demokracisë etj., që janë pronë e gjithë planetit njerëzor(së këndejmi edhe e shqiptarëve, si pjesë e pandashme e këtij planeti), e jo vetëm e perandorive të dikurshme tiranike dhe hegjemoniste, siç ishte dikur edhe Rusia cariste, përkatësisht Bashkimi Sovjetik në dimensione ndërkombëtare, si dhe Serbia e Madhe në përmasa rajonale ballkanike. Me një fjalë, pas përfundimit të luftës së ftohtë /1948-1989/, si dhe pas përmbysjes dhe shkatërrimit të Serbisë agresore gjenocidale të Slobodan Milosheviqit /1999)/, {si rrjedhim i angazhimit të drejtpërdrejtë të politikës paqësore demokratike të Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve të saj lojalë të Evropës Perëndimore në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut në suaza globale} i gjithë Ballkani ka marrë një fizionomi të re gjeopolitike, integruese, demokratike, pluraliste dhe paqësore, ku përsosuria dhe qëndrueshmëria e tij pritet të dinamizohet dhe të finalizohet me njohjen e pavarësisë (de facto dhe de jure) të Kosovës, e cila do të jetë faktori vendimtar i stabilizimit të paqes dhe të sigurisë në Ballkan, përkatësisht në Evropë.

Pavarësia e Kosovës varet nga Amerika, jo nga Moska, as nga Beogradi!

Realisht, nuk ka ngelur edhe shumë kohë nga afati i parashikuar i agjendës së OKB-së për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës, i cili do të duhej të përmbyllej deri në fund të vitit 2006. Mirëpo, për zvarritjen dhe për sabotimin e këtj afati të parashikuar, fajtor kryesor është Beogradi zyrtar, i cili ka hudhur poshtë opcionin e pavarësisë së Kosovës. Ky pozicionim negativ i politikës dhe i diplomacisë zyrtare të Serbisë, është në kundërshtim jo vetëm me pikëpamjet dhe me qëndrimet e palës shqiptare të Prishtinës, por edhe me ato të Uashingtonit zyrtar, që janë në favor të pavarësisë së Kosovës.

Për të përshpejtuar procesin e negociatave të Vjenës ndërmjet palës serbe dhe shqiptare, është e domosdoshme që faktorët dhe qendrat relevante të diplomacisë ndërkombëtare (Amerika, NATO, BE, OKB, Grupi i Kontaktit etj.) përmes mekanizamve të tyre përkatëse, të ushtrojnë trysni mbi qeverinë e Beogradit, që të braktisë format dhe instrumentet e vjetra të politikës gjenocidale kolonialiste ndaj Kosovës dhe, në vend të tyre, të mbështet rrugën e mirëkuptimit dhe të dialogut paqësor dhe demokratik për arritjen e kompromisit real politik lidhur me zgjdhjen e drejtë të statusit të Kosovës, ashtu siç janë përcaktuar dhe dakroduar edhe Amerika, OKB-ja, BE-ja në saje të së drejtës demokratike dhe të së drejtës ndërkombëtare, që përputhen tërësisht me parametrat dhe me standardet e rendit të ri pozitiv juridik ndërkombëtar.

Ia vlen të theksojmë se kursi i diplomacisë së Rusisë së Sergej Llavrovit dhe të presidentit Vladimir Putin, që me vënin e “vetos” së ardhshme në KS të Kombeve të Bashkuara për ta mbrojtur “Kosovën serbe” është absurd dhe i pathemeltë (pavarësisht nga problemet e shumta dhe të pazgjidhrua të Rusisë në rajonin e Kaukazit etj., të cilat, historikisht, edhe ato janë recidiva të imperialzimit dhe të kolonializmit rus-sovjetik) mbase Kosova është territor i Shqipërisë Etnike, jo i Serbisë, siç dëfton historiografia dhe politika falsifikatore e Serbisë kolonialiste që nga viti 1912, kur përfundimisht me anë të forcës dhe të gjenocidit militarisit atë e shkëputi nga trungu indigjen i Shqipërisë Etnike dhe, ia aneksoi territorit etnik të Serbisë së Madhe.

Duke qenë se nuk është e diskutueshme e drejta historike e Kosovës, sepse historikisht është provuar se ajo është pronë legjitime dhe legale e shqiptarëve, edhe para se të shfaqej elemnti sllav barbar në Ballkan, por i disktueshëm dhe i papranueshëm është sundimi i deritashëm kolonial dhe gjenocidal i Serbisë mbi Kosovën, përkatësisht Shqipërinë Etnike(1912-1999), gjë që kjo është e dënueshme edhe sipas normave dhe standardeve të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Prandaj, në këtë kontekst, nuk ka arsye që të heshtë, as të tregohet e moderuar dhe kosmopolite as politika e as drejta kombëtare shqiptare, as ajo ndërkombëtare publike ngase Kosova, duhet t’i rikthehet titullarit të saj të ligjshëm-Shqipërisë Etnike, e jo të mbetet kurrfarë pikëpyetjeje në planin e së drejtës ndërkombëtare apo të asaj historike, se kujt i përket ajo, edhe sot në shekullin XXI(!)

Kalkulimet më të reja të analistëve dhe të qarqeve zyrtare të politikës dhe të diplomacisë serbo-ruse, se zgjidhja e problemit të Kosovës, duhet të jetë në frymën e “parimit universal të së drejtës ndërkombëtare”, do thotë vulosjen e statusit kolonial të Kosovës nën Serbi, sikurse këtu e 100 vjetë më parë. Ky është thelbi i “parimit universal” të së “drejtës koloniale” serbo-ruse, e jo i së drjetës ndërkombëtare universale. Kjo tendencë është tejet transparente(që Rusia, edhe në zgjidhjen e problemit të Kosovës, ta ketë fjalën kryesore si “superfuqi e barabartë botërore” me SHBA-në), sepse roli i Rusisë si superfuqi botërore ka përfunduar në “arkivin historik” të sistemit bipolar së bashku me luftën e ftohtë këtu e 17 vjet më parë (1989), me rrëzimimin e Murit të Berlinit.

Pse populli serb në Serbi akoma nuk është në dijeni se Amerika me aleatët e saj qe ca kohë më parë e mbështetë konceptin e pavarësisë së Kosovës, për këtë është fajtore qeveria serbe dhe titullarët e Serbisë, e jo as Amerika, as Anglia, as BE-ja e as Grupi i Kontaktit etj. Këtë difekt anacional dhe antidemokratik, tanimë e ka zbuluar vetë kryetari Serbisë, Boris Tadiq, me të përfunduar vizitin e tij zyrtare Uashingtonit. Konkretisht, vizita e B.Tadiqit në Uashington ishte e frytshme ngase ndër të tjera ia arriti që në emër të Serbisë, të nënshkruajë traktatin për bashkëpunimin ushtarak serbo-amerikan, të cilin në emër të administratës amerikane e nënshkroi Sekretarja e Departamentit Shtetëror Amerikan, Kondoliza Rajs. Krahas nënshkrimit të marrëveshjes së theksuar të bashkëpunimit në fushën ushtarake, kryetari i Serbisë pati rastin të njihet zyrtarisht nga dora e parë, se Amerika e mbështet pavarësinë e Kosovës si zgjidhje përfundimtare të statusit të saj. Mirëpo, si duket lidhur me këtë të vërtetë të qëndrimit racional dhe objektiv të politikës së jashtme dhe të diplomacisë amerikane, kryetari i Serbisë (ende nuk i ka bërë me dije qytetarët e Serbisë). Arsyeja e qartë, shtetarët e Serbisë ende nuk i kanë humbur shpresat se Rusia e Vladimir Putinit me “veton” e saj në KS të OKB-së, “do ta neutralizojë” statusin e pavarësisë së Kosovës në favor të Serbisë kolonialiste.

Përpos mesazhit më të ri nga qarqet më të larta zyrtare amerikane në favor të njohjes së pavarësisë së Kosovës, Boris Tadiqi, gjithashtu, edhe vitin e kaluar, me rastin e vizitës Parisit, pat marrë të njëjtën përgjigje sikurse këtë të Uashingtonit (Reuters,9.09.2006).

S’ka dyshim se, fshehja dhe keqinterpretimi i së vërtetës mbi disponimin e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me favorizimin e pavarësisë së Kosovës,nga ana politikës zyrtare të Serbisë provon qartë se titullarët e saj (Boris Tadiq, Vojislav Koshtunica, Vuk Drashkoviq dhe Tomislav Nikoliq etj.) ende nuk kanë hequr dorë nga recidivat dhe animozitetet e politikës së regjimit kolonial dhe gjenocidal të Serbisë së Madhe të Slobodan Milosheviqit “Prej Kosovës-Shqipërisë Etnike, e deri në Viroviticë, Ogulin dhe Karlobag” të Kroacisë etj. Pikërisht, një politikë e këtillë me pikëpamje dhe me vizion të gabuar e Serbisë do të ndikojë negativisht edhe në relacionin Uashington – Moskë ngase Amerika dhe Rusia kanë diametralisht pikëpamje dhe qëndrime të ndryshme jo vetëm ndaj statusit të Kosovës, por edhe ndaj çështjeve të tjera në rajonin ballkanik në tërësi dhe, më gjerë në sistemin e marrëdhënieve politike ndërkombëtare. Në këtë kuptim (ndryshe nga interesat e strategjisë së dikurshme ruso-sovjetike, që Serbinë dhe sllavët e Jugut të Ballkanit, t’i përdorë si instrument destabilizues, manipulues dhe kushtëzues në marrëdhëniet diplomatike me shtetet e tjera të Evropës Perëndimore, si dhe me SHBA-në) që nga përmbysja e regjimit të Slobodan Milosheviqit, Amerika është duke luajtur rolin pozitiv për rimëkëmbjen financiare, ekonomike, politike dhe demokratike të Serbisë, në mënyrë që atë ta integrojë sa më parë të jetë e mundur në proceset e reja reformuese transicionale si në planin rajonal, ashtu edhe në atë evro-ndërkombëtar. Mirëpo, Serbia ende është “përgjumur” dhe, “në heshtje” prapa shpinës së Amerikës, po llogarit gabimisht se “miqësia e vjetër” ruso-sovjetike, do të jetë “fryti” i politikës së jashtme dhe i diplomacisë së saj, kur është fjala për mbrojtjen e interesave të saj hegjemoniste dhe kolonialiste në Ballkan në kurriz të Kosovës, si dhe pjesëve të tjera të kolonizuara të Shqipërisë Etnike (Bllaca, Presheva, Medevegja, Bujanoci etj.).

Pavarësisht nga koketimet dhe sondazhet e fshehta dhe të hapura të diplomacisë dhe të propagandës së boshtit Beograd-Moskë, garnitura e udhëheqjes së sotme të Serbisë (B.Tadiq, V. Koshtunica, V.Drashkoviq dhe Kisha Orotodokse Serbe me në krye vladikën fatkeq, Artemije Radosavleviq etj.) nuk kanë asnjë arsye që ta eliminojnë Amerikën nga partnerizimi i tyre me pretkestin se “ajo është rreshtuar gabimisht” në anën e zgjidhjes së drejtë të statusit të Kosovës (sepse Amerika dhe aleatët e tjerë të saj, OKB-ja, BE-ja, NATO etj. me arsye mbështesin kërkesën e drejtë dhe të bazueshme historikisht, ligjërisht dhe demokratikisht të shumicës dërrmuese të popullit shqiptar mbi 90%, i cili gëzon të drejtën e pakundërshtueshme të vetëvendosjes dhe të pavarësisë së plotë si komb dhe si shtet i lirë sovran me subjektivitet juridik dhe demokratik ndërkombëtar).

Nacionalsocializmi dhe ultrancionalizmi serbomadh janë varri i Serbisë

Pa marrë parasysh “forcën ushtarake” dhe stoqet e paprekuara të arsenalit ushtarak (konvencional, kimiko-biologjik etj.) modern të trashëguar nga ish-Jugosllavia Socialiste e Titos, si dhe nga livrimet më të reja të tij nga ana e Rusisë (1992-1999) etj,, Serbia nuk duhet të llogarit më në to (sepse ato, tanimë i ka varrosur koha sikurse ideatorin dhe realizatorin e tyre, Slobodan Milosheviq), si dhe të luajë në “letrën e djegur” të strategjisë ultrancionaliste dhe nacionalsocilaiste, sepse ato, tanimë janë vetëm një “reminishencë” e vetëdijes së mjerë dhe të dështuar të Serbisë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit dhe të Vojislav Sheshelit: “Kosova është Serbi”. Përkundrazi, po qe se Serbia do ta “ndreqë kurrizin” e lënduar nga plumbat vdekjeprurës të regjimit gjenocidal të Slobodan Milosheviqit, ajo, patjetër, duhet të distancohet praktikisht nga konceptet dhe nga projektet e deritashme të nacionalsocializmit dhe të ultranacionalizmit primitiv çetniko-fashist, sepse kjo është e vetmja formë racionale, që do t’i bënte të mundur Serbisë për t’i kuptuar dhe shijuar realitetet e reja dhe vlerat demokratike reformuese në dimensione rajonale dhe evro-ndërkombëtare globale. Ndryshe, Serbia (pavarësisht nga “kapaciteti ndikues” i politikës dhe i diplomacisë ekonomike, tregtare dhe ushtarake të Rusisë së Vladimir Putinit), nuk do të ketë asnjë gjasë minimale për të hyrë në Bashkimin Evropian(BE) dhe në strukturat e saj përkatëse integruese dhe demokratike, si dhe të ketë marrëdhënie të shëndosha miqësore me Amerikën. Pra, vetëm nëse Serbia e Boris Tadiqir dhe Vojislav Koshtunicës përshëndetet përgjithmonë me logjikën dhe me kursin e koherencës shekullore të strategjisë politike dhe të praktikës militariste pushtuese të kolonializmit serbomadh ndaj Kosovës, si dhe vendeve të tjera fqinje dhe, në vend të tyre të mbështet opcionin demokratik të politikës amerikane për zgjidshjen e problemit të Kosovës, si dhe të problemeve të tjera në rajon, atëherë ajo mund të llogarit se do të ketë marrëdhënie të mira miqësore dhe të frytshme me Amerikën dhe me partnerët e saj lojalë evro-perëndimorë. Për ndryshe, Serbia do të ngelë “me gishta në gojë”, edhe pa Amerikën, edhe pa Evropën Perëndimore. Thjesht, do të përfundojë brenda “kufijve” principalë të “Pashallukut të Beogradit” (1817), sepse, përpos Kosovës tanimë de facto të shkëputur (1999), së shpejti do t’i dalin nga “ombrella koloniale”, edhe Vojvodina, Novi Pazari, Presheva, Medevgja, Bujanoci, Bllaca etj., të cilat, sipas standardeve të agjendës strategjike gjeopolitike, gjeoekonomike dhe demokratike të BE-së për rajonizimin, për decentralizimin dhe për integrimin e Evropës Juglindore, do të fitojnë statusin e autonomisë së tyre politike, kulturure, ekonomike, juridike dhe territoriale.

Së këndejmi, nëse Serbia do ta hudhë poshtë Palnin e Amerikës për zgjidhjen e statusit të Kosovës (i cili pa dyshim do të jetë në disfavor të rikthimit të Kosovës nën sundimin e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale), ajo, përveç sakatimit të arsyeshëm gjeopolitik (në favor të korrektimit të historisë së kufijëve territorialë të popujve të tjerë joserbë) në kuptimin e brendshëm, do të izolohet edhe në planin ndërkombëtar, ashtu sikurse Serbia gjenocidale e Slobodan Milosheviqit. Këtë rrezik potencial, më së miri e ka parashikuar socialdemokrati i dëshmuar serb, Nenad Çanak, i cili që nga shpërthimi i “populizmit gjithëserb” në Serbi (1989), ishte një nga oponentët më vehement të politikës ultrancionaliste të Slobodan Milosheviqit dhe të Vojisllav Sheshelit. Ja, se si Nenad Çanak (Kryetar i Këshillit për Integrime Evropiane dhe për Bashkëpunim Rajonal Ndërkombëtar i Kuvendit të Vojvodinës) e ka pasqyruar me vërtetësi të ardhemn e Serbisë pasi të jetë pavarësuar Kosova, po qe se titullarët e saj, të “vijës së parë të ashpër” shtetërore nacionaliste (siç janë Boris Tadiq, Vojisllav Koshtunica, Vuk drashkociq dhe Tomisllav Nikoliq) nuk heqin dorë nga konceptet dhe planet e vjetra ultranacionaliste dhe nacionalsocialiste, që pikësëapri janë në dëm të vetëserbëve dhe popujve fqinj: “ Vetëm pasi Kosova ta fitojë pavarësinë e saj, atëherë, përfundimisht Serbia do të mund të ballafaqohej me zgjidhjen e problemeve të saj serioze, siç janë zhvillimi i vendit, standardi jetësor i qytetarëve, si dhe autonomia e Vojvodinës. Pra, vetëvendosja e Kosovës, do të ndikojë pozitivisht edhe në politikën e brendshme të Serbisë, sepse do të hapë çështjen e projekteve nacionalsocialiste, duke filluar prej Ilia Garashaninit (1844), Stevan Moleviqit..., deri te Slobodan Milosheviqi dhe Vojislav Koshtunica.”(Beta,7.09.2006). Gjithashtu, Nenad Çanak, me të drejtë e ka kritikuar regjimin e sotëm “demokratik” të Vojsilav Koshtunicës dhe të Boris Tadiqit, se “serbët në Kosovë po i shfrytëzon si vegla destabilizuese , në vend se t’iu ndihmojë që të integrohen në shoqërinë kosovare. Krahas manipulimit dhe mashtrimit të pakicës serbe në Kosovë, N.Çanak ka vënë në dukje faktin se “Beogradi zyrtar, edhe serbët e tjerë jashtë Serbisë po i mban si “pengjë” për interesa të politikës centraliste të tij.” (Beta, po aty).

Si konkluzion, pavarësisht nga ambiciet dhe pretendimet e mëtjeme të Serbisë që Kosovën ta rikthejë nën vargonjtë e dikurshëm kolonialë, duke shpresuar në “veton” e Rusisë së Vladimir Putinit, titullarët aktualë të saj, së bashku me mentorët e Dumës dhe të diplomacisë ruse, duhet të përfillin realizimin e kohës së sotme të rendit të ri botëror, dhe të pajtohen me faktin se Kosova nuk mund të jetë koloni në zemër të Evropës së integruar demokratike, pavarësisht se Kosova, përkatësisht Shqipëria Etnike karakterizohet nga klima e butë dhe e nxehtë mesdhetare, e cila këtu e 100 vjet më parë ishte zonë e sferës së interesit ruso-sllav. Mirëpo, tani që nga dekada e fundme e shekullit XX, për shkak të luftërave dhe agresioneve gjenocidale të Serbisë së Madhe të Slobodan Milosheviqit, janë krijuar tërësisht shtete me përmbajtje dhe vlera të reja gjeopolitike, territoriale dhe demokratike. Së këndejmi, që nga mesi i vitit 1999, edhe Kosova (de facto dhe de jure) është shkëputur nga “gëzhoja koloniale” e Serbisë gjenocidale. Si rrjedhim, pa marrë parasysh konstantën tradicionale të sferës së interesit ruso-sllav në Ballkan, Serbia as sllavët e Jugut të Ballkanit më nuk mund të llogarisin në ndihmën dhe në rikthimin e “ariut rus” në “shpellat pirateske” ballkanike për ta mbrojtur sundimin shekullor kolonial serbo-sllav, sepse ato janë rrafshuar me tokë (nuk figurojnë as si gërmadha të imprializmit serb-sllav në Ballkan) si rrjedhim i ndërtimit dhe i modernizimit të objketeve dhe të institucioneve demokratike dhe strategjiko-ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që pa dyshim janë edhe në funksion të mbrojtjes së interesave vitale kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve në Ballkan, si element qenësor i rujatjes së stabilitetit dhe sigurisë së tij, si dhe të përfilljes me konsekuencë të interesave strategjike të Amerikës në Ballkan.


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2006-10-10 15:17:42
ju faleminderit nga Australia 
 

Koment nga GUEST më 2006-10-10 15:19:00
Falenderoj Prof.dr.M.HYSENI per artikullin,i cili na jep me fakte bindese dhe me nje analize te thelle politike ,te gjita opsionet reale politike, te cilat jane ne favor te ceshtjes shqiptare.Mendoj qe gjithmon,por vecanerisht ne keto momente kyce per ceshtjen tone te madhe,eitaret e kombit tone te shkruajne sa me shume te jete e mundur. Fatmir Basha

Koment nga GUEST më 2006-10-23 14:13:47
Ishte nje artikull shume interesant. Falenderoj Prof. dr M.Hyseni per artikullin, i cili i ben nje analize te thelle politike  
ceshtje se Serbise se madhe mbi vendet e vogla te Ballkanit. 
Koha ka treguar se edhe vendet e me te vogla ne bote duhet  
te qeverisen vete.

Koment nga GUEST më 2008-08-21 19:19:54
profesor i nderuar, 
 
influenca e rusise ne ballkan varet vetem prej amerikaneve e me pak prej evropianeve, e jo dikujt tjeter. konceptet si vlerat dhe te drejtat e njeriut jane nocione qe nuk do te kishin pasur aplikueshmeri pa nje mbeshtetje te vazhdueshme te sistemit dominant amerikan. nese largohet amerika sigurisht qe kthehet rusia. lufta ne gjeorgji po zhvillohet per influence me prapavija ekonomike. ne politike cdo gje eshte e mundur.

Koment nga GUEST më 2008-11-19 00:43:27
profesor i nderuar pajtohem me ju se nacional socializmi dhe ultra nacionalizmi jan varri i serbis pa marr parasysh se ka armatim shum te madh dhe te sofistikuar bpor sa vlen kjo kur sod lufa me e madhe zhvillohet nepermes mjeteve informative pra permes mediave lufta ne kosov ka qen lufta qe e kan zhvilluar mediat pershenetje nga studenti smajl seferi epartamenti diplomaci  


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?