Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Shoqëria arrow Kohë pa realitet
Kohë pa realitet PDF Print E-mail
22 Nentor 2007


A.L.


Njeriu dhe koha lindin njëherësh. Të dy janë kalimtarë. Koha shërben si mjet transporti për njeriun që udhëton me të. Kur njeriu vdes, ai ikën. Por kur koha ndalet, ajo mbetet për të dëshmua.

Si gjurmë e ngurrosur, jo më e shtypur nga pesha trupore, koha bëhet përfaqësuese e bashkudhëtarit që  nuk është më, njeriut. Sa më shumë kohë kalon, kjo gjurmë bëhet më e dukëshme dhe më e vlefshme. Në  fakt, ajo bëhet e nevojëshme.

Pa njeriun, koha është abstrakte, si era. Pa kohën, njeriu, mbetet vetëm formë, ide. Pa frymën, trupi kthehet në kufomë. Njësoj ndodh kur njeriu jeton me shpirt e mendje jashtë kohës së tij. Ai bëhet metamorfozë. Kur jeton të tashmen me ndjenjën e së kaluarës, njeriu jeton jashtë realitetit të kohës. Ai  shpërfytyrohet, shndërrohet në koncept.

 

Kanë kaluar vite nga thyrrja e frikës, prishja e parrullave, hapja e burgjeve politike, shembja e murreve, këputja e telave që rrethonin shtetin-kamp-fshat të përqëndrimit. Megjithatë realiteti vazhdon të jetë nxitës e tërheqës ndaj së kaluarës. Por më tepër është idea zhgënjyese, jashtë kohës, që e bën të nevojëshme rithirrjen e kujtesës.

Kush, me përjashtim të të vdekurve, është ngarkuar me përgjegjësi për krimet komuniste? Kush nga ish zyrtarët e lartë të mbetur gjallë ka kërkuar ndjesë për veprimet  apo ka shprehur keqardhje për dhënien e urdhërarave?  Cfare mund të mendojnë viktimat kur dëgjojnë sot hapur shprehje të tilla si : “..në kohën e Enver Hoxhës u bënë shumë gjëra të mira…”, apo  kur natyra e e Mehmet Shehut përshkruhet si “mallëngjyese” apo “magjepsëse”? (Y.P., BW),   Kush prej tyre ka marrë përgjegjësi morale për të qetësuar të paktën shpirtrat e veta? Pa menduar për  ato të viktimave që vazhdojnë të enden midis Ferrit e Parajsës, në Purgator.

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive