Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Arti arrow Ambasada n Rom kthehet n Galeri Arti me rastin e Festes se Pavaresise
Ambasada n Rom kthehet n Galeri Arti me rastin e Festes se Pavaresise PDF Print E-mail
05 Dhjetor 2007
Artiste shqiptare e te huaj ekspozojne ne seliten e Ambasades shqiptare ne Rome me rastin e Festes se Pavaresise se Shqiperise dhe dhurojne nje punim te tyre per muzeun e ambasades.

Me rastin e Festes se Pavaresise Kombetare, kudo ne Bote komunitetet shqiptare dhe ambasadat, istitucionet qe perfaqesojne shtetin shqiptar jashte kufijve, organizojne festa dhe aktivitete te ndryshme, nepermjet te cilave kerkojne te evidentojne vlerat e historise se lashte e kultures sone te pasur.
Me kete synim edhe Ambasada shqiptare ne Rome, pikerisht me 26 nentor 2007 kishte organizuar nje aktivitet unik per nga ideja dhe organizimi i saj.

Me iniciativen direkte te ambasadorit shqiptar Sh.T. z Llesh Kola ne bashkepunim me piktorin e afirmuar Alfred MILOT Mirashi u be mundur realizimi i Ekspozites Kolektive te Artit bashkekohor, ku moren pjese artiste shqiptare, qe jetojne ne Itali, si dhe e shume artistet te huaj, te cilet u paraqiten me punime ne pikture, fotografi, skulpture e grafike.
E veçanta e ketij ekspozimi eshte ne faktin jo vetem te Ekspozimit te veprave, por te Dhurimit te tyre nga secili artist per te krijuar nje Muze Arti bashkekohor ne Ambasaden Shqiptare ne Rome.
Ambasada në Romë kthehet në Galeri Arti

Ne pershendetjen e tij, ne ceremonine e inaugurimit te ekspozites, ambasadori shqiptar ne Itali, Sh.T. z. Llesh Kola theksoi se artistet shqiptare qe marrin pjese ne kete ekspozite kane studiuar ose jane studentë në akademitë italiane në Firenze, Milano, Romë, ose në Akademinë në Tiranë dhe prej vitesh ekspozojnë në Itali dhe në Europë. Ato jane pjese e komunitetit shqiptar ne Itali, arritjet e tyre jane shprehje e integrimit te ketij komuniteti si me i integruar mes komuninteteve te emigranteve. Sh.T. z. Llesh Kola falenderoi artistet e huaj, qe nderuan këtë festë shqiptare, profesore e kolegë të artistëve shqiptarë që me pjesmarrjen e tyre dëshmuan miqësinë ndaj Shqipërise dhe vlerësimin e respektin ndaj historisë së saj të lavdishme.
Mes ekspozitoreve tyre janë figura të rëndësishme professore të akademive italiane, që kanë dhënë kontributin e tyre në formimin artistik e vlerësimin e talentit të artistëve tanë. Ambasadori shprehu vleresimin e tij per punen e bere nga kuratori ekspozites, artisti Alfred Milot Mirash, i cili arriti te sjelle ne kete ekspozite nje numer kaq te madh artistesh te mirenjohur por edhe te rinj, shqiptare e te huaj, si dhe ndihmen e dhene nga fotografi Ferdinand Bjanku per organizimin e ekspozites ne seline e Ambasades.

Artisti i talentuar shqiptar Alfred Milot, qe nuk ishte vetëm organizator i ekspozitës, por edhe pjesmarrës i saj me një punim -dittico të kuq të titulluar "Angolo Mediterraneo" dhe qe erdh ne kete ekspozite èas vlerësimit të fundit që i është bërë në Milano me cmimin "Profilo arte 2007" dhe prezences se tij në katalogun me titull "1000 artisti per un'indagine sull'arte in Italia" shkruar nën kujdesin e Philippe Daverio e Jean Blanchaert, (botim Rizzoli) dhe që gjindet sot në të gjithë libreritë në Itali ne pershendetjen e tij pasi falenderoi ambasaden shqiptare qe ftoi ne ambjentet e saj ekspoziten, falenderoi miqte e tij artiste qe u pergjigjen fteses se tij per te ekspozuar dhe qe perkrahen idene e krijimit te Muzeut te Artit ne Ambasade duke kontribuar me dhurimin e veprave te tyre. Ne menyre te vecante ai falenderoi prof. Massimo Guastella, docent i historisë së artit, në Universitetin Lecce e miq te tjere artiste, i cili megjithe impenjimet e tij neper galeri te ndryshme e muze perkrahu iniciativen e artisteve shqiptare.
Me tej vizitoret e shumte paten mundesine jo vetem te shikojne nga afer punimet e artisteve por edhe te degjojne kritikat e eksperteve te artit qe ishin te pranishem ne salle.
Ekspozuan punimet e tyre ne kete ekspozite artistet: Kole Mileta, Hevzi Nuhio, Armando Xhomo, Everest Tikvina, Alfred Kedhi, Vladimir Llakaj, Parlind Prelashi, Alkan Nallbani, Albana Temali, Zafina Vasa, Mark Gera, Ferdinand Bjanku, Alfred Mirashi Milot, Xhovalin Delia. Studentët Albien Alushaj, Arber Elezi e Dhimitraq Kote, studiojnë në Firenze në Akademine e Arteve te Bukura dhe artistet e huaj: Mjeshtri Uccio Biondi, artist me famë, megjithë impenjimet e tij në ekspozita personale e kolektive në galeri e muze, ka qënë ndër të parët që ka pranuar ftesën për ekspozitën n ë Romë. Gianni Volpi, Ali Nassereddine, Enza Santoro, Cammillo Sassano, Anna Borghi, Francesco Lombardo Massimo Orsini, Davide Corona, Francesca Speranza, Tiziana Vanetti, Ghazi Kanani, Khalil Lafta , Allal Khelfaloui, Cosimo Epicoco, Alessandro Buccoliero, Amed Sharef, Marco Gianinni, Mario Oliva, Michele Stanzione,Germano Baglioni, Riccardo Cappelletti

Mes publikut te shumte qe kishte mbushur sallen e Ambasades ku ishin ekspozuar punimet ndodheshin edhe personalitetet te artit e kultures shqiptare , perfaqesues te mediave shqiptare ne Itali dhe ne Tirane. Ndodhej gjithashtu edhe poeti e Ministri i Kultures prane Ambasades shqiptare Visar Zhiti. Mes te ftuarve edhe sportisti Haki Doku kampion i garave nderkombetare handbike per disabel.
Ndodheshin gjithashtu edhe pasardhesi i familjes se Heroit tone kombetare Skenderbeu , Giorgio Kastriota, botuesi i disa librave mbi Shqiperine De Agostino, shkrimtari i romanit " Scanderbeg - un eroe moderno" Gennaro Francione dhe personalitete te tjera.
te pranishem

Pjesmarresit ne ekspozite u ftuan nga vete ambasadori per te vazhduar Festimet e dites se Pavaresise ne Grand Hotel Parco dei Principi.

Kjo iniciative e ekspozimit dhe e dhurimit te veprave, qe mbetet per momentin unike, deshmoi edhe njehere per shpirtin e madh e bujar te artisteve. Konfirmoi nivelin artistik e arritjet dhe ne kete territor ku artistet jane formuar dhe ku zhvillojne me sukses aktivitetin e tyre artistik.

26 Nëntor 2007

Shkruar nga A.Temali

Fotot: Ferdiand Bianku

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2008-01-18 14:38:49
komplimenti shqiptareve te italise

Koment nga GUEST më 2008-01-18 14:39:04
shume bukur , me te vertete bukur urime

Koment nga GUEST më 2010-02-09 00:04:06
SHUM BUKUR


International
English
Faqe interaktive