Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Historia arrow A EKZISTON FLAMURI HISTORIK Q U NGRIT M 28 NNTOR 1912 N VLOR?!
A EKZISTON FLAMURI HISTORIK Q U NGRIT M 28 NNTOR 1912 N VLOR?! PDF Print E-mail
05 Dhjetor 2007
Gjurmë
          Shkruan:  Sheradin BERISHA

Kush e solli flamurin kombëtar më 28 Nëntor 1912 në Vlorë?


         Për shumë vjet ka dominuar versioni zyrtar se flamuri që Ismail Qemali ngriti më 28 Nëntor 1912 në Vlorë, u qëndis nga korëarja Marigo Pozio, e cila atëkohë jetonte  në Vlorë dhe thuhet se ajo e qëndisi flamurin brenda natës. Por, ky version i shndërruar në mit, si duket nuk i kënaq të gjitha interpretimet që bëhen kohëve të fundit. Po tëi referohemi kujtimeve të Eqrem bej Vlorës, del se Marigo Pozio Flamurin  e ka qëndisur disa ditë pas mbajtjes së kuvendit të Vlorës, duke u bazuar në flamurin e tij personal, të cilin e kishte ngritur Ismail Qemali më 28 nëntor 1912.

 


        Një version tjetër që spikatet në kujtimet e pjesëmarrësve të Kuvendit të Vlorës është, se flamuri që u ngrit në Vlorë ishte po ai flamur që zbukuronte podiumin e Hotelit  ëKontinentalë në Bukuresht, në mbrëmjen e 5 nëntorit 1912, gjatë takimit të Ismail Qemalit me komunitetin shqiptar në Rumani. Në këtë takim realisht u vendos që Shqipëria të shpallë Pavarësinë e plotë nga Perandoria Osmane, e cila pas kryengritjes së përgjithshme shqiptare të verës 1912 po i numronte ditët e fundit në Ballkan. Dhe kjo do të ndodhë 23 ditë më vonë, më 28 Nëntor 1912 në Kuvendin e  Vlorës.

 

      Sipas këtij versioni, të  gjitha burimet rezultojnë në një pikë, se Spiridon Ilo (përfaqësues i delegatëve të Bukureshtit) e kishte marrë Flamurin nga kryeqyteti rumun dhe gjatë udhëtimit me delegacionin e Ismail Qemalit për në Shqipëri, do ta mbante tërë kohën me vete, në gji. Ndonëse Spiridon Ilo ishte djal i tezes së Marigo Pozios, ai më 27 nëntor 1912, (kur karvani i Ismail Qemalit arriti në Vlorë), natën do ta kaloi në shtëpinë e saj në Vlorë. Dhe thuhet se, Marigo Pozio brenda natës i ka qëndisur vetëm theket e flamurit (jo krejt flamurin), që e kishte sjellur  z.Ilo nga Bukureshti.

 

     Ndërkaq, Vangjo Ilo (djali i Spiridon Ilos) në kujtimet e tij thotë, se: flamuri që ka sjellë i ati i tij nga Bukureshti në Vlorë, ishte i stampuar, jo i qëndisur dhe përmasa ka qenë një metër me 80 cm. Ky flamur nuk ishte i qëndisur me fije ari sië është pohuar deri më tani, por ka pasur thekë të verdha, të cilat sië u tha më lartë, i ka qëndisur Marigo Pozio.

 

      Ekziston edhe një version tjetër për sjelljen e flamurit në Vlorë, e, që lidhet me emrin e Marigo Pozios.

 

      Shpeshherë në mesin e komunitetit shqiptarë që jetonë në SHBA, pikërisht në ditën e flamurit përfolet se flamuri që u ngrit në Vlorë është qëndisur në Boston të Masacusets. Për këtë ëështje ka shkruar edhe gazeta ëDiellië që botohet në Amerik. Në një shkrim të Qerim Panaritit thuhet, si vijon:

 

        "Ne e dërguam flamurin nga Bostoni në Korfuz një vit më parë se të ngrihej në Vlorë nga z. Ismail Qemali (në vitin 1911-  Sh.B). Të gjitha shpenzimet për qëndisjen, paketimin dhe dërgimin e flamurit u bënë nga shoqëria jonë Besa-Besë."

      Në vijim z.Panariti thotë se :

 

        "Detyra e mbajtësit të flamurit ju ngarkua z. Naçi Nuçi, ish mësues i gjuhës sonë shqipe në Korçë dhe më pas, pas ndalimit të shkollës, ai punoi si instruktor në një shkollë tregëtare në Korfuz dhe ndihmonte tregëtarët Shqiptarë." Z. Naçi ishte një mik i çiftit tregëtar Pozio nga Vlora të cilëve ua besoi flamurin që ta shpinin në Vlorë dhe ta mbanin fshehur derisa t'ju kërkohej nga patriotët, të cilët kishin vendosur që Shqipërinë ta ndanin nga Turqia (ë)  Flamuri ishte i tëri mëndafsh i kuq rrethuar me thekë ari dhe në mes kishte shqiponjën me dy krerë në ngjyrë të zezë. Shtiza mbajtëse qe prej bambuje dhe i lyer me ar në majën e së cilës gjendej një shqiponjë me dy koka prej fildishi"


        Për hollësi të tjera, se si Marigoja e solli flamurin në Vlorë, ka shkruar edhe shtypi në Tiranë, bazuar në rrëfimin e kryetarit të shoqërisë shqiptaro-amerikane Koli Rodhe. Aty vihet në pah se, Marigo Pozio nga Hoëishti i Korëës (grua e një tregëtari vlonjat), ndonëse ato ditë ndodhej në Korfuz, në pamundësi që ta fuste një mashkull flamurin në Shqipëri (për shkak të pengesave të mëdha doganore nga autoritetet turke), këtë gjë e bëri Marigo Pozio, e cila e mbështolli brenda veshjeve të sipërme dhe e solli në Vlorë.  

( Shih Flamurin dhe Ismail Qemalin në sfondin e kuq të flamuritIsmail Qemalin ne sfondin e kuq te Flamurit )

Si e dogjën grekët Flamurin historik, në vitin 1914  në Delvinë ?!

 

   Përveç versioneve, të shpërfaqur më lartë, ekzistojnë tashmë edhe argumente tjera për këtë cështje. Eqrem bej Vlora (kushëri i Ismail Qemalit), në kujtimet e tij, thotë se - flamuri që u ngrit më 28 Nëntor 1912 nga Ismail Qemali në Vlorë, ishte një flamur personal (pronë private e tij) që e mbante në shtëpi (si kujtim), të dhuruar solemnisht më 1909 në Paris, nga një pinjoll i familjes Kastrioti, don Aladro Kastrioti. Dhe këtë pohim të Eqrem bej Vlorës e vërtetojnë tashmë disa dokumente (letërkëmbime) që janë gjetur, në maj të vitit 2004, në arkivin e ministrisë së jashtme të Shqipërisë.

 

     1. Në dokumentin e parë thuhet se, në vitin 1930  qeveria shqiptare ka marrë një vendim të rëndësishëm, që flamurin e ngritur në Vlorë (më 28.XI.1912) ta kthente në një material muzeal dhe për këtë qëllim, prefekturës së Vlorës i drejtohet me një letër zyrtare, ku i kërkohej ta  gjejë atë flamur dhe ta sjellin në Tiranë për ta vendosur në muzeun kombëtar. Në vitin 1930 pothuaj se të gjithë protagonistët ishin gjallë, përfshirë këtu edhe Marigo Pozion.

 

     2. Ndërkohë, Prefektura e Vlorës i dërgon një letër zyrtare ministrisë së brendshme të Shqipërisë (ministër i brendshëm ishte Musa Juka) në të cilën sqaron se flamuri, që Ismail Qamali e ka ngritur në Vlorë ishte pronë private e Eqrem bej Vlorës, ashtu sië thotë edhe vet Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij. Së këndejmi, kjo perfekturë kërkonë nga ministria, që tëi drejtohet zyrtarisht Eqrem bej Vlorës, i cili asokohe ishte zyrtarë i qeverisë shqiptare (mbretërisë zogiste) në Athinë.

 

    3. Zoti Rauf Fico, ministër i jashtëm i Shqipërisë, i dërgon një  letër z.Eqrem bej Vlora në Athinë, dhe kërkon dorëzimin e  flamurit, për ta vendosur në muzeun kombëtar në Tiranë.

 

     4. Ndërkohë, Eqrem bej Vlora organit zyrtarë ia kthen përgjigjen me një letër prej tri faqesh, Në letër pasi e falënderon ministrinë e jashtme, që më në fund është kujtuar për ta kthyer flamurin e ngritur në Vlorë, në material muzeal, me keqardhje thotë, se ai flamur nuk ekziston më !

 

    Më poshtë në letër, z.Vlora thekson se ky flamur, pas përfundimit të Kuvendit të Vlorës (28.XI.1912), u rikthye në shtëpinë e tij dhe ka vazhduar ta mbajë atë si të shenjtë. Mirëpo, në vitin 1914 kur në Vlorë hynë forcat rebele të Shqipërisë së Mesme, nga frika se do ta gjenin flamurin (sepse shtëpitë e bejlerëve  shqiptar që kishin orientime perëndimore u dogjën tërësisht), zonja Delvina, një grua patriote që kishte qëndruar në shtëpinë e tij, gjatë largimit nga Vlora për në Delvinë e merrë me vete edhe flamurin. Znj.Delvina këtë flamur e ruan me kujdes (si sytë e ballit) së bashku me gjësendet e saja pesonale.

 

      Në këtë situatë të nderë, kur në vitin 1914, hynë në jug të Shqipërisë, forcat greke ëvorio-epiroteë,të cilat pretendonin bashkimin e kësaj pjese shqiptare me Greqinë, sulmojnë Delvinën dhe meqë familja e znj.Delvina ishte në fokus për tëu persekutuar, detyrohet të shpërngulet në Korfuz, duke  lënë gjithëka kishin në shtëpinë e tyre. Gjatë operacioneve pushtuese, ushtria greke, pasi kishte plaëkitur djegur e shkretuar pothuajse tërësisht Delvinën, ia vuri zjarrin edhe shtëpisë së delvinajve, dhe së bashku me gjësendet e mbetura brenda në shtëpi u dogjë edhe flamuri historik.

 

Si përfundim


 

        Duke u bazuar në këto dokumente arkivore, tashmë duket se janë zbehur të gjitha versionet që kanë të bëjnë me fatin e flamurit historik, i cili më 28 Nëntor 1912 qe ngritur nga Ismail Qemaili në ballkonin e shtëpisë, ku u mbajt Kuvendi i Vlorës.

 

27 Nëntor 2007


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-12-09 22:51:43
Eshte shume e quditshme se si ne shqiptareve na humbin gjerat me vlera kombetare para syve, si edhe me qindra Ikona e deshmi tjera fetare e historike te cilat sot i shfrytuojne fqinjet tane si te tyre!? 
Nje shqiptar nga shqiperia e mesme pyeti nje Kosovare; sa kushtoj permendorja e Skenderbeut te cilen e keni vene ne Prishtine? 200.000 ishte pergjigjur Kosovari. Te me kishit treguar me kohe, dot jua sjellja origjinalin nga Sheshi i Tiranes per 50.000 , isht pergjigjur ai! 
 
Getoar Shqiptari 
 

Koment nga GUEST më 2008-01-21 12:49:33
sa i perket kesaj qeshtje duhet pranuar se eshte faj i gjithe neve qe nuk ruajme dukumentet dhe deshmit tjera relevante dhe kur po na duhet nuk po i kem si deshmi.kjo eshte dobsi si shqiptar kudo qe jemi.prandaj per ruajtjen e monumenteve ka pas hapsir te ruhen ma teper ne shqiperi.

Koment nga GUEST më 2008-03-06 00:05:55
KJO HISTORI I NDIHMON SHPQIPTARET KUDO CE JAN NE TER BOTEN

Koment nga GUEST më 2008-11-14 00:58:27
me intereson shume se ku u qendis flamuri shqiptar nga marigona vendi me duhet flm ...

Koment nga GUEST më 2008-11-28 23:56:44
eshte nje histori mjaft komplekse

Koment nga GUEST më 2009-12-14 00:53:31
shum mir :D:):) e kam parë sot filmin e Ismail Qemailit me ka len pershtypje shum te medha...

Koment nga GUEST më 2010-03-09 23:06:34
eshte nje histori mjaft komplekse

Koment nga GUEST më 2011-12-07 14:47:00
I nderuar Sheradin, po më vjen mirë që ke bërë një elaborim të tillë të thuktë për historikin e flamurit tonë kombëtar. Ju përshëndes dhe ju uroj festën e këtij Flamuri mbarëshqiptarë! florimi nga Prizreni


International
English
Faqe interaktive