Faqe kryesore arrow Politika arrow “Standartet” e qeveritareve te qeverise “Berisha”
“Standartet” e qeveritareve te qeverise “Berisha” PDF Print E-mail
11 Janar 2008
Pa as me te voglin dyshim mund te themi se edhe fjalori i shqipes pasurohet cdo dite e fjalori shkencor e ai politik me siguri paurohen e zhvillohen me shpejt per vete dinamiken e zhvillimit te ketyre fushave jetike te nje shoqerie te lire e ne zhvillim.

Mendoj se jeni ne nje mendje me mua nese them se sentenca e re qe ka hyre ne fjalorin  e shqipes ne fushen e politikes eshte shprehja standarte e politikanve te djathte “Standart i ri ne qeverisje”

Per hir te se vertetes duhet thene se eshte nje prurje e re si term pasi si praktike qeverisese eshte nje vazhdimsi perfekte e qeverisjve qe 65 vjet.

Te quhet standart  i ri kapja e qeveritareve ne afera korruptive , ndjekja nga ana e prokurorise se pergjithshme e deklarimi nga ana e tyre si sandart eshte me shume se hipokrizi e tallje me publikun .

Nese keta qeveritare do te flakeshin nga kabineti nga ana e Kryeministrit pa asnje medyshje e te liheshin ne dispozicion te drejtesise atehere kjo do te perbente per kabinetin vertete nje standart te ri e kete standart kishte te drejte ta reklamonte vete kryeministri si nje arritje e qeverisjes me duar te pastra.

Mirpo ky standart eshte vertete i dyshimte kur artikulohet nga personat e kapur e nen akuze e nga na tjeter behen perpjekje titanike jo per te derguar te dyshuarit e te akuzuarit ne dispozicion te drejtesise por per te nderruar organin e akuzes ne funksion te “pastertise” se funksionareve te djathte.

Duhet thene gjithashtu se “rregullimi” i organit te akuzes ne funksion te pushtetit e jo ne funksion te drejtesise eshte i vjeter pothuaj sa vete ekzistenca e shtetit shqiptare megjithse se fundmi kohet kane ndryshuar e fajtoret mund te mos ndeshkohen sot por e verteta nuk mund te mbulohet megjithe perpjekjet e pushtetit e veglave te tije qorre.

Ne kuader te kesaje deshiroj te pershkruaj nje ndolli te ndollur e kohen kur Kryeprokuror ka qene z Rakipi e ka te beje me perpjekjt e tija per te nxjerre te lare pjestaret e bandes “Hakmarrje per Drejtesi”  miq te afert te pushtetit te asaje kohe.

Z Rakipi therret ne zyre prokurorin e ceshtjes dhe e urdheron qe ta dorzoje dosjen pasi me ate dosje do ngarkohej dikush tjeter.

Prokurori i ceshtjes i drejtohet z Rakipi se ju jeni Pokuro i Pergjithshem dhe eshte kopetence e juaja ta transferoni ate dosje ne duar te tjera por mos harroni se sipas dosjes duhet te shkoje ne burg dikush o ata o ne por ne i kemi marre masat pasi e kemi ruajtur kopjen .

Ne keto kushte z Rakipi terhiqet dhe me gjith deshiren e te majteve per tete vjet nuk arriten ti lanin juridikisht puntoret e tyre te “Hakmarrjes per Drejtesi”.

Pra per vepra kriminale te vrasjes e vjedhjes nuk besoj se ka mundesi te te mbuloje apo mbroje kush pasi behet fjale per jete e para te marra qe nuk kthehen me e per pasoje prova mbetet edhe nese nuk ndeshkohet sot me siguri qe ka per tu ndeshkuar neser pasi ZOTI vonon por nuk harron thote nje sentence popullore.

Tani nese shtrojme problemin se kush ka vjedhur e abuzuar me shume me pushtetin te majtet apo te djathtet padyshim qe edhe me ekstremisti i majte por qe nuk i ka ngjyer duart ne hajni ose nuk ka pasur rast ta beje nje gje te tille me siguri qe eshte me mendimin tim se abuzimi i te djathteve eshte fare i vogel ne krahasim me megavjedhjet e mega skandalet qe ka realizuar e majta socialiste me aleatet e saje.

Mirpo a ka pyetur apo a i ka shkuar kujt ne mendje se perse po ndeshkohen vetem zyrtaret e djathte kur ne te njejten kohe Paria Demokratike u rikthye ne pushtet se premtoje te ndeshkoje korrupsionin e megaskandalet e socialisteve?

Pergjigjen e kesaje pyetje mund ta japi vetem z Berisha duke spjegur misionin e tij ne te djathten shqiptare jo vetem sot por qe me bahkengjitjen e tije protestave te studenteve me 12 Dhejetor 1990.

Cdo mision ka nje fillim e nje fund sado i gjate e i sofistikuar qofte ai pasi koha e puna e cdonjerit eshte kriteri i se vertetes .

 

AJET DELAJ
NEW YORK

28 dhjetor 2007

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2008-01-21 14:46:46
.....nuk po ndeshkohen as te majtet e as te djathtet por vazhdon loja deri sa ti ndajne' llokmat' .


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?