Faqe kryesore arrow Kosova arrow Deri kur Mali i Zi do të ushtrojë terror gjenocidal mbi shqiptarët e Malësisë shqiptare?
Deri kur Mali i Zi do të ushtrojë terror gjenocidal mbi shqiptarët e Malësisë shqiptare? PDF Print E-mail
02 Tetor 2006

 BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

  • Derisa Shqipëria “demokratike” e Alfred Moisiut, e Fatos Nanos dhe e Sali Berishës  të ketë marrëdhënie të mira miqësore, të nxehta dhe  diplomatike ekonomiko-tregtare  me “Anshlusin” sllav të Ballkanit (Mali i Zi, Serbia, Greqia, Maqedonia dhe Bullgaria(!) 
  • Politika dhe diplomacia e falimentuar
    Historia e derisotme e pikëpjekjes fatkeqe dhe tragjike e shqiptarëve me serbomalazezët brenda territoreve të tyre të okupuara dhe të kolonizuara të Shqipërisë Etnike nga ana e Malit të Zi dhe nga Serbia, ka provuar se krijimi dhe normalizimi i marrëdhënie miqësore dhe paqësore  me këtë konglomerat  barbar serbomalazez, ka qenë vetëm një utopi dhe vetëmashtrim, që shqiptarëve u ka kushtuar me jetët e tyre, si dhe me copëtimin dhe  me kolonizimin shekullor të territorit integral indigjen të Shqipërisë Etnike.

Gjysmëshqipëria e pavarur e Sali Berishës (në kundërshtim me të drejtën historike dhe me të drejtën ligjore-kombëtare dhe ndërkombëtare të Shqipërisë Etnike) e njohu pavarësinë e Malit të Zi, kurse shteti i pavarur malazez me në krye Milo Gjukanoviqin si “shpërblim” politikës dhe diplomacisë prosllave të qeverisë së berishizmit, më 9 Shtator 2006, ka filluar ripacifikimin e shqiptarëve sikurse këtu e 100 vjet më parë (1878-2006), duke kërkuar “armë” dhe “terroristë” shqiptarë në Malësinë shqiptare (duke arrestuar, burgosur dhe terrorizuar fëmijë, gra, pleqë, të rinj dhe burra të të gjitha moshave, vetëm  pse janë shqiptarë dhe, pse i  kërkojnë të drejtat e tyre legjitime dhe legale, politike, ekonomike, kulturore, zhvillimore dhe demokratike në shkallë rajonale etnike dhe në atë shtetërore, ashtu sikurse i gëzojnë malazezët dhe qytetarët e tjerë, në përputhje me standardet integruese, decentralizuese, rajonizuese dhe demokratike të BE-së dhe strukturave të saj përkatëse transicionale).
 “Lojërat” politike  përbrenda shqiptare dhe “lojërat” diplomatike dhe gjeopolitike të Fuqive të Mëdha të Evropës (1878-2006), duke i marrë në mbrojtje dirkete dhe, duke i shpërblyer pa të drejtë serbomalazezët me territoret e padhimbshme të Shqipërisë Etnike, mjerisht, edhe sot janë aktuale në kombinatorikën e inetresave strategjike komplementare të neokolonializmit “paqesor-demokratik-integral” të disa fuqive të mëdha të Evropës dhe të Serbisë e të Malit të Zi. Koherencën e këtij negativizmi evro-serbomalazez me primesa të politikës kolonialiste dhe gjenocidale, e provon edhe rasti më i ri i keqtrajtimit brutal të shqiptarëve në Malësi nga ana e “ordive karabinjere” çentiko-fashiste të qeverisë së Podgoricës, më 9 Shtator 2006.
Lind pyetja, pse qeveria e Malit të Zi, edhe pas pavarësimit të këtij shteti, vazhdon me politikën dhe me praktikën e ushtrimit të terrorit gjenocidal të Slobodan Milosheviqit mbi shqiptarët, kur dihet se pikërisht vota shqiptare ishte ajo vendimtare që ndikoi në pavarësimin e Malit të Zi? – Përgjigjja: -Pse koha ka ndryshuar(e në përputhje me të edhe politika prosllave zyrtare e Tiranës ka ndryshuar “sipas motit” dhe, pa kurrfarë turpi dhe, pa kurrfarë të drejte morale, historike, juridike dhe ligjore e njohu pavarësinë e Malit të Zi, pavarësinë e Maqedonisë, pavarësinë e Serbisë, si dhe normalizoi marrdhëniet ndërfqinjësore diplomatike, tregtare, ekonomike dhe kulturore me to dhe me Greqinë, duke i sakrifikuar kështu me vetëdije të plotë shqiptarët dhe gjysmën e Shqipërisë Etnike) dhe,  tanimë pse kemi shkelur në shekullin XXI, kjo nuk do të thotë se edhe logjika e politikës dhe e praktikës gjenocidale, militariste-kolonialiste e malazezëve, e serbëve, e maqedonëve sllavë dhe e grekëve  ka pësuar ndonjë metamorfozë në frymën e proceseve të reja demokratike dhe integruese rajonale dhe evropiane, kur është fjala ndaj të drejtave dhe lirive të shqiptarëve mbi tokat e tyre të Shqipërisë Etnike, të cilat edhe sot (1878-2006) ende gjenden nën sundimin e egër kolonial dhe gjenocidal serbomalazez (Kosovë, Bllacë, Kurshumli, Medvegjë, Bujanoc, Preshevë, Vranjë, Ulqin, Tivar,Tuz, Hot, Grudë, Plavë e Guci,Shkup, Tetovë, Dibër, Kumanovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë, Ohër, Prespë, Manastir,Çamëri, Prevezë dhe Janinë).
Pra, pse shteti malazez, edhe pas shkëputjes nga Serbia, ka filluar me politikën e terrorit gjenocidal dhe të aparteidit ndaj shqiptarëve(me pretekst të grumbullimit të armëve të “terroristëve shqiptarë”) në prag të zgjedhjeve parlamentare, këtë në mënyrë ilustrative e kanë argumentuar edhe liderët dhe përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Malësi të Malit të Zi, si dhe në diasporën shqiptare në Amerikë.
Sipas vlerësimit real të  Vasë Sinishtaj(kryetar i Partisë së Alternativës Shqiptare), s’ka asnjë dyshim se bastisja, burgosja dhe tortura e shqiptarëve në Tuz nga ana e policisë malazeze, ka qenë “me motive provokuese politike”,e jo, assesi për shkaqe të “sigurisë”, apo të “shkeljes së rregullave ligjore të shtetit dhe zgjedhjet demokratike”, siç ka deklaruar Filip Vujanoviq(kryetar i Malit të Zi).Thjesht, shihet se kjo ekspeditë ndëshkimore antishqiptare sipas “modelit përpunues” të ushtrimit të strategjisë së frikësimit terrorist të Slobodan Milosheviqit ka qenë e planifikuar, e përgatitur dhe e urdhëruar nga qeveria malazeze e Podgoricës. Natyrisht se, për të “jusitifikuar” këtë aksion brutal të terrorizmit të organizuar shtetëror të Malit të Zi ndaj shqiptarëve të pafajshëm, edhe kryetari shtetit malazez, Filip Vujanoviq, edhe policia e tij kanë deklaruar për opinion publik se më 10.09.2006 “policia ka arrestuar 14 shqiptarë etnikë   në Tuz, aktivistë dhe kandidatë në zgjedhje të Partisë Alternativa Shqiptare, në qytetin kufitar jugor të Tuzit duke përshfshirë edhe tre shtetas amerikanë, sepse ata paraqesin rrezik për popullin e Malit të Zi”(?!)- Shtrohet pyetja çfarë rreziku paraqesin ata shqiptarë të bastisur, të keqtrajtuar, të burgosur dhe të torturuar dhe, çfarë “rregullash ligjore të shtetit” dhe të “zgjedhjeve demokratike” paskanë thyer ata? – Përgjigjja: - Asnjëra nga këto akuza të atribuara shqiptarëve nuk janë të qëndureshme, as të verifikuara në asnjë formë nga ana e shtetit policor malazez se ata  përbëjnë ndonjë “celulë terroriste”, por si ka konstatuarr kryelideri i PASH-it, Vasë Sinishtaj, e vërtreta është kjo: “Nëse ata kishin ndërmendë të arrestonin një “grup terroristësh”, atëherë kanë zgjedhur momentin e papërshtatshëm për ta bërë këtë”, Qeveria është nervoze, sepse po sheh që është duke i humbur votat e shqiptarëve, të cilët përbëjnë 10% të popullsisë prej  620 mijë banorësh  të Malit të Zi. Ata janë angazhuar për të fituar pesë (5) vende në parlamentin e ri, dhe kështu mund të ndihmojnë në krijimin e      qeverisë së re, duke iu bashkuar ndonjë koalicioni të mundshëm”(Associated Press, 11.09.2006).
Pra, qartazi shihet se arrestimi, burgosja dhe keqtrajtimi i shqiptarëve të theksuar nga ana e policisë malazeze nuk ka pasur për shkak “sigurinë, as rrezikun për zgjedhjet demokratike dhe Malin e Zi”, siç ka deklaruar në formë shantazhit politiko- propagandistik serbomadh,kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, por ka pasur zbatimin e planit të torturës fizikie dhe psikologjike mbi veprimtarët politikë shqiptarë dhe mbi popullatën civile shqiptare, në mënyrë që me dhunë t’i detyronin për të votuar sërish atë parti a pushtetarë malazezë, që nuk është dashur të votohen as në referendumin e Majit 2006, që Mali i Zi të shkëputej nga Serbia. Pse elektorati shqiptar nuk është dashur të votojë për pavarësinë e Malit të Zi? – Sepse, politikisht ka ripohuar  tezat e rreme dhe falsifikatore të historisë, të drejtës dhe të politikës së shtetit artificial malazez, se territori i Malësisë së Madhe Shqiptare të Shqipërisë Etnike, “është territor i ligjshëm” i Malit të Zi. Kjo është një nga arsyet parësore pse as Shqipëria “demokratike” e Alfred Moisiut, e Sali Berishës, e Fatos Nanos,e as zgjedhësit shqiptarë në Mal të Zi, nuk është dashur ta  njohin  pavarësinë e Malit të Zi, sepse më se gjysma e territorit ekzistues të tij shtrihet mbi territoret e Shqipërisë Etnike, të cilat kurrënjëherë nuk kanë qenë dhe, kurrë nuk do të jenë pronë e ligjshme historike dhe juridike e Malit të Zi, por e shqiptarëve (pavarësisht nga grafiku momental  i përqindjes së tyre “minore” 10 për qind, si shkak dhe pasojë e politikës dhe e praktikës së gjenocidit dhe terrorit shtetëror, të organizuar dhe të zbatuar nga të gjitha qeveritë e derisotme të Malit të Zi-Serbisë së Madhe-Jugusollavisë cariste-socialiste dhe komuniste ortodokse sllave në kohëzgjatje 1878-2006) dhe e Shqipërisë Etnike.
Pse Evropa dhe shtetet e tjera e kanë  njohur subjektivitetin juridiko-ndërkombëtar të Malit të Zi, është çështje e interesave të tyre komplementare afatshkurtëra apo afatgjata, e jo kurrfarë çështjeje e interesave vitale  të shqiptarëve dhe të Shqipërisë në rajonin ballkanik. Vërtet, ky është problemi kyç, të cilin politika dhe diplomacia e Shqipërisë së sotme (1990-2006) nuk është në gjendje as ta kuptojë e as ta “deshifrojë” as mbi bazën historike, as politike, as diplomatike, as juridike e as mbi atë kombëtare e ndërkombëtare, kur është fjala për mbrojtjen e interesit nacional  gjithëshqiptar dhe të Shqipërisë Etnik në kontekstin e sistemit shtetëror të marrëdhënieve ndërkombëtare, por me vetëdije të plotë ka kaluar në pozicionin e nënshtrimit, të diktatit  dhe të varësisë së tij, në vend se të “votojë” për pavarësimin e shqiptarëve të kolonizuar në Mal të Zi, në Serbi dhe në Maqedoni ajo pa asnjë të drejtë ka votuar dhe mbështetur ndërkombëtarisht këto shtete kolonizatore sllave.
Pikërisht, për shkak të një strategjie të këtillë shtetërore plotësisht të gabuar të  elitës politike dhe diplomatike të Shqipërisë së sotme(1990-2006), Serbia dhe Mali i Zi përsëritin gjenocidin shekullor mbi shqiptarët dhe Kosovën (1989-1999); Maqedonia sllave e  përsëriti terrorin gjenocidal mbi shqiptarët(1990-2006) dhe, ja tash, në fillim të shtatorit 2006, prapë Mali i Zi (sipas yrrnekut të propagandës, të politikës dhe të praktikës së terrorit gjenocidal të Slobodan Milosheviqit) filloi me ekspeditat e tij ndëshkimore për t’i rishtypur shqiptarët në vatrat e tyre stërgjyshore të Malësisë Shqiptare, në emër të “grumbullimit të armëve”, ashtu sikurse veproi edhe Serbia e Madhe e Titos me aksionin e saj masovik në Kosovë në vitin 1956, me ç’rast, arrestoi, torturoi, burgosi, vrau dhe shpërnguli me qindra mijëra shqiptarë nga Kosova, me qëllim që Kosovën ta spastronin etnikisht nga shqiptarët autoktonë. Thjesht, ky është motivi kryesor dhe i fundit i strategjisë politike dhe terroriste të qeverisë së Malit të Zi, që edhe 10% shqiptar ta reduktojnë në minimum të minimumit, ashtu siç veproi edhe S. Milosheviqi në Kosovë. Mirëpo, së fundi, “llogaria pa hanxhiun” i doli plotësisht e gabuar se e humbi Kosovën e kolonizuar dhe, “vetëngordhi”, duke bërë vetëvrasje në burgun ndërkombëtar të Hagës. Këtë paradigmë fataliste për Serbinë dhe për serbët, duhet ta mbajnë parasysh edhe qarqet çeniko-fashiste zyrtare malazeze në Podgoricë, sepse shqiptarët e Malësisë nuk janë kurrfarë “monedhe kusuri”, as nuk janë të harruar, as të vetmuar, por për  mbrojyjen e jetëve, të drejtave dhe interesave të tyre i kanë dispozicion  shtatë (7) milionë shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë Etnike. Këtë fakt, duhet ta marrë parasysh “qeveria demokratike” malazeze e Milo Gjulkanoviqit (kryemitingashit të “Jogurt Revolucionit” të Slobodan Miloshoviqit dhe të Momir Bulatoviqit).
Gabohen “knezët e rinj” Vujanoviq- Gjukanoviq, se me “shpatën dhe me topuzin demokratik” të  politikës nacionalshoviniste antishqiptare të Njegoshit, të Danillos dhe të Nikollës, do t’i ripacifikojnë dhe pastrojnë definitivisht shqiptarët nga vatrat e tyre stërgjyshore të Malësisë së Madhe të Mbishkodrës dhe, kështu, si “demokratët” dhe “paqësorët” më të mëdhnej në Ballkan, së bashku me Serbinë,”do të hyjnë” në Bashkimin Evropian(BE) dhe në NATO.
Pavarësisht nga “llogaritë” e dikurshme dhe të sotme në kurriz të shqiptarëve, Mali i Zi, as Serbia, kurrë nuk do të kenë rastin për të aderuar në “familjen e integruar” evropiane, përderisa nuk përshëndetën me politikën dhe me praktikën e regjimeve të tyre kolonialiste ndaj shqiptarëve dhe territoreve të tyre etnike.
Së fundi, duhet të mbajmë parasysh faktin se për çdo eskalim dhe përkeqësim eventual të situatës politike  të shqiptarëve në Mal të Zi,në aspektin juiridiko-politik  ndërkombëtar nuk do të mbajë përgjegjësi vetëm pushteti shtetëror kolonial  i Malit të Zi, por edhe  diplomacia shqiptare e Tiranës, e cila  qe 18 vjet ka fituar statusin e “azilit politik” në Beograd, në Shkup, në Podgoricë dhe në Athinë. Kjo “është arsyeja krysore” pse edhe sot shkelen dhe mohohen të drejtat themelore dhe kolektive të shqiptarëve në Mal të Zi, në Serbi, në Maqedoni dhe në Greqi. Ja, kjo “është rruga kryesore” e Shqipërisë së sotme(1990-2006) “për të hyrë” në Evropën e integruar(!) Ndërkaq, sa për çështjen se,kur shqiptarët do ta braktisin e statusin kolonial serbo-sllav, dhe do të hyjnë në Shqipërinë “demokratike” të A.Moisiut, S.Berishës dhe të F. Nanos, kjo nuk varet prej kësaj “trojke”, por,fatekeqësisht,varet nga homologët e tyre të Beogradit, të Podgoricës, të Shkupit dhe të Athinës, të cilët qe 18 vjet , edhe ia kanë njohur “azilin politik” diplomacisë së Tiranës, të “arkivuar” në favor të shkencës, të politikës propagandistike dhe të diploamcisë kolonialiste dhe imperilasite të tyre mbi  shpërfytyrimin e identitetit  indigjen të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-04-24 17:43:09
derisa shqiperia ta tejkaloje "fruthin e mjaltit" me SERBOSLLAVET.  
ajo dite do jete, pasi te jene bashkuar te te gjithe shqiptaret. 
DOMETHENE PAS RINGJALLJES SE SKENDERBEUT,  
te te gjithe hamzajte do te vdesin...VETEM ATEHRE DO TA BASHKOHET SHQIPERIA NATYRALE. 
sot per sot praktika flet ndryshe, por zemrat e zemrave shqiptare THERRASIN PER BASHKIM. cdo rruge tjeter quhet vetem COPETIM, VARRE dhe RENKIM... 
QOFSHIN TE PAVDEKSHEM TE GJITHA ATA MARTIRE, HERONJE TE VDEKUR DHE TE GJALLE, QE KANE FLIJUAR DHE QE PO FLIJOJNE CDO PIKE GJAKU PER BASHKIMIN E SHQIPTAREVE DHE TE SHQIPEFRISE ETNIKE. 
SHQIPTARE ZGJOHUNI PREJ GJUMIT SHEKULLOR TE ANTIBASHKIMIT DHE KRIJONI VETEM NJE PARTI-LEVIZJE, QE QUHET BASHKIM, sepse me 100 parti e levizje etj., ASPIRATEN DHE AMANETIN E BASHKIMIT, nuk do ta realizojme kurre. Pra, me 100 parti te ndryshme, nuk eshte bashkim, as nuk shkohet ne bashkim, as ne fitim, por vetem ne PERECARJE DHE NE RICOPETIM.... 


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?