Faqe kryesore arrow Opinion arrow Qfar harruat zoti President TOPI?
Qfar harruat zoti President TOPI? PDF Print E-mail
06 Shkurt 2008
Shkruan: Avni JASHARI

(Gazetar i së përditshmës italiane L`Adige)

Vizita e presidentit shqiptarë z.Bamir Topi q`e një vizit e cila u prit me bujë dhe jehonë të madhe nga e tërë Kosova pa dllim moshe e gjinie. Respekti dhe personalitieti i z.Tpoi u qmua shumë lart në këtë vizit të parë që i bëri vendit tonë si president i Shqipëris, bile bile edhe më shumë sesa ishte pritur. Presidenti Topi mase edhe e meritonte nje tretman të till pasi që vullneti i tjië i mir dhe i zotit Sali Berisha ishte q`do në favor të Kosovës, bile edhe atëher kur elita jonë plitike e harronte vet Kosovën Për kta dy ishte q`doherë një gjë e pa harruar deri në ditën që akoma po e presim, e shpresojm që do të jetë qështje orësh siç e potencoj në shumë raste gjat vizitës në Kosovë presidenti Topi.

Homazhet e tij në vendin tonë ishin të shumta nga Prishina në Prekazin Legjendar , nga Prekazi në Prizeren e shum vende tjera historike te vendit tonë. Po gjat këtyre vizitave a mos harruat një gjë shum madhështore për vendin tonë z.President?

Nuk e mendoj se është në pyetje harresa. Si munde te kalosh nga Velania e nga busti i Skënderbeut e most ë ndalsh të paktën për një buqet lulesh t`i vësh tek gurthemeli i Uçk-s. Ajo qfar ju harruat z.President është shtatorja e themeluesit te Uçk-s Heroit tonë Zahir Pajaziti, i cili vite më parë sulmoi ata që uzurponin Univesitetin tonë, univesitet ky i cili ti sot erdhe lirshëm në të dhe u dekorove me qmim të lartë. Ai i cili rrugëve të Kosovës i eliminonte forcat serbe, rrugë nëpër të cilat ju erdhet dhe na vizituat sot lirshëm. Ai i cili e vuri gurin e par në themelin e Uçk-së, e ju sot po bani homazhe lirshëm. A mos në pyetje është harresa?

Mos ndoshta jeni hudhur shum nga politikanët tanë në Kosovë të cilët edhe në luftë edhe pas lufte dëshirojn ta ndajn Kosovën në enklava (siç edhe po behet)? Z. President Topi a është e mundur që ju nuk keni lexuar shumë për historinë e Kosovës? A mos vallë po harrohen personalitete edhe në ditët e sotme siq ishin bërë në Shqipëri gjat kohës së Ismal Qemailit? Ku mbeteën në historinë e popullit shqiptar personalitete të qmuara siq janë Shahin Kolonja, Prend Doçi, Preg Marka Prenga e shumë e shumë të tjer që jan harruar nga fanatizmi vetm pse ishin te zot dhe sakrifikuan edhe jetët e tyre për qka ju sot e gëzoni.

Nuk po hudhem kundër atyre që vizituat sepse e meritojn por brengos fakti si harruat një gjë kaq të qmuar për vendi tonë? Kjo z.President është sikur të shkosh në Tiran dhe mos ndalësh ta vizitosh shtatorën e Skënderbeut.

Shpresojm z. president se në vizitën e radhës në “Kosovën e Lirë” të mos bëni “harresa” të tilla sepse tërë ajo që keni bërë për popullin e Kosovës dh po bëni akoma, për shum do të bëhet e pa vler dhe do të ju harrojnë shum shpejt.

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2008-11-28 23:52:22
Plotesisht e qelluar vertet jeni i perpiket por presidenti TOPI ishte musafir LIDHE KALIN KU TE THOT I ZOTI I SHPISE thojshin pleqt


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?