Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Diktatura Komuniste arrow Ahmet Agush Kabashi (1913-1954) - antikomunist i përbetuar
Ahmet Agush Kabashi (1913-1954) - antikomunist i përbetuar PDF Print E-mail
05 Mars 2008
Article Index
Ahmet Agush Kabashi (1913-1954) - antikomunist i përbetuar
Page 2
Shkruan: Sabit Abdyli, Auckland

Ahmet Agush Kabashi  ishte antikomunist i përbetuar, luftëtar i radhëve të para të çetave balliste që iu kundërvuan forcave çetniko – partizane në vitin 1944/1945 në Anamoravë. Kuadër angloamerikan i përgatitur në shtetet perëndimore, pjesëtar i grupit të Hamit Matjanit në desantimet nga ajri e deti, kundër regjimit komunist në Shqipëri (1950/1953).  


Ahmeti u  rrit e u burrëruar nën ndikimin e trimërive, heroizmave të të parëve të tij, si: Adem e Mustafë Kabashi, luftëtarë të shquar në luftën e 1910-ës, si: Hasan Brahim Kabashi, Hamdi Nezir Kabashi, Rexhep Agush Kabashi etj.  luftëtarë të njohur për çlirimin kombëtar. Për shkak të bëmave të familjarëve të tij kundër pushtetit turk dhe më vonë atij serb, familja e Ahmetit ishte nën kërcënimin e përhershëm të regjimeve të përmendura, prandaj ai detyrohet që të largohet familjarisht nga Kosova, herën e parë shkoi në Turqi, pastaj në Shqipëri, në fshatin Dramanec afër Fierit. Me kapitullimin e mbretërisë jugosllave në vitin 1941, Ahmeti kthehet në Kosovë dhe vendoset në Përlepnicë, fshat afër Gjilanit, sepse  Kabashi, vendlindja e tij, aso kohe ishte nën okupimin bullgar. Gjatë qëndrimit në Gjilan me qëllim të mbrojtjes së popullatës në territoret nën okupimin bullgar dhe njësive partizane në Malet e Karadakut në bashkëpunim me kushëririn Hasan Brahim Kabashin, Hamdi Nezir Kabashin, të vëllain Rexhepin,  Hysen Terpezën, Hasan Remnikun, Isë Seferin, etj. formuan formacione vullnetare që e mbanin nën kontroll rajonin e përmendur. Shtator 1944, Ahmeti me familje vendoset në Kabash. Po atë vit, nëntor 1944, pas depërtimit të brigadave çetniko-  partizane në fshat (Kabash), në mesin e tyre edhe dy brigada partizane të Enver Hoxhës, Ahmeti me të vëllain Rexhepin, kushërinjtë Hasanin e Hamdiun dolën në mal.  Formacionet  balliste, të cilat pas ardhjes së partizanëve në pushtet, me të madhe iu bashkuan edhe shumë patriot të tjerë të fshatrave të Anamoravës, në bazë të vendimit që u mor në mbledhjen e mbajtur më 15 -16 gusht 1945, në Kopliaçë u formuan 5 Batalione. Ahmeti bën pjesë në mesin e luftëtarëve më të spikatur të Batalionit të Parë që vepronte në Anamoravë 1944/1945/. Komandanti i Batalionit, Hasan Kabashi e kishte krah të fortë të armës. Ahmeti ishte i guximshëm, i vendosur dhe i shkathët në përdorimin  e pushkës.  Në të gjitha aksionet, edhe në ato më të rrezikshmet, siç ishte sulmi me 2 dhjetor 1944 për çlirimin e Ferizajt, përleshja me forcat e UDB-es në malet e Kopilaçës etj.,  ai përkundër dëshirës së komandantit dhe zëvendës komandantit (këta donin ta kurseni) nuk ndahej, po gjithmonë ishte pranë tyre. Gjithnjë armikut i qëndronte ballë për ballë dhe në këmbë.  Për Ahmetin, karakterin e tij të fortë, kish fol vet komandanti i forcave balliste për Anën e Karadakut z. Hysen Tërpeza: “Me rastin e vizitës që ia bëmë bashkë me vëllain Agushin në Tërpezë, në odën e tij, ku priste njerëz gjithandej Kosovës  (1999)” - tregon djali i Ahmetit,  Habibi: “Kur mori vesh se jem djem  të  Ahmet Kabashit, baca Hysen u çua në këmbë dhe na mori ngryk dy herë, duke thënë”: “Ahmeti ishte trim i vërtetë, besnik dhe ushtar i zoti.”

Më 28 nëntor 1945 Ahmeti me ballistët e Batalionit të Parë e kalon kufirin maqedonas në Kranjë. Për një kohë qëndron në Greqi dhe më vonë me kushëririn e parë, Brahimin vendoset në Gjermani. Në Gjermani nën mbikëqyrjen e oficerëve të forcave anglo-amerikane aftësohet për të kryer veprime luftarake, desantime nga ajri etj. Në nëntor të vitit 1950, pas desantit  në Shqipëri, arrin disi të shpëtojnë nga njësitë ushtarake shqiptare, të cilat me kohë ishin të informuar nga agjenti anglez Kim Filbi për aksionin e ndërmarr. Ahmeti, me kushëririn Shaqirin dhe Beqir Bajgorën nga Bajgorja  e kalojnë kufirin shqiptar dhe ilegalisht kthehen në Kabash (Kosovë). Me këtë rast Ahmeti takohet me nënën, gruan djemtë dhe nipat.  Pas një pushimi disa ditësh në shtëpinë e Xhemajl Aziz Kabashit, Ahmeti me shokë e kalojnë kufirin maqedonas në këmbë dhe dalin në Greqi.

Në desantimin e dytë apo tretë, më 29 janar 1953, ra në grackën e Sigurimit Shqiptar e realizuar me ndihmën e KGB-ës që merrte informata prej super - spiunit anglez, Kim Filbi dhe me dt. 13 prill 1954 Gjykata e Lartë Ushtarake /Republika e Shqipërisë/  në bazë të nenit 64 e 75 K.P e dënon me vdekje – pushkatim dhe po atij vit ekzekutohet. Përkundër hulumtimeve të djalit Habibit dhe kushëririt Shaqirit, i cili kish desantuar bashkë me Ahmetin në territorin e Shqipërisë,  varri nuk  iu gjet.  Ahmeti ishte në grupin e Hamit Matjanit. “Për Hamit Matjanin, baba Ahmet – trgon Habib Agushi - u kish fol shokëve para desantimit të fundit se,  për udhëheqës të grupit kemi një personalitet të fuqishëm, një strateg të shkëlqyeshëm dhe trim.” 

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2008-10-14 02:10:17
kosova ti je e jo na  

Koment nga GUEST më 2008-10-29 23:40:16
Lavdi deshmorit te kombit shqiptar

Koment nga GUEST më 2008-10-29 23:40:11
falemnderit balli kombetar per kete histori te gjyshit ton

Koment nga GUEST më 2009-06-27 12:11:05
jem krenar qe jetojm ne kabash.

Koment nga GUEST më 2009-11-06 22:54:47
KOMENT NGA LUTFI MUSTAFA NGA KABASHI PO JETOJ NĂ‹ SHKUP 
JAM I KNAQUN EDHE UN DHE KRENOHEM PĂ‹R KUSHERIT E MI.

Koment nga GUEST më 2009-12-14 00:55:28
lavdi zoti i shperbleft nat dunja dhe un krenohem shum per ata se jom nip kabashi bash nga fisi ahmet kabashit dhe familja ti qe rrjedh sod eket dit ne kabash pershendetjet emija NGA NIPI KUMANOVAR

Koment nga GUEST më 2009-12-14 01:00:07
Ju pershendes te gjithve ne veqanti atyre te cilve ju intereson historia e kabashit ne anamorave kabashasit e kan ni histori te vjeter ne perberje duke i dal zot atdheut

Koment nga GUEST më 2010-02-21 00:17:32
Gjdo luft ne Kosov qe esht ber e ka perfshir Kabashin historikisht,por historianet shum pak jan marr me kabashli,esht gjyna prej zotit qe keta Deshmor te Demokracis me shum te njihen ne Tiran se ne Komunen e Vitis.

Koment nga GUEST më 2010-02-21 00:18:02
Sido qoft Kabash,prap krenohet qe ka pas Burra trima qdoher kur ka pas nevoj Kosova e Shqipria, 

Koment nga GUEST më 2010-06-30 19:50:22
jam nga kabashi i prizerenit jetoj ne korish lavdi te gjith trimave te kabashit e me se shumti te madhit sali shabanit qe vrau spir kapetanin e filen 
lavdi edhe deshmorve te kabashit te vitis kusherive tan



International
English
Faqe interaktive