Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Politika arrow DIPLOMACI: Ambasadoret e shteteve arabe diskutojne per Kosoven me Avni Dervishin
DIPLOMACI: Ambasadoret e shteteve arabe diskutojne per Kosoven me Avni Dervishin PDF Print E-mail
14 Prill 2008
8 prill 2008, Stokholm, Suedi

Te marten me 8 prill ne Parlamentin e Suedise, z.Avni Dervishi, Politolog dhe Keshilltar Politik në Parlamentin e Suedise zhvilloi diskutime te ndara me ambasadoret fuqiplote te
- Egjiptit (Samah Mohamed Sotouhi),
- Irakut (Ahmad Bamarni),
- Sirisë (Dr Mohammad Bassam Imadi si dhe zëvendësambasadorin sirian Riad Tabba),
- Kuvajtit (Sami M. Al Sulaiman) e
- Algjerise (Merzak Bedjaoui).
De facto ”diplomati” Dervishi e ngriti ne rend te pare qeshtjen e njohjes se pavaresise se Kosoves nga keto shtete arabe.

Ambasadori i Egjiptit ne mes tjerash tha se do ta njohin shtetesine e Kosoves, te njejten gje e tha edhe ai i Kuvajtit duke u arsyetuar në arsye administrative, ndersa ai i Sirise, Irakut dhe Algjerise tha se jane duke u menduar, dhe se nuk kane vendosur, por ishin te pajtimit se vendimi i Arabise Saudite per njohjen e shtetesisë së Kosoves do të kete ndikim poashtu ne vendet e tyre. Ne mes tjerash poashtu u diskutua edhe vizita e para disa diteve e zevendsministrit serb te mbrojtjes ne Algjeri. Dervishi poashtu e porositi ambasadorin algjerian qe tua percjell pershendetjet dhe kerkesen e popullit kosovar qe te jetoj ne liri ne shtetin e vete, nje realitet qe qeveria algjeriane duhet ta pranoj. Diplomati algjerian i premtoi Avni Dervishit se keto porosi do tia percjell qeverise se tij.

Perpos te tjerash qeshtje qe u diskutuan ishin edhe demokracia dhe te drejtat e njeriut si dhe roli i shteteve arabe per krijimin e stabilitetit ne rajonin e Lindjes se Mesme, por edhe dialogun nderkulturor e nderfetar ne shtetet prendimore ne pergjithesi e ne Suedi ne veqanti.
Disa nga ambasadoret shprehen poashtu deshiren qe të takohen me Avni Dervishin edhe njehere ne nje të ardhshme të shpejte, gje qe u mireprit nga politikani sudedez me prejardhje kosovare.


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive