Faqe kryesore arrow Politika arrow KUSHTETUTA DHE POLITIKA E DITES
KUSHTETUTA DHE POLITIKA E DITES PDF Print E-mail
09 Maj 2008
Populli shqiptar si nje nder popujt me te lashte te Europes edhe pse i coptuar dhe pa nje force te perqendruar ne nje qender vendimmarrese prapeseprape keto pengesa provizore nuk duhet te na beje qe te shikojme deri tek maja e hundes apo te matemi me hijen e mengjezit duke vendosur primare interesat meskine te castit kur pervoja e kombeve te qytetruara eshte e bollshme dhe e larmishme.

            Me kete duhet e them se kushtetuta si ligji themelor i shtetit jo vetem nuk duhet konceptuar e aq me keq prekur per interesa te çastit apo per karrigen e njerit sot apo neser  pasi ashtu sic jemi kalimtar ne kete bote e natyrisht edhe ne post a karrige kombi dhe populli shqiptar jo vetem qe ka ekzistur edhe pa ne e do ekzistoje edhe ne te ardhmen  por eshte detyrim per nje klase politike qe te punoje ne menyre te atille qe puna e tyre te lere shenja (natyrisht per mire) ne memorjen e kombit, e ti sherbeje ardhmerise se tije.


            Tani Kushtetuta e Republikes si ligji themelor i shtetit apo thene dicka me shqip si nje kontrate e shtetasve shqiptare me shtetin e tyre, e  si e tille kjo kontrate ka dy pale shqiptaret ne njeren ane e pushtetin ne anen tjeter,  qe kane  arritur nje marreveshje qe ne te mire te Shqiperise e shqiptareve mardhenjet ndermjet tyre i kane rregulluar me ligj mbas aprovimit te dyanshem te marreveshjes dypalshe.

            Me kete dua e them se pamvarsisht qellimit asnjera pale nuk ka te drejte as ta shkeli as ta ndryshoje kete marreveshje ne menyre te njeanshme jashte konceptimit te diskutimeve per leverdishmerine e dyanshme te ketyre ndryshimeve e mbi bazen e nje marreveshje te re te aprovuar me referendum edhe mund te behen korrektimet e nevojshme.

E thashe me referendum pasi ashtu politika e ka shikuar te arsyeshme kure ka bere nje perpjekje per ta bere Shqiperine me kushtetute ne 1994 e po ashtu eshte aprovuar edhe kushtetuta aktuale me 1998. Pra vetem nje kushtetute tersisht e re mund te aprovohet me asamble, parlament apo si palet mund ta gjykojne, ndersa  cdo ndryshim i kushtetutes aktuale nuk mund te behet duke anashkaluar apo injoruar popullin shqiptar qe ne Kushtetute thuhet se eshte mbartes i sovranitetit.

            Pa dashur te hyj ne leverdishmeine apo qellimin e tendencen  e pushtetit per te bere ndryshime kushteuese ne menyre te njeanshme ato mbeten antikushtetuese nese nuk aprovohen edhe nga pala tjeter me referendum ashtu siç eshte bere marreveshja e pare, pra ashtu siç eshte aprovuar Kushtetuta ekzistuese.

            Ne cilin nen te kushtetutes ekzistuese Palamenti ka kompetence te ndryshoje Kushtetuten,  e ne kete kuader nese nje krah tenton te tejkaloje kompetencat e veta atehere emri i vertete i ketij veprimi eshte puç kushtetues ose grusht shteti me pasoja te medha ne te ardhmen e vendit.

            Nje veprim i tille ne nje shoqeri te civilizuar eshte mosbindja civile kunderveprimi me i arsyeshem perpara nje pushteti ilegjitim qe per te zgjatur jetegjatesine e tije nuk perdor punen e kontributin e tije ne permirsimin e jetes se qytetareve qe qeveris por grushtin e shtetit duke thyer Kushteuten e vendit.

Tani ne perpjekje per te permbledhur ne kete analize te shkurter nje mendim sa me pergjithesues dua te shtroj ne  paranteze dy pyetje esenciale :

            - Se pari a ka ardhur koha realisht per te nderhyre ne Kushtetute natyrisht ne menyre te ligjshme dhe pa asnje emergjence, pasi pune te tilla nese duam ti sherbejme te ardhmes duhen peshuar mire e mundesisht te marrin pjese ne diskutim sa me shume njerez pasi demokracia eshte pjesmarrje e ne anen tjeter grushtet e shtetit mund te behen edhe me dyqind vete.

            - Se dyti cili eshte qellimi real i marveshjes Rama - Berisha  per ndryshimet kushtetuese pra thene sipas Makiavelit a i justifikon qellimi mjetet.

Pergjigjet e ketyre dy pyetjeve deshiroj t’ja filloj nga fundi pra a eshte i justifikuar nga ana e pushtetit nderhyrjet ne Kushtetuten e vendit . Ashtu siç thashe dhe me lart bota e qyteteruar ka shembuj te bollshem e te larmishem ne kete drejtim e nese i referohemi Frances se pas luftes se Presidentit De Gol qe hodhi poshte tre kushtetuta ne nje hark kohor relativisht te shkurter me qellimin e vetem qe e parandalonte me cdo kusht cdo mundesi te triumfit te komunizmit ne France duke bere qe Franca te behet ajo qe eshte sot natyrisht edhe ne saje te kontributit te Presidentit De Gol .

            A e ka Shqiperia e sotme nje emergjence te tille saqe te justifikoje ndryshimet kushtetuese pergjate nje nate dhe a jane burreshtetasit tane Berisha- Rama te permasave dhe te formatit te Presidentit DeGole. Natyrisht qe JO.

E thashe kete pasi nuk mendoj se eshte i bindur ndonje shqiptar qe pushteti i tranzicionit ka qene i sukseshem e per pasoje duhet te vazhdoje me cdo kusht , pra edhe duke i shkelur parimet kushtetuese thjesht per hir te vazhdimise se rritjes se mireqenjes e prosperitetit te Shqiperise e shqiptareve.

Ne kete kuader dua te them se me se pakti  Shqiperia dhe shqiptaret kane nevoje per trashegimni te pushtetit apo thene me shkoqur per trashegimni komuniste.

Pra marreveshja Berisha- Rama nuk eshte gje tjeter vetem nevoje e ngutshme e dites e te dy paleve per te mbyllur vathat e tyre partiake duke siguruar qenjen e tyre ne krye te opozites  apo pushtetit pamvarsisht rotacioneve te pushtetit ashtu sic kane bere qe 18 vjet postkomunizem.

            Tani persa i perket pyetjes se dyte se a ka ardhur koha qe te behen propozime te qensishme per ndryshime te mundeshme ne Kushtetuten e Shqiperise ? Padyshim PO .

Fare mire mund te themi se nevoja e ndryshimeve kushtetuese ka lindur qe diten e neserme kur u aprovua kjo kushtetute per vete mangesite e saja ne formulim e kohen e nga kush u propozua e aprovua mbas revolucionit komunist te 97tes nisur edhe nga nje fakt i vetem e i  pakundershtueshem nga asnjera pale se kete kushtetute e votuan 50.02% e shqiptareve.

Ne kete kuader çdonjeri ka te drejte te pyese a ishin emergjente propozimet dhe ndryshimet qe beri politika ne Kushtetuten e vendit apo ndoshta ishin ca te tjera por qe politikes nuk i intereson ti rregulloje e korrektoje pasi ajo vete i ka vendosur ato per qellime te mbrapshta te saja.

Une per veten time mund te them se ndryshimet e procedurave te zgjedhjes se Presidentit jo vetem nuk kishin asnje emergjence pasi mandati i z Topi ka edhe me shume se kater vjet per tu plotesuar por nje ndryshim i tille kishte mision shantazhin ndaj Presidentit te Republikes per çeshtjen “Gerdeci” e shume te tjera qe do dalin ne te ardhmen.

            Me keto ndryshime antikushtetuese politikanet tane te nderuar Berisha – Rama duan ti thone z Topi se ashtu siç vendosem qe presidenti te zgjidhet me 50+1 ashtu mund te vendosim qe edhe shkarkimi duhet te behet me 50+1 qe nese i shkojme kesaj llogjike nuk ka ndonje mekat pra presidenti mund te shkarkohet ne nje forum partie .

Per te qene i sinqerte me veten dhe lexuesin problemi madhor qendron tek institucioni i Presidentit te Repuplikes pasi personalisht z Topi nuk meriton me shume sepse sherbtori nuk meriton me shume per vete menyren si e ka marre ate post dhe ushtruar detyren se paku gjer tani.

            A nuk kishte me emergjence ndryshimi  i  nenit 64 pika 1. ku te hiqej pengesa qe ne zgjedhjet shqiptare te mernin pjese edhe diaspora ne vendet ku jetojne pasi i thone afersisht 50% e votuesve shqiptare e ne anen tjeter te behet detyrim kushtetues organizimi i zgjedhjeve ne diaspore.(NENI 64 pika 1.  Numri i përgjithshëm i deputetëve të çdo partie dhe/ose koalicioni partish përcaktohet në raport sa më të afërt me votat e vlefshme të marra prej tyre në të gjithë vendin në raundin e parë të zgjedhjeve.)

Dhe se dyti ti shtohet NENIT 2 pika 2 ku thuhet qe populli shqiptar e ushtron sovranitetin me perfaqesues dhe ne menyre te drejteperdrejte. Mbas te drejteperdrejte te shtohet me referendum duke ja prere rrugen nje here e mire revolucioneve komuniste te tipit 97 ku me ane te armeve tentuan te ndryshojne sistemin .

Menyra me e mire e rregullimit te pushtetit ka thene Lincoln i madh eshte vota e lire e popullit dhe ne kete kuader politika shqiptare perpara se te exploroje sisteme zgjedhore te krijoje kushte qe te tere shtetasit shqiptare te hedhin voten e tyre pamvarsisht se ku jetojne e cfare eshte me e rendesishme te respektoje vullnetin e shqiptareve qe nuk jane mesuar ta respektojne qe 65 vjet.

 E  ne anen tjeter z Rama nuk duhet te bahkohet me z Berisha ne kerkim te krijimit te mekanizmave ligjore ne funksion te perjetesise se tyre ne pushtet  e vazhdimsise se krimit ashtu sic bene dyshet Berisha-Nano, Berisha-Mediu e Berisha –Basha ne funksion te vazhdimsise komuniste , ne funksion  te Gerdecit e rruges se Kuksit  e te shume krimeve e poshtersive te tjera qe kane dale e qe do dalin ne te ardhmen por gjithsesi ato jane bere e vazhdojne te behen ne kurriz te shqiptareve e Shqiperise..

Perjetesia ne pushtet nuk ka asgje te perbashket me demokracine pasi pushteti demokratik eshte product i konkurences se alternativave qe mbeshteten mbi vlera e jo mbi trashigimi te pushtetit e aq me keq mbi  trashegimine  komuniste.

AJET DELAJ
NEW YORK

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?